Sasia e cigareve tė zhdoganuara nė Shqipėri, gjatė periudhės janar-qershor 2002, arriti nė 1.121 tonė. Sipas burimeve nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave, shifra e zhdoganimeve pėr kėtė periudhė ėshtė rreth 9 tonė mė e ulėt se periudha janar-qershor e njė viti mė parė, kur u zhdoganuan rreth 1 130 tonė cigare. Importi i cigareve ka ardhur vazhdimisht nė rritje gjatė viteve tė fundit. Kėshtu, gjatė vitit 1995, zhdoganimet pėr kėtė artikull ishin 705 tonė, ndėrsa nė vitin 1996, sasia e zhdoganimeve arriti nė 942 tonė. Ndėrkohė, nė vitin 1997 u regjistrua njė ulje e ndjeshme e importeve legale. Gjatė kėtij viti importet e cigareve ishin 116 tonė, ndėrsa nė vitin 1998 ishin rreth 579 tonė. Gjatė vitit 1999, sasia e cigareve tė zhdoganuara ishte 2115 tonė.Ndėrkohė, pėrfaqėsuesit e kompanive mė tė mėdha importuese tė cigareve nė Shqipėri kanė kėrkuar nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave njė kontroll mė tė rreptė nga strukturat shtetėrore pėr tė luftuar kontrabanden.