Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17

Tema: Mengjes

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Mengjes

    Auditori eshte mbushur me studentet e zhurmshem te vitit te pare, qe nuk e njohin njeri-tjetrin. Te gjithe bisedojne, flasin, shpjegojne me ze te larte.
    Une qendroj i ulur diku ne rreshtat e para dhe pres te filloje mesimi. Njerzit perreth meje nuk me duken shume interesant, e keshtu kam filluar te zhgarravis kapakun e nje fletoreje.
    Petagogu nuk ka hyre ende ne klase.

    Nga dera kryesore, aty ku hyjne studentet, shoh fytyren e tim ati te mbuluar me shkume rroje. Ai ka veshur nje pale pizhama qe i jane varur paksa . Ne dore mban briskun, e ndersa shikon majtas djathtas hyn ne klase, i drejtohet xhamit te dritares, dhe pasi fryn faqen e shkumosur fillon te rruhet per qef.
    Shtangem.
    Baba, therras une me gjysem zeri I trembur nga frika se do te mund tu terhiqja vemendjen te tjereve. Nuk e di nese e thirrura ime nuk ishte shume e forte, apo ai ishte I humbur ne mendimet e tija, teksa rreshkiste briskun mbi fytyre, por di te them qe ai nuk me degjoi.
    As te tjeret nuk me degjuan.Ata nuk e nderprene biseden e zjarrte ne te cilen jane perfshire, dhe nuk e kane vene re as tim ate qe eshte duke u rruar perpara xhamit te nje dritare plot indiferentizem.

    Nuk kane kaluar as 10 sekonda kur prane tij shfaqet ime me, me nje kemishe nate, me floke te pakrehur, qe i afrohet tim ati, i peshperit dicka dhe kur e sheh qe ai nuk i kthen pergjigje, vendos nje tenxhere me qumesht mbi kateder, e fillon te shtroje mengjesin. Ajo leviz heshturazi ndersa ne mendje duket se eshte duke pertypur dicka. Veprimet i ben sikur te habitej edhe vete me to.

    C’dreqin eshte e gjitha kjo, them me ze ne kulmin e habise sime, dhe i hedh nje veshtrim te rrufeshem klases e cila krejt indiferente vazhdon te jete pjese e gumezhimes qe e ka mberthyer. Askush nuk i hedh syte prinderve te mi te qe te heshtur qendrojne ulur ne kateder, ne piken me te dukshme te salles, per te ngrene mengjesin. Im ate kalon doren mbi fytyren e rruar, ndez nje cigare per te shoqeruar kafene. Ime me dicka vazhdon te rregulloje mbi tavoline.
    Ata nuk mund te ma bejne kete, them i skuqur nga sikleti. Habitem se si askush nuk I ka vene re deri tani. Imagjonoj auditorin qe do te shperthente ne te qeshura kur te vinte re ata dy njerez te plakur qe me natyrshmerine me te pafajshme kishin filluar kaq qetesisht diten e tyre.
    Nuk di cte bej. Mendoj se duhet tu flas, ti pyes se cbejne aty, tu them qe te shkojne ne shtepi, por…….
    Ne tavoline tashme eshte afruar edhe gjyshja, qe me nje shall gjigant leshi ka mbuluar fytyren gjysem te paralizuar, me dhembet qe nuk i ka vene akoma, e qe duke u lekundur sa majtas-djathtas ze vend prane tim eti. Ajo merr nder duart e rrudhura filxhanin e kafese, dhe perpiqet te lexoj a kuptoj dicka, nga gjurmet qe ka lene llumi.
    O zot.
    Tani mora fund perfundimisht, them neper dhemb, dhe e shikoj se si ata qe me jane ulur prane kane filluar te me shikojne te habitur. Tani nuk jam me njeri, jam nje nerv, nje levizje e kapur ngerxh nga tere ai siklet.
    Nuk e kuptoj se si kane ardhur, dhe perse jane ketu?
    Kjo nuk mund te jete e vertete mendoj , por ne te njejten kohe ata jane kaq te vertete, kaq te dukshem, kaq te prekshem.
    Nese do te kishte qene vetem imazh nuk mund te kishte zgjatur kaq gjate. Ata jane aty mbi kateder. Une i shoh, une i ndiej, dhe duket se jam i vetmi qe i kam vene re bile kam filluar te ndiej eren e kafese, te qumshtit te ngrohte, te vezeve te skuqura mire, te shkumes se rrojes.
    Bile edhe zhurmat kane filluar te heshten, e une kam filluar te degjoj kaq qarte bisedat e tyre, te qeshurat e tyre, gjithcka qe ata thone e bejne eshte tashme kaq e afert, plotesisht e fokusuar ne qenien time.
    Dua te ulem edhe une me ta, por frika se te tjeret do te qeshin me ve ne siklet.
    Mbledh veten, dhe mendoj se nuk ka mundesi qe ata te jene mbi kateder.
    Po te ishte e vertete mbase edhe te tjeret do ti kishin vene re tashme.
    Ne fakt askush ne klase nuk ka reaguar.
    Petagogu duket ne deren e klases.
    Zhurma fillon te fashitet ndersa te studentet zene vendet e tyre.
    Mbi kateder tashme nuk ndodhet as babai, as nena, dhe as gjyshja.
    Bisedat e mbetura ne pezull humbasin bashke me pranine e familjes sime, ndersa une kuptoj se sa shume me mungojne ata.

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Vendi i 101 Cudirave ose dicka e tille. Me pelqente shume si liber (e mbaj mend si tani si i mbushej dhoma e gjumit me rere asaj vajzes), megjithese si liber vinte gjithmone i dyti pas Liza ne Boten e Cudirave, kuptohet...

    Nuk kam shume per te thene per pjesen. Ke frike te mbledhur ne tru po vazhdimin nuk di ta shpjegoj se nuk i mora ato klasa psikologjie ne shkolle.


    Pershendetje

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Frike???
    hahahahaha
    Ti me ben te qesh.
    Nuk eshte frike eshte nje hapesire ku ti nuk ke deshire qe te hyj askush, eshte ajo qe quhet privaci, e qe ty te mungon kur e shikon qe je i rrethuar nga nga asgjeja, zhurma, hici.
    ..................

    Klasa psikologjie, klasa biznesi, anetare e shoqates per shpetimin e balenave, ekologjiste, anetare e shoqates se grave, anetare e shoqates per nje bote me te paster, e ku di une se cfare tjeter.
    Kur do ta gjesh veten me ne fund FIori.
    A thua te jete krize identiteti?
    Besoj se i ke pasur me verte te nevojshme ato klasat e psikologjise.

    hahahahahaha
    Miqesisht Niti

  4. #4
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Nje buzeqeshje ne fytyre per nje bote me te mire

    Te paktem jam e mire ne dicka


    Qesh se te ben mire....

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Te paktem jam e mire ne dicka

    Ve bast qe je e mire edhe ne dicka tjeter, nuk e di pse e kam kete pershtypje. Shpresoj te mos jem i gabuar.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    31
    Vertete shume,shume bukur.Mos u ndalo.
    e kam ditur kohe me pare qe ti keshtu duhet te ishe....
    urimet me te mira Nit.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Avangardizėm apo impos animi?!

    Vazhdo Nitrosh ...

  8. #8
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505

    vazhdo nitro..dhe nitro vazhdon

    Hi Nitro

    ishte nje cast i percartur por i shkruar shume bukur..pervec fundit, qe eshte si gjtihnje i dobet. kujtova se do lexoja ndonje gje shume te vecante ..por prape para syve tema e mallit per mamin, babin dhe gjyshen me shall... sidoqofte perjashto castet kur flet per kurvat, ne te tjerat ti je djale shembullor

    P.s hand off Fiori
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  9. #9
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    e megjitheate kete "megjes" nuk mund ta quaj ndryshe pervecse "i bukur" . Mungesat e bjene te mallshem, ndersa e thena jote e ben te bukur.
    ...
    une e desha qe ne castin e pare qe e lexova, por nje nerv' mu ngaterrua neper kembe te fjales, dhe prita perseritjen e leximit pas shngordhjes se nervit qe gjithmone ngordhet kot.
    (ngordh-shngordh= ngreh-shngreh)
    ...
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Eagle!

    mbase ke te drejte mik.
    Nje version i fundit mund te ishte

    Bisedat e mbetura ne pezull humbasin bashke me pranine e familjes sime, ndersa nuk i fola askujt per ta.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Nė ē'orė ju del gjumi nė mėngjes
    Nga BaBa nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 343
    Postimi i Fundit: 10-03-2024, 11:14
  2. 5 vjetori i ndarjes nga jeta e Gramoz Pashko
    Nga PRI-LTN nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 204
    Postimi i Fundit: 21-07-2011, 02:06
  3. Duke biseduar me nje ENGJELL(eja te udhetosh me mua ne shpirtin tim)
    Nga peshkaqeni33 nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 16:27
  4. Hymni kombėtar dhe ngritja e flamurit, ēdo mėngjes nė shkolla.
    Nga Davius nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 11-11-2005, 18:15
  5. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •