Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742

    Serbi-Kostunica i ngarkuar te formoje qeverine

    Beograd
    Presidenti serb Dragan Marsicanin,simbas agjensise Tanjug,i ka kerkuar Kostunices formimin e qeverise se re serbe.
    Kjo detyre i eshte dhene liderit konservator 8 jave mbrapa deshtimit te votimeve te dhjetorit.
    Kostunica,nacionalist i moderuar,do te udheheqe nje koalicion te minorances i mbeshtetur nga partia socialiste.
    Kostunica ,qe kontribuoi per renien e Milosevicit ne vitin 2000,ka deklaruar qe eshte qellimi i tij eshte te formoje qeverine ne nje jave.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet nė Bllog
    22
    Parlamenti i Serbisė miratoi qeverinė e koalicionit
    03 Mar 2004, 20:20 UTC

    Parlamenti i Serbisė miratoi qeverinė e koalicionit tė Kryeministrit Vojisllav Koshtunica.

    Nga 250 deputetėt, 130 votuan pro dhe 113 kundėr kabinetit. Zoti Koshtunica e paraqiti qeverinė e tij me pėrbėrjen e katėr partive nė parlament dje, pas dėshtimeve tė njėpasnjėshme pėr tė krijuar njė shumicė reformiste, pas zgjedhjeve parlamentare tė dhjetorit.

    Pėr t’u miratuar qeveria, duhej mbėshtetja e Partisė Socialiste qė drejtohet nga ish-presidenti jugosllav Slobodan Milosevic. Aktualisht, ai ndodhet nė Hagė ku po gjykohet pėr krime lufte.//ii
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Albo,

    kam nje pyejte. Ardhjen e te djathtes ne Serbi ne pushtet e sheh si faktor stabiliteti per Ballkanin?



    Ne vazhdim nje artikull nga gazeta Wall Street Journal qe flet per propozimin me te fundit nga stabilizuesi i Ballkanit Koshtunica.




    Serbia PM Calls For Autonomy For Kosovo Serb Minority


    DOW JONES NEWSWIRES

    BELGRADE (AP)--Serbia's new prime minister called for the "decentralization" of Kosovo and autonomy for its beleaguered Serb minority after meeting Monday with the province's U.N. administrator.

    Prime Minister Vojislav Kostunica and U.N. administrator Harri Holkeri met just days after Kostunica's coalition Cabinet took office, replacing the pro-Western Serbian government which ruled for the past three years.

    Kostunica's office issued a statement after the talks saying the premier called for a decentralized Kosovo and autonomy for Serbs living there. It didn't elaborate.

    Holkeri told reporters after the meeting that he was hopeful the two leaders would "establish a working relationship."

    "I know that Kostunica has a lot of experience. He is open and I had no difficulties in talks with him. I have always appreciated open people," the Beta news agency quoted Holkeri as saying.

    Kostunica, a moderate nationalist, has been a fierce critic of Western policies in the Balkans, including U.N. and NATO rule in Kosovo .

    The international administration in the province was established in 1999, after the North Atlantic Treaty Organization bombed Serbia to stop former Yugoslav President Slobodan Milosevic's crackdown on ethnic Albanians separatists.

    Kosovo officially remains part of Serbia despite the overwhelming desire of its majority ethnic Albanians to achieve independence. The province's minority Serbs face frequent attacks by ethnic Albanians.

    Updated March 8, 2004 6:19 p.m.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet nė Bllog
    22
    kam nje pyejte. Ardhjen e te djathtes ne Serbi ne pushtet e sheh si faktor stabiliteti per Ballkanin?
    Dita, pergjigjen e gjen tek pyetja retorike qe duhet ti besh vetes, cila ishte alternativa tjeter ndryshe nga Koshtunica ne Beograd? Emri i tij eshte Sheshel, nje ultranacionalist qe edhe sot e kesaj dite mbeshtet Milloshevicin, per ironi te fatit sot Milloshevici nga Haga ka leshuar si news lajmin se ai do ti bashkengjitet partise se Sheshelit duke u larguar nga Partia Socialiste qe udhehoqi per me shume se 1 dekade.

    Thirrjet e Koshtunices per kantonizimin/ndarjen e Kosoves jane ne kundershtim me kerkesat dhe kushtet e vena nga Washingtoni dhe BE per qeverine e Beogradit. Pa permbushjen e ketyre kushteve Washingtoni nuk ka per te levruar ndihmen ekonomike qe tani se fundi e ka kushtezuar edhe me arrestimin dhe dorezimin ne Hage te krimineleve te luftes ne Bosnje qe ende enden te lire ne Beograd nen mbrojtjen e qeverise se Beogradit.

    Me shume se nje "kerkese legjitime", kerkesa e Koshtunices eshte nje thirrje e deshperuar qe behet per konsumim te brendshem, per te pergatitur elektoratin e vet perpara te paeveitueshmes: pavaresise se Kosoves. Ne kete menyre Koshtunica neser kur pavaresia e Kosoves te jete zyrtarizuar do te dali para popullit te tij per te thene qe ne beme te pamunduren per te mbajtur Kosoven nen Serbi, por Perendimi nuk na mbeshteti. Koshtunica largon fajin nga vetja dhe partia e tij, duke evituar keshtu nje krize te re ne koalicionin qe ai drejton.

    Diskutimet mbi standartet dhe hapja e bisedimeve Prishtine-Beograd ne pranine e nderkombetareve ka pikerisht per qellim pergatitjen e klimes ne rajon per realitetin e ri, pavaresine e Kosoves. Kjo eshte arsyeja qe pala serbe mungoi ne hapjen e ketyre bisedimeve ne Viene pasi keto bisedime shihen nga serbet si legjitimizim i institucioneve te pavarurara ne Kosove, qe do te thote, njohja e sovranitetit te Kosoves si shtet i pavarur nga Serbia ne Ballkan.

    Kete jave mbahen bisedimet dypaleshe ne Prishtine dhe serbet nuk e kane me ate opsion te bojkotimit te bisedimeve. Bojkoti i bisedimeve do te thote vazhdimi i izolimit perendimor ndaj Serbise, do te thote perzgjatje e krizes politike ne Serbi.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581
    Te keqen e mendjes se me te djathte si ju do caje perpara Shqiperia !
    "Rrofte e djathta" thone ca internacionaliste po harrojne se ne jemi akoma popull refugjatesh dhe e djathta dihet qe anon nga nacionalizmi e anti-emigrantet.

    Apo fitoi edhe "derrmueshem" D. e Re, me 4,8 - 5 % edhe u be nami sidomos kur ke parasysh se si shperndahen vendet ne parlamentin grek ku fituesit i jepen me shume vende se sa perqindja e fituar.

    Cdo analist e thote hapur se EMIGRANTET DONIN QE TE FITONTE PASOKU se nje parti qe deri ne 2000-in mbajti brenda ekstremistin Karaxhaferrin nuk ke se c'pret, apo nuk thane se Greqia nuk do me shume se 400 000 emigrante nderkohe qe mbi gjysem milioni jane vetem shqiptaret. bjeri lapsit dhe pastaj ec e bej internacionalizem.

    Gjeje se ku dhe kur e ka bere Koshtunica "i moderuar" kete foto ?!?
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

    Sa kerkon e sa te duhen?
    Burrat nga detyra s'druhen,
    trimi i mire do t'te jape,
    Sot me vrap e neser prape.
    Hidhni, hidhni tok dollare,
    te mos mbetemi te share.

    Mbahu nene mos ki frike,
    Se ke djemte ne Amerike.

    Bijte e beses Skenderbeut,
    qe i dalin zot atdheut!

    Do te ndihim pa kursyer,
    per ty, nena jone e vyer,
    qe me drit' e nder te thuresh,
    dhe me bijt' e tu te mburresh.
    - Fan Noli -

  6. #6
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Glaukus,

    mos ngaterro internacionalizmin me globalizmin. Internacionalizmi eshte pjelle e komunizmit, globalizmi eshte ai qe eshte pjella e kapitalizmit dhe agjenteve qe veprojne brenda ketij sistemi. Nuk jane e njejta gje, megjithese tipar te perbashket kane nderkombetarizimin. Dhe kete nderkombetarizim e perkrahin te dy polet ne politike, dhe e majta, dhe e djathta. E majta e propogandon me miresine e tij, se prej tij do te perfitojne edhe te varfrit duke mbuluar anet e erreta te tij sic eshte thellimi i jashtezakonshem i ndryshimit ne nivel jetese mes me te varferve dhe me te pasurve (pavaresisht se edhe te varferit behen me pak te varfer sec ishin me pare - pra mosarritjen e nje rishperndarjeje te pasurise e te vendosjes se nje drejtesie sociale qe e kane ne program) dhe e djathta e propogandon si menyren me te mire per firmat e medha qe permes nderkombetarizmit te tyre te maksimizojne fitimet duke zhvendosur qendrat prodhuese ne zonat me te varfera te rruzullit tokesor, ku forca punetore eshte e lire apo shume e lire. Nderkohe ata qe nuk perfitojne nga ky nderkombetarizim jane te djathtet, pronare biznesesh te vogla, apo te mesme, ndermarrjet e te cileve perpihen nga te medhenjte e huaj ne kuadrin e ketij globalizimi. E eshte kjo shtrese brenda kapitalisteve qe ndikon politikisht me pas duke kerkuar sanksione penguese apo subvencione mbeshtetese nga qeverite (e djathta) per t'u mbrojtur nga pasojat e globalizimit. Ne fund te fundit kjo pjese mes te djathteve eshte ajo qe perben shumicen dhe qe heret a vone politika, qofte dhe e prirur per globalizimin (nderkombetarizimin) detyrohet (apo do te detyrohet) ta degjoje.

    Pra te dy palet ne politike kerkojne nderkombetarizim dhe kete e bejne duke shkelur dhe mbi "idealet", pra nacionalizmin te djathtet dhe barazine te majtet.



    Sa per Koshtunicen, fjalet zbutese me duken te kota. Ai eshte nacionalist i moderuar? C'rendesi ka. Ne politike nderkombetare ai do te flase ne emer te gjithe shtetasve serbe dhe do te ndjeke politike serbe, qe ndryshe nga e jona, eshte konstante ne ceshtje te rendesishme, sic jane ato territorialo-kombetare e nuk ndryshojne nga fryn era. Politikanet serbe do te flasin e veprojne ndryshe vetem nese do te kene sigurine se me shume se 50% e popullit te tyre do te jete per ndryshim, pra te pranoje se Kosoven perfundimisht e kane humbur, ose te pranoje se me mire se te shuhet nen sanksionet e USA-EU ta pranoje pavaresine e Kosoves. Per aq kohe sa kjo nuk ndodh, ata do te vazhdojne te bejne si deri me sot. Edhe Xhinxhic i moderuari i te moderuarve, i dashuruar nga Evropa, ishte po aq i vendosur ne politiken e vet ndaj Kosoves sa edhe Sheshel. Se c'kishte brenda ai, apo Koshtunica mua nuk me intereson.



    Nder masat e ndermarra nga ministri i brendshem serb bejne pjese dy te meposhtmet te sjella ne nje tjeter artikull nga WSJ.



    =======

    Serb Interior Min Fires Deputy Min, Top Police Officer


    DOW JONES NEWSWIRES

    BELGRADE (AP)--Serbia's new interior minister announced Wednesday he has fired a deputy, appointed by the previous pro-Western government, and pensioned off a ranking police officer as part of a reshuffling in the force.

    Interior Minister Dragan Jocic told the private BK Television that the move was a part of efforts to create a politically independent police force.

    "The ideal which the police aspires to is to create a force that would not be affected by political changes," Jocic said.

    The retired police officer, Dragan Karleusa, came to prominence two years ago during investigations into mass grave sites across Serbia containing bodies of hundreds of ethnic Albanians believed executed by Serb troops during the 1999 Kosovo war.

    The discovery came after the 2000 ouster of Serbia's former strongman, Slobodan Milosevic.

    Karleusa, then a Belgrade-based police captain, headed the investigation and later implicated Milosevic in the atrocities when testifying before the U.N. war crimes tribunal at The Hague, Netherlands, where the former president is now on trial for his role in the 1990s Balkan wars.

    Karleusa's retirement and the sacking of Nenad Milic, a deputy interior minister, aren't the first changes in the police since the appointment last week of Serbia's new government and Prime Minister Vojislav Kostunica.

    The first to go was police Gen. Sreten Lukic - a war crimes suspect indicted by The Hague court last year - who was fired as assistant to the interior minister. But the government has taken no steps to extradite Lukic to The Hague.

    Lukic served as a top officer during the fighting in Kosovo . He was loyal to a minor political party that ran against Kostunica's in the last general elections.

    In comments to BK TV, Jocic explained the "reason Lukic was sacked was because he entered into politics rather than be just a police officer."

    "We have to make this change, to have ranking police officers remain just that, without them standing too close to politicians," Jocic said.

    But Jocic himself took over the interior ministry, which includes the police force, as a member of Kostunica's conservative Democratic Party of Serbia that heads the new coalition government.

    Within days, his own credibility was publicly questioned when Serbian media revealed Jocic had been convicted in 1981 for robbing a newspaper and tobacco store. He received a suspended sentence.

    Jocic dismissed it as a youthful prank, but offered to resign if Kostunica asks him to step down.

    Jocic also said there would be more "reshuffling in the police."

    Updated March 10, 2004 5:19 a.m.

    ======


    Pra personi qe ka zhvilluar hetimin mbi varret masive te shqiptareve ne Serbi dhe ka deshmuar ne Hage pushohet nga detyra me gjasme per arsye se duan ta bejne jopolitike ministrine e brendshme. Bashke me te eshte shkarkuar dhe njeri nga drejtuesit e operacioneve serbe ne Kosove, por jo se po i dhimbej fakti i mesiperm, por se partia te cilen ai e mbeshteste, nuk i dha Koshtunices mbeshtetje kete here. E pas shkarkimit qeveria e moderuar serbe nuk e ekstradon ne Hage, megjithese per gjykaten ai vlen si i dyshuar per krime lufte. Keshtu pra, perspektiven e kemi shume te mire me Koshtunicen. C'do te ndodhte po te ishte Shesheli? Ne mendimin tim ceshtjet do te shkonin njelloj. Nacionalistet jane te mire per vendin e vet, por ne raste lufterash e ceshtjesh te pazgjidhura territoriale-kombetare jo domosdoshmerisht per fqinjet e tyre. Me kete "doktrine" socialistet ne Shqiperi moren mbeshtetjen e serbeve dhe grekeve ne shtate vitet e fundit, sepse perparesia e tyre nuk ishin ceshtjet e pazgjidhura te kombit, por ceshtje te tjera, psh., fryrja e kontove te veta bankare. Per kete kam sjelle dikur ne forum nje artikull nga gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung te parazgjedhjeve te 2001, qe e shprehte edhe njehere me shume kete gje, politiken e socialisteve ne Ballkane dhe menyren sesi perendimi e vleresonte kete gje. "Yes Man" - go, go, go! E kjo gje ne nje kohe, kur ceshtja shqiptare, ishte, eshte dhe mbetet akoma e pazgjidhur. Kosova pra te mos kete sigurine e mbeshtetjes te pakufi nga shteti shqiptar, cameve te mos iu ngrihet zeri ne arene nderkombetare, sic ia ngrejne greket minoriteteve te shpikura ne Shqiperi deri ne rang Bashkimi Evropian, ku me ate rast i vene sanksione shtetit shqiptar, se nuk zbaton kushtet minimale per mbarevajtjen e minoriteteve, apo ceshtja e shqiptareve ne Maqedoni te marre nje vule te madhe harrese per hir te fqinjesise se mire (qe vleresohet me "berjen xhan-xhan ne koke" nga USA-EU), duke i lene ata ne meshire te fatit.

    Keshtu Albo e keshtu Glaukus. Pergjigja i drejtohet te dyve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dita : 10-03-2004 mė 13:02

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet nė Bllog
    22
    Shpallet qeveria e re greke

    Kryeministri i ardhshėm i Greqisė, Kostas Karamanlis, ka shpallur pėrbėrjen e qeverisė sė re pas fitores sė Demokracisė sė Re nė zgjedhjet e sė dielės.


    Karamanlis ofron qeveri "me fytyrė njerėzore"
    Njė zėdhėnės i partisė fituese tha se qeveria e re me kryeministėr zotin Karamanlis e pasqyron angazhimin pėr "njė shtet me fytyrė njerėzore".

    Nė kėshillin ministror prej 19 anėtarėsh zoti Karamanlis mban edhe postin e ministrit tė Kulturės, me qėllim qė tė mbikqyrė personalisht pėrgatitjet pėr Lojrat Olimpike qė do tė fillojnė mė 13 gusht nė Athinė.

    Ministėr i Jashtėm do tė jetė diplomati i vjetėr Petros Moliviatis, ministėr i Ekonomisė dhe Financave Jorgos Alogoskufis.

    Ministėr i Punėve tė Brendshme, Decentralizimit dhe Administratės Publike, ėshtė caktuar juristi i njohur Prokopis Pavlopulos.

    Nė kėtė ministri, e cila veē tė tjerash merret edhe me problemet e emigrantėve, bėn pėrshtypje emėrimi nė postin e zėvendėsministri tė zotit Andreas Andreulakos, njė figurė shumė e njohur pėr pikėpamjet ekstremiste, por nuk dihet ende nėse emigrantėt do tė jenė nė kompetencė tė tij.

    Njė numėr i vogėl ministrash kanė pasur poste edhe nė qeverinė e mėparshme tė Demokracisė sė Re, nė vitet 1990-1993.

    Qeveria e re do tė bėjė betimin tė martėn.

    Zoti Karamanlis ka pagėzuar rishtaz disa ministri, duke pasqyruar nė njė farė mėnyre edhe pėrparėsitė qė ai shpalli tė dielėn, menjėherė pas zgjedhjeve.

    Kėshtu, Ministria e Punės ėshtė emėrtuar tani si ministri i Punėsimit dhe Mbrojtjes Sociale, ministria e Shėndetėsisė ėshtė bėrė edhe e Solidaritetit Social, ndėrsa ministria e Bujqėsisė, nė ministria e Zhvillimit Agrar dhe Ushqimit.

    Zoti Karamanlis ka shpėrbėrė ministrinė e shtypit, ndėrsa ka shtuar njė ministri tė re, atė tė Turizmit.

    Njė zėdhėnės i Demokracisė sė re, krahas shpalljes sė listės sė ministrave tė ardhshėm, bėri tė ditur se partia e tij do tė propozojė zonjėn Anapsaruda Benaki pėr postin e kryetares sė parlamentit, njė post qė pėr herė tė parė nė historinė e Greqisė i besohet njė femre.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #8
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Vazhdojme me ciklin mbi te moderuarin Koshtunica.


    Ne vazhdim mund te lexoni nje pershtatje te shpejte ne shqip te nje artikulli marre nga gazeta austriake Der Standard e dates se sotshme.



    Serbia, e qelluar ne zemer


    Nje vit pas vrasjes se kryeministrit Zoran xhinxhic ne Beograd nuk shfaqen me shenja te politikes proevropiane. Nacionalistet e kane marre perseri pushtetin dhe ndjekin politiken e nje izolimi te ri.

    Nje vit me pare, me 12 mars, kryeministri serb Zoran Xhixnxhic u vra para nje ndertese qeveritare ne qender te Beogradit. Qindramijera njerez mbajten zi ne Serbi. Ne Evrope e perkujtuan si nje “mik”, nje “partner”, nje “vizioner” i cili donte ta conte Serbine ne te ardhmen evropiane. Pasaredhesit e Xhinxhic u betuan se do te vazhdonin politiken e tij reformuese kozmopolite, te pakompromis me te njejten energji dhe do te zinin vrasesit dhe urdheruesit e atentatit dhe do t’u jepnin denimin me gjyq. Tani, nje vit me pas, gjithcka shfaqet ndryshe ne Serbi.

    Kushdo qe te fshihet pas atentatit ndaj kryeministrit duke deshiruar te ndalte reformat ne Serbi, e ka arritur qellimin: Partia Demokratike e Xhinxhic e orientuar per nga eprendimi dhe stafi i saj u rrezuan si pasoje e ceshtjeve te korrupsionit dhe nje lufte brendapartiake per pushtet. Pushtetin ne Serbi ne zgjedhjet e parakohshme parlamentare te funddhjetorit e ka marre partia demokratike e serbise (DSS) dikur kundershtarja me e eger e Xhinxhic. Qeverine e tyre e mbeshteten socialistet e Sllobodan Milloshevicit.

    Entuziazmi i Xhinxhic qe shihte per nga Evropa eshte shuar dhe eshte zevendesuar me nje ideologji patriotike. Kryeministri i ri, Vojisllav Koshtunica deklaroi se nuk eshte prioritet i qeverise t'i dorezoje qytetare serbe tribunalit te UNO-s per krime lufte duke vendosur prirjet e reja per serbine. Ne vend ten je hapjeje te pakompromis nga Evropes, Serbia e kthen veten ne izolacionizem. Evropa ndjek qellimet e veta, Serbia duhet te mbroje interesat e veta kombetare – ky eshte lajtmotivi i ri i Beogradit.

    Procesi kundra vrasesve te Xhinxhic para gjykates speciale kundra krimit te organizuar nuk perparon dhe eshte kthyer ne nje farse. Vrasesit ne media te vecanta paraqiten si "patriote te keqdrejtuar", hetimi kundra urdheruesve te mundshem te vrasjes eshte nderprere.

    Ish-komandanti i njesive speciale serbe Milorad Lukovic, qe vleresohej si i dyshuari kryesor, eshte arratisur. Bashkepunetoret e tij me te ngushte si dhe deshmitaret kryesore jane vrare gjate aksionit te policise.

    E sigurte eshte megjithate, se pas atentatit qendrojne pjese te sistemit shteteror. Regjimi i Milloshevicit e cilesoi Xhinxhic para ktheses si nje "ushtar te Nato-s", "tradhetar", "myrmidon te perendimit". Nje vit pas vrdekjes se dhunshme, pushtetaret e tinj dhe partneret e tyre e cilesojne Xhinxhic si "te keqen me te madhe te historise serbe te kohes se re".

    Krimet nga era e Milloshevicit nuk permenden me ne Serbi, shoket e partise se Milloshevicit kalojne nga nje stacion mediatik ne tjetrin dhe flasin per “meritat e jashtezakonshme ne lufte per serbine”. Me kete kuptohet, se vrasesit e Xhinxhic i kane qelluar vertet ne zemer reformat ne Serbi.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet nė Bllog
    22
    Dita, nese Serbia zgjedh qe te vazhdoje me retoriken e saj boshe komunisto-nacionaliste kundrejt shqiptareve dhe gjithe rajonit, kjo eshte nje favor dhe jo nje disavantazh per interesat tona kombetare. Ne garen per rindertimin e "Ballkanit te Ri", shqiptaret kane 5 vjet ne Kosove qe kane rindertuar jeten e tyre te shkaterruar te luftes dhe po ndertojne institucionet e para demokratike ne vend. Serbia nga ana tjeter ka 5 vjet anarki, destabilitet politik dhe izolim nderkombetar. Koha punon ne avantazhin tone dhe jo ne avantazhin e tyre.

    Avantazhi i Koshtunices perballe gjithe krereve te tjere politike ne Serbi eshte nje dhe i vetem: ai ka nje kanal komunikimi me Perendimin dhe pavaresisht se cfare deklaratash ben per konsum te brendshem ne Serbi, ai e ka te qarte qe Serbia e ka humbur pergjithmone Kosoven. Vete prania e forcave nderkombetare ne vend dhe dialogu i imponuar i Perendimit midis Prishtines dhe Beogradit e deshmon kete realitet te ri.

    Koshtunica ne Perendim nuk njihet ne emer apo per ndonje merite te vecante, njihet si "Njeriu post-Miloshevic".

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Tema tė Ngjashme

  1. Emrat e ministrave tė PDSH nė qeverinė maqedonase
    Nga babadimri nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 22:12
  2. Rėne van der Linden: Rekomandimet tona pėr qeverinė Berisha
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-10-2005, 14:32
  3. Plani i Metės pėr tė votuar qeverinė e PD
    Nga Irfan nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 06-06-2005, 17:19
  4. SERBI, Parlamenti miraton njė rezolutė pėr Kosovėn
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-03-2004, 15:18
  5. Parlamenti miraton ligjin per pergjimin e telefonave/email
    Nga XimiD nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 19-02-2004, 09:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •