Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 12 prej 12
  1. #11
    Shqiperia Etnike Maska e shoku_sar
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    176

    Post Evropa e sėmurė

    Njė sėmundje evropiane” e quajti para disa kohėsh laureati i ēmimit Nobel, Eli Vizel, anti-semitizmin qė ka pllakosur anekėnd kontinentit. Nė tubimin ndėrkombėtar tė 19 shkurtit 2004 nė Bruksel, ku mori pjesė ai, u theksua ndėr tė tjera se anti-semitizmi nuk duhet lidhur vetėm me holokaustin, apo me desakrimet e varrezave tė hebrenjve qė nga Janina e deri nė Francė, por duhet parė nė njė kontest mė tė gjerė, dhe pikėrisht me gjallimin e bujshėm tė racizmit dhe tė ksenofobisė nė Evropėn e Bashkuar.

    Anti-semitizmi evropian dhe shembulli i Shqipėrisė
    Nė kėtė drejtim duhet pėrshėndetur deklarata e Prodit nė tubim, i cili propozoi masa tė forta legjislative, kultorore dhe arsimore kundėr anti-semitizmit, racizmit dhe ksenofobisė...

    ...Por, ndėrsa Evropa e vlerave tė diversitetit dhe tolerancės rreket pėr tė kuptuar dhe luftuar kėto dukuri tė rėnda dhe tė papajtueshme me vlerat evropiane. Pakkush nė Bruksel ka treguar vėmendjen e duhur ndaj njė vendi tė vogėl evropian, Shqipėrisė, e cila ka njė histori tė tėrė tolerance, respekti dhe, madje tė mbrojtjes dhe shpėtimit tė hebrenjve qė kanė jetuar nė tė. Eshtė fakt historik se numri i hebrenjve nė Shqipėri nė mbarim tė Luftės sė Dytė Botėrore ishte mė i madh se nė fillimi tė saj. Kjo ngase shqiptarėt jo vetėm mbrojtėn dhe shpėtuan hebrenjtė e Shqipėrisė, por vendi nė atė kohė u bė strehė shpėtimi pėr tė gjithė ata hebrenj tė vendeve fqinje si Greqia, Bullgaria apo Jugosllavia, qė kishin mundur tė shpėtonin nga masakrat, pėrndjekjet dhe internimet masive.

    Nė librin e vet me kujtime “Ikje nėpėr Ballkan” [Escape through the Balkans], Irene Grynbaum tregon me njė vėrtetėsi tė pabesueshme peripecitė dhe vuajtjet e saj qė filluan me largimin nga Beogradi pas pushtimit nazist, dhe vazhduan me qėndrimin e pėrkohshėm nė Shkup, ku ajo humbi edhe burrin dhe dy fėmijėt pas terrorit tė Bllokadės sė 11 marsit 1943. Pasi vjen e vetme nė Shqipėri, Grynbaum shtegton nė Kavajė, Tiranė dhe nė qytete tė tjera, ku shikon mikėpritjen, fisnikėrinė dhe sakrificėn e njė populli qė, edhe pse vetė i pushtuar, kurrė nuk e braktisi mikun, madje, pėrkundrazi e mori nė mbrojtje atė.

    Pėr habi, shumė pak bėhet nga ana e organeve shtetėrore, por edhe nga organizatat joqeveritare, pėr tė rindėrtuar, ruajtur dhe pėrhapur kėtė ndihmesė fisnike tė shqiptarėve ndaj kombit hebre, pikėrisht gjatė viteve tė errėta tė holokaustit. Me pėrjashtim tė pak librave, tė disa shkrimeve nėpėr organe tė shtypit, kjo pjesė e rėndėsishme e historisė tonė njihet fare pak. Nuk ka arsye qė tė mos ngrihen muzeume nė qytetet kryesore qė kanė shpėtuar hebrenjtė, si nė Kavajė apo Vlorė. Madje, nė Kavajė, njė prej shtėpive qė u bė strehė e njė numri tė madh hebrenjsh, ishte ajo e Moisive, prej nga vjen edhe presidenti i vendit.

    Shqiptarėt si bartės tė vlerave evropiane
    Por vlerat e tyre tė larta e fisnike si komb i qytetėruar evropian, shqiptarėt i treguan edhe mė vonė. Fill pas Luftės sė Dytė Botėrore, ata strehuan mijėra familje tė dėbuara e tė masakruara nga Ēamėria, sikurse bėnė tė njėjtėn gjė pėrreth gjysmė milion kosovarė nė pranverėn e vitit 1999. Ishte pikėrisht po ai popull, qė, pasi kishte kaluar disa dekada nėn shtypjen komuniste, madje u desh tė ballafaqohej me tronditjen e rėndė tė vitit 1997 dhe, megjithatė tregoi pėrsėri fisnikėri e urtėsi, duke iu pėrgjigjur thirrjes sė Sekretares Ollbrajt pėr tė marrė pjesė nė votime gjerėsisht dhe me qetėsi.

    Sa mė sipėr, mund tė thuhet se mbrojtja qė Shqipėria u ka bėrė hebrenjve, ēamėve dhe kosovarėve, si dhe toleranca tradicionale fetare, pėrbėjnė vlera tė mirėfillta njerėzore, qė e radhisin atė ndėr vendet e qytetėruara tė kontinentit.

    Nė kėtė drejtim, janė mė se tė pakėndshme qėndrimet e hapta tė ftohtėsisė dhe distanca qė tregojnė ndaj vendit Brukseli si dhe disa kancelari perėndimore.

    Edhe pse nuk mund tė thuhet se kėto qėndrime janė nė thelb shprehje e ksenofobisė dhe e racizmit anti-shqiptar, tė ngritura nė sistem nė Bruksel, prapėseprapė, disa dukuri tė pėrsėritura tė shtrėngojnė qė njė hipotezė e tillė tė mos pėrjashtohet a priori.

    A e do Brukseli anėtarėsimin e Shqipėrisė nė BE?
    Nuk ka se si tė mos vėrejmė, pėr shembull, se Brukseli ėshtė angazhuar nė pėrpunimin dhe zbatimin e politikave komunitare, qė nė thelb vonojnė integrimin e Tiranės nė BE. Kėtu nuk bėhet fjala pėr qėndrime favorizuese ndaj administratės shqiptare, por pėr nevojėn e njė mbėshtetjeje tė plotė dhe tė parezervė qė Brukseli duhet t‘i japė popullit tė Shqipėrisė.

    Pėr shembull. Pėrse Brukseli i ka imponuar Shqipėrisė kritere shtesė pėr anėtarėsim, pėrmbi ato tė pėrcaktuara nė Kriteret e Kopenhagės, dhe qė sot mund tė jenė tė pazbatueshme edhe pėr vende anėtare tė BE-sė?

    Pėrse Shqipėria u detyrua tė bėjė pjesė pa vullnetin e saj nė tė ashtuquajturin Ballkan Perėndimor, qė ėshtė njė sajesė absurde e projektuar pėr tė vonuar anėtarėsimin e Shqipėrisė dhe tė vendeve fqinje nė BE?

    Pėrse duhen traktativa tė stėrzgjatura tė “negociatave” pėr marrėveshjen e stabilizim-shoqėrimit. Pėr tė treguar se sa tė padobishme ato mund tė jenė, mjafton tė pėrmedim shembullin e shefit tė Misionit evropian, i cili gjatė njė raundi fillestar negociatash, edhe pse jashtė rendit tė ditės, nuk ngurroi tė ankohet pėr trajtimin tatimor tė dy kompanive tė telefonisė celulare nė Shqipėri, ndėrkohė kur po bėhet pėrditė e qartė se kėto kompani kanė krijuar pozita monopoliste nė tregun e brendshėm, duke vėnė nė pikėpyetje vetė ato parime mbi tė cilat Evropa e Bashkuar funksionon, dhe qė funksionari i nderuar pritej nė tė vėrtetė t’i mbronte...

    Njė shembull tjetėr i arrogancės apo racizmi evropian u duk edhe me anashkalimin qė zyrtarė tė BE-sė i bėnė Korridorit 8 apo Rrugės Egnatia, qė parashikohet tė lidhė Barin me Stambollin, nėpėrmjet Durrėsit dhe Vlorės.

    Skandali i Misionit Monitorues
    Ndoshta skandali i vėrtetė nė marrėdhėniet Tiranė-Bruksel ėshtė vėnia “urtė e butė” e Shqipėrisė nėn vėzhgimin e Misionit Monitorues tė BE-sė, duke filluar nga viti 2000. Eshtė absurde tė mendosh se njė vend qė i hapi dyert qysh nė vitin 1992 Misionit pararendės tė KE-sė, pėr tė vėzhguar nga afėr zhvillimet nė Kosovė e ish-Jugosllavi dhe qė dha njė ndihmesė themelore nė stabilitetin e rajonit, tė shikohet tanimė nga Evropa jo si pjesė e zgjidhjes, por si pjesė e problemit dhe pra tė kthehet nė objekt tė Misionit!?

    Nė parim, tatimpaguesit evropianė, por edhe pritėsit shqiptarė, nuk kanė pse tė tolerojnė njė “mision pėrmbi mision” apo “vėzhgues pėrmbi vėzhgues”, qė harxhojnė miliona nga buxheti i BE-sė. Njė shprehje popullore vendase thotė se, “kur nuk ka punė, luan derėn”, por kjo nuk do tė thotė qė pjesėtarė tė Misionit Vėzhgimor tė BE-sė tė bredhin, pėr shembull, nėpėr Rivierėn Shqiptare, duke u kthyer vetiu nė bartės tė pikėpamjeve tė errėta tė disa qarqeve shoviniste tė shtetit fqinj, sikurse e tregojnė disa shkrime tė botuara nė tė pėrditshmet shqiptare. Qeveria shqiptare, nė bashkėpunim me opozitėn, duhet tė anulojė menjėherė marrėveshjen pėrkatėse lidhur me Misionin Vėzhgues tė BE-sė nė Shqipėri dhe t’i japė fund kėtij skandali nė marrėdhėniet midis dy subjekteve sovrane dhe tė barabarta tė sė drejtės ndėrkombėtare. Delegacioni i BE-sė nė Tiranė, pjesė e sė cilės nuk ėshtė Misioni nė fjalė, i kryen mė sė miri tė gjitha detyrat me karakter diplomatik, politik apo ekonomik midis Brukselit dhe Tiranės dhe ato miliona euro qė harxhohen pėr rrogat dhe dietat e “monitorizuesve” le tė kthehen nė ndihma pėr spitalet, infrastrukturėn apo shkollat e Shqipėrisė.

    Dhe sė fundi, arroganca dhe racizmi evropian duken qartė edhe nė trysninė e papranueshme qė Brukseli ka filluar tė ushtrojė ndaj Tiranės nė lidhje me problemin e minoriteteve.

    Tirana mund t’i mėsojė Brukselit njė apo dy gjėra pėr pakicat. Para disa vitesh, diplomacia greke dėshtoi nė pėrpjekjet e saj pėr tė larguar vėmendjen nga problemet serioze tė pakicave etnike nė Greqi, nėpėrmjet angazhimit tė zyrės sė Komisionerit tė Lartė pėr Pakicat Kombėtare tė OSBE-sė. Gjithashtu, diplomacia greke nuk do tė kishte kredibilitet tė ngrinte kėtė problem nė kuadrin e Kėshillit tė Evropės, pasi ajo vetė ka njė deficit tė rėndėsishėm nė ratifikimin e konventave pėrkatėse tė Strasburgut. Por duket se ajo, gjithsesi, ka arritur njėfarė suksesi, duke pėrdorur peshėn e vet nė instancat komunitare. Madje, problemi i “minoriteteve” i sajuar me dinakėri nga diplomacia greke, ka gjasa qė tė haset edhe nė raportin fort tė pėrgojuar qė “monitorizuesit” e Misionit Vėzhgimor pritet tė botojnė pas pak.

    Por kulmi i hipokrizisė “komunitare” arrin kur Tiranės i kėrkohet zbatimi i Konventės Kuadėr tė Kėshillit tė Evropės, kur vetė Bashkimi Evropian, si dhe dy vende tė rėndėsishme tė tij, sikurse janė Franca dhe Greqia, ende nuk kanė nėnshkruar apo ratifikuar kėtė Konventė. Me fjalė tė tjera, shqiptarėve u thuhet “bėni si them unė, por mos bėni si bėj unė”.

    Shqipėria, sigurisht ka shumė pėr tė mėsuar nga Evropa, sidomos lidhur me acquis communitaire, apo me trupin e sė drejtės dhe praktikės evropiane tė zhvilluar dhe zbatuar nė kuadrin komunitar. Po ashtu, shqiptarėt duhet tė punojnė shumė qė tė arrijnė njė nivel tė krahasueshėm ekonomik me vende tė BE-sė.

    Por ndofta edhe Shqipėria ka nja dy gjėra pėr t’i mėsuar Brukselit dhe ndonjė anėtari tė BE-sė. Tė tilla janė pėr shembull trajtimi shumė i mirė i pakicave nė Shqipėri, vlerat e tolerancės ndėrfetare, historia e pritjes, trajtimit dhe shpėtimit tė hebrenjve, ēamėve e kosovarėve, e ndonjė tjetėr. Prandaj, ka ardhur koha qė diplomacia shqiptare tė luajė me dinjitet dhe profesionalizėm rolin qė i takon dhe tė mos ketė kurrfarė kompleksi inferioriteti pėrballė ndonjė burokrati tė Brukselit apo politikani perėndimor. Madje, Tirana nuk duhet tė ngurrojė t’i thotė kundėrpalės sė vet nė Bruksel se pret qė BE-ja tė nėnshkruajė dhe ratifikojė pa vonesė Konventėn Kuadėr tė Kėshillit tė Evropės pėr Pakicat Kombėtare dhe se do tė mirėpriste qė BE-ja dhe Greqia t’u siguronin tė njėjtin trajtim dhe mbrojtje pakicave tė tyre, sikurse u siguron Shqipėria pakicave tė veta.
    Nuk lejohen adresa Interneti ne firme. Stafi i Forumit.

  2. #12
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Ajo qe me cudit me shume eshte se vete hebrejte jane bere anti-"simetite"(cioniste) biles kane arritur deri aty sa te djegin flamurin e tyre kombetar.Eshte shume cuditshme kjo megjithese ne shqiptaret behemi tifoza shpesh here te tyre pa i pare gjerat me syrin ete vertetes pra ku hebrejte jane kunder politikave cioniste te qeverise se tyre ose kundra vrasjeve ne palestine atehere mendoni pak shqiptaret qe behen krah i hebrejve.









Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Lajmėrime tė ndryshme pėr studentėt Shqiptarė:
    Nga forever nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 99
    Postimi i Fundit: 14-05-2011, 04:34
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:06
  3. Grekėt: Shqiptarja mos prekė flamurin
    Nga zeus nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 26-10-2005, 22:49
  4. Marrdheniet Europiano-Amerikane. Konflikt apo Bashkepunim?
    Nga huggos nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 148
    Postimi i Fundit: 23-12-2003, 19:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •