Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e yllka
    Anėtarėsuar
    14-06-2002
    Vendndodhja
    londer
    Postime
    9
    U CNA SHKRIVE FARE VDIQA PO QESH ME LOT ORE PO KU IGJETE NJEHERE DHE TE FALENDEROJ SE TANI SA HERE QE JAM E MERZITUR SE JETA NE MIGRIM KA STRESET E VETA VEC HYJ NE FORUM DHE DREJT TE HUMORI DHE SI PER CUDI TI I KE POSTUAR ILACET E MIA TE DEPRESIONIT TE LUTEM ME SHUME THANKYOU PO NGA JE NJEHERE ME ORIGJIN?
    yllka

  2. #12
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581

    Arrow

    Me origjin jom tironas vallahi megjithse nonen e kam nga veriu.

    Kjo pjese ashtu si dhe te tjera qe kam shkruar jane burim fantazie por ne to ka edhe pjese nga realiteti, gjera te jetuara apo edhe te degjuara.
    E rendesishme eshte qe te mos humbasim lidhjen me Shqiperine dhe une synoj te jap fragmente nga jeta shqiptare duke goditur edhe disa vese te shoqerise sone.
    Te pakten ne humor nuk te marrin dhe aq seriozisht ...


  3. #13
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581

    Arrow

    Derisa te shkruaj pjesen e 3-te te Selmonit te nones po sjell nje pjese timen te shkurter qe eshte pak ... e ēuditshme por edhe komike, shpresoj.


    Po e titulloj
    "Ne klub" (bisede mes pensionistash)

    Nje klient( pak i dehur) kishte disa minuta qe kishte porositur dicka per te pire dhe papritur afrohet i nervozuar tek banaku dhe i thote banakierit , i cili kishte per vete ca probleme me dėgjimin :
    Usta a u poq ai ferrnet a jo ?

    Ustai- Po ti sikur e dojshe ponē ?

    klienti - Ne s'po majm men grat' tona kurse ti dashke me m'dhonė
    ponē ! Boje konjak Skenderbeu pra !

    ustai - Vallahi Skenderbe t'vertet nuk gje mo se jan shtu shum turqit, po na merre kėt teken me uzo si fillim ti se m'ka maru ne vodka sot.

    klienti - Po ajo kafja e leshit a bohet a jo?

    ustai - (nga poshte banakut) Si s'paske pik durimi ne ti mo se jom tu hollu ca nitrat ureje per rakin e kumllės!

    klienti - Kujdes mjeshtro se mos i futėsh ene rrush mrena !

    ustai - Mos ki dert hiē se perdor shishe qumshti, i kom mor masat !

    klienti - Eh sikur t'kishim ca djath ene i got dhall'.

    ustai - Na bone bozė ene ti me kto kerkesa bulmeti. Ti ke ardh me pi a me hongėr ?

    klienti - Ti jo porosin qė s'ta bo, po s'di as me t'dhon muhabet. Ma bo kaēurrel bjondesh ate teken time se ashtu po m'bohen ne nervat.

    ustai - Ti duro pak mer babė se tashi vje ne uji se s'kina pa as lajmet e Tele5-sės !

    klienti - ( i habitur ) U bo koh' qė s'kom qen' n'Pezė , po pse e hapėn ene ato i kanal televizori e ?

    ustai - Kanale kon plot ato se dun me kullu e hekuros ato parcelat me bukjera.

    klienti - Po ajo radio e shnoshe (per banakieren tjeter ) ēar baterish pėrdor se s'dika me pushu ?!?

    ustai - Prit t'ja nrej iēik zonin se qeka tu knu Merita ate kongėn teme t'preferume : "M'ka mor molli per nonėn tate "

    klienti - Nonėn teme s'e kap jo konga po as policia se ka 3 vjet qi o ka mor rrugt e Lanės( kurbet ) dhe s'di kush gjo pėr te ! Po e jotja ku o ?

    ustai - Si ajo e imja s'gjehet as me qiri. E shkreta edhe 2 vjet burg ka me bo se plagosi ca pijaneca qe s'dojshin me pagu.

    klienti - (duke u ngrit nga karrikja prane banakut) Pah si jan bo njerzit sot, s'guxo robi me harru portofolin n'shpi. Hej se harrova qė kom ardh me biēiklet' sot dhe po dal i sekond' te shof se mos ma kan pėrrla.

    ustai - Mir mir po kthehu shpejt se s'kom kohė me t'gjėmu ene ty !

    klienti - Po mėr n'ven, ja gjys ore pun osht' ky muhabet po ishalla po nizet ajo makina e parkume aty n'trotuar thuj !

    ...

  4. #14
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Thumbs up hahahaha

    ēere bohet kshu me jahu, Glaukus po na bo me fiksime m'duket, ngela tu lexu forumin e humorit e ne e kom lon politiken....
    me sa shof une, duhet me nrru zanat e me kalu knej nga humori.

    me ke knaq ēuno,
    jepi kshu vazhdo

    e ne thon ca se gjuha e Tirones eshte koti, une vallaj maroj t'degjoj gjuh tirone e ta flas ka i her se m'ka morr malli per Tironen teme

    kontinju ēun se s'po t'nahem mo, te humori m'ke perdit

  5. #15
    Shqipo koke e kembe Maska e Elia
    Anėtarėsuar
    28-07-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    73
    vallai me kishte marre malli per i cik gjuhe tirone dhe mu
    The teeth are smiling, but is the heart???

  6. #16
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581
    Rikthehet me pjesen e trete dhe vendimtare :
    Selmoni i nones


    Selmonit filloi t'i lezetohej Internet-kafeja dhe cdo 2 - 3 dite dilte andej nga qendra per te kaluar ca ore me kompjuterat.
    Por keto dalje te shpeshta te tij nuk mbeten pa u pergojuar edhe ne lagjen e tij ku filluan te hapen fjale sikur Ai kish gjetur nje te dashur. Nena e vet ish me e gezuara pasi shpresonte qe se shpejti i biri mund t'i sillte ndonje nuse, se edhe ajo po plakej tani...
    Selmonit i pelqyen thashethemet qe po perhapeshin dhe as nuk i mohonte apo kundershtonte shume ngacmimet qe i benin.
    Biles kish qene Ai vete qe i kish hapur rruge ketyre fjaleve, kur nje dite i tha te motres me nerva se do dilte per te takuar "nje
    shoqe", pasi edhe asaj i kishin rene ne sy daljet e tij kaq te shpeshta dhe leket qe harxhonte.
    Presioni i familjes, te aferme e shoqerise e futen ne hall Selmonin. Kish ardhur koha qe o te tregonte te verteten o ... ndoshta te gjente vertet nje te dashur.

    ''U pa puna, duhet me u lidh me nai femer tashi se kon me m'nxjerr bojen ato t'mehalles - po thoshte me vete Selmoni ate paradite vjeshte, teksa po dilte nga shtepia.
    Kish degjuar se tani cunat kishin fillu me u lidh me goca edhe me chat, biles njona kish ngel me barre on line. ''Budallalliqe, megjithse nuk o keq me e provu i her se edhe ky muhabeti dashnise o si bingo ka i her" - dhe u ndal tek nje kjoske per te blere nja 2 bileta "Gervisht dhe Fito".
    Ne fun te funit edhe chati o si me qen tu peshku, hidh grepat e shif se ca po kap, vec ishalla s'po na dalin robt e fisit, se edhe kshu beqar nuk shtyhet gjith' jeten."

    Me keto mendime u drejtua per tek Internet-kafeja dhe pasi u pershendet me pronarin , i cili regjistroi oren, u ul ne nje cep dhe u fut tek Kanali i chatit Shqiperia me nofken e tij te preferuar "Venaliu".
    Ne dhomen kryesore kish nja 220 veta dhe si fillim "Venaliu" vendosi te hyje ne menyre pak te bujshme. Me shkronja te medha shkroi :"Pershnetje te gjithve q.i jeni ne dhome" ... por pa kaluas as dy sekonda e nxorren me "ban" nga dhoma me motivacionin "Perdorim i fjales banale q* dhe capslock" (shkronja te medha)
    Selmoni u cudit se as nuk ja futi kujt po as me kapsllik nuk ishte po megjithate nuk u merzit shum po shkoi tek kompjuteri aty ngjit.

    Heren e dyte u fut ne kanal pa bere ze dhe po lexonte qyfyret e Don Zhuaneve e Xhuljetave qe shkruanin sikur kishin mbaru per stenografiste. Nje pjese e tyre shkrushin edhe ne anglisht dhe dukeshin qe ishin ne Amerike se "jan' ato anej qe po i majn gjalle edhe internet-kafenat knej."
    I foli ne privat njeres me pseudonim "e turpshmja" po ajo mezi shkrunte a thu se ishte breshke, megjithse ne fakt ajo "e turpshmja" po u kthente pergjigje 4 vetave ne te njejten kohe. Nuk i eci me te dhe filloi te bente gallate me "turmen" derisa e nxorren perseri nga dhoma per fyerje dhe sharje.
    Nuk dukej dite e mire dhe Selmoni doli nga Internet-kafeja dhe shkoi te bente ca pazar me leket qe i kishin mbetur.

    Te nesermen, pasi kish pire kafe e teke me nje kusheri, Selmoni vendosi te shkoje ne shtepi por nje ndjenje e brendshme e shtynte nga Internet-kafeja. U nis andej pa shume deshire por thjesht per te shtyre pak kohen.
    Pasi lexoi disa "gazeta" u fut ne dhomen e mbushur te chat-it. Menjehere i hapet nje dritare ne privat dhe nje anetar me emrin "Scorpionsi" i shkruan : "O yll, sa simpatike qeke bo sot !"
    Selmoni zgurdulloi syte dhe ia kthen :" Jom cun mer ti, se le nom !!!"
    Scorpionsi - Uuu, m'fal plako se klikova gabim ke emri jot se qeka mu siper asaj "Veremlies""
    Selmoni - Hallall pra e gjueti t'mare !

    Pa kaluar as nje minute kur i hapet nje tjeter dritare dhe nje person me nofken "Kerkuesi" i shkruan:
    - C'kemi shpirto ...
    Selmoni mendoi se po luanin me te dhe i shkroi me shkronja te medha : O jom djal', djale Miti djale !!!
    Kerkuesi - E di , e shoh (dhe i ve kete fytyre te qeshur mesazhit te tij :))
    Selmoni shtremberoi fytyren ne shenje mosbesimi por edhe habie dhe i shkruan : Hik mer ti me kto gjona se le nom !
    Kerkuesi - Mos u frikeso se un kam qellime te mira

    Selmoni nuk po i besonte syve dhe po thosh me vete "Si s'na u dane kto torret edhe ktu" - dhe veshtroi anash se mos po e shifte njeri. U mat ti shkruante ca sharje Kerkuesit , por pastaj mendoi te bente ca store me kete qefli , dhe i thote : Po c'ne me meshkuj ti , he ?!?
    Kerkuesi - Nuk e di, ndjehem i vetmuar.
    Selmoni - Po ndoi shoqe s'ke ti?
    Kerkuesi - Po, kam, biles ato me kuptojne me mire
    Selmoni - Gjith ky cun dukesh prej fjalve, mos me ta mush synin hic !
    Kerkuesi - I mire jam edhe per tu pare
    Selmoni - (s'po e mbante dot te qeshuren ) Vallahi ti kishe me i bo ca rob t'lumtur po t'bijshe n'burg
    Kerkuesi - Cfare njeriu pa ndjenja paske qene edhe ti, katunar m.uti !
    Selmoni - (vazhdonte te qeshte ) Ik o vlla na le rehat se kena dal me u martu ktu, kurse ti rri e m'bo historina dashnie !

    Pasi e hoqi qafe biseduesin e bezdishem, Selmoni u fut tek dhoma Tirona dhe mes anetareve te pakte dalloi edhe emrin e Ezmeres, me te cilen kish chatuar nja dy here te tjera.
    Zemra filloi ti rrihte fort dhe vendosi qe te bente cmos qe ti terhiqte vemendjen kesaj vajze misterioze.
    Filloi ti bente komplimenta e ta pyeste se si i shkonin punet, duke e bere vajzen te ndihej vertet e vecante me komentet dhe pergjigjet qe i jepte.
    Selmoni vertet kish vetem gjimnaz por kur donte ishte brisk nga goja dhe me Ezmeren perdorte fjale te zgjedhura e pa dialekt.
    Per cudi Ezmeres i kish hyre ne zemer ky njeri kaq pasionant me emrin Venaliu dhe nga brenda i ziente deshira per ta njohur ate me nga ...afer.
    Pas rreth gjysem ore bisedimi ... ndodhi e pabesueshmja :)
    Kur po dukej se muhabeti i tyre po shkonte drej mbylljes per ate dite, Selmoni i thote si me te qeshur : Nuk do ishte keq sikur t'shifeshim ndonje dite
    Ezmerja - Pse jo
    Selmoni nuk e priste kete pergjigje dhe vazhdon : Do mund te flisnim per shume gjera
    Ezmerja - Mire pra, un ne 4 le punen, takohemi ne 4 e gjysem tek Skenderbeu.
    Selmoni nuk dinte c'ti shkruante por shpejt e mori veten dhe thote : Po si do te njof une ty ?
    Ezmerja - Mbaj ne dore nje gazete te palosur se do te te flas une dhe largohet menjehere.
    Ajo u largua pa i lene kohe Selmonit as qe ti thoshte mirupafshim, por pastaj filloi te merakosej se nuk kish shume leke me vete ate dite por i dha kurajo vetes me fjalet :"ishalla nuk osht nga ato qe hajne po nga ato qe pijne".

    -vijon po sot-

  7. #17
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581
    - vazhdim -

    Selmoni me ne fund ndjehej i lumtur sepse strategjia e re e rimorkimit duket kish funksionuar. Tani i mbetej te priste oren e takimit per te zbuluar enigmen.
    Doli ne rruge dhe po ecte pa e ditur se cfare te bente pasi ishte akoma mesdite. Ne fillim bleu gjene me te rendesishme : nje gazete , si dhe nje Coca-cola fallco te prodhuar diku ne periferine e qytetit per te shuar etjen.
    I lodhur nga sorrollatjet ne parqe e rruge Selmoni shkoi tek vendtakimi rreth gjysem ore perpara. Perballe Skenderbeut kalonin si gjithmone njerez te shumte qe s'dihej nese shkonin a ktheheshin nga puna, nese kishin halle apo ecnin per qejf.

    Pas disa minutash pa se nga njeri drejtim po vinte njera qe dukej shume ezmere megjithse i shtiu friken se mos ishte ndonje jevge. Selmonit nisi ti rrihte zemra me 100 km/ore dhe pasi u sigurua se vajza nuk ishte gabele filloi te hapte krahet si me stil sidomos ate ku mbante gazeten e palosur dhe dukej tamam si flamurtar.
    Vajza nuk ia vari fare po Selmoni kujtoi se ajo nuk e kish vene re dhe vendosi ta trembe pak. I shkoi nga krahu tjeter dhe i hodhi nje dore ne qafe duke i thene: "Ja ku u takuam me ne fund moj Ezmere".
    "Ezmerja" beri "ua mami" dhe e ashtu e inatosur ia kthen : Ezmerja e satom, un jom nxi nga plazhi kurse ti direkt e te fut duret pa njoft e pa dit !
    Selmoni u turperua fare dhe nuk dinte c'ti thoshte por e mori veten dhe vijoi: M'fal mi goce m'fal se te ngatrrova me ate miken qe po pres.
    Bene pak muhabet dhe nga shprehjet qe perdorte vajza iu duk si "fytyre'' e njohur, dhe vertet ajo ishte mistrecja me nofken Dreqanja dhe qe kish lene takim me nje operator te dhomes qe e qushin Zdapi.
    Vajza filloi ti tregonte lloj-lloj muhabetesh dhe Selmoni vetem tunde koken ne shenje pohimi.

    Le te lexojme tani ato qe mendonte Selmoni ne ato momente.

    "Eh c'po m'gje belaja me kto rob, e po m'akuzo tjetri se du me i vjedh edhe te dashmen. Edhe cin se , ket mocen me pleshta qe t'shurdhoka me llafe.
    Me lezet i thosh se do shkosha me ble i pakete cinaresh dhe u largova pri asaj shejtones e shkova e bleva nja 100 lek fara t'pjekme. Cerekun e futa m'xhep e thash po ja ruj pulave se edhe 3 m'kan met. Te katerten e vrava vet me doren teme tu u praktiku me at ciften e vjeter t'babes. Po t'pakten mu mush menja qi punote.
    Dola ke cepi tjeter i sheshit perballe monumentit te Skenerbeut qe me siguni ish bo me smunje profesionale tu majt ate shpate te ronde ne dore. Kushedi sa kile peshote ajo shpat, pale me e shit kushedi ca vlere kishte. Nejse se s'kisha dal me mledh gomrra sot po menja e shkret vec per pare puno.

    Afer meje po rrite njoni me i trendafil te kuq ne dore dhe patjeter nai chat-iste ishte tu prit edhe ky , po t'pakten paska dit ca me i ble. M'erdhi icik keq per veten teme se s'kisha koh me i ble nai tronafil asaj borzilokes teme , megjithse ke bordura ishte i burre qe shiste portofola e lule kallcuku. T'pakten sikur t'shiste edhe parfum do i kisha sperkat ato lulet fallco qi tu vite er' e mire.
    Hajt mo , ishalla i pelqejn' farat e pjekme thuj se ky brezi i sotem sikur kane le me Sprite e cokollata 1000 lekshe ke koka.

    Mes shume femrave qe ecnin ne rruge Selmoni shquan nje siluete te njohur ... ishte Flutra !!!
    Nga shikimi dukej se ajo po kerkonte dike me sy dhe Selmoni filloi te dyshoje se mos ajo ishte vertet Ezmerja. Edhe ora e Sahatit tregonte 4 e 35.
    "E hongra edhe un si ke filmi Dy her' mat m'duket''- mendoi Selmoni kur u kujtua se akoma mbante ne dore gazeten e palosur. Donte qe ta hidhte ne trutuar po nuk ia vlente se do kuptohej qe mund te ishte e tij. Me hapa te shpejte iu afrua nje lypesi te ulur aty prane dhe i thote : A do i gazete falas?
    Lypesi : Ca gazete o ?
    Selmoni : Shekulli !
    Lypesi: Po ndonji Koha Jone a Gazet Shqiptare s'ke e ?
    Selmoni u be prush nga zemerimi dhe ashtu me nerva e flaku gazeten me force nga berdura ... por era qe frynte ne ato momente e dergoi gazeten ne prehrin e nje plaku qe po dremiste. Plaku u hutua per nje sekonde dhe filloi te shihte anash e pastaj siper nga qielli dhe nuk e beri te gjate por filloi te shfletoje gazeten qe dukej se i ra nga lart.
    Selmoni u qetesua pak por mendja po i sillej rreth e rreth per te zgjidhur problemin me emrin Flutra. Mos valle ajo ishte Ezmerja apo ishte thjesht nje koincidence ? Apo mos valle edhe ajo e ka lene te takohet me ndonje si ai tipi me trendafil ne dore ?
    Flutra u afrua dhe e habitur pa Selmonin qe rrinte ne trotuar me duar nga pas, si i zene ne faj. Edhe ajo u skuq pasi iu duk i papritur ky takim ne kete ore ne ate vend.
    Flutra : C'kina Sele, c'paske dal ktu sot?
    Selmoni : Ja e kisha lon me i shok per i kafe. Po ti ?
    Flutra : Edhe un i shok do takosha ktu.
    Selmoni : Noshta jena tu prit te dy te njojtin shok e po bohena 3 e po shkojm e pime dicka.
    Flutra nuk foli po buzeqeshi pak , nderkohe qe shihte anash sikur kerkonte dike.
    Selmoni : Si po te shko puna ke zyrat e asaj firmes ?
    Flutra : Mir mir , rrogen te ulet e kom pak , po hajt mo.
    Selmoni : Ti shyqyr qe e ke i pune se shoket e mi i sillen rreth Ushtarit te panjoftun te sheshi Omonia (ish kinema Partizani).
    Flutra - Po me rradh o ku muhabet se edhe ato ushtart e repartit qe kina afer mhalles , plasen tu ju ra verdalle gocave tona.
    Selmoni - Pata faj un qe su bona oficer se m'luti i daja im qe o pedagog aty po s'desha un, se kisha me i vu n'rresht e me i bo zbor atyne qeflive !

    Nderkohe edhe Selmoni vazhdonte te shihte gjithandej per ndonje ezmere, megjithese nje mendje i thoshte se Flutra mund te ishte ajo. Edhe Flutra po mendonte te njejten gje megjithese nuk i mbushej mendja qe ai Venaliu i zgjuar te ishte vertet Sela. Le qe ai nuk ishte as gazete te palosur ne dore.
    Pasi biseduan per ca kohe, dy personazhet tane u merziten se prituri shoket e tyre dhe Selmoni i propozon asaj :
    Si thu sikur t'qeras une sot se asnji prej shokve s'e paska vu ner men me ardh sot.
    Flutra u zu ngushte se s'kish dale asnjihere me Selmonin megjithse e dinte qe kishte shpirt te mire dhe te shkrite gazit ka i her por ne fund vendosi "nomi u bofte po dal i her edhe me Selen" dhe i tregoi me dore nje klub te bukur prane nje ministrie.

    U ulen ne nje tavoline ne qoshe te lokalit, vend te cilin e zgjodhi vete Flutra, e cila porositi nje Fanta , kurse Selmoni mori nje konjak, qe ia zgjidhi pak gjuhen.
    Pas tekes se dyte biseda kish marre vertet drejtim te bukur dhe Flutra porositi vete nje teke ponc pasi edhe ajo ndjente deshiren per te pire pak pas nje dite te lodhshme e acaruese ne pune. Selmoni ishte vertet ne forme ate pasdite duke treguar me fjale anen e vet me te mire e me gazmore. Flutra nuk e kish pritur kete bisede te ngrohte e te lezetshme me Selmonin, por edhe avujt e alkolit e kishin bere te tyren.
    Teksa porositi edhe nje embelsire, Flutra filloi ti ankohet Selmonit per nje gervishtje ne cepin e buzes se majte, shkaktuar duke mbledhur ca manaferra te vona ne oborrin e saj.
    Selmoni u mundua ta ngushelloje pak dhe si pa dashje e puthi shpejt ne cepin e buzes duke i thene : He a te pushoi tani ?
    Flutra u skuq pasi e ndjeu se sapo i kishin vjedhur puthjen e pare dhe ... porositi edhe nje teke tjeter qe i hapi rrugen nje historie dashurie.
    Flitet se se shpejti do fejohen ...


    ---
    fund :)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga glaukus 001 : 30-08-2002 mė 16:50

  8. #18
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485

    Permbytja

    Mbase e ka postuar tjeterkush me pare, spo i kthehem faqeve te meparshme por po e shkruaj........

    Leter nga hall Qomilja per permbytjen e lagjes se
    tirones se re nga hapja e portave te liqenit nga cuni i Bales....

    - Qomile ? Pse z'bohe gjalle ti mi gru ? Kom i sahat
    qi i bi telefunit.
    - Ku t'lujsha mi Sude ? Kom gjith mjesin qi jom t'u
    mledh ujnat...
    - Pse mi?!!! i kon hap persita portat-ee?
    - Jo, mi gru, jo. K'to nolt kon harru cezmet hap, e ka
    fillu ujti me more shkallet. Kom gjith mjesin t'u vu
    kazonet e tepsijat.. Osht bo shpia si
    furri Xhep Balles. Po tina, hajer ishallah ?
    - tina e ke more vesh qi kon fut n'burg cunin e Balit ?
    - Bire, mi Sude, ate e mur vesh dynjoja mare, ene
    vdekmit n'vorr u gdhine qull, notes vorrit kon per
    t'ja kallxu.
    - Po bohet cuni tri dit n'burg, ene u felliqem pa shku
    per qoke ke Balja.
    - Po ku t'dalim me ket qomet mi Sude ?
    - Hajde o Qomile se u bome me turp.
    Vesha cizmet e llastikut ene shkush me more Suden.
    Sudja m'priste ke kryt e rruges me i kamardare t'zeze
    hudh n'krah.
    - Ku po shko me ket boll t'zeze n`krah, mi Sude ?
    - Ku i dihet ktyne mi Qomile, i teket e celin persita
    portat. Na mer ujti e kush e di se ku na del shpirti.
    Zot na ruj!
    Shpija Bales n'fund dynjose, aqe ku hajne buke
    hajdutnit. Balja n'balle t'shkalleve t'u prit e t'u
    percjelle, per bukuri.
    - A ke more n'aj haber per cunin, mi Bale ?
    - M'a moren cunin e ma futen n'burg o Qomile, qi i
    morte ujti liqenit jarebi!
    - Ishallah e shef Zoti ene e qisin, mi Bale.
    - Kush t'a qisi? k'to palacot qi e mesune me pi? Kush
    ??? Kon per t'a kalb si Zan Caushin. Djemt mo t'mire
    po i fusin burgjeve mi Qomile.
    - Po aina pse s'jep doreheqje, sic e boni ai
    Trondafili ? Nishti, as i gjem si hy n'kome.
    - Kush Trondafil, mi Sude ?!
    - Aina mi aina i bashkis
    - Gonxhja.
    - E mi pra, Gonxhja. Per bukuri duli para mikrafonve,
    hoqidore, ene nishti osht rehate, as burg, as i gjo.
    - Po ky i imi s`ka as i post mi Sude.
    - Cere emni i vune ato kur u hapen dyret e qometit ?
    - Pijanec.
    - Bukuri. Ene aina t`dali para mikrafonve ene t`thote
    qi heq dore pri pijes nji kshu. Sic e boni ene
    Trondafili.
    - Ah, mi Sude, kush ka per t`i dale zot atij ?!
    - Sala, per Zotin, e tho aqe n`televizort, qi fajin
    nuk e ka pas cuni, por e kon pas ato qe e kon shty
    - Amon o Sude, mos ma ze ne goje at gomor ! E nigjove
    se c`tha ne televizor ? - + Fajin nuk e ka cuni Dules
    ; - ai osht gomor. gjithe gazetat e
    shkrujten + cuni Bales ;, ai thote + cuni Dules
    - Po s`ka faj aina mi Bale, ene tina vete nuk e di se
    kush osht i jati.
    - Ha,ha,ha,ha uuu mos vdeksh mi Sude ! Eeeeee, une
    qesh po ai i shkreti qi ka per te mbet n'burg.
    - Mos u merzit o Bale se burgu per burra osht. Kush e
    di, futet Fatosi ene e qit pri burgut. Tina m`ke pas
    thone qi cuni ka pas qene roja Fatosit.
    - C'roje mi Sude!, cuni ka qene bodigard.
    - Hajde o Qomile se osht vakti qi vje uji. Shkojme e
    t`mushim ato kazona, se u pa puna jone...
    Po si mos plasin e mos hallakaten ujnat ? Me c`na
    nigjojne veshet, e me c`po na shofin syte, ktu ene
    robi qi osht rob, plas e pellcet ...
    Selom

    Halle Qomilja
    Where does a thought go when it's forgotten?

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Persekutimi i Kishės Katolike nė Shqipni nga 1944-1990
    Nga Anton nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 10-12-2011, 12:41
  2. Zef Mala
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2007, 02:50
  3. Debati mbi Ditėn e Ēlirimit
    Nga dardajan nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 23-02-2006, 04:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •