Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 47
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Fetaria & kultura

    E shoh tė dobishme tė sjell edhe kėtė mendim qė nuk ėshtė i obligueshėm tė lexohet patjetėr. Njė kėshillė: Lexonie pa emocione.


    MAQEDONI:

    Hakerėt e mapave

    Shkruan: Arbėn Xhaferri


    Filozofi i njohur Erich Fromm (1900-1980) nė analizat e tij filozofike sjell konkludime se kafshėt pėr tė mbijetuar udhėhiqen nga instiktet, qė ua pėrkufizojnė atyre itinerarin jetėsor dhe nga ana tjetėr, njerėzit nė mungesė tė instikteve, pėr mbijetesė dhe orientim nė jetė, nė kohė dhe hapėsirė shfrytėzojnė mapėn, sistemin e vlerave, adhurimin e diēkaje. Adhurimi mund tė shfaqet ndaj njė figure, prej ari, prej guri, ndaj stėrgjyshėrve, ndaj njė prijėsi karizmatik a diabolik, ndaj njė Zoti abstrakt, ndaj kombit, parasė etj. Mapa e sajuar nga vlerat ofron orientimin nė jetė, ndėrkaq adhurimi i diēkaje ofron intencėn, orientimin drejt njė pike. Pa kėtė mapė, pa kėtė strukturim tė brendshėm tė tablosė pėr botėn dhe rolin e njeriut nė tė, sipas konstatimeve tė Fromit qeniet njerėzore do tė ishin konfuze dhe tė paafta pėr tė vepruar nė mėnyrė intentionale (tė qėllimshme) dhe koherente. Pa kėtė mapė, ose pikėmbėshtetje jeta e njeriut do tė dukej kaotike, prandaj edhe nėse mapa ėshtė e gabueshme, megjithatė ajo kryen njė mision tė rėndėsishėm psikik nė jetėn e njeriut dhe tė shoqėrisė. Nuk ekziston asnjė rast gjatė historisė sė njerėzimit qė njė shoqėri, apo njė bashkėsi, madje as edhe njė individ tė funksionojė pa mapė, pa atė sistem tė vlerave qė lehtėson orientimin nė situata tė ndryshme.

    Po ashtu Erich Fromm hedh idenė se adhurimi ėshtė burim i religjionit pa marrė parasysh se ēka ėshtė objekti i adhurimit, Zoti si vlerė absolute apo nocione tė ndryshme, si kombi, kultura, totemi etj. Nė vijė tė kėtyre pėrsiatjeve, ai nė mėnyrė ingjenioze konstaton faktin e ekzistimit tė religjionit sekret dhe tė atij zyrtar: “Nėse njeriu e respekton pushtetin derisa predikon religjionin e dashurisė, religjioni i pushtetit ėshtė religjioni i tij sekret, ndėrkaq i ashtuquajturi religjion zyrtar, bie fjala krishterizmi shndėrrohet nė ideologji”. Populli shqiptar aktualisht ballafaqohet me paqartėsinė e mapės sė tij kulturore qė krijon konfuzion nė orientim nė situata kritike qė sajohen vetvetiu, meqė nė kėtė kohė tė globalizimit, interaksioni kulturor dhr ndikimet nga jashtė janė intensifikuar.

    Pėr ta kuptuar mapėn shqiptare duhet shtruar pyetjen: ēka ėshtė objekti i adhurimit tė shqiptarėve?. Tė paktėn nė Kosovė dhe nė vise tė tjera jashtė territorit tė shtetit amė objekti i adhurimit ėshtė kombi. Tė gjithė shqiptarėt, e kam fjalėn pėr ata qė kanė kaluar nė aksion, ata qė u janė kundėrvėnė sistemeve represive, qė me dhunė tentonin t’ua ndėrrojnė mapėn e tyre kulturore, t’i asimilojnė, orientim tė vetėm kanė pasur interesin kombėtar. Tė gjitha kryengritjet, tė gjitha flijimet, tė gjitha burgosjet dhe sakrificat e tjera janė bėrė pėr shkak tė mbrojtjes sė kėtij interesi. Nuk njihet asnjė rast tė organizimeve ilegale tė shqiptarėve apo aksioneve tė ndryshme tė orientuara nga idetė religjioze, si bie fjala nė Bosnje. Populli boshnjak e ka ndėrtuar mapėn e vet mbi premisat religjioze dhe nė kuadėr tė kėtij sistemi tė vlerave, tė kėtij botėkuptimi ka vepruar dhe ka hasur nė probleme me organet shtetėrore qė nuk kanė pranuar ide tė tilla brenda sistemit komunist tė vlerave.

    Prijėsi karizmatik i boshnjakėve z. Alia Izetbejgoviē ra nė burg pėr shkak tė njė broshure, “Deklaratės islamike” qė binte nė kundėrshtim me vlerat komuniste tė asaj kohe. Madje, ai nė veprėn e tij autobiografike, “Kujtimet” pėrshkruan takimet e tij nė burg me tė dėnuarit politikė shqiptarė, tė cilėve, nė emėr tė interesave tė pėrbashkėta islame u ofron pėrkrahje. Sipas z. Izetbejgoviē, tė burgosurit shqiptarė e refuzojnė kėtė lloj pėrkrahje pėr shkak tė orientimit tė tyre “ateist”, apo marksist- leninist siē thotė ai. Gjithsesi ata qė e njohin historinė e popullit shqiptar lehtė do tė vijnė nė pėrfundim se ky pozicionim i veprimtarėve politikė shqiptarė nuk buron nga ideologjia marksiste-leniniste, por nga bindjet e tyre tė thella kombėtare, nga ai adhurim religjioz i kombit, nga ajo mapė kulturore qė u ndėrtua nė kohėn e rilindasve tanė.

    Sot shqiptarėt janė ballafaquar me dy lloj rreziqesh: i pari rrezikon substancėn fizike tė tyre dhe buron nga projektet gjenocidale tė sllavėve tė jugut qė synojnė likuidimin fizik dhe biologjik tė shqiptarėve dhe i dyti qė e rrezikon mapėn kulturore, autentike shqiptare duke e zėvendėsuar atė me njė mapė tjetėr, ideologjike a religjioze qė e fut popullin shqiptar nė konflikt tė brendshėm dhe nė konflik me faktorin global. Tė shprehemi me gjuhėn e informatikės, kanosja e parė ėshtė drejtuar kundėr hard-warit shqiptar dhe tjetri kundėr soft-warit apo mapės sė tyre kulturore. Identiteti i njė populli ndėrtohet mbi mapėn e tij kulturore. Shqiptarėt shpesh janė ballafaquar me rreziqe tė tilla qė kanė synuar t’ua shlyejnė mapėn e tyre kombėtare dhe t’i integrojnė ata nė mapa tė huaja kulturore, ideologjike, religjioze apo kombėtare. Madje nė letėrsi, film apo nė veprimtaritė e tjera kulturore janė ndėrtuar figura, personazhe tė pėlqyeshme shqiptarėsh qė nuk rezistojnė tė integrohen nė sistemin e ri tė vlerave. Shqiptarėt e kėtyre viseve ende e kujtojnė personazhin e filmave luftarakė jugosllavė me emrin Kapiten Lleshi (nė interpretim tė Aleksandar Gavriq-it), i cili, si komunist, me orientime projugosllave i ndiqte kėmba-kėmbės ballistėt e “urryer”, i vriste duke e mbrojtur Jugosllavinė nga ata. Ideologėt jugosllavė ofronin kodin pėrmes tė cilit do tė krijoheshin kushte pėr integrim tė shqiptarėve atipikė nė sistemin e ri tė vlerave, mirėpo kot, shqiptarėt e kishin pėrfunduar procesin e vetėdijėsimit kombėtar dhe kishin krijuar njė distancė sanitare qė parandalonte depėrtimin e vlerave tė huaja, kėshtu qė sot Kapiten Lleshi nuk figuron mė nė kujtesėn e tyre. Edhe pushtuesit e tjerė janė pėrpjekur qė tė ndėrrojnė identitetin shqiptar duke e dėnuar atė. Me pushtimin bullgar tė Shkupit filluan persekutimet e shqiptarėve, pėrkatėsisht tė identitetit tė tyre kombėtar. Pushtuesit si objekt dėnimi e zgjodhėn qeleshen e bardhė shqiptare. Ata, xhandarė e qytetarė, ku shihnin shqiptarė me qeleshe tė bardha i rrihnin, i torturonin, madje dhe i vrisnin. Shkupjanėt shqiptarė, duke pandehur se qeleshja ėshtė burim i rrezikut dhe jo identiteti i tyre filluan ta ndėrrojnė atė, duke e zėvendėsuar me njė kėsulė tė zezė, tė shėmtuar, si opozitė ekstreme e sė bardhės, duke pritur kėshtu qė tė sosen vuajtjet e tyre.

    Edhe sot e kėsaj dite, edhe pse bullgarėt janė larguar, ata ende i mbajnė kėto qelesha tė zeza si relike qė pėrkujtojnė trysninė e egėr mbi ta. Ndėrrimi i qeleshes ka njė peshė tė jashtėzakonshme simbolike. Popujt e ndryshėm kur dėshirojnė tė manifestojnė pėrkatėsinė e tyre etnike, kulturore, pra tė tregojnė se i takojnė njė mape vlerash autentike e vėnė kapuēin e tyre. Ēifutėt, qofshin ata krijues, politikanė, sportistė janė mė tė displinuar nė kėtė drejtim. Kur ndėrrohet kapuēi, veēmas kur ai zėvendėsohet me njė tjetėr paralajmėron krizėn e madhe tė identitetit. Ndėrrimi i kapuēit paralajmėron dėshpėrimin nė vetvete dhe orientimin drejt njė mape tė re kulturore. Kohėt e fundit bota ėshtė e ballafaquar me polemika tė ashpra, debate politike, kulturore dhe juridike lidhur me lejimin apo moslejimin e mbajtjes sė shamisė nga ana e nxėnėsve myslimane nėpėr shkolla apo nė institucione tė tjera zyrtare. Ekzistojnė dy lloje debatesh, debate nė mes tė tė krishterėve dhe myslimanėve dhe mes vetė myslimanėve. Kjo fushatė ka kapluar edhe hapėsirat shqiptare, ndonėse jo nė mėnyrė aq intensive. Hapja e polemikave tė kėsaj natyre tregon se mapa kulturore shqiptare e ka humbur qartėsinė e saj. Simptomat e para janė treguar edhe mė herėt, kur pleqtė tanė pas kthimit nga haxhillėku i ndėrronin qeleshet e tyre tė bardha me tė ashtuquajturat terllėqe turko-arabo-ēifute, saqė ato sot dominojnė dhe krijojnė atė imazh oriental tė shoqėrisė shqiptare.

    Fenomeni i shamisė nuk ka qenė i panjohur nė hapėsirat shqiptare dhe nuk ka pse tė trishtohemi nga kjo dukuri me tė cilėn madje jemi familjarizuar. Por ėshtė diēka tjetėr qė brengos: projekti politik qė pėruron simbole pėr t’i spikatur dallimet fetare. Me kėto simbole nuk madhėrohet besimi, por imponohet ndasia. Kjo intencė politike pėr krijim dhe manifestim tė ndasive mbi baza religjioze nuk ka pasoja pėr popujt qė nė tėrėsi i takojnė njė besimi, por krijojnė kontradikta me pasoja shumė tė rrezikshme konfliktuale pėr popujt qė kanė besime tė ndryshme, siē ėshtė populli shqiptar. Kjo mani qė krijon shamia ėshtė projekt i pastėr politik qė manifestohet nė tri faza: nė atė tė parėn krijohet shoku, befasia nga risia qė nė opinion paralajmėrohet si simbol ideologjik-religjioz. Duhet theksuar se pėrurimi i shokut ėshtė i inskenuar. Zgjidhen institucione atraktive, si Parlamenti ku njė deputete pėr herė tė parė shfaqet me shami (rasti i Parlamentit turk). Nė fazėn e dytė kjo befasi shokante vetvetiu hap debatin lidhur me tė drejtat e njeriut, tė tolerancės fetare e kėshtu me radhė qė krijon kontestin dhe ngrit relevancėn politike tė inskenuesve tė shokut qė paralajmėron ndasinė. Nė fazėn e tretė krijohet antagonizmi: ne dhe ata. Mbrojtėsit e shamisė, qė grupohen nė kategorinė “ne”, parapėlqejnė tė jenė viktima, ndėrkaq “ata”, si regjimi francez janė “satrapėt” qė dhunojnė tė drejtat e njeriut.

    Pėrmes njė simboli, shamisė, qė karakterizon njė mapė kulturore inagurohen projekte politike qė nxisin antagonizma tė rrezikshme pėr shoqėritė multikonfesionale siē ėshtė shoqėria shqiptare. Projekti, nė tė parė duket beninj, i parrezikshėm, por nė thelb kanosės pėr identitetin kombėtar. Ashtu si ideologjia komuniste ashtu edhe ajo islame (pra bėhet fjalė pėr ideologji e jo pėr religjion ) kanė tentuar t’i rrėnojnė identitetet kombėtare duke ofruar shkrirjen nė njė identitet universal, qė ishte paravan pas tė cilit fshiheshin interesat, dikur tė sllavėve apo sot tė arabėve. Populli shqiptar nė njė kohė tė gjatė po zhvillon beteja me kėta hakerė klasikė a modernė qė synojnė ta ndėrrojnė identitetin e tyre kombėtar, duke imponuar orientime religjioze apo politike. Sot e kėsaj dite qarkullojnė ide pėr krijimin e identitetit tė ri mbi baza politike qė e personifikuam me figurėn e integralistit filmor Kapiten Lleshi, krahas atyre pėr ripėrkufizim tė identitetit mbi baza religjioze, ku terllėku ia zė vendin kapuēit tė bardhė, apo pėrdorimi insistues i shamisė nė institucionet laike shtetėrore. Tė mos harrojmė dukurinė e dhėnies sė emrave dhe mėnyrave tė pėrshėndetjes. Kur u bė i famshėm Gamal Abdel Naseri, njė nacionalist arab, shoku i ngushtė i Titos, aspak religjioz dhe shumė antishqiptar, disa nga prindėrit tanė, me mapa tė dėmtuara i pagėzuan fėmijėt e vet me emrin e tij: NASER. Kėto projekte qė instalojnė konfliktin, polarizimin nė vete nuk ngėrthejnė asnjė interes religjioz, por thjesht kanė tė bėjnė me tendencat pėr ekspandim tė vlerave, tė mapave tė ndryshme kombėtare, kulturore, qytetėruese. Sot, megjithatė nga burime tė ndryshme imponohet ideja e konfrontimit planetar mbi baza religjioze pėrkundėr faktit real se vetė religjionet nuk pėrmbajnė mesazhe konfliktuale.

    Por, prej nga burojnė kėto politika konfliktuale? Ėshtė njė fakt i pamohueshėm se mapa perėndimore depėrton lehtazi nė gjithė rruzullin tokėsor nė sajė tė teknologjisė sė pėrsosur, produkteve cilėsore, organizimit shoqėror qė i garanton tė drejtat e njeriut dhe funksionimin e shtetit ligjor. Ky ėshtė njė proces i pandalshėm dhe i pakontrollueshėm. Kėto vlera, ē’ėshtė e vėrteta nuk janė aspak religjioze. Ky depėrtim kaq i lehtė i kėtyre vlerave nė kultura tė tjera krijon nervozizėm dhe fustracion te elitat e popujve tė ndryshėm qė pėrfundojnė me reagime tė natyrave tė ndryshme. Dikush hedh idenė qė tė mos festohet dita e Shėn Valentini e dikush hedh bomba. Reagimet mė ekstreme vijnė nga disa qarqe arabe.

    Shumė intelektualė, krijues, politikanė dhe demagogė ngrejnė zėrin kundėr kėtyre formave tė transplantimit tė vlerave, mirėpo tė vetėdijshėm se nuk mund tė fitojnė betejėn nė fushėn e teknologjisė, politikės, jurispondencės, demokracisė etj. prej nga lanēohen kėto vlera, e bartin garėn nė fushėn e religjionit, ku retorikat, imagjinatat bėjnė mė shumė punė sesa faktet. Logjika ėshtė e thjeshtė: ofrohet largimi nga terreni ku maten fenomenet, nė njė terren ku fenomenet janė tė pamatshme, pra ofrohet ideja se nuk ka kurrfarė rėndėsie nėse teknologjia perėndimore ėshtė shumė mė e avacuar, ashtu si shoqėritė e tyre demokratike, por ėshtė me rėndėsi se Zoti ynė, feja jonė, mapa jonė religjioze (nė fakt kulturore) ėshtė mė superiore sesa Zoti i tyre, me ēka sėrish pėrurohet politeizmi.

    Njė betejė e humbur teknologjike dhe shoqėrore synohet tė shndėrrohet nė fitore absolute pėrmes bartjes sė krahasimit nė fushėn religjionit, ku vlejnė rregulla tė tjera shumė intime, subjektive dhe tė pamundura qė tė objektivizohen. Ky krijim artificial i antagonizmave nė mes tė krishterizmit dhe islamit, qė nxitet nga interesat banale politike apo frustracionet psikike tė disa qarqeve, nga ajo mendėsi irracionale antioksidentale nuk do tė ngadhnjejė, por do tė krijojė viktima tė kota tragjike nė periferi tė shoqėrive tė ashtuquajtura islamike qė kufizohen me ato krishtere. Ky antagonizėm nuk i ka rrėnjėt e veta nė Perėndim, por nė Lindje. Qytetėrimi perėndimor ka hequr dorė nga nxitja e kėtij lloji tė antagonizmit qė nė kohėn e kryqėzatave. Siē dihet logjikėn e kryqėzatave, perėndimorėt e zėvendėsuan me atė tė renesansės, humanizmit, iluminizmit dhe liberalizmit.

    Pra, krijimi i anatagonizmave fetarė ėshtė projekt politik qė mėton tė realizohet duke krijuar ēdo ditė simbole tė reja identifikuese pėrmes tė cilave ndėrtohet ndasia rigjide mes religjioneve. Kėto ndasi planetare i zvetnojnė mapat kombėtare, nė rastin konkret, atė shqiptare. Individė tė ndryshėm, duke qenė tė bindur se kėto antagonizma janė sakrale, pa vetėdije i bashkangjiten kėtij procesi artificial polarizues mbi baza fetare dhe bėhen bartės, avoketėr tė kėtij projekti tė paarsyeshėm dhe tė dėmshėm pėr ardhmėrinė e popullit shqiptar. Ėshtė e dhimbshme kur ballafaqohesh me faktin se nė mesin e kėtyre avoketėrve has nė emra tė respektuar nė fushėn e krijimtarisė, shkrimtarė, historianė, publicistė etj. Hakerėt modernė qė punojnė me projektin e ndėrrimit tė mapės kulturore shqiptare dhe zėvendėsimin e saj me njė mapė tjetėr nuk perceptohen si tė huaj, ngaqė fshihen prapa koncepteve religjioze dhe nė emėr tė Zotit, pėrkatėsisht nė emėr tė keqpėrdorimit blasfemik tė Zotit i shkaktojnė dėme tė pariparueshme popullit shqiptar duke e futur atė nė konfikt me vetveten dhe me faktorėt globalė qė determinojnė tė gjitha proceset teknologjike, financiare, historike, etj nė botė. Shekulli, 21/02/2004
    IHS

  2. #22
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    OOHH pash Zotin!!!
    E kam lexuar dhe ster lexuar shkrimin e Areben Xhaferrit ne gazeten Shekulli dhe nuk di se c'te vleresoj me teper, injorancen religjoze apo fjalorin e pasur te Xhaferrit.
    Xhaferri qe kur fillon te polemizoje per shamine gabon duke thene se
    "Fenomeni i shamisė nuk ka qenė i panjohur nė hapėsirat shqiptare "
    Xhaferri duke qene edhe nje ultra-nacionalist mesiguri e di se edhe ne kulturen tone kombetare shamia e femres si ne te gjitha vendet ballkanike ka qene nje fenomen i njohur dhe karakteristik per vendet perkatese te Ballkanit.
    Xhaferri vazhdon te jete akoma me cinik kur shprehet se :
    "Por ėshtė diēka tjetėr qė brengos: projekti politik qė pėruron simbole pėr t’i spikatur dallimet fetare"
    Ne kete pjese te shkrimit te tij dua ta falenderoj si ate ashtu edhe kolegun e tij kosovar qe per here te pare ka hapur dyert e nje propagande si ai i "Islamit Politik" pasi askush nuk guxonte me pare ta hidhte si ide.
    Pjesa e dyte e monedhes eshte se perkunder injorances fetare te intelektualeve tane shqiptare dihet islamikisht se "shamia e muslimanes" nuk eshte simbol islam por eshte pjese e mbuleses trupore te obliguar me Kur'an dhe Hadith.
    Thatesia intelektuale e Xhaferrit ndodh shpesh here ne pergjumjen e tij natyrale dhe shpesh here ajo reflektohet edhe ne thenie a shkrime te tij si shembulli i shkrimit:
    "Kur u bė i famshėm Gamal Abdel Naseri, njė nacionalist arab, shoku i ngushtė i Titos, aspak religjioz dhe shumė antishqiptar, disa nga prindėrit tanė, me mapa tė dėmtuara i pagėzuan fėmijėt e vet me emrin e tij: NASER."
    Keto jane shembuj te rendomta qe s'kane te bejne me temen vetem ne menyre qe ta ilustroje pak me llustren anti-c'fare qe as ai nuk e di se kujt i drejtohet, por gjithsesi le te vazhdojme pak me analizen.
    Xhaferri shkon me tej dhe per ti dhene llustren e fundit ai ndermerr shembuj teknollogjik te cilat sipas tij nuk kane te bejne me religjonin dhe i i tille "krijon nervozizėm dhe fustracion te elitat e popujve tė ndryshėm qė pėrfundojnė me reagime tė natyrave tė ndryshme." Vazhdon akoma pergjumesia e xhaferrit dhe detyrohet te thote:
    "Dikush hedh idenė qė tė mos festohet dita e Shėn Valentini e dikush hedh bomba. Reagimet mė ekstreme vijnė nga disa qarqe arabe."
    Per cilat qarqe arabe behet fjale? - (heshtje). Ne etiken e intelektualit eshte se nese mbron nje teze ate duhet ta argumentosh, megjithate une mund t'ia argumentoj ndryshe se reagimet me ekstreme vijne mbi te gjitha nga orthodoksia greke e cila ka kundershtuar me force mos festimin e shen valentinit sepse ky shenjtor nuk i perket kishes orthodokse. Ky rast eshte me ekstrem se ai i arabeve muslimane te cilet nuk ngaterrohen me te tilla specialitete italo-katolike.
    Xhaferri mesa duket ne vazhdim-shkrimin e tij duket qarte se eshte i prapambetur ne intelektualitetin e tij prej gjumashi. Ne nje kohe kur Perendimi eshte koshient dhe i ndergjegjshem per kaosin dhe katastrofen qe ka sjelle "zhvillimi" teknologjik, ai mbetet akoma ne periudhen pos-feudale duke u entuziazmuar per "zhvillimet" qe po ndodhin-ne fakt kane ndodhur-ne teknologjine perendimore. Mire po fakti eshte se askush prej muslimaneve nuk eshte i nervozuar apo i shqetesuar per keto lloj zhvillimesh pasi qe ai eshte realizimi i projektit "IKRA'e" ne Kur'an e cilesuar nga Gete se Islami eshte kapuc perfekt per kokat e evropianeve.
    Besoj se pakashume eshte i kuptueshem pergjumja e Shen Xhaferrit dhe nuk do te zgjatem pasi do ti kaloj temes ne menyre me te drejtperdrejte.
    respekt rapsodi
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  3. #23
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    Shamia!!
    Do te jem shume i shpejt pasi nuk kam kohe te jap shpjegime!
    Shamia ne ajetin Kur'anor vjen ne gjuhen arabe neprmjet fjales "khumur" i cili eshte shumes i fjales "khimar" qe do te thote "ajo qe mbulon koken e femres" (lisan al arab, ibn mundhir), gjithashtu edhe ibn Hajjan ne librin e tij "Bahr al Muhijt" shpjegon se fjala Khumur eshte mbulesa e kokes se femres deri ne gjoksin e saj (bashk me gjoksin).
    Ajeti qe flet per obligimin e shamise: "Thuaju besimtareve te mos tregojne bukurite e tyre, pervec atyre qe duken prej tyre" sure an nur 31
    Ne pjesen e dyte te vargut ka nje vecim kur thuhet "... pervec atyre qe duken prej tyre" - sipas te gjith komentuesve te Kur'anit eshte "fytyra dhe duart" bazuar ne disa hadithe te Muhamedit si:
    Esmaja e bija e Ebu Bekrit hyri tek Muhamedi (a.s.) e veshur me rroba te holla (te tejdukshme), Ai i tha: O Esma, femra nese i ka mestruacionet (ne pubertet) duhet te mbulohet e tera pervec kesaj dhe kesaj, dhe beri me shenje nga duart dhe fytyra" Transmetoi Ebu Dawud
    Gjithashtu ne baze te shkolles Juridike Hanefite te se drejtes islame qe aplikohet ne Ballkan por edhe ne nje pjese te mire te evropes ne formen krahasimtare thote se pervec argumentave citues nje argument llogjik eshte se ajo duhet te jete e mbuluar sic eshte ne Namaz dhe Haxh.
    Ndersa kunderthenia ose replika se Shamia nuk eshte simbol duhet te drejtohemi ne shkaqet e zbritjes se ajetit.
    Esmaja e bija e Murethid qndronte ne dhomezen e saj kru aty hyne shume gra qe iu duknin pjeset e turpshme si kofshet, gjoksi dhe floket, ajo e indinjuar tha: C'gje me e shpifur qe eshte kjo? atehere zbriti ajeti Kur'anor ne suretu Nur 30-31
    Pra nuk ka per qellim te simbolizoje por qellim te organizimit te jetes pjese e te ciles eshte edhe mbulesa e trupit. Dijetaret te gjithe e kane klasifikuar kete fenomen si mbulese e trupit dhe nuk e kane klasifikuar si dallim nga fete e tjera. Ne muslimanet nuk kemi simbole sepse nuk jemi ikonoadhurues per kete edhe nuk bartim simbole si psh. kryqi apo jarmulket cifute.
    Ndersa Hixhabi sic e shpjegova me lart nuk eshte pjese e mbuleses trupore por se ajo eshte pelhure mbi ate mbulese shih. tefsir al Mewdudi
    pershendetje
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-02-2004
    Vendndodhja
    afer jush
    Postime
    81
    jo jo mos u merzite se ne e dime mire per qka duhete ta derdhime gjakune e per qka jo,ne nuk derdhime gjake sikure do shqipe folsite per te tjeret po derdhime vetem per atdhe e moral
    e per dollar sikure ju nuk vdesim kot............
    djema mos u ngutni se do te vie fundi i cdo privitvizmi dhe agresiviteti......

  5. #25
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324

    Mbulesa Islame shkak per udhezimin e shate grave

    Motra ime eja me mua ta shofesh kete grua e cila eshte shembulli i ndershem i grave te cilat therasin ne fene e Allahut s.v.t
    Ajo nuk kishte turp nga mbulesa e saj edhe pse gjendej ne mes te europes . Kjo shkaktoj qe Allahu s.v.t ti dhuroje nje dhunti shume te madhe e ajo eshte hyrja ne fe e shtate grave te tjera ....

    Lexoni kete tregim .......

    Kjo grua saudiane shkoj ne shoqerim te burrit ne nje konference te medicines ne nje qytet europjan . Ajo shkoj atje duke ditur se Zoti eshte i Njejti edhe ne europe . Ajo e dinte se edhe atje ka burre sikur dhe ketu . Ishte e kapur ne fene dhe ne mesimet e fese se vet . Normalisht se kjo reflektohej edhe ne mbulesen e saj . Ajo ishte e mbuluar plotesisht me mbulese Islame

    Ajo shkoj ne ate qytet me mbulese e saje te plote Islame saqe prej asaj nuk dukej asgje

    Ajo me burrin e saj kalonte neper koridiret e salles ku mbahej koferenca. E tera ne te zeza askush nuk e dinte se cka ka brenda . Te gjithe syte e shikonin dhe deshironin te dine se cka bene kjo mbulese e plote ne qender te europes ?

    Gje te cilen se kishin pare me heret.

    Shume gra europjane u grumbulluan rreth asaj . Ato ishin profesoresha. Ato ju drejtuan dhe i thane ?

    "Sigurisht keshtu je mbuluar se ke ndonje te mete ose fytyra jote eshte e shemtuar" ?

    Keshtu ato mendojne se mbulesa ua mbulone shemtimin e tyre

    I mori ne nje skaj dhe ua zbuloj fytyren e pane se s'kishte as te meta e as ndonje shemtim madje fytyra e saj ndriconte . Ishte edhe sikur dhe grate e tjera

    Bisedoj me to dhe u sqaroj poziten e gruas ne Islam madheshtin e gruas muslimane sa e mbron mbulesa dhe ne pergjithsi mbi mesimet Islame . Pas 20 minutash bisede shtate grate publikuan hyrjen e tyre ne Islam . Ato hyren ne fene Islame kurse shkak ishte kjo grua e cila kujdesej per nderin mbulesen dhe fene e saj

    Si shtate profesoreshat te hyjne vetem per njezet minuta !

    Kjo grua nuk kishte turp nga mbulesa e saj nuk i vinte rende ta mbaje mbulesen Islame nuk pranoj te shkrihet ne mesin e kesaj shoqerie e te behet e lire pasiqe e kishte bere Islami krenare

    E tille eshte gruaja muslimane nese e kryen misionin e saj e udheheq boten . Nje grua e thjeshte i hudheheq profesoreshat !!

    Allahu te dhashe sukses motra ime muslimane te mbrofte dhe te befte te dobishme per Islamin dhe muslimanet e te befte shmellbutyre per te tjera

    Valle dhe pas ketij rasti do te turperohesh nga mbulesa jote pa marre parasysh a gjindesh ne vendin tend ose vende te huaja ?!

    Pershtati Bekir Halimi
    www.albislam.com
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga altin55 : 26-02-2004 mė 14:32
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  6. #26
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Nese ka mbetur morali tek nje shami ose nese meshkujt nuk mund te mbajne veten kur shofin nje femer ne mini fund ose pse jo edhe nudo, atehere me mire mos te jemi.
    Ketu njeriu tregon dobesine, tregon qe ai vet eshte i pamoralshem e jo femra nekete rast.
    Per mue te vishet kush si te done.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-02-2004
    Vendndodhja
    afer jush
    Postime
    81
    po veq femrate nese daline nudo ai eshte provokime apo,e per veshjen e njerezve nuk kemi qka te perzihemi ne kush qysh te done net veshete veq kure vjene puna mu tu perezi dikush ne familjene tende mos me lene hyrjene ne vende te ndryshme atehere ai eshte cenim i drejtave une nuk kame qefe si rrobe ne vendine tim te jetoje e per ate thashe se e derdhi gjakune.
    e per femrate tjera qe nuk jane me shami une nuk thome qe jane te pamoralshme perkundrazi edhe ata jane motrat tona siq jane ato me shami...........
    djema mos u ngutni se do te vie fundi i cdo privitvizmi dhe agresiviteti......

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271
    Turqit na bene mysliman me hir dhe me pahir, jane 99.99999% mysliman, dhe ne na quajne bijte e tyre, sepse thone qe shqiptaret jane myslimane sepse jane pasardhes te ushtareve turq qe kane qene ne Shqiperi.
    E prape se prape ne Turqi eshte e ndaluar mbajtja e shamise ne shkolla.

    Kur baba e ndalon shamine, cna intereson neve? S'eshte as simbol kombetar, asgje qe vjen nga trashegimia jone kulturore, cna duhet ne?

    Mos u beni pre e propagandes islamike, e atyre qe se kane per gje t'ju japin nje llokum dinamiti e vrisni veten pastaj. Shqiptari ka qene katolik, mysliman, orthodox, por ne rradhe te pare ka mbajtur traditen e vet. Mos jeni gje myslimane me te mire se prinderit tuaj? Une s'mbaj mend te kete mbajtur njeri shami ne koke. Shkoj tani ne Shqiperi coku shoh ndonje cafke te zeze qe sikur ndjell keq.

    Shamia s'ju ben me te mire sesa jeni, para Zotit te gjithe jane mekatare me shami dhe pa shami. Ketu ku jam une ka shume femra turke me shami, por per nga ndeshmeria jane me keq sesa ato pa shami, disa jane nga me perverset. Kujtojne se shamia i lan mekatet.

    Ne jemi komb i kulturuar dhe dime ti respektpjme rregullat. Nese ministra e aresimit, apo administrata e shkolles, e ka vendosur keshtu, le te mesojme ti respektojme rregullat. Kur i respekton nje popull barbar si Turqia, por ne.....

    Zoti ju bekofte!!
    Jezusi ju do!!
    Ditėt e njeriut janė si bari;
    ai lulėzon si lulja e fushės;
    nė qoftė se era i kalon sipėr,
    ai nuk ėshtė mė dhe vendi i tij nuk njihet mė.
    Por mirėsia e Zotit vazhdon nga pėrjetėsia nė pėrjetėsi
    pėr ata qė kanė frikė prej tij,
    dhe drejtėsia e tij pėr bijtė e bijve,
    pėr ata qė respektojnė besėlidhjen e tij
    dhe mbajnė nė mendje urdhėrimet e tij
    pėr t`i zbatuar nė praktikė.

    Psalmi 103

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anėtarėsuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    188
    jesusshaus

    Me vjen keq qe flet keshtu por ti e di mire qe bibla e ka urdher mbajtjen e shamise dhe nese nuk e mban thote rrujeni koken me Zor atehere pse ju shqeteson shamia e muslimanes apo sepse jeni shume maniak femrash dhe s'doni te lini femer pa pare.Lere mo tjetren te jetoj jeten e saj ashtu si ajo e mendon fundi fundit ka me shume te drejte ajo qe emban sesa ti qe kerkon mos ta mbaje dhe je dhe shume gabim kur mendon qe ajo mos mbaje shamine .

    Clidhje ka turku me shamine Sot.PSe sme flet pak per ortodokset qe akoma e kesaj dite embajne shamine po keshtu dhe katoliket shko dhe shiko ne malsi te madhe .Pra mundohuni te diskutoni me bukur jo duke then fjale qe iu ka dalur boja tani.

    Pra ju kristianet sa here do diskutoni me ne muslimanet vetem ne dy pika do hudheni perpjete.

    Nje turku dy demokracia.Duke lene biblen anash pse nuk na thoni nje vereset biblik qe e ndalon shamine dhe pse e ndalon.Pse re djalosh i mbare mundohesh te thuash fjale qe si perkasin nje njeriu me mend dhe inteligjence.

    Shume prej jush duke qene te deshtuar ne debate hudhni tym ne ajer me fjale te kota pa pike argumneti llogjik ose shkencor ose tologjik.

    Shkoni dhe lexoni biblen mesojeni mire dhe pastaj nese bibla e kundershton kete gje atehere hajdeni dhe na thoni ne muslimaneve sepse nese bibla nuk e kundershton mbulesen por perkundrazi e ka urdher ateher ju bie te mekatoni dhe te shkelni fjalen e shenjte me shkrimet e juaja.

    (letra epare e korintesave 11 5-13)edhe cdo grua qe lutet ose profetizon koke zbuluar turpron kryet e saj sepse eshte njesoj sikur gruaja te ishte e rruar .Sepse ne qoftese gruaja nuk mbulohet, le tia qethin floket ,por ne qofte per gruan eshte turp te qethet ose te rruhet le te mbuloje kryet e saj…[Prandaj gruaj per shkak te engjejve duhet te kete shenje pushteti mbi kryet…Gjykoni nder veten tuaj ,A I ka hije gruas ti lutet perendise pa u mbuluar”
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarėve kishte burra qė vėrtetuan besėn e dhėnė All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhėnė jetėn, dhe ka prej tyre qė janė duke pritur (ta zbatojnė) dhe ashtu nuk bėnė kurrfarė ndryshimi

  10. #30
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anėtarėsuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    Postuar mė parė nga iliria e para
    Nese ka mbetur morali tek nje shami ose nese meshkujt nuk mund te mbajne veten kur shofin nje femer ne mini fund ose pse jo edhe nudo, atehere me mire mos te jemi.
    Ketu njeriu tregon dobesine, tregon qe ai vet eshte i pamoralshem e jo femra nekete rast.
    Per mue te vishet kush si te done.
    Iliria, si jeni mire?
    Nese keto qe thua jane te verteta, atehere te pergezoj sepse qenke shume i forte dhe ben pjese ne nje perqindje shume te vogel djemsh qe do vepronin si ty.

    Por nga ana tjeter, duhet ta kuptosh qe mashkulli eshte bere i dobet ne natyre "weak in flesh" dhe s'mund te konsiderohet si i pamoralshem nese nje vajze e bukur i terheq vemendjen. Kjo eshte natyra e tij dhe nese subjektet egzistojne (ne kete rast vajzat me veshje te papershtatshme) atehere eshte me se normale qe ato te mos permbahen. Dhe faktikisht, do thoja qe eshte dicka gabim me djalin nese nuk do i bente pershtypje asnje vajze.

    Nese mendon se jam gabim, te garantoj se po pyete te gjithe djemte e forumit do ma mbeshtetnin mendimin se nese nje vajze "drop dead gorgeous" do u kalonte prane, ato do kthenin koken pa perjashtim, ok? Prandaj eshte femra ajo qe duhet t'i eliminoje keto gjera me veshjen e saj te pershtateshme!

    Me respekt!
    p.s. A guy is a guy; no matter if he is Albanian, Arab, Muslim, Non-Muslim!
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Grabitja e dashurise dhe Shamia
    Nga _Mersin_ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 09-04-2011, 06:39
  2. Shamia nė tramvajet vjeneze
    Nga Vista nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 08:55
  3. Shamia pengohet dhe ne shkollat kosovare
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-10-2006, 11:27
  4. Shamia nėpėr kohėra
    Nga altin55 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-10-2006, 11:44
  5. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •