Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Ushtarët e UÇK, në gjyq me Anglinë

    Faqja 8 - AKTUALITET Shkurt 21, 2004


    ANGLI/ U QELLUAN NGA TRUPAT E ALEATEVE

    Ushtarët e UÇK, në gjyq me Anglinë
    Tre kosovarët kërkojnë dëmshpërblim nga ushtria


    --------------------------------------------------------------------------------

    Nga Londra Muhamed Veliu


    Tre ish-ushtarë të UÇK-së hedhin në gjyq ushtrinë angleze. Familjarët e ushtarit Fahri Muhameti, i cili vdiq pasi u qëllua nga forcat angleze në Kosovë së bashku me dy ushtarë të tjerë, do të përballen me drejtësinë e shtetit-ishull. Ngjarja ka ndodhur në 2 korrik të vitit 1999, kur Fahri Muhameti u qëllua nga forcat aleate angleze, pasi nga makina me të cilën ai udhëtonte po qëllohej në ajër me automatik. Fahriu së bashku me dy kushërinjtë e tij Muhamet Bici dhe Skënder Bici nuk i janë bindur urdhërit për të ndaluar, teksa kanë qenë duke festuar armëpushimin me serbët.

    Ngjarja
    Me mijëra shqiptarë kishin dalë në rrugët e Prishtinës më 2 Korrik 1999 për të festuar marrëveshjen e pushimit të luftës midis forcave të UÇK-së dhe atyre serbe, e nisur nga NATO dhe trupat britanike në terren. Muhamet Bici po udhëtonte së bashku me viktimën Fahri Muhameti dhe Skënder Bici. Ata kanë qenë në të njëjtën makinë. Muhameti i ka shpëtuar vdekjes për fije të perit, pasi një plumb e goditi në nofull, duke i shkaktuar dëmtime. Në bazë të dëmtimit që ai pësoi, kërkon dëmshpërblim. Ndërsa Skënder Bici akuzon ushtrinë angleze se pas incidentit ai ka pësuar trauma psiqike dhe duhet që të dëmshpërblehet.

    Procesi
    Gjykata e Lartë Britanike për shtatë ditë rresht ka dëgjuar edhe pretendimet e avokatëve të palës shqiptare dhe atyre të Ministrisë së Mbrojtjes rreth kërkesës së paraqitur për dëmshpërblim nga tre ish-ushtarët e UÇK-së. Protagonistët kryesorë në këtë proces gjyqësor janë Muhamet Bici dhe Skënder Bici, kushërinj të viktimës Fahri Muhameti, të cilët kanë ngritur akt-padinë mbi trupat parashutiste angleze. Ata pretendojnë se trupat parashutiste kanë shkelur rregullat, duke hapur zjarr pa të drejtë ndaj makinës së tyre, ku gjeti vdekjen njëri prej tyre. Gjatë procesit në Londër gjykatësi Justice Elias ka dëgjuar se viktima ishte një ushtar i UÇK-së në kohën kur ata luftonin për liri nga Serbia dhe supozohesh që të ishin të çarmatosur. Në automatikun e viktimës janë gjetur shenja gishtërinjsh të Muhamet Bicit, i cili mohon faktin se në momentin kur i kanë bërë shenjë për të ndaluar ishte duke qëlluar në ajër. Menjëherë pas icidentit dhe plagosjes së rëndë të Muhamet Bicit ai së bashku me Skënder Bicin dërgohen urgjentisht në Britaninë e Madhe, pasi kishin rrezik për jetën. Më pas ata kurohen falas nën kujdesin e mjekeve anglezë. Faturat mijërapaundëshe të kostos së operacionit u paguan nga shërbimi shëndetësor anglez NHS. Ata më pas janë vendosur në West Yokshire, pranë qytetit të Lidsit, ku më pas Muhametit iu bashkua e shoqja me dy fëmijët.


    Procesi i ushtarëve të UÇK-së, precedent për civilët e vrarë

    Nëse Gjykata e Lartë Britanike do të vendosë në favor të palës shqiptare për një dëmshpërblim që arrin në mijëra paund, atëherë ky vendim do t'i hapë rrugën çështjeve të ngjashme të kësaj natyre. Në fakt gjatë luftës së Kosovës nuk kanë munguar edhe viktimat në radhët e civilëve. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur gjatë bombardimeve të NATO-s të jenë shkaktuar dëme në njerëz. Por që nga vitit 1999, kur iu dha fund luftës në Kosovë, asnjë nga këta të dëmtuar nuk i ka hedhur në gjyq forcat e NATO-s. Ndërsa një process i tillë mund të përbëjë një precedent që mund të ndiqet nga të tjerë. Kur ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës hodhën në gjyq drejtësinë angleze, një gjë e tillë u shoqërua me habi. Ky lajm ka shkaktuar çoroditje në qeverinë angleze dhe në veçanti në Ministrinë e Mbrojtjes (MOD).


    Gjyqtari: Ne i kuruam dhe ata tani na hedhin në gjyq

    Një nga anëtarët e grupeve ligjore në këtë çështje është shprehur se "një process i tillë është shumë i habitshëm. Djali goditet, ne e sjellim për kurim në Angl, i duke i vënë në dispozicion disa nga kirurgët tanë ndër më të mirët në botë. Dhe ai tani akuzon. Madje, ai gjen ndihmë dhe mbështetje ta bëjë akuzimin e tij ndaj atyre që e qëlluan i financuar nga Legal ID me paratë e takspaguesve. Kjo për mua është e çuditshme" ka përfunduar ai. Protagonistët e kësaj ngjarjeje, pasi janë konsultuar me avokatët e tyre, këta të fundit kanë bërë të mundur që i gjithë procesi gjyqësor tejet i kushtushëm të paguhet nga fondi (Legal ID) i financuar nga buxheti i shtetit anglez. Megjithatë, një proces i tillë ende nuk dihet se si do të pritet në Angli, apo se cila do të jetë jehona e tij. Ndërsa ish-ushtarët e UÇK-së janë të vendosur t'i shkojnë procesit deri në fund.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ngushellime Familjes se Fatbardhit !

    Atyre dy spekullanteve me mbiemer Bici do ish mire qe Anglija ti fuste nga nji shkelm prapanicave e ti conte ne Kosove..

    Ata jane gabele e jo luftare..

    Jazek u qofte..

    Me kujtojne morracaket qafleshe te Vlores qe qellonin me kallash bresheri kuturi e ato plumba vrane qindra vete..

    Le te shkojne ne Beograd e aty ka plot Kriminele qe meritojne plumba.

    Qiellin dhe Token e Kosoves e cliruan djemt e Klintonit e Blairit dhe kta dy spekullantet mosmirnjohes jane turpi i rraces tone..

    qashtu..

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Ushtaret amerikane dezertore: Ne nuk do te shkojme ne IRAK
    Nga [xeni] në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 17:25
  3. Ju rrëfej 2016 rastet e përdhunimit nga ushtarët serbë
    Nga ALBA në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-08-2004, 17:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •