Kofi Annan: afati i 30 qershorit pėr krijimin e njė qeverie tė pėrkohshme nė Irak mund tė shtyhet
5 shkurt 2004, 4:45 UTC
Sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara, Kofi Annan, la tė kuptohet se afati i 30 qershorit, i caktuar nga Shtetet e Bashkuara pėr krijimin e njė qeverie tė pėrkohshme nė Irak, mund tė shtyhet.
Zoti Annan tha se mund tė ketė shtyrje, tė cilat do tė parandalonin kalimin e pushtetit siē ishte planifikuar. Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė i bėri kėto komente njė ditė pasi u takua me zyrtarė tė administratės sė presidentit Bush nė Washington.
Zoti Annan nuk pranoi gjithashtu tė thoshte se kur do tė dėrgojė njė ekip nė Irak pėr tė ndihmuar nė zgjidhjen e mosmarrėveshjes midis myslimanėve shiitė dhe autoriteteve amerikane lidhur me mėnyrat pėr krijimin e njė qeverie tė pėrkohshme.
Zėdhėnėsi i Shtėpisė sė Bardhė, Scott McClellan, tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnė tė jenė tė angazhuara pėr tė punuar me udhėheqėsit dhe popullin irakian pėr tė pėrmbushur afatin e caktuar nga Kėshilli Qeverisės i Irakut.
Ndėrkaq, trupat amerikane nė Irak arrestuan tė mėrkurėn njė tė afėrm tė personit mė tė kėrkuar nė Irak, ish-nėn-presidentit Izzat Ibrahim al-Duri. Zoti al-Duri ishte ndihmės i lartė i Sadam Huseinit dhe informacionet, qė do tė ēonin nė kapjen e tij, do tė paguheshin me 10 milion dollarė.
Nė zhvillime tė tjera, grupi ekstremist Ansar al-Sunna mori pėrgjegjėsinė pėr sulmet vetėvrasėse tė sė dielės kundėr partive politike kurde nė Irbil, ku humbėn jetėn tė paktėn 105 veta.
//ze//
Krijoni Kontakt