100-vjetori i revolucionit tė qershorit - Akademiku Marenglen Verli
100-vjetori i revolucionit tė qershorit - Akademiku Marenglen Verli
Hajde akademikė qė kemi hajde! Si nuk u vjen turp nga vetja, pale nga tė tjerat me kėto rehabilitime qė i bėni figurės sė Nolit dhe rolit tė tij nė kėtė revolucion bolshevik KOMUNIST nė Shqipėri.
Theofan Noli ishte koka e revolucionit komunist nė Shqipėri sė bashku me Avni Rustemin, Hasan Prishtinėn e tė tjerė. Ajo qė i bashkonte kėta njerėz nuk ishte "patriotizmi" dhe tė qenit "demokrat". Kėta ishin njerėz me bindje komuniste. Kėta besonin nė pėrmbysjen me dhunė tė pushtetit nė Shqipėri. Kėta besonin nė njė luftė klasash, tė varfėrit pėrballė klasės sė pasur tė bejlerėve, ku qėllimi final nuk ishte liria dhe mirėqėnia e shqiptare. Qėllimi final ishte ardhja e tyre nė pushtet. Me atė qė ata bėnė nė 1924 nė Shqipėri ishte njė pėpjekje pėr njė revolucion bolshevik komunist si nė Rusi pak vite mė parė. Ajo qė e dallonte Nolin e Prishtinėn nga deputetet e politikanėt e tjerė tė kohės sė tij, ishte se kėta besonin nė marrjen e pushtetit me dhunė. Kėta besonin se njė luftė civile e gjakderdhja mes popullit tė tyre ishte e pėrligjur pėr aq kohė sa ia arrinin qėllimit tė tyre. Avni Rustemi vrau Esat Toptanin nė mes tė Parisit. Njerėzit e Nolit e Prishtinės i bėnė dy atentate Ahmet Zogut, si nė Vjenė, edhe brenda Kuvendit tė Shqipėrisė!
Tė quash kėta njerėz "demokratė" e "patriotė" sot ėshtė kulmi i paturpėsisė dhe injorancės. Demokracia fillon dhe mbaron me votėn e lirė tė qytetarit. Theofan Noli nuk u zgjodh me votėn e lirė tė shqiptarėve kryeministėr, u zgjodh "me short" si rezultat i njė puēi politik e ushtarak ndaj qeverisė legjitime demokratike tė Shqipėrisė, udhėhequr nga Ahmet Zogu. Zogu u zgjodh me votat e popullit tė tij kryeministėr. Ai mund tė quhet "demokrat", jo miku i kthyer nė kundėrshtar i betuar i tij, revolucionari dhe aventurieri Fan Noli. Emri i vėrtetė i tė cilit nuk ėshtė Fan Noli, ėshtė Theofanis Mavromatis.
Tė majtėt e politikės shqiptare sot mundohen tė rehabilitojnė kėto ngjarje e kėto figura. Spiropali na thotė e se Noli ėshtė viktimė, kur nė fakt viktima e kėtyre ngjarjeve ishte populli i tij dhe demokracia shqiptare. Albin Kurti eksitohet nga revolucioni bolshevik komunist i qershorit, pasi edhe ai ka shpirt "revolucionari" e prirje "komuniste" si Noli. Noli ngeli 9 vjet jashtė Amerikės, pasi ishte nėn hetim nga FBI dhe shteti amerikan si njė agjent rus e komunist i betuar. Iu ndalua hyrja nė Amerikė dhe askush nuk e di se ku i kaloi ato vite tė jetės sė tij. Ishte ndėrhyrja kėmbėngulėse e shqiptarėve tė Amerikės pranė shtetit amerikan dhe Shtėpisė sė Bardhė qė e lejuan rihyrjen e Nolit nė Amerikė.
Vetė Noli nė autobiografinė e shkruar prej tij, e quan "revolucionin demokratik tė qershorit" njė "revolucion fshataresk" si njė mėnyrė pėr tė larė duart e distancuar veten nga turpi e njolla e zezė qė i solli popullit tė tij dhe vetė figurės sė tij nė sytė e shqiptarėve. Bėhuni njerėz e mėsoni e dėshmoni tė vėrtetėn, para se t'iu trokasi vdekja nė derė, o akademikė shqiptarė me flokė tė bardha! Mirė nėn komunizėm qė nuk kishit liri dhe nga frika e rregjimit pėrsėritnit si papagallė linjėn e Partisė e Pushtetit Popullor. Po sot, kush ju pengon tė shprehni tė vėrtetėn?
Albo
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-06-2024 mė 15:12
Faktori sovjetik ne politiken shqiptare
Ne vitin 1923 u shfaqe per her te pare ne fushen politike shqiptare, influenca sovjetike, duke perfituar si gjithnji nga ambiciet dhe fryma kuturise e vete shqiptarve.
Pak kohe pas formimit te shtetit shqiptar, u kthye ne atdhe nga Rusia nje bashkatdhetar, Kostandin Boshnjaku, ku kishte jetuar afro 20 vjet.
Boshnjaku, i zgjuar, simpatik me pamjen e nje borgjezi te rafinuar, ishte ne te vertet agjent sovjetik qe u tregua nje propagandist shume i zoti.
Cilat ishin arsyet qe shtyne qeverin angleze, kaq shume te preokupuar per paqen ne Ballkan, te zgjidhe per ruajtjen e rendit dhe perballimin e rrezikut bolshevik ne Shqiperi nje diktator si Ahmet Zogu, lidhja e te cilit me autoritetet sovjetike ishte faktuar qe me 1923, pra perpara Nolit, dhe propaganda bolshevike e te cilit shtrihej jo vetum mbrenda Shqiperis ( siq mund te akuzohet Noli), por ne gjithe Ballkanin?
Legata angleze ne Tirane, ashtu edhe qeveria e Britanis se Madhe ishin te bindur se as Zogu e as Noli nuk ishin bolshevike.
Qe te dy keta kryminstra te qeveris te fateziut komb shqiptar te influencuar nga propaganda djallzore e agjentit te Moskes, Kostandin Boshnjakut, deshen te aventurojne per qellime te ndryshme : Zogu per te marr fuqine, Fan Noli per te vene ne jete sa me shpejt reformat sociale, per te cilat Lidhja e kombeve nuk i akordoi huane e kerkuar.
Qeveria e Britanis se Madhe, e nisur nga interesat e vendit te vet, kundershtoi me rreptesi qeverin e Nolit, te cilen kishte vendosur ta zhdukte nga skena politike shqiptare bashke me demokratet qe solen dhe e mbanin ne fuqi, edhe sikur Noli te ishte engjell apo antibolsheviku me i madhe. Kurse vazhdoi ta perkrahe Zogun qe, i lidhur apo jo me Mosken, e kishte pas vetes, pasi e njihte mire natyren e tij.
Ali Kelcyra
Shkrime per Historine e Shqiperise - Hulumtuar nder arkiva prej Tanush Frasherit
2012 faqe 99-
https://www.forumishqiptar.com/threa...et-Zogu/page16
Krijoni Kontakt