Meqe ne dore kam nje liber lutjesh te ketij shenjtori shume te respektuar te Kishes Ortodokse, edhe meqe kete liber e mbaj shpesh here me vete, si edhe meqe eshte periudhe pashke (te Dielen qe vjen eshte e Diela e Faljes), do perpiqem te perkthej disa lutje te tijat, te cilave ua keshilloj cdo besimtari, sidomos ortodoks, qe ti pervetesoje ne te tijat te perditeshme, pasi jane nje psalmodi e gjalle edhe lutje zyrtare kishtare.
Borxhet e atyre qe lypin ndjese, jane te falura. Por shih qe te mos i besh strehe urrejtjes per vellezerit e tu, nderkohe qe je duke lypur ndjese te fajeve te tua. Lutjet e ofruara tek Perendia hasin ne dyer te kycura, nese nuk permbajne dashuri, pasi vetem dashuria mund tua hap porten. Nese yt vella eshte i zemeruar me ty, atehere vete Zoti eshte i zemeruar me ty. Edhe nese ke bere paqtim me tet vella ketu poshte, atehere ke bere paqtim edhe me Zotin larte. Po ta presesh tet vella, atehere ke pritur edhe tet Zot. Keshtu pra bej paqtim me Zotin ne personat e atyre qe jane te fyer. Jepi shkak Atij qe te gezoje ne personat e atyre qe jane ne trishtim. Vizitoje Ate ne personin e atyre qe jane te dobet. Ushqeje Ate ne personin e atyre qe jane te pangrene. Ne personin e udhetarit te rraskapitur, pergatiti Atij nje shtrat te bute, lauaja kembet e Atij, vere Ate ne krye te tryezes, thyeje buken tende edhe ndaje me Ate, e po ashtu jepi Atij nga kupa jote. Ai e ka treguar tashme dashurine e Tij te madhe per ty. Ai e ka thyer trupin e Tij per ty edhe e ka dhene gjakun e Tij per ta pire.
Jepme lote, qe te mund te pastroj vetveten edhe te lirohem nga pasionet
O njeridashesi, Jisu Krisht, Perendia yne. Duke shpresuar ngahera ne meshiren Tende, Te lutem, mos me ve ne te majte me dhite, qe te kane shkaktuar kaq zemerim, e mos me thuaj: Amin, Amin, nuk te njoh.
Por, sipas miresise Tende, falme lote te pafundme, e nje zemer te penduar e te perunjur e pastroma ate me ane te frikes Tende, ashtu qe te behet Ndenjese e Hirit Tend. Ndonese jam me mekatari edhe i padenji, pa pushim trokas mbe porten Tende. Edhe pse jam i pandreqshem edhe i ngathet, e nuk benj kujdes per shpetimin tim, une deshiroj qe te vazhdoj mbe Udhen Tende. Shpetome per hir te meshires Tende, pasi mbe cdo gje Ti je i mire, o Zot, e perdellimi Yt eshte mbe cdo pune Tenden. Ndihme, o Mjeshter i te gjithave, qe te gjej mbrojtje ne dobesine e shpirtit tim, ashtu qe te dorezohem prej prishjes mekatare e te lirohem nga lidheset e pasioneve. Mos me mundofte ligesia ime e mos me zente rob demoni armik, por ardhte mbe mua Mbreteria Jote hyjnore edhe Shpirti i nderuar edhe te bejne qe pasionet prishese qe me zoterojne edhe mbreterojne tashti te largohen. Sepse Ti je Perendi i perdellimeve, meshirave e dashurise per njerezine.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 20-02-2004 mė 10:46
Hyjlindesore: Nje kerkese pergjate jetes edhe ndihme pergjate vdekjes
O Virgjereshe edhe Mema e Perendise, ti qe mbajte ne barkun tend Krishtin, Shpetimtarin edhe Perendine tone, tek ti e ve gjithe shpresen, edhe tek ty kam besim, pasi ti je me e larta se te gjitha fuqite qiellore. Ti, qe je e Gjithepastra, mbrome me lutjet e tua te gjithefuqishme. Drejtoje jeten time edhe shpjerme per ne udhen qe kerkohet nga deshira e shenjte e birit tend edhe Perendise tone. Nxirr per mua ndjesen e fajeve, bemu strehe, rruajtje, mbrojtje edhe udherrefyese, duke me shpene pergjate udhes se jetes se perjeteshme. Mos me braktis ne oren e tmerrshme te vdekjes, o zonja ime, por nxito per ne ndihmen time, e shpetome nga mundimet e hidhura te demoneve. Sepse po te deshirosh ti e ke ne dore nje gje te tille, pasi je Mema e Perendise qe mbreteron mbi gjitheshka. Mos pusho se luturi per te gjithe ne, sherbetoret e tu te padenje, ashtu qe te clirohemi nga cdo kurth i te ligut edhe nga cdo e keqe, edhe qe te mos na plagose asnje sulm i lig i tij. Rruajna te pafaj deri ne fund me ane te lutjeve te tua, qe te shpetuar me ane te ndihmes edhe ndermjetimeve te tua, te mundemi qe te lavderojme, hymnojme, falenderojme edhe ti falemi Perendise Nje ne Trini, Krijuesit te te gjithave.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 23-02-2004 mė 12:37
E frikeshme edhe e tmerrshme eshte dita e gjykimit Tend, o Shpetimtari yne, kur mekatat e bera ne fshehtesi do te zbulohen. Prandaj edhe dridhem, o Zot, edhe me ka zene tmerri, pasi mekatat e mia i kane kaluar te gjitha kufijte. Ji i meshirshem me mua sipas meshires Tende, o i Mire edhe i Zemerembel! Hedh veshtrimin tim nga mekatat edhe alarmohem, duke pare teprine e tyre. Si u be qe nje mizeri e tille me ka zene? Gjuha me leshon gjera te mbrekullueshme, por sjellja ime eshte e turpeshme. I mjeri une per ate dite kur te fshehurat do te zbulohen. Te tjereve u duken fjalet e mia jashtemase te bukura, nderkohe qe veprat e mia jane te uleta. I mesoj te tjeret me fjale se si ti drejtojne jetet, por une vete, qe jam nje i pafate, jepem pas pasioneve. I kam shpene te gjitha ditet duke i kaluar neper mekat. Nuk i kam sherbyer te se vertetes qofte edhe per nje dite te vetme. Sapo filloj te pendohem me deshiren per te mos mekatuar me, i ligu vjen edhe me ze ne kurth te urrejtjes se tij. I mjeri une, sepse me deshire i jam dhene leqeve te tij. Kur vete jashte, eci sikur te isha i drejte apo ndonje legjende. Kur shoh nje tjeter qe fejen, e tall edhe perbuz. Ah, ja edhe paudhesite e mia tek do te pershfaqen e une do te turperohem po ashtu. Ah, do te kish qene me mire per mua mos te kisha lindur ne kete bote. Atehere kjo jete kalimtare nuk do te kish mundur te me prishe. Po te mos e kisha pare, nuk do te kisha faj, e nuk do te kisha ndyer veten me mekata, e nuk do te kisha frike prej ndonje llogaridhenie, gjykimi e mundimi. Sa po bej ndermend qe te pendohem, serish kthehem edhe bie ne te njejtat mekata. Koha qe shpie ne mekat me gezon. Madje me duket sikur jam duke bere ndonje gje me vlere. I mjeri une. Deri me tashti asnjehere nuk e kam menduar se ajo qe me pret eshte ferri. Deshira te keqia me shpien ne mekate, edhe kur mekatoj ia hedh fajin djallit. Por i mjeri une, sepse ne te vertete une jam vete ai qe mekaton. I ligu nuk me detyron qe temekatoj. Une mekatoj thjesht nga vete vetja ime. Ji i mire mbe mua, o Ti qe je zemermire ndaj pendonjesve. Falmi paudhesite e mia sipas miresise Tende te madhe. Prano, o Zot, lotet qe ti sjell, edhe pastrome nga cdo mekat, ashtu sikurse pastrove te perdalen. Une e pranoj o Zot se kam mekatuar. Kurseme sipas meshires tende te madhe.
I mjere eshte ai qe rri ne mekat edhe qe nuk mundet te gjeje kohe per tu penduar, pasi ne ate vendin atje do te pendohet, duke murmuritur mekatat e veta pa ndonje dobi ne jete te jeteve. I mjere eshte ai qe thote: tashti eshte koha per te kenaqur trupin, ndersa pendesa per nje moshe me te vonet - pasi papritmas vdekja do ta zere si ne lak edhe shpresa e tij te zhduket. I mjere eshte ai, qe me dijeni zgjedh mekatin, me mendimin se do te pendohet per te mengjesin qe vjen, pasi ai nuk e di se cfare do te sjelle dita apo nata qe vjen. I mjere eshte ai qe e di se cfare eshte e mira, por ne vend ia zgjat doren se ligut, pasi ne diten e ikjes se tij, engjejt e ligj do ta rrembejne. I mjere eshte ai qe me ligesite e veta rrenon fqiun, pasi ne diten e gjykimit do te jape llogari per cdo rrenie qe ua shkaktoi te tjereve, qe iu perkushtuan paudhesive te tija. I mjere eshte ai qe edhe pse ka mohuar boten, gjithsesi mendon si bota, pasi paravolia e atij qe pasi ve doren ne parmende, kthen koken pas, atij do ti ngjaje. I mjere eshte ai qe ndjek deshirmiet e mishit edhe qe eshte i ngathet per tu kujdesur per shpirtin e tij, pasi jeta edhe shpresa e tij do te shperndahen neper dhe. I mjere eshte ai qe nuk nxiton edhe qe nuk ve gjithe forcat per ta pergatitur veten ketu, ashtu qe atje te dale i drejte.
Ati mė i madh sirian, theolog dhe poet. Flitet se shkroi 3.000.000 vargje! Lindi rreth vitit 306 nė Nisivi tė Mesopotamit, u edukua me krishterimin dhe u arsimua nga episkopi i tij, Jakovi (13 janar). Njihte edhe filosofi greke, veēse nuk dinte gjuhėn.
Shumė herėt u bė murg dhe mė vonė dhjak, por nuk pranoi tė lartėsohet nė episkop. Nė Nisivi spikat si shtylla e shkollės theologjike tė tij, orator i vrullshėm dhe pėrluftar i Orthodhoksisė kundėr heretikėve, deri sa mė 363 qyteti pushtohet nga persėt. Dhjakoni oshėnar mbasi u mundua afėr grigjės sė tij, erdhi nė Edhesė tė Mesopotamit.
Aty, nė vend tė takohet me njė burrė shpirtprurės, siē ishte lutur, ndeshi njė prostitutė, qė e vėshtronte pa ia ndarė sytė. Vėrejtjes sė tij, iu pėrgjigj se e vėshtronte, meqė si grua u krijua prej brinjės sė tij, ndėrsa ai duhej tė shikonte jo atė, por dheun nga i cili u formua. Dhe Efremi (sirisht = pjellori e dyfishtė) nga kjo pėrfitoi.
Nė Edhesė jetoi si eremit nė njė mal afėr, vazhdoi tė ushtruarin e tij tė rreptė dhe virtytin e tij dhe qante vazhdimisht duke studiuar Gjyqin e fundit dhe Parajsėn.
Herė pas here vepronte mes besimtarėve, qė e respektonin shumė. Kėshtu, nė zinė e bukės mė 372, bindi tė pasurit tė vendosin nėn administrimin e tij pasuritė e tyre, sa treqind krevate dhe kujdesej pėr tė gjithė nevojtarėt.
Rigjallėron shkollėn theologjike tė Edhesės; shkruan himne tronditėse kataniktike (shpirtdėrrmuese), qė futen nė adhurim qė kur ishte gjallė; kompozon dhe shpjegon vetė muzikėn frymėmadhe tė tyre; shpjegon gjithė Shkrimin; restauron format e ndryshme tė murgjėrisė dhe me Tipikotė qė formulon, i vė njė themel tė qėndrueshėm. Mėson, mahnit, shpėton. Thuhet se vizitoi Vasilin e Madh (1 janar), nė Qesari.
Fjeti mė 9.6.373, dhe kishte urdhėruar qė mė pėrpara, i pėruluri, tė vendosej nė varrezėn pėr tė huajt. E madhėshtuan Etėr tė mėdhenj.
Krijoni Kontakt