Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661

    Fundvjeshte.!

    * * *
    Ishte fundvjeshte, zhurmshem perroi vershonte mes guresh.Gjethet e aheve si flutura te bukura te stines, fluturonin ne ajr, mbyteshin ne perrua ,dhe largoheshin pergjate lugines bashke me mendimet e mija. Dielli shkelqente mes trungjeve dhe i jepte kontrast colorit vjeshtak
    Oret e pritjes ne nje heshtje shurdhuese monotone kalonin
    Me Elonen u dashuruam shume kohe me pare, kur ajo ishte ne vitin e dyte . Dashuria jone erdhi aq e bukur aq papritur.
    Kishte kaluar nje kohe e gjate qe kur puthja jone e pare dogji malin, gishtat u zgjaten kacavjerrshem ne trupin e saj, zjarri pershkoi trupin tim si gjaku qe rrjell nder deje. Lumi nuk e shuante etjen
    Qe atehere asgje nuk ndodhi, ose ndodhi sikur s'kishte ndodhur asgje
    Vala e kurbetit me mori dhe mua, u largova per nje kohe te gjate dhe u ktheva ne ditet e fundit te asaj vjeshte , ku malli me kishte perveluar. U takuam ne kendin tone, i thashe te pres neser ....
    Asgje nuk mendova per ate dite vetem te pres, dhe prita tek vendi yne i perhershem
    Atehere kur vonesa filloi te me shqetesonte, ne kufirin mes dites dhe muzgut ajo erdhi, u afrua me nje gjysme buzeqeshje. E perqafova fort..O zot sa shume kisha endrruar per ate cast , sa me kishte marre malli, sa i lumtur ndihesha
    Por ce do ...kjo lumturi zgjati vetem pak seconda Ndjeva supet e saj te dridheshin, ajo po qante Mbeta si i shtangur, mendova se ishin lot malli..por jo, fytyra e saj kishte pamje tjeter
    Iu luta te me shpjegohej
    Me ato fjale qe i ndante ne rrokje nga te qaret , degjova ate qe me pak se asgje tjeter doja ta degjoja ate nate. Ishte fejuar
    Nuk arrita te flas asgje. Heshta....nuk i kujtova fjalen e dhene, nuk i permenda kujtime, nuk i tregova sa shume kisha vuajtur, sa shume me kishte munguar. Asnje dite e jetes sime nuk mplakej pa menduar per te.
    Pas pak castesh , nuk e di ku gjeta force ti them Te lutem ik..largohu E qara e saj nuk pushonte , ate tingellime me duket sikur e degjoj dhe sot. U afrua me puthi lehte , lehte si e vdekur, u shkeput nga ai perqfim i ftohte duke shkeputur me nje dhimbje djegese dicka nga shpirti im
    Endrrat e mia u shendrruan ne gjethe te kuqrremta te vjeshtes, qe leshonin aq shume zhurme tek ajo largohej , dhe pameshirshem shkelte mbi to. Mbeta vetem..... Mendova ..sikur te kthehet, te me perqafonte si dikur, te qeshnim....gjithcka qe ndodhi ishte vetem si nje loje ...por jo . imazhin e saj te ndjekur nga gjethet e zhurmshme e perpiu nata ne gjitin e vet.
    Nuk e di c ndjeva, ose me mire te them c'pesova ne ate nate te ndarjes. U ula prane rrenjeve te trasha te asaj peme , deshmitare e dhimbjes sime, dhe u treta ne mendime
    Isha cmendur.
    ............................................
    Imagjinata ne sfondin e endrres me dhuroi nje kukull te bukur, veshur me vellon e bardhe, dhe shtrire dhimbshem ne pellgun e varrit shtruar me gjethe te kerrusura vjeshte Ishte dashuria ime e vdekur Doren shetita mbi trupin e qelqte e te ftohte, ndjeva dhimbje, e qava me lot qe nga zemra me kullonin. Ishte shume e bukur. Une me endrrat e mia e ndertova te tille , dhe e humba
    Po pse o zot..? pse e varrosa??
    Kryqin e Shen Valentinos vendosa mbi varrin anonim, ashtu pergjumshem si i dehur ne oret e vona te nates mora rrugen per tu larguar, dhe per t'mos u kthyer me tek perroi i magjishem, ku trishtueshem vdiq ajo qe erdhi tek une pa datelindje, dhe u largua me aq dhimbje.
    Kjo ndodhi ne funvjeshte ne nje mbremje vone. Dhimbjet e asaj nate i ndjej dhe sot
    Ajo u martua ne Itali, a eshte e lumtur?.....se di.!

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Edhe pse duket me shume me nje flete ditari, eshte e bukur ne llojin e saj, si shkrim flas. Si histori e dhimshme, si cdo histori ne fund te fundit. Edhe historite e gezuara tek dhimbja e kane fundin.

    Miresevjen ne forum.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    drenush po me vjen keq per drenushen tende..

    Shume bukur e ke shkruar.
    Kot po pyes a je nen shkumbin a mbi shkumbin ne origjin?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Nuk e di sa rendesi do kishte.....por..ne fakt jam edhe mbi Drin ( lol)
    Faleminderit per vleresimet
    muzg i heshtur

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •