E shoh tė dobishme tė sjell edhe kėtė mendim qė nuk ėshtė i obligueshėm tė lexohet patjetėr. Njė kėshillė: Lexonie pa emocione.
MAQEDONI:
Hakerėt e mapave
Shkruan: Arbėn Xhaferri
Filozofi i njohur Erich Fromm (1900-1980) nė analizat e tij filozofike sjell konkludime se kafshėt pėr tė mbijetuar udhėhiqen nga instiktet, qė ua pėrkufizojnė atyre itinerarin jetėsor dhe nga ana tjetėr, njerėzit nė mungesė tė instikteve, pėr mbijetesė dhe orientim nė jetė, nė kohė dhe hapėsirė shfrytėzojnė mapėn, sistemin e vlerave, adhurimin e diēkaje. Adhurimi mund tė shfaqet ndaj njė figure, prej ari, prej guri, ndaj stėrgjyshėrve, ndaj njė prijėsi karizmatik a diabolik, ndaj njė Zoti abstrakt, ndaj kombit, parasė etj. Mapa e sajuar nga vlerat ofron orientimin nė jetė, ndėrkaq adhurimi i diēkaje ofron intencėn, orientimin drejt njė pike. Pa kėtė mapė, pa kėtė strukturim tė brendshėm tė tablosė pėr botėn dhe rolin e njeriut nė tė, sipas konstatimeve tė Fromit qeniet njerėzore do tė ishin konfuze dhe tė paafta pėr tė vepruar nė mėnyrė intentionale (tė qėllimshme) dhe koherente. Pa kėtė mapė, ose pikėmbėshtetje jeta e njeriut do tė dukej kaotike, prandaj edhe nėse mapa ėshtė e gabueshme, megjithatė ajo kryen njė mision tė rėndėsishėm psikik nė jetėn e njeriut dhe tė shoqėrisė. Nuk ekziston asnjė rast gjatė historisė sė njerėzimit qė njė shoqėri, apo njė bashkėsi, madje as edhe njė individ tė funksionojė pa mapė, pa atė sistem tė vlerave qė lehtėson orientimin nė situata tė ndryshme.
Po ashtu Erich Fromm hedh idenė se adhurimi ėshtė burim i religjionit pa marrė parasysh se ēka ėshtė objekti i adhurimit, Zoti si vlerė absolute apo nocione tė ndryshme, si kombi, kultura, totemi etj. Nė vijė tė kėtyre pėrsiatjeve, ai nė mėnyrė ingjenioze konstaton faktin e ekzistimit tė religjionit sekret dhe tė atij zyrtar: Nėse njeriu e respekton pushtetin derisa predikon religjionin e dashurisė, religjioni i pushtetit ėshtė religjioni i tij sekret, ndėrkaq i ashtuquajturi religjion zyrtar, bie fjala krishterizmi shndėrrohet nė ideologji. Populli shqiptar aktualisht ballafaqohet me paqartėsinė e mapės sė tij kulturore qė krijon konfuzion nė orientim nė situata kritike qė sajohen vetvetiu, meqė nė kėtė kohė tė globalizimit, interaksioni kulturor dhr ndikimet nga jashtė janė intensifikuar.
Pėr ta kuptuar mapėn shqiptare duhet shtruar pyetjen: ēka ėshtė objekti i adhurimit tė shqiptarėve?. Tė paktėn nė Kosovė dhe nė vise tė tjera jashtė territorit tė shtetit amė objekti i adhurimit ėshtė kombi. Tė gjithė shqiptarėt, e kam fjalėn pėr ata qė kanė kaluar nė aksion, ata qė u janė kundėrvėnė sistemeve represive, qė me dhunė tentonin tua ndėrrojnė mapėn e tyre kulturore, ti asimilojnė, orientim tė vetėm kanė pasur interesin kombėtar. Tė gjitha kryengritjet, tė gjitha flijimet, tė gjitha burgosjet dhe sakrificat e tjera janė bėrė pėr shkak tė mbrojtjes sė kėtij interesi. Nuk njihet asnjė rast tė organizimeve ilegale tė shqiptarėve apo aksioneve tė ndryshme tė orientuara nga idetė religjioze, si bie fjala nė Bosnje. Populli boshnjak e ka ndėrtuar mapėn e vet mbi premisat religjioze dhe nė kuadėr tė kėtij sistemi tė vlerave, tė kėtij botėkuptimi ka vepruar dhe ka hasur nė probleme me organet shtetėrore qė nuk kanė pranuar ide tė tilla brenda sistemit komunist tė vlerave.
Prijėsi karizmatik i boshnjakėve z. Alia Izetbejgoviē ra nė burg pėr shkak tė njė broshure, Deklaratės islamike qė binte nė kundėrshtim me vlerat komuniste tė asaj kohe. Madje, ai nė veprėn e tij autobiografike, Kujtimet pėrshkruan takimet e tij nė burg me tė dėnuarit politikė shqiptarė, tė cilėve, nė emėr tė interesave tė pėrbashkėta islame u ofron pėrkrahje. Sipas z. Izetbejgoviē, tė burgosurit shqiptarė e refuzojnė kėtė lloj pėrkrahje pėr shkak tė orientimit tė tyre ateist, apo marksist- leninist siē thotė ai. Gjithsesi ata qė e njohin historinė e popullit shqiptar lehtė do tė vijnė nė pėrfundim se ky pozicionim i veprimtarėve politikė shqiptarė nuk buron nga ideologjia marksiste-leniniste, por nga bindjet e tyre tė thella kombėtare, nga ai adhurim religjioz i kombit, nga ajo mapė kulturore qė u ndėrtua nė kohėn e rilindasve tanė.
Sot shqiptarėt janė ballafaquar me dy lloj rreziqesh: i pari rrezikon substancėn fizike tė tyre dhe buron nga projektet gjenocidale tė sllavėve tė jugut qė synojnė likuidimin fizik dhe biologjik tė shqiptarėve dhe i dyti qė e rrezikon mapėn kulturore, autentike shqiptare duke e zėvendėsuar atė me njė mapė tjetėr, ideologjike a religjioze qė e fut popullin shqiptar nė konflikt tė brendshėm dhe nė konflik me faktorin global. Tė shprehemi me gjuhėn e informatikės, kanosja e parė ėshtė drejtuar kundėr hard-warit shqiptar dhe tjetri kundėr soft-warit apo mapės sė tyre kulturore. Identiteti i njė populli ndėrtohet mbi mapėn e tij kulturore. Shqiptarėt shpesh janė ballafaquar me rreziqe tė tilla qė kanė synuar tua shlyejnė mapėn e tyre kombėtare dhe ti integrojnė ata nė mapa tė huaja kulturore, ideologjike, religjioze apo kombėtare. Madje nė letėrsi, film apo nė veprimtaritė e tjera kulturore janė ndėrtuar figura, personazhe tė pėlqyeshme shqiptarėsh qė nuk rezistojnė tė integrohen nė sistemin e ri tė vlerave. Shqiptarėt e kėtyre viseve ende e kujtojnė personazhin e filmave luftarakė jugosllavė me emrin Kapiten Lleshi (nė interpretim tė Aleksandar Gavriq-it), i cili, si komunist, me orientime projugosllave i ndiqte kėmba-kėmbės ballistėt e urryer, i vriste duke e mbrojtur Jugosllavinė nga ata. Ideologėt jugosllavė ofronin kodin pėrmes tė cilit do tė krijoheshin kushte pėr integrim tė shqiptarėve atipikė nė sistemin e ri tė vlerave, mirėpo kot, shqiptarėt e kishin pėrfunduar procesin e vetėdijėsimit kombėtar dhe kishin krijuar njė distancė sanitare qė parandalonte depėrtimin e vlerave tė huaja, kėshtu qė sot Kapiten Lleshi nuk figuron mė nė kujtesėn e tyre. Edhe pushtuesit e tjerė janė pėrpjekur qė tė ndėrrojnė identitetin shqiptar duke e dėnuar atė. Me pushtimin bullgar tė Shkupit filluan persekutimet e shqiptarėve, pėrkatėsisht tė identitetit tė tyre kombėtar. Pushtuesit si objekt dėnimi e zgjodhėn qeleshen e bardhė shqiptare. Ata, xhandarė e qytetarė, ku shihnin shqiptarė me qeleshe tė bardha i rrihnin, i torturonin, madje dhe i vrisnin. Shkupjanėt shqiptarė, duke pandehur se qeleshja ėshtė burim i rrezikut dhe jo identiteti i tyre filluan ta ndėrrojnė atė, duke e zėvendėsuar me njė kėsulė tė zezė, tė shėmtuar, si opozitė ekstreme e sė bardhės, duke pritur kėshtu qė tė sosen vuajtjet e tyre.
Edhe sot e kėsaj dite, edhe pse bullgarėt janė larguar, ata ende i mbajnė kėto qelesha tė zeza si relike qė pėrkujtojnė trysninė e egėr mbi ta. Ndėrrimi i qeleshes ka njė peshė tė jashtėzakonshme simbolike. Popujt e ndryshėm kur dėshirojnė tė manifestojnė pėrkatėsinė e tyre etnike, kulturore, pra tė tregojnė se i takojnė njė mape vlerash autentike e vėnė kapuēin e tyre. Ēifutėt, qofshin ata krijues, politikanė, sportistė janė mė tė displinuar nė kėtė drejtim. Kur ndėrrohet kapuēi, veēmas kur ai zėvendėsohet me njė tjetėr paralajmėron krizėn e madhe tė identitetit. Ndėrrimi i kapuēit paralajmėron dėshpėrimin nė vetvete dhe orientimin drejt njė mape tė re kulturore. Kohėt e fundit bota ėshtė e ballafaquar me polemika tė ashpra, debate politike, kulturore dhe juridike lidhur me lejimin apo moslejimin e mbajtjes sė shamisė nga ana e nxėnėsve myslimane nėpėr shkolla apo nė institucione tė tjera zyrtare. Ekzistojnė dy lloje debatesh, debate nė mes tė tė krishterėve dhe myslimanėve dhe mes vetė myslimanėve. Kjo fushatė ka kapluar edhe hapėsirat shqiptare, ndonėse jo nė mėnyrė aq intensive. Hapja e polemikave tė kėsaj natyre tregon se mapa kulturore shqiptare e ka humbur qartėsinė e saj. Simptomat e para janė treguar edhe mė herėt, kur pleqtė tanė pas kthimit nga haxhillėku i ndėrronin qeleshet e tyre tė bardha me tė ashtuquajturat terllėqe turko-arabo-ēifute, saqė ato sot dominojnė dhe krijojnė atė imazh oriental tė shoqėrisė shqiptare.
Fenomeni i shamisė nuk ka qenė i panjohur nė hapėsirat shqiptare dhe nuk ka pse tė trishtohemi nga kjo dukuri me tė cilėn madje jemi familjarizuar. Por ėshtė diēka tjetėr qė brengos: projekti politik qė pėruron simbole pėr ti spikatur dallimet fetare. Me kėto simbole nuk madhėrohet besimi, por imponohet ndasia. Kjo intencė politike pėr krijim dhe manifestim tė ndasive mbi baza religjioze nuk ka pasoja pėr popujt qė nė tėrėsi i takojnė njė besimi, por krijojnė kontradikta me pasoja shumė tė rrezikshme konfliktuale pėr popujt qė kanė besime tė ndryshme, siē ėshtė populli shqiptar. Kjo mani qė krijon shamia ėshtė projekt i pastėr politik qė manifestohet nė tri faza: nė atė tė parėn krijohet shoku, befasia nga risia qė nė opinion paralajmėrohet si simbol ideologjik-religjioz. Duhet theksuar se pėrurimi i shokut ėshtė i inskenuar. Zgjidhen institucione atraktive, si Parlamenti ku njė deputete pėr herė tė parė shfaqet me shami (rasti i Parlamentit turk). Nė fazėn e dytė kjo befasi shokante vetvetiu hap debatin lidhur me tė drejtat e njeriut, tė tolerancės fetare e kėshtu me radhė qė krijon kontestin dhe ngrit relevancėn politike tė inskenuesve tė shokut qė paralajmėron ndasinė. Nė fazėn e tretė krijohet antagonizmi: ne dhe ata. Mbrojtėsit e shamisė, qė grupohen nė kategorinė ne, parapėlqejnė tė jenė viktima, ndėrkaq ata, si regjimi francez janė satrapėt qė dhunojnė tė drejtat e njeriut.
Pėrmes njė simboli, shamisė, qė karakterizon njė mapė kulturore inagurohen projekte politike qė nxisin antagonizma tė rrezikshme pėr shoqėritė multikonfesionale siē ėshtė shoqėria shqiptare. Projekti, nė tė parė duket beninj, i parrezikshėm, por nė thelb kanosės pėr identitetin kombėtar. Ashtu si ideologjia komuniste ashtu edhe ajo islame (pra bėhet fjalė pėr ideologji e jo pėr religjion ) kanė tentuar ti rrėnojnė identitetet kombėtare duke ofruar shkrirjen nė njė identitet universal, qė ishte paravan pas tė cilit fshiheshin interesat, dikur tė sllavėve apo sot tė arabėve. Populli shqiptar nė njė kohė tė gjatė po zhvillon beteja me kėta hakerė klasikė a modernė qė synojnė ta ndėrrojnė identitetin e tyre kombėtar, duke imponuar orientime religjioze apo politike. Sot e kėsaj dite qarkullojnė ide pėr krijimin e identitetit tė ri mbi baza politike qė e personifikuam me figurėn e integralistit filmor Kapiten Lleshi, krahas atyre pėr ripėrkufizim tė identitetit mbi baza religjioze, ku terllėku ia zė vendin kapuēit tė bardhė, apo pėrdorimi insistues i shamisė nė institucionet laike shtetėrore. Tė mos harrojmė dukurinė e dhėnies sė emrave dhe mėnyrave tė pėrshėndetjes. Kur u bė i famshėm Gamal Abdel Naseri, njė nacionalist arab, shoku i ngushtė i Titos, aspak religjioz dhe shumė antishqiptar, disa nga prindėrit tanė, me mapa tė dėmtuara i pagėzuan fėmijėt e vet me emrin e tij: NASER. Kėto projekte qė instalojnė konfliktin, polarizimin nė vete nuk ngėrthejnė asnjė interes religjioz, por thjesht kanė tė bėjnė me tendencat pėr ekspandim tė vlerave, tė mapave tė ndryshme kombėtare, kulturore, qytetėruese. Sot, megjithatė nga burime tė ndryshme imponohet ideja e konfrontimit planetar mbi baza religjioze pėrkundėr faktit real se vetė religjionet nuk pėrmbajnė mesazhe konfliktuale.
Por, prej nga burojnė kėto politika konfliktuale? Ėshtė njė fakt i pamohueshėm se mapa perėndimore depėrton lehtazi nė gjithė rruzullin tokėsor nė sajė tė teknologjisė sė pėrsosur, produkteve cilėsore, organizimit shoqėror qė i garanton tė drejtat e njeriut dhe funksionimin e shtetit ligjor. Ky ėshtė njė proces i pandalshėm dhe i pakontrollueshėm. Kėto vlera, ēėshtė e vėrteta nuk janė aspak religjioze. Ky depėrtim kaq i lehtė i kėtyre vlerave nė kultura tė tjera krijon nervozizėm dhe fustracion te elitat e popujve tė ndryshėm qė pėrfundojnė me reagime tė natyrave tė ndryshme. Dikush hedh idenė qė tė mos festohet dita e Shėn Valentini e dikush hedh bomba. Reagimet mė ekstreme vijnė nga disa qarqe arabe.
Shumė intelektualė, krijues, politikanė dhe demagogė ngrejnė zėrin kundėr kėtyre formave tė transplantimit tė vlerave, mirėpo tė vetėdijshėm se nuk mund tė fitojnė betejėn nė fushėn e teknologjisė, politikės, jurispondencės, demokracisė etj. prej nga lanēohen kėto vlera, e bartin garėn nė fushėn e religjionit, ku retorikat, imagjinatat bėjnė mė shumė punė sesa faktet. Logjika ėshtė e thjeshtė: ofrohet largimi nga terreni ku maten fenomenet, nė njė terren ku fenomenet janė tė pamatshme, pra ofrohet ideja se nuk ka kurrfarė rėndėsie nėse teknologjia perėndimore ėshtė shumė mė e avacuar, ashtu si shoqėritė e tyre demokratike, por ėshtė me rėndėsi se Zoti ynė, feja jonė, mapa jonė religjioze (nė fakt kulturore) ėshtė mė superiore sesa Zoti i tyre, me ēka sėrish pėrurohet politeizmi.
Njė betejė e humbur teknologjike dhe shoqėrore synohet tė shndėrrohet nė fitore absolute pėrmes bartjes sė krahasimit nė fushėn religjionit, ku vlejnė rregulla tė tjera shumė intime, subjektive dhe tė pamundura qė tė objektivizohen. Ky krijim artificial i antagonizmave nė mes tė krishterizmit dhe islamit, qė nxitet nga interesat banale politike apo frustracionet psikike tė disa qarqeve, nga ajo mendėsi irracionale antioksidentale nuk do tė ngadhnjejė, por do tė krijojė viktima tė kota tragjike nė periferi tė shoqėrive tė ashtuquajtura islamike qė kufizohen me ato krishtere. Ky antagonizėm nuk i ka rrėnjėt e veta nė Perėndim, por nė Lindje. Qytetėrimi perėndimor ka hequr dorė nga nxitja e kėtij lloji tė antagonizmit qė nė kohėn e kryqėzatave. Siē dihet logjikėn e kryqėzatave, perėndimorėt e zėvendėsuan me atė tė renesansės, humanizmit, iluminizmit dhe liberalizmit.
Pra, krijimi i anatagonizmave fetarė ėshtė projekt politik qė mėton tė realizohet duke krijuar ēdo ditė simbole tė reja identifikuese pėrmes tė cilave ndėrtohet ndasia rigjide mes religjioneve. Kėto ndasi planetare i zvetnojnė mapat kombėtare, nė rastin konkret, atė shqiptare. Individė tė ndryshėm, duke qenė tė bindur se kėto antagonizma janė sakrale, pa vetėdije i bashkangjiten kėtij procesi artificial polarizues mbi baza fetare dhe bėhen bartės, avoketėr tė kėtij projekti tė paarsyeshėm dhe tė dėmshėm pėr ardhmėrinė e popullit shqiptar. Ėshtė e dhimbshme kur ballafaqohesh me faktin se nė mesin e kėtyre avoketėrve has nė emra tė respektuar nė fushėn e krijimtarisė, shkrimtarė, historianė, publicistė etj. Hakerėt modernė qė punojnė me projektin e ndėrrimit tė mapės kulturore shqiptare dhe zėvendėsimin e saj me njė mapė tjetėr nuk perceptohen si tė huaj, ngaqė fshihen prapa koncepteve religjioze dhe nė emėr tė Zotit, pėrkatėsisht nė emėr tė keqpėrdorimit blasfemik tė Zotit i shkaktojnė dėme tė pariparueshme popullit shqiptar duke e futur atė nė konfikt me vetveten dhe me faktorėt globalė qė determinojnė tė gjitha proceset teknologjike, financiare, historike, etj nė botė. Shekulli, 21/02/2004
Krijoni Kontakt