Ky artikulli trajton revolucioni e te shtequajturit demokratiko-borgjez te qershorit. Shqipetaret jane te famshem per shtremberimin e historise sipas interesave te kohes, me flagrantja gjate kohes se dulles, dhe besoj, rrishikimi i drejte i saj nga nan hietoriko-shkencore eshte nje detyre iminente e historianeve shqiptare, e para per te treguar te verteten, e dyta per te mesuar nga gabimet qe kemi bere ne te kaluaren ne si popull shqiptarem,pasi jemi mesuar te na thone se cfare te besojme, e jo cfare gjykojme, dhe si rrjedhim, te njejtin gabim vashdojme ta bejem perseri.#
Artikulli
Si ndodhi Revolucioni i Qershorit
Nje kendveshtrim i ri, mbi ate qe prej 60 vjetesh konsiderohet "Revolucioni Demokratiko - borgjez i Qershorit". Nje histori, e cila deshmon se me shume se sa revolucion apo kryengritje, ai ka qene nje grusht shteti. Nje marshim ushtarak qe rrezoi nje parlament te zgjedhur me vota te lira dhe qe solli ne pushtet kundershtaret e Zogut. Po si ndodhi e gjitha kjo dhe cilat jane faktet e reja te botuara ne dhjete vitet e fundit
Nga Blendi Fevziu
"Fuqite ushtarake qe jane ngritur kunder qeverise pritet te hyjne neser ne Tirane. Ahmet Zogu bashke me Kryeministrin Iliaz Vrioni, i ndihur nga forcat e Fiqiri Dines dhe te Xhemal Aranitasit eshte larguar nga Tirana per ne Mat. Me sa kuptojme deri tani, ai eshte drejtuar per ne Jugosllavi. Qytetin nuk e kontrollon askush dhe udheheqesit politike jane akoma ne Vlore. Njerezit kane frike nga ajo qe do te ndodhe dhe ne rruge ka fare pak vete. Me sa duket, komploti ka triumfuar dhe brenda pak ditesh, pritet te krijohet nje qeveri e drejtuar nga opozita". Ky pasazh jo shume i qarte, i transmetuar nga Perfaqesuesi i Britanise se Madhe ne Durres, Ministrise se tij ne Londer, eshte sidoqofte, deshmia me autentike e asaj qe po ndodhte ne Tirane, mbremjen e dates 9 qershor 1924. Duket se perfaqesuesi anglez kishte pasur te drejte. Mengjesin e 10 qershorit, trupat ushtarake te regjimentit te Shkodres, te kryesuara nga nenkolonel Rexhep Shala, hyne ne qytet nga veriu. Vetem nje ore me vone edhe regjimenti i Permetit me ne krye Nenkolonel Kasem Qafezezin, mberriti ne qender te Tiranes. Afer mbasdites, i ndjekur nga nje grup mbeshtetesish dhe rojesh personale, mberriti ne qytet Bajram Curri. Krahu ushtarak i atij qe ende sot ne historine e Shqiperise konsiderohet si "Revolucioni i Qershorit". Ose "Revolucioni demokratiko - borgjez i Qershorit", sic e ka quajtur per nje kohe te gjate historiografia komuniste. Po sa ishte realisht kjo levizje e armatosur nje revolucion dhe sa legjitime ishte kjo? Nje pyetje e thjeshte ne dukje, por qe prej me shume se 60 vjetesh vazhdon te marre te njejten pergjigje. Ne fillim, ne vitet e komunizmit dhe per inerci edhe me pas, ai eshte perkujtuar gjithnje si nje ngjarje e madhe, si nje fitore e demokracise dhe forcave te moderuara. Askush nuk eshte kujtuar te thote, se paku, ne dhjete vitet e fundit, se ajo ishte nje lwvizje e armatosur, qe rrezoi nje parlament te dale nga zgjedhje te lira e demokratike, dhe se si e tille, nuk ka asgje te perbashket me demokracine. Per sa kohe qe komunizmi e konsideronte marrjen e pushtetit me forcen e armeve si menyren me legjitime dhe demokratike, gjithcka ishte normale. Por, me vendosjen e normave te reja, realisht demokratike, ngjarjet e qershorit 1924, meritojne nje perkufizim te ri. Edhe pse teksti zyrtar i Historise se Shqiperise per shkollat e mesme, botim i vitit 1994, i qendron perkufizimit te historiografise se viteve 1944 - 1990, nje seri librash, kujtimesh dhe studimesh, japin nje tablo tjeter te asaj, qe ka ngjare ne qershorin e larget te 1924. Kjo dosje e thjeshtuar dhe natyrisht modeste ne pretendimin e saj, i referohet kujtimeve te Sajfi Vllamasit, njerit prej kundershtareve te Ahmet Zogut dhe pjesemarres ne Ngjarjet e Qershorit 1924, kujtimeve te Tajar Zavalanit, nje tjeter protagonisti te atyre viteve si dhe dy teksteve historike, "Historise se Shqiperise" te Abaz Ermenjit dhe Librit te njohur te studiuesit amerikan, Bernd Fisher, "Mbreti Zog dhe perpjekja per Stablititet ne Shqiperi". Po cilat qene ngjarjet, qe provokuan qershorin e 1924 dhe si u zhvillua realisht ai qe per shume kohe ne jemi mesuar ta quajme revolucioni demokratiko - borgjez?
Fan Noli e Ahmet Zogu
Gjithcka qe pergatiti ngjarjet e qershorit 1924 fillon realisht ne muajt e fundit te vitit 1923. Ahmet Zogu, atehere Kryeminister dhe Minister i Brendshem i Shqiperise, filloi te konsolidonte pushtetin e tij personal, duke mos ju nenshtruar me vullnetit te grupit politik qe perfaqesosnte, klikes. Duket se gjate fuqizimit te tij, Zogu i kishte nenvleftesuar miqte e vjeter dhe kishte filluar te afrohej me shume me grupin, qe perfaqesonte cifligaret e medhenj, turkomanet, konservatoret dhe qe drejtohej nga Shefqet Verlaci. Duket se ne rrugen per nje lidhje me te forte me kete grup, Ahmet Zogu, i hyri tratativave per t'u fejuar me nje nga vajzat e Verlacit, sic edhe ndodhi realisht. Por, me vullnetin e nje force te re politike dhe me energjine e njerezve, qe kishin kontribuar jo pak per konsolidimin dhe ruajtjen e kufijve te shtetit te ri shqiptar, perfaqesuesit e Klikes duket se u bashkuan me shume per te penguar fuqizimin e Zogut. Nen presionin e tyre, ne vjeshten e vitit 1923, Zogu u detyrua te linte postin e Ministrit te Brendshem, duke ruajtur vetem ate te Kryeministrit. Fillimisht u mendua qe Minister i Brendshem te bwhej cdo jave me rotacion nje nga anetaret e kabinetit, por shume shpejt u kuptua se kjo nuk funksiononte. Ministri i ri, cdo te hene, nuk bente gje tjeter vecse largonte nga puna ata, qe kishte emeruar nje jave me pare kolegu i tij. Kjo histori u be kaq komike dhe me kaq pasoja sa me ne fund, Klika (partia qe kishte mazhorancen ne parlament), u detyrua te emeroje ne postin e mbetur bosh te Ministrit te Brendshem, Sejfi Vllamasin, nje nga emrat me te njohur te saj. Por, as ardhja e Vllamasit dhe as masat e tjera te marra nuk e dobesuan Ahmet Zogun, perkundrazi. Rezultat i gjithe kesaj qe nje kaos i plote politik dhe pamundesia per ta menaxhuar ate. Duke menduar se zgjidhja e vetme per nje situate te tille duhej te ishin zgjedhjet, u vendos qe ato te beheshin ne dhjetor te vitit 1923. Ne fund te fundit, zgjedhjet do te sqaronin dicka ne situaten e turbullt politike dhe mbi te gjitha, do te percaktonin mazhorancen, qe do te qeveriste Shqiperine. Natyrisht, me nje tjeter autoritet.
Por zgjedhjet i zhgenjyen te gjitha grupet politike, qe kishin shpresuar ne to. Ne perfundim te tyre, ne dhjetor 1923, ne parlamentin shqiptar dalloheshin tre grupime te fuqishme politike, por asnjeri prej tyre nuk zoteronte mazhorancen e nevojshme per te krijuar qeverine. I pari dhe me i madhi ishte grupimi i konservatoreve te drejtuar nga Shefqet Verlaci. Nje grupim ne te cilin pas zgjedhjeve u perfshi edhe Ahmet Zogu. Ne te benin pjese disa nga figurat me te vjetra te jetes publike shqiptare, ish deputete te parlamentit turk, pronare te medhenj tokash dhe bajraktare te veriut. Ky formacion jo edhe aq kompakt politik numeronte gati 50 vete, ne nje parlament prej 105 vetesh. Grupimi i dyte, me rreth 35 vete i takonte opozites qe ishte quajtur "Liberale". Ne te benin pjese intelektuale te rinj te shkolluar ne perendim, perfaqesues te klases se re borgjeze, qe po lindte dhe patriote qe kishin dhene nje kontribut jo te paket per konsolidimin e shtetit te ri shqiptar. Ne kete grupim, benin pjese edhe Fan Noli, Luigj Gurakuqi dhe Stavro Vinjau. Grupimi i trete, ai "indipendentist", numeronte jo me shume se 17 - 18 vete dhe njihte per lider politik, Iliaz Vrionin, nje patriot nga Berati, qe kishte marre pjese edhe ne shpalljen e pavaresise. Por, grupi i te pavarurve, ndihej me afer konservatoreve dhe ne kete afrim kishin luajtur rol jo te vogel fjalimet e ashpra te Fan Nolit dhe Stavro Vinjaut. Ne Shqiperine e kohes, ato tingellonin si nje utopi dhe here here si nje thirrje per rebelim. Te pavarurit bene realisht koalicion me konservatoret dhe ne fillim te janarit 1924, Ahmet Zogu krijoi qeverine e tij te re.
Fitorja politike e Ahmet Zogut u perjetua keq ne ambjentet e radikaleve, ne te cilet benin pjese edhe shume nga miqte e tij te vjeter politike. Pothuaj te gjithe keta ishin te bindur se Zogu do ta perdorte kete koalicion per konsolidimin e tij politik dhe se pas kesaj, do te shndrohej ne nje diktator. Kjo ide u be kaq dominuese, sa nje pjese e tyre, here fshehurazi dhe here haptazi, filloi te hidhte idene e eleminimit te tij fizik. Duket se Avni Rustemi avancoi me shume se te tjeret ne kete ide. Mesditen e 23 shkurtit, ndersa Zogu ngjiste shkallet e parlamentit, nje djale i ri nga Mati, i quajtur Beqir Valteri, e qelloi nga pas me revolver. Distanca ishte fare e afert, por duket se atentatori nuk ishte ushtruar ndonjehere. Ai shkaktoi vetem pak plage te lehta, pavaresisht se nga krahu i Zogut filloi te dilte shume gjak. I ndjekur nga xhandaret besnike, Valteri u mbyll ne WC dhe filloi te kendoje kenge patriotike, ndersa gjithe deputetet ne salle, u befasuan nga prania e Zogut qe zuri vendin e tij me krahun qe vazhdonte t'i rridhte gjak. Vllamasi dhe Zavalani deshmojne se Parlamenti ishte i rrethuar dhe se vetem nje nderhyrje e forte dhe energjike e Iliaz Vrionit dhe me pas e vete Zogut e shpetoi ate nga nje kasaphane. Beqir Valteri pranoi te dorezohet duke kerkuar si kembim nje gjyq te rregullt dhe Ahmet Zogu u percoll per ne shtepi me nje eskorte te perforcuar. Nuk ishte e veshtire te kuptohej se pas Valterit qendronin te tjere dhe se kjo ngjarje nuk mund te kalonte me kaq. Sic deshmohet ne kujtimet e kohes, por edhe ne studimin e Fisherit dhe ate te Ermenjit, Beqir Valteri permendi ne burg emrin e Avni Rustemit. Askush nuk e di deshmine e plote te tij, por qe te nesermen u kuptua qarte se Ahmet Zogu do te hakmerrej. Dy dite me pas, me 25 shkurt, ai u largua nga Qeveria, duke ja lene postin e Kryeministrit Shefqet Verlacit. Largimi nga qeveria nuk parashikonte asgje te mire. Ne shume libra nenvizohet se ai e beri kete per te marre hakun. Te tjere, si Fisheri, sqarojne se atentati nuk e lejonte Zogun te ushtronte fizikisht detyren e tij te Kryeministrit. Ne fakt te gjitha keto kishin pak rendesi. Shihej qarte se pas Qeverise se Verlacit qendronte Ahmet Zogu dhe se ai ishte njeriu me i fuqishem politik i momentit. Goditja e tij direkte ne te vertete nuk vonoi. Me 20 prill 1924, ndersa ecte se bashku me Hoxha Kadriun ne nje rruge te Tiranes prane pazarit te Ri, Avni Rustemi u qellua per vdekje nga nje tiranas i quajtur Isuf Keci. Xhandarmeria nuk beri asgje per te ndaluar vrasesin dhe ai iku ne mes te dites edhe pse Rustemi nxorri revolverin dhe qelloi dy here ne drejtim te tij. Avni Rustemi vdiq tre dite me vone ne spital dhe opozita akuzoi direkt per vrasjen e tij Ahmet Zogun. Avni Rustemi ishte padyshim nje nga figurat simbol te qendreses shqiptare. I nderuar per atentatin ndaj Esat pashes ne Paris, Rustemi kishte fituar simpatinw e shqiptarwve ne te gjithe vendin. Ai kishte krijuar mbi te gjitha nje shoqeri rinore te quajtur "Bashkimi", e cila synonte zhvillimin e Shqiperise sipas modeleve perendimore. Vrasja e Rustemit shkaktoi nje pakenaqesi te jashtezakonshme dhe varrimi i tij ne Vlore u shwndrua ne nje manifestim te madh proteste. Disa dhjetra mijera vete nga gjithe vendi shprehen dhimbjen dhe pjesemarrjen e tyre ne vdekjen e tij, permes telegrameve dhe letrave. Por, situata e krijuar me 1 maj nga varrimi i Avni Rustemit, nuk u la pa shfrytezuar nga opozita. Perfaqesuesit e Klikes, qe benin pjese ne forcat e armatosura, vendosen te ndermernin nje marshim kunder Tiranes dhe per kete kerkuan edhe ndihmen e deputeteve. Vete Shefqet Korca, komandanti i Pergjithshem i Xhandarmerise filloi tratativat per te kaluar ne anen e komplotisteeve disa nga drejtuesit e ushtrise. Rol aktiv pati ne ato dite edhe shoqeria "Bashkimi". Me 2 maj, ne kinemane e Vlores u mbajt nje mbledhje e perbashket e oficereve komplotiste me deputetet e parlamentit. Per t'i dhene kesaj levizje nje mbulese sa me legale, oficeret arriten te bindin nje sere deputetesh te bashkohen me ta. Edhe Fan Noli e Luigj Gurakuqi, qe deri atehere kishin qene skeptike ndaj nje levizje te tille, pranuan te bashkohen me te. Me 5 maj, pas nje thirrje te Shoqerise "Bashkimi", deputetet opozitare te parlamentit deklaruan se braktisnin parlamentin dhe se do te ktheheshin perseri atje, vetem nese seancat zhvilloheshin ne Vlore. Ne Tirane jete e deputeteve eshte e pasigurte nga mercenaret e Ahmet Zogut, deklaronin ata dhe Kryeqyteti e ka humbur funksionin e tij politik. Braktisja e parlamentit i humbi atij kushtin prej 2/3 per t'u mbledhur dhe si pasoje jeta politike u paralizua.
Vllamasi deshmon se ideja per nje levizje te armatosur kunder qeverise ndeshi ne rezistencen e plote te popullsise dhe disa prej politikaneve te njohur. Perballe rrezikut te nje Zogu te shndruar ne diktator, ata vinin rrezikun e nje sulmi te Shqiperise nga fqinjet. Kryengritjet e shumta dhe pastabiliteti ne vend i kishin detyruar fqinjet te deklaronin se ne rast levizjesh te reja, ata do te nderhynin ushtarakisht ne thellesi te Shqiperise, per te mbrojtur kufijte e tyre nga bandat dhe cetat e rebeleve pa komande. Sipas te gjithe librave te botuara kohet e fundit, levizja e maj - qershorit 1924 i ngjante me shume nje konspiracioni politik se sa nje revolucioni apo kryengritje popullore. Rolin me aktiv ne kete levizje e paten ushtaraket, edhe pse per t'i dhene nje lluster politike ata thirren ne ndihme politikanet. Ne fillim te Majit, ngjarjet u permbysen me shpejtesi. Oficeret antizogiste arriten te bindin Komandantin e regjimentit te Shkodres, Nenkolonel Rexhep Shalen te ngrihet kunder qeverise dhe te bashkohet me ta. Pak me vone, ne kete grupim u fut edhe Nenkolonel Kasem Qafezezi, komandant i Regjimentit te Permetit. Forcat e tjera ushtarake premtuan te qendrojne neutrale, ndersa ne veri, vullnetare kosovare u bashkuan nen komanden e Bajram Currit. Grupi organizator, caktoi komandant ushtarak te kryengritjes kete te fundit. Me 10 Maj, Bajram Curri filloi sulmin mbi Krumen dhe pasi shpartalloi trupat qeveritare nisi rrugen per Peshkopi. Me 16 Maj, garnizoni i Shkodres doli nga kazerma dhe mori rrugen drejt Tiranes. Me 26 maj edhe ai i Permetit u nis per Tirane. Tentativat e qeverise per ndermjetesim deshtuan dhe vetem ne pak vende trupa besnike te Zogut bene rezistence. Me trupat ushtarake u bashkua edhe nje cete e djemve te shoqerise "Bashkimi" dhe nje grup te rinjsh nga Vlora. Levizja e armatosur, si gjithmone ne raste te tilla, provokoi me shume panik se sa luftime. Nje pjese e popullsise braktisi qytetet dhe nje pjese tjeter filloi te evakuohet jashte shtetit. Kolonat leviznin ngadale drejt Tiranes, duke vene me pare nen kontroll qytetet nga kalonin. Vllamasi, deshmon se ne pjesen me te madhe te tyre, ne vend te entusiazmit, ata gjeten heshtjen dhe indiferencen e popullates. Zogu beri edhe nje tentative te fundit per zgjidhje politike. Me 31 Maj kryeministri Verlaci dha doreheqjen dhe po ate mbasdite ne vend te tij u emerua Iliaz Vrioni. Nje njeri me te shkuar patriotike dhe qe ishte sidoqofte i pranueshem nga radikalet. Fatkeqesisht ishte vone. Me komplotin ishin bashkuar pothuaj gjithe politikanet e njohur te Shqiperise dhe tani ata marshonin pas trupave te Rexhep Shales dhe Kasem Qafezezit. Ne daten 9 qershor, i mbrojtur nga mbi 500 vullnetare te Fiqiri Dines, Ahmet Zogu braktisi Tiranen ne drejtim te Matit. Dy dite me vone kaloi kufirin prane Dibres per ne Jugosllavi. Me 10 qershor, trupat e nenkolonel Rexhep Shales, hyne te parat ne qytetin e heshtur.
Gjithcka me pas permbyset me nje shpejtesi marramendese. Pjesa me e madhe e politikaneve te opozites pranoi krijimin e nje qeverie emergjence, me idene qe kjo qeveri te pergatiste sa me pare zgjedhjet e parakohshme. Sipas llogaritjeve, ato duhej te zhvilloheshin aty nga vjeshta po atij viti. Por, u pa shume shpejt se gjithe politikanet e bashkuar nga meria ndaj Ahmet Zogut, nuk ishin edhe aq kompakte mes tyre. Mosmarreveshjet mes tyre dolen qe ne fillim, kur ende nuk po zgjidhej Kryeministri. Kandidate ishin ne fillim Fan Noli, Sami Vrioni dhe Sulejman Delvina. Delvina u terhoq dhe gara mbeti mes dy te pareve. Bisedimet, qe zgjaten gjithe naten, qene te kota dhe ne mengjes, per te percaktuar fituesin u hodh nje short me leter me vrime. Fati qe kesaj here ne anen e Nolit, qe terhoqi i pari letren, qe do ta bente Kryeminister.
Llogarite ishin bere fatkeqesisht gabim. Noli krijoi nje qeveri me emra impresionues, por asnjeri prej tyre nuk pranonte dot autoritetin e tjetrit. Rexhep Shala u be Minister i Brendshem, ndersa Kasem Qafezezi, Minister i Mbrojtjes. Vec ketyre, Luigj Gurakuqi, u zgjodh Minister i Financave dhe Stavro Vinjau i Drejtesise dhe Arsimit. Qazim Koculi, Minister i Bujqesise dhe Puneve Botore, ndersa Sulejman Delvina, Minister i Jashtem. Fatkeqesisht, Noli nuk e kishte staturen e nevojshme per te drejtuar Qeverine shqiptare te vitit 1924. Ai nuk kishte asnje ndikim ne ambjentin tradicional shqiptar dhe as lidhje te fuqishme. Mbi te gjitha, ai ishte me shume i interesuar, per fjalime te bukura se sa per nje politike aktive. Ekzekutivi i tij mbeti peng i nje programi interesant, qe nuk u zbatua kurre. Ministrite ishin te mbushura me besnike te Zogut e Verlacit dhe te gjithe keta nisen te punonin hapur kunder tij. Keshilli i Lartw u pozicionua shpejt kunder dhe Sotir Peci, nje prej anetareve te tij, deklaroi se nuk do te firmoste asnje dekret tjeter, vec atij te zgjedhjeve te pergjithshme. Qeveria ishte jo legjitime dhe legjitimimi i saj mund te behej vetem permes zgjedhjeve. Politika e jashtme e Nolit ishte po kaq katastrofike. Vec nje fjalimi te ashper dhe realist kunder Lidhjes se Kombeve, qe provokoi merine e madhe te Britanise dhe Frances, Noli i hyri edhe aventures se lidhjes se marredhenieve diplomatike me Bashkimin Sovjetik. Ky hap i tiji u konsiderua me i guximshem sec duhet dhe pas nje proteste te ashper, 18 pwrfaqesuesit diplomatike ruse u larguan nga Shqiperia pasi kishin qendruar vetem kater dite.
I ndihmuar nga Jugosllavet dhe i armatosur nga anglezet, Ahmet Zogu u rikthye ne Shqiperi nw dhjetor te po atij viti. Zogut ju deshen vetem pese dite per te pershkruar rrugen nga kufiri verior deri ne Tirane. Me 25 dhjetor 1924, ai shpalli triumfin e Legalitetit dhe riktheu ne fuqi, qeverine e rrezuar te Iliaz Vrionit. Zogu u perpoq mjaft t'i jepte nderhyrjes se tij nje lloj legjitimiteti, megjithese u pa qarte se kesaj here ai kishte ardhur per te qendruar gjate.
A mund te konsiderohen ende ngjarjet e qershorit 1924 nje revolucion demokratik dhe mbi te gjitha: A ishte vertet ajo nje levizje demokratike? Pergjigjia e pare dhe e menjehershme eshte jo. Se pari, levizja e Maj - Qershorit 1924 ishte nje levizje ushtarake. Ngritja e oficereve te ushtrise mbi komanden e tyre civile dhe mbi autoritetin e Kryeministrit konsiderohet thjeshte grusht Shteti. Se dyti, kjo levizje u drejtua ndaj nje parlamenti legjitim te dale nga zgjedhjet e pergjithshme te dhjetorit 1923. Se fundi, cdo levizje me dhune, qe synon rrezimin e nje force legjitime te dale nga zgjedhje demokratike, nuk mund te konsiderohet kurre edhe ajo demokratike.
Deshmitare te kohes dhe historianw seriozw kanw dhene edhe ata mendimin e tyre mbi ate qe per shume vite eshte quajtur "Revolucioni Demokratik i Qershorit". Sejfi Vllamasi, nje nder protagonistet e tij dhe kundershtar i Zogut, ka shkruar shume vite me vone ne kujtimet e tij: "Populli ka qene kunder kryengritjes se Qershorit 1924. Ai me bon - sensin e tij u tregua me realist se nje pjese e intelektualeve tane ambicioze, qe ate e provokuan per karrige ministerale". Ky konstatim i guximshem, qe perfshin edhe ate vete, eshte ndjekur edhe nga Tajar Zavalani. Ne Historine e tij te Shqiperise, Zavalani sqaron: "Asht ba zakon me cilesue ngjarjet e Qershorit 1924 si nje revolucion. Ky percaktim nuk eshte aspak i drejte. Qeverija e Tiranes u rrezua me ane te nje operacioni ushtarak te kryem nga dy regjimentet, e jugut dhe veriut, qe marshuan njekohesisht kunder Kryeqytetit".
Po ne te njejten linje, por edhe me i ashper eshte edhe nje tjeter kundershtar i Zogut, Abaz Ermenji: "E ashtuquajtura 'Revolucion i Qershorit" ishte nje lloj grushti shteti, qe u be kunder qeverise nga dy regjimente ushtarake".
Kane nderruar shume gjera ne kendveshtrimin e historise shqiptare kete fillim shekulli, por po kaq shume gjera vazhdojne te jene peng i heshtjes dhe keqkuptimeve.
Krijoni Kontakt