Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 33
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661

    Dreri nuk u kthye me"

    * * *
    Ne ate vjeshte u bene shume dasma, sa njerzit me muaj te tere nuk pushuan . Gjysma e javes u kalonte si te dehur..gjysma tjeter per pregatitjen e pritjes se nuses se re. Erdhen aq shume nuse , sa vendi dukej si i dale nga nje lufte e paq'shme
    Dimri kercnoi se pari .kujtimi i atmosferes se dasmave ishte zbehur, nuset u bene fytyra te njohura ne fshatin qe prehej ne ate qoshe te bukur te natyres
    Lajmi i cmendjes se Lecit te Palajve u perhap si nje kob i keq neper pershperitjet e grave. Dikush tha ka te hasur, ka shkelur mbi rruge shtoizovallesh, dikush tjeter ia la fajin plakes shtrige te Gjekajve.
    Turma turma me sy te brengosur grate e veshur me te zeza rendin tek dera e te madhit te Palajve, babes se Lecit
    Leci dy meter djale i shendoshe , shpatullgjere, i hijeshem , priste keto gra me naivitet pastaj diku me vone fillonte te riperseriste per to rolin e vet prej te cmenduri
    Djemt e fuqishem te lagjes se Gjetajve ishin ne kembe afer murit dhe perpiqeshin te mbanin te fuqishmin e cmendur. Grate si spektatore te kesaj skene te dhimbshme luteshin per qetesimin e djalit. Leci shtrengonte nofullat me krahet fuqishem sokullsite djemte qe e mbanin. Kjo gjendje vazhonte disa minuta dhe gjithcka ishte si me pare Cdo njeri nxirrte nga nej hipoteze per shkakun e kesaj gjendjeje. Me se shumti besonin se kishte hasur. Kjo hipoteze u vertetua me se miri kur vellai i tij i vogel tha ne nje pasdite tek kishte dale per ta shoqeruar , qe e kishte pare te vellain te ngjitej fluturimthi shpatit te malit me disa hapa i kishte ikur nga syte. Grate terfellonin "mos o zot ma keq" dhe padisnin veten per trishtimin e tej'skajshem
    Leci u harrua kur nje tjeter gjeme ndodhi ne ate fundvjeshte tek familjen e Noshajve. Djali i dyte e njerit prej djemve te Noshit ishte cmendur.
    Turmat e grave ndrruan trajektoren e fjaleve dhe te hapave. Futeshin te trishtuara dhe dilnin te tmerruara me keq se per Lecin. Djali i Noshajve kishte humbur ne krevat dhe dukej si nje i vdekur..nuk fliste nuk jepte as nuk merrte kishte nje muaj qe nuk hante asgje. i zbehte tretej ne boten e vet Mjeket e shumte nuk arrinin te gjenin dicka nje diagnoze . Shtriga e Gjekajve eshte betuar qe do i cfarosi te gjithe kishte thene ne grua me ze te ulet.
    Nje dite tek e kishin marre te semurin shoket e vet per krahu pasi ai vete kishte kerkuar te dilte jashte . tek perroi kishte permenduar disa emra duke betitur kerkonte ndihme ...te tjeret qe nuk shihnin asgje per'rreth mundoheshin ta qetesonin por ishte e kote
    Banoret e atij vendi te vogel pasi kishin kaluar nje fillim vjeshte neper dasma ndiheshin si te trumhasur nga cpo ndodhte
    Liza tek po kthehej nga shkolla ishte bere e semure ne gjendje te fiket . femijet tjere te trishtuar kishin dhene kushtrimin Te paret qe mbrriten aty e gjete vajzen duke folur ne tjerm Permendte emra grashe duke thene qe po e shqyejne, dhe qante e lemeritur
    Kjo u harrua kur plaku i Qerimajve u kthye i cmendur nga lugina e Kroit te Gjeraqines Ky vdiq ate dite ku u kthye pas nje muaji i humbur Ndue Leka nga Kolajt nje lagje ne fund te fshatit per te u tha se kishte shetitur te gjitha bjeshket me shtoizovallet dhe ato e kishin leshuar
    Dy vajza nga kjo lagje u cmenden pak dite me vone ne nje shpelle ku ishin futur te mbrohesh nga shiu Njera fliste se kishte perkundur nje djep dhe nje femije qante akoma ne shpelle.
    Pas kesaj dimri erdhi me shume bore. Rreth oxhaqeve me nxirrnin tym burrat luanin "domino" ndersa grate thurnin corape dhe thashethemet e vjeshtes, here me nuset here me te cmendurit shumte
    Pranvera filloi e qete, bora po shkrihej, neper livadhe bari zgjohej , ahet leshuan njomzen e gjelbert. Mbremjet filluan te bien te ngrohta, te gjithe ishin perveshur punes sikur asgje skishte ndodhur vjeshten qe shkoi
    Te gjithe e emeruan vit i keq dhe plakat thane se kjo kishte ndodhur eshe nje here shume kohe me pare. Shtriga e Gjekajve shihej me inat dhe nenat poriosisnin femijet qe ti ruheshin...te mos bien ne nje rruge me te...Po e takuan te kapnin veten diku ne pjesen e poshtme pasi sipas tyre atehere ajo nuk kishte c'tu bente
    Te gjithe do e kishin harruar cfare ndodhi sikur nje nate te ngrohte pranvere nuk do kishte thene mes shoqesh Dranja e Ndrejajve se djali i Milanit ka kaluar,,,,eshte cmendur , tek grate filloi frika se cmendja e keqe po kthehej prape O zot na ruaj kishin belbezuar plot frike A e keni vene re tha Dranja qe djali i Milanit flet me vete, mbremjeve kur tkhehet vone
    Une e kam takuar njedite me shi tek perroi i rrathtoreve. Ishte lagur i teri ..nuk me foli po vazhdoi rrugen neper livadhin e kodres se mrizit. Grate filluan te porosisnin te bijte te mos shoqeroheshin me te. Ai ka pune me dreqin .Ai ndiste zjarre mes pylit dhe rrinte i vetem deri vone..ndonjehere degjohej zeri i tij tek kendonte.
    Burrat u besuan grave dhe filluan te shohin me keqardhje Milanin i cili ishte nje burre i ndershem punetore i pafjale kishte femije shume por..te gjithe ishin shume te rregullt
    Djali i Milanit zbriti nje nate dhe gjeti te grumbudhuar ne nje shteg shume gra e burra qe pushonin ne ate muzg. I pershedeti i qeshur dhe mori te largohej I ndjente shikimin e tyre pas shpines se tij , hapi partaren dhe u fut tek shtepia e vet dykateshe mbuluar me tjegulla . ate pjese rruge e beri duke vrapuar, nje burre ne moshe tha shih si ece si kaprodhi
    Qe ate dite njerzit nuk e therrisnin me ne emer po Dreri"
    I cmenduri" vertet humbte me ore te tera, se nga shkonte ..neper pyje, perrenj, ktheje ne mbremje vone nuk i fliste askujt Me vete mbante gjithnje copa letrash qe dreqi e di se cfare bitiste nder to.
    Ditet erdhen duke u ngrohur, grate shihnin Drerin si nje mine me sahat qe do shperthente dita dites dhe kush e di ku do perfundonte edhe nje here cmendja e keqe e vitit te shkoi
    Ne nje mbremje ne te errur Maria e Palit kishte zbritur pa fryme , e tmerruar u kishte thene shoqeve qe kishte pare Drerin tek perroi i "ures se gurit" me nje shtoizovalle. asaj i merrej goja tek tregonte Ate mbremje mina me sahat per grate kishte shperthyer, pasthirrma te kobshme kishin leshuar. Burrat mbeten gojehapur, te gjithe i besonin Maries , sepse ajo ishte grua serioze
    I vetmi qe mori rrugen per tek perroi ishte Simoni, ai ishte rreth te gjashtedhjetave, ai gjithe dimrin gjuante....e njihte cdo qoshe e pellembe te atyre maleve. Kaloi kodren e mrizit zbriti tatpjete livadhit..mbi kepuce iu ngjiten petale te bardhe lulesh qe keputeshin nga hapi i tij i rende. U afrua tek perroi, degjoi gumezhitjen e ujit, ishte erresire Nje hene si fytyre e qeshur leshonte pak drite te ndare mes degesh
    U ngjit per gjate lugines se perroit derisa u afrua aq shume sa dalloi "drerin" mbi ne gure afer pellgut tek ujvara e vogel qe binte me shkumet e bardha te ujit . Dalloi trupin e tij te te gjate e te dobet . Krahet e gjate qendronin varur mbi shpatulla te gjera te djaloshit Zuri vend ne nje qoshe Trupi i zhveshur i djalit nga pethyeja e drites se hene vinte i bronxte . Simoni i erdhi keq per kete djale
    Pas pak "dreri" u zhyt ne uje
    Plaku priti te dale...Degjoi nje ze te holle.
    "Dreri" mbante ne krahe shtoizovallen e tij. Floket e saj vareshin si uji qe binte mbi pellg .Hypen te dy mbi gure Duke qendruar mes Henes dhe plakut . Drita e henes rreshqiste mes trupave te tyre duke vene ne pah relievin e gjinjeve te shtoizovalles"
    Qendruan gjate duke u puthur,dukej sikur puthja e tyre nuk do mbaronte kurre
    U shkeputen "shtoizovallja filloi te vishej
    Plakut iu duk sikur uji i perroit u kthye mbrapsht , u djersit i teri shtrngoi nofullat aq sa ndjeu dhimbje. ne ate kontrast te henes me naten ai njohu vajzen e vet . Bota u permbys per te ne ate perrua.
    Kur u kthye plaku te gjithe e prisnin me zemer ne dore. cfare lajmesh do sillte nga perroii magjishem.
    Ai menjanoi rrugen dhe iku neper nate....
    Dreri nuk u kthye me.

    * * *
    muzg i heshtur

  2. #2
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    Shume bukur ne pergjithesi.


    Po nuk kuptohet ne funksion te ciles gje eshte fakti qe ti ke cmendur gati gjysmen e djemve te fshatit? Apo qe nje plak 60 vjecar te tregonte se ka dhe me keq se te jesh i cmendur? Dmth i vdekur?

    Ne Shqiperi nje tregtar kepucesh kishte vrare dy grabitesit e vet nderkohe qe keta debilat perpiqeshin te luanin filmash:jo po vraje ti, jo po vraje une, jo po mbushe vete pistoleten, jo po hape vete gropen etjetj, skema idiote filmash hollivudiane. Kush me shkruan nje tregim per kete? Suksesi i garantuar....:)

    Tung autorit. Jepi talent...
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    hahahaha
    Eagle , Cmendja ishte thjesht per te mbushur rreshtat, dhe per te terhequr lexuesin deri tek perroi" "Dreri" nuk u kthey me ,mund te thote edhe qe iku dhe erdhi ketu ne Forum".....lol
    Gjithsesi faleminderit per vleresimin, dhe qe e lexuat ate...
    muzg i heshtur

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    I mjeri baca Simon..ehh thot poplli..asht i damshem kurioziteti teprum..lol
    Te kish nej ne shpi Simoni me Dilen..Cka ju desh me dal naten ner zabele ...

    Drerush!
    Shume tregim i bukur..
    Do te desha qe ne tregime tjera te perdoresh ma shume ngjyrime e shprehje te krahines tande qe te plotsohej ma bukur peisazhi i maleve tona e atyre njerzve legjendare..
    Vazhdo e shkruaj..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Po Brari
    faleminderit ,
    une e di se ju keni etje te lexoni dicka nga virgjeria e maleve.
    sinqerisht Dreri
    muzg i heshtur

  6. #6
    Dreri,
    E mrekullueshme. Nje nder prozat me te bukura qe kam lexuar ne forum. Pershkrime mjaft te bukura dhe nje fund i arritur e mbreselenes.
    Urime!
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Faleminderime te perzemerta Shigjeta
    je shume e mire
    respekt Dreri
    muzg i heshtur

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Mblidhni kopilat e shkoni neper shpia.., a sju vjen marre me nejte ne rruge te madhe. Hej dreq o pune , ku e ka dhene perendia te martohen gjithkush.
    Shtriga e Gjekajve me syte qe i sh'drisnin si maces ne terr, tha keto fjale te shoqeruara me nje te qeshur tipike te saj. Burrat e trumaksur nga ckishte ndodhur..dhe nga qe nuk dinin asgje cpo behej, nuk i vune aspak rendesi ketyre fjaleve plot thumba te shtriges
    Grate u habiten ..po kjo shyqyr nuk dika gja..si ka mundesi. shtriges nuk i kalonte asgje pa e ditur ajo e para.
    Po ju cka keni keshtu...a ju ka shti lopa apo cka,,u tall perseri shtriga"
    Nje grua i tregoi me ze te ulet....Ehuuuuaaaa,,,,pasha dreqin...me te marre ju se ai..
    edhe u nis duke leshuar mbrapa tingellimen e nje te qeshura dinake.
    Simon Gjetaj zbriti ne oborrin e kulles se tij , vijat mes guresh iu duken si carje e tokes nga nje thatesire e tmerrshme. Hapi deren duke u kollitur lehte, sikur donte te tregonte qe erdhi i zoti asaj kulle, me mure te plasaritura ne mendjen e tij.
    Ai ishte nje burre i gjate, i heshtur,me nje zgjuarsi per t 'ia pasur zili. Shtriga e Gjekajve thoshte shpesh, qe nuk eshte gje... kur nuk jane te gjithe burrat e kesaj kodre si Simoni i gjetajve.
    Ai u ngjit nper shkallat e drunjta, pa bere zhurme. Hapi deren e te se bijes, kush e di se si iu dha..Qendroi pak ne kembe para asaj erresire, degjoi nje frymarrje te paqte diku nga fundi i erret i asaj dhome...
    Ndezi driten.. e bija flinte si nje engjull, me floket e verdha te shperndare mbi jatekun e trendafilte
    Shkundi koken sikur s'donte tu besonte syve, iu duk sikur u zgjua nga nje enderr e keqe..Por perseri ishte i pasigurte ne vetevete, sa per momentin i kaloi nje mendim i rendomte per veten. A thua kam lujte mensh edhe une,,.?
    Iu afrua te se bijes i mbuloi shpatullen e dale siper jorganit , e puthi lehte ,dhe mori te dilte nga dhoma.
    Pa perseri nga e bija, kapaket e syve qendronin mbyllur.Plaku kujtoi syte e shtoizovalles tek perroi si dy copa qielli, kush e di tha me vete , paska nje zane mali si bija ime.
    Kujtoi diten kur lindi Anxhela, e ema vdiq po ate nate. U rrit jetime. Simoni e donte aq shume U rrit shume shpejt, ia ka keputur koken te se emes thoshte me vete, por eshte me e bukur vetkenaqej plaku me bijezen e vet. Pa ballin e saj me floket e shperndare si uji i ujvares. Fli bija ime fli. Brenda vetes ndjeu ti ngjitej nje lemsh drejtim te fytit. Syte iu vaken , me gishtat qe i dridheshin shtiu doren te perkedhte te bijen , por u prapsua..fli shtoizovallja ime fli. E pashe veten keq sonte tha,,u tregova i lig, sa mendime te kqia me erdhen per ty zemer e vogel. Edhe sikur te kishe qene ti? ne krahet e te dashurit tend. Pse te mendoja ashtu. Une do te te vrisja zemren tende sonte. Me fal moj bije..u ligeshtua sa ndjeu te binin lot neper rrullat ne faqe. Per ty lashe jeten time..vetem ti te rritesh si lule mes livadhit, te te rrahi fllad i ketyre bjeshkeve Une shihja tek ty dashurine per jeten , ti ishe per mua gjithcka . Sonte kuptova qe u rrite zemer e vogel, babi jot eshte xheloz, ndiqet me shtoizovalle perrenjeve, e pa edhe nje here. kurre nuk e ndjeu veten si sonte. vazhdoi hapin e tij ne dalje duke fshire me shpinen e dores lotet.
    Ndjeu sikur shkeli me dicka te ftohte, tek ecte lehte per te dale. Kishte shkelur njeren kembe te pantallonave te se bijes , leshuar shkujdesur mbi dyshemene e drunjte. Ishin te lagura qull......
    E pa.. holli nje shikim nga e bija qe dremiste si engjull... Heh...menjanoi pak koken duke ngritur vetulllat harkore ,mbi fytyre iu shfaq nje e qeshur djallzore. Vazhdoi hapat e tij drejt deres fiku driten , dhe zbriti perseri shkallet duke qeshur me vete.
    muzg i heshtur

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mbas disa ditesh atje ne sheshin e vogel prane mullirit te Fshatit nen zhurmen e ujit qe zbriste poshte nder zabele nji plak i vjeter kish shti Lahuten aty mes kambve tij te thata si deg bungut e me nji za kumbues po kendonte kangen e Margjelos..ose Angjelines..bijes se Simon it te Gjekajve..


    Ohh i mjeri Simon Gjekaaaaaaaa
    Ohh ma mir ty t'kish ardh dekaaa
    Heu ma mir ty t'kish ra rrfejaaaaaa
    Ehuuu cka i gjet pantollt e rejaaaa
    eheeejj Simon Gjeken se xen Gjumiiii
    Heuu ka me kesh me mue katundiiii
    Hej ti bij ma more ftyrennnnn
    Eheeeeeejj tash un kam me ba detyreeeenn
    Ka kap pushk ka kap alltie..
    E ka dal mor ne carshie..
    E ka hy n'dygaj me pveteee
    Eheeeeeeej mori bij pse s'erdhe vetee
    Pantoll t'reja du me t' bleee
    e heeejjj o bluxhins o kadifejee


    E kanga mori dhene..


    Moj Marxhel mori malsorreee
    Ti n'bluxhinsa ment na i moreee
    Moj Margjel mori Fisnike...etj..


    Margjeeelooo mori Margjeeeeeeeel
    Cilma syniiiin qi mke msheeeel
    Moj Margheeela e Malsise..
    thuja kangve te Cobanis..

    dring dranng tring..



    Dreriii..tregimi eshte shume i bukur..Vazhdoje..por por..psh..fjalen Tromaks..kot e ke futur.. Ma mir ashtu me coloritin e Malsise..
    A ban sa ma shume fjal e shprehje te vendit dhe ne fund bej Shpjegime..

    suksese..

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Po Brari....pasi e shrova me vriste...por.....
    me mire do ishte Tromaksur+trumhasur.
    perkthimi heren tjeter nqs eshte nevoja..lol
    muzg i heshtur

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •