Nga gazeta tema:
"Njė nga pasojat e shumta tė '97-ės"
Nga Eduard Zaloshnja
Rrallė njeriut i qėllon tė bisedojė gjatė me dikė, dhe tė jetė 100% dakord me ato qė thotė ai. Por para ca kohėsh, kjo gjė mė bėri mua vaki, me njė ish-biznesmen shqiptar qė ka mbrojtur gradėn Master pėr Administrim Biznesi nė SHBA, dhe qė punon pėr njė kompani tė madhe amerikane. Nė bisedėn qė patėm, gjatė sė cilės mė tregoi pėr biznesin qė kishte patur nė Shqipėri, ai mė dha kėtė mesazh tė thjeshtė e njėkohėsisht shumė tė fuqishėm: Edhe biznesmenėt, si ēdo qenie tjetėr njerėzore, duhet tė jenė nė radhė tė parė qenie shoqėrore. Dhe meqenėse kisha kohė qė matesha tė shkruaja njė artikull pėr tė dhėnė pikėrisht kėtė mesazh, vendosa tė riprodhoj tregimin e tij pėr ju tė dashur lexues, duke shpresuar qė leximi i tij do t'ju shijojė mė shumė se sa teorizimet e thata qė kisha ndėrmend tė bėja unė.
Pėrmbysja e sistemit komunist e gjeti Arbenin ekonomist nė njė ndėrmarrje shtetėrore (emri ėshtė ndryshuar pėr arsye privatėsie). Shumė shpejt, ndėrmarrja e tij u mbyll dhe ai kaloi nė asistencė. Pasi ndejti nja dy muaj nė asistencė, si shumė shqiptarė tė tjerė, emigroi nė Itali. Dhe pas njė viti pune tė rėndė atje, grumbulloi aq para sa tė blinte disa kuti me ēimēakiza e t'i sillte nė Shqipėri. Fitimi nga shitja e tyre ishte aq i madh sa qė vendosi tė mos shkonte tė punonte mė nė Itali, por tė merrej me tregti. Dhe pas disa muajsh aktiviteti tė suksesshėm, i investoi fitimet nė firmėn e disa shokėve tė tij qė kishin privatizuar njė repart pėr punime duralumini.
Nė vitin 1994, Arbenit iu hap njė oportunitet i ri biznesi. Nė tokėn e zotėruar nga familja e tij para ardhjes sė komunistėve nė fuqi, shteti kishte ndėrtuar njė fabrikė mielli, e cila do tė privatizohej. Dhe meqenėse pronarėt e tokės kishin pėrparėsi nė privatizim, ai e bleu atė me ēmim kontabėl. Pėr parapagesėn (10% e ēmimit), pėrdori kursimet e tija; ndėrsa pėr pjesėn tjetėr, mori borxh letra me vlerė nga tė burgosurit politikė. Brenda njė viti, fabrika e miellit, e cila deri atėhere kishte pasė dalė me humbje, prodhoi aq fitim sa ai t'i shlyente borxhet dhe tė mendonte pėr rritjen e kapacitetit tė saj.
Nė kėtė moment, njė oportunitet akoma mė i madh iu shfaq Arbenit. Drejtues tė Fondit Shqiptaro-Amerikan tė Sipėrmarrjeve, i cili sapo ishte krijuar nga Presidenti Klinton, po kontaktonin me biznesmenė shqiptarė tė fushės sė prodhimit pėr tė identifikuar mundėsi investimi. Nė njė vizitė qė i bėnė fabrikės sė tij, ata u impresionuan nga mėnyra se si funksiononte biznesi, si dhe nga rezultatet e arritura nė njė kohė aq tė shkurtėr. Dhe nė fund tė vizitės ata i kėrkuan qė ai tė pregatiste njė propozim pėr investim tė pėrbashkėt me fondin.
Duke e ditur qė fondi kishte 30 milionė dollarė pėr tė investuar nė Shqipėri, dhe duke e ditur se ky rast ndoshta nuk do t'i vinte mė kurrė, Arbeni mori guximin tė pregatiste njė propozim qė kur ia tregoi pėr herė tė parė tė shoqes, ajo e ndėrpreu leximin nė faqen e parė, dhe i tha se ai ishte i ēmendur. Propozimi i Arbenit kėrkonte qė fondi tė investonte nė biznesin e tij jo pak por 5 milion dollarė. (Ju e lexuat saktė, shifra ėshtė 5 MILION dollarė!)
Nė thelb tė propozimit tė Arbenit ishte ngritja e njė fabrike gjigante mielli me paratė e fondit, e cila do tė ndėrtohej nė njė tokė qė ai planifikonte ta blinte me kapitalin qė kishte akumuluar vetė. Njė fabrikė tė tillė ai e kishte parė nė Itali, dhe nga kontaktet me firmėn zvicerane "Buhler", e cila e kishte ndėrtuar atė fabrikė, mėsoi se bluante 1000 tonė grurė nė ditė. Qė do tė thoshte se fabrika mund tė plotėsonte gjithė nevojat e tregut shqiptar pėr miell. Dhe mė tej, do tė thoshte se, duke e blerė grurin me kredi nė tregjet e huaja (qė ato vite kishin ēmime shumė tė favorshme), duke e shitur miellin me ēmimin qė mbizotėronte atėhere nė treg, dhe duke qenė i pėrjashtuar nga tatimet pėr 4 vjetėt e para, ai do tė fitonte rreth 10-11 milion dollarė nė vit.
Ishin pikėrisht kėto shifra gjigante qė e kishin bėrė tė shoqen e Arbenit tė ndėrpriste leximin qė nė faqen e parė tė propozimit dhe ta quante atė tė ēmendur. Sepse sipas saj, ata tė Fondit Shqiptaro-Amerikan tė Sipėrmarrjeve nuk ishin tė interesuar tė krijonin monopolistė super tė pasur nė Shqipėri. Por pas kėmbėnguljes sė Arbenit, ajo kishte vazhduar leximin e faqes sė dytė, ku shpjegohej se si do tė pėrdorej fitimi gjigant.
Nė shkėmbim tė investimit 5 milionėsh, Arbeni do t'i jepte fondit ēdo vit gjysėm milion dollarė, tė cilat fondi do t'i pėrdorte pėr tė financuar biznese tė tjera shqiptare. Ndėrkohė 10 milion dollarėt qė do t'i mbeteshin atij vitin e parė, do t'i pėrdorte pėr tė blerė farėra, plehra kimike, dhe pesticide pėr fermerėt qė do tė kontraktonin me tė pėr prodhim gruri. Nė kėtė mėnyrė ai do tė eleminonte nevojėn pėr tė nxjerrė jashtė Shqipėrisė njė pjesė tė mirė tė dollarėve qė duheshin pėr importimin e grurit, ndėrkohė qė do tė krijonte tė ardhura relativisht tė garantuara pėr shumė fermerė tė zonės bregdetare dhe tė fushės sė Korēės.
Ndėrsa nė vitet e tjera, ai do tė ndėrtonte sera, nė tė cilėt fermerėt do tė prodhonin perime nė bazė tė kontratave vjetore me tė. Mė tej, ai parashikonte tė ndėrtonte qendra pėr grumbullimin dhe pėrpunimin e produkteve bujqėsore, tė cilat do tė krijonin vende tė reja pune dhe do tė paksonin nevojat pėr import. Me pak fjalė, ai nuk do ta shihte fitimin si njė objektiv nė vetvete, por si njė mjet pėr tė realizuar atė qė kishte pas ėndėrruar gjithnjė - tė bėnte diēka qė do tė pėrmirėsonte sadopak jetesėn e bashkėkombėsave tė tij tė vuajtur.
Dhe aktiviteti i tij nuk do tė kufizohej vetėm nė fushėn ekonomike. (Kuptohet qė projektet jashtė fushės ekonomike nuk i kishte pėrmendur nė propozim). Kėshtu ai kishte ndėrmend qė pasi biznesi tė forcohej, tė investonte njė milion dollarė pėr krijimin e njė fondacioni politik qė do tė pregatiste politikanė tė rinj pėr mijėvjeēarin e ri. Ndėrsa njė milion tė tjera do t'i investonte pėr njė fondacion kulturor qė do tė nxiste krijimtarinė letraro-artistike, e cila nė kushtet e ekonomisė sė tregut po venitej.
Qė ta bėjmė kėtė tregim tė shkurtėr (se si ka nisur mund tė shkojė gjatė), nė vjeshtėn e vitit 1995, Arbeni dhe e shoqja, pėr tė plotėsuar njė kusht tė vėnė nga Fondi Shqiptaro-Amerikan, nisėn studimet e gradės Master pėr Administrim Biznesi nė Sh.B.A. Dhe nė pranverėn e vitit 1997, pikėrisht nė kohėn kur kishin planifikuar pėr t'u kthyer nė Shqipėri, ndodhėn tre gjėra qė ata nuk i kishin parashikuar: Njė turmė kallashnikovasish plaēkiti dhe shkatėrroi fabrikėn qė kishin pasė blerė nga shteti; njė turmė tjetėr hoqi ēdo tullė e tjegull tė vilės qė ata prisnin ta inaguronin sapo tė ktheheshin nė Shqipėri; dhe njė e tretė plaēkiti shtėpinė ku Arbeni ishte lindur e rritur.
Ato ngjarje i futėn nė qivur planet e Arbenit dhe tė shoqes, dhe atyre nuk u ngeli tjetėr veēse t'i pėrshtateshin jetės komode por monotone nė emigracion. Ndėrkohė, sipas Arbenit, disa biznesmenė tė guximshėm qendruan nė Shqipėri, u pasuruan, vazhdojnė tė pasurohen, dhe kanė sot miliarda e miliarda lekė qė, fatkeqėsisht, nuk i investojnė pėr tė rritur prodhimin e vendit, por pėr tė fuqizuar pozitėn monopoliste tė mallrave qė importojnė nga jashtė...
------------------------
Krijoni Kontakt