Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Çmimet 'Man Booker' gjatë viteve

    Booker Prize: Kandidatët e 2005-s

    Shekulli

    AFP-Salman Rushdie, Zadie Smith dhe Ian McWëan bëjnë pjesë tek 17 autorët e përzgjedhur të mërkurën në Londër për “Booker Prize”, një nga çmimet prestigjiozë ndërkombëtarë për letërsinë. Autori i “Vargjeve satanike”, që u shpërblye me “Booker of Bookers” për “Fëmijët e mesnatës” (Midnight’s Children) në 1993, është një nga katër paraprijësit kryesorë të këtij çmimi, i përzgjedhur për vitin 2005, këtë herë me “Shalimar Kllouni” (Shalimar the Clown), një vepër që do të botohet në shtator. Në këtë roman, Rushdie trajton shndërrimin në terrorist të një të riu mysliman nga Kashmiri, nën ndikimin e një imami ekstremist.
    Tre autorët e tjerë kandidatë për “Booker 2005” janë britaniku Ian McEëan me romanin “E shtuna” (Saturday), britaniku me origjinë japoneze Kazuo Ishiguro me “Mos më lër” (Never Let Me Go) dhe afrikano-jugori J.M Coetzee me “Njeriu i ngadaltë” (Slow man). Mes emrave të mëdhenj është për t’u veçuar Zadie Smith, shkrimtare britanike me origjinë nga Xhamajka e cila shkaktoi krisje të madhe në skenën letrare në vitin 2001 me “Dhëmbë të bardhë” (White Teeth). Ajo konkurron me “Mbi Bukurinë” (On Beauty), romani i saj i tretë. Nga 12 autorët e përzgjedhur për “Booker 2005” më të fundit janë Julian Barnes me “Artur/Xhorxh” (Arthur/George) apo Hilary Mantel me “Tej të zezës” (Beyond Black).
    “Booker Prize”, çmim i themeluar në 1969, shpall çdo vit veprën më të mirë letrare të shkruar nga një qytetar i Komunuelthit ose të Republikës së Irlandës dhe për këtë i akordohet shuma 70.000 euro. Vepra fituese zakonisht ka sukses të jashtëzakontë në libraritë, siç ndodhi me “Historia e Pisë” (Life of Pi) i kanadezit Yann Martel në vitin 2002 apo “Vernon God Little” i DBC Pierre në 2003. Vitin e shkuar “Booker Prize” iu dha një romani të sinqertë gay, “Linja e bukurisë” (Line of Beauty), një satirë për Britaninë e Madhe e qeverisur nga ish-kryeministrja konservatore Margaretë Theçër, i cili mban firmën e Alan Hollinghurst-it. Pas kësaj përzgjedhjeje, emrat e autorëve finalistë për “Booker Prize 2005” do të shpallen më 8 shtator dhe emri i shkrimtarit fitues do të zbulohet më 10 tetor.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    ALb@SouL NetWo®K Maska e [A-SHKODRANI]
    Anëtarësuar
    12-08-2003
    Vendndodhja
    EUROPE
    Postime
    245

    Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare , fituesi i parë i çmimit ndërkombëtar "Man Booker"

    Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare , fituesi i parë i çmimit ndërkombëtar "Man Booker" ne vitin 2005 dhe kandidat disa here per çmimin Nobel ne letersi , mbushi 70 vjeç.


    ”Unë punoj çdo ditë në mëngjes një orë e gjysëm, dy. Mendoj se në mëngjes truri i njeriut është më i freskët dhe është ne gjendje të punojë më shumë, aq më tepër kur është fjala për të krijuar.Më pas gjatë ditës mund të bëj edhe punë të tjera, por në mëngjes e kam metodë pune dhe nuk e ndryshoj atë”, thotë për DW shkrimtari Ismail Kadare, i cili ndryshe nga disa shkrimtare të cilët i zë gjumi i mëngjesit mbi një frazë të pambaruar, zgjohet më mendimin që t'i vihet punës.Ashtu si bënte Tomas Mani, edhe Kadare shkruan në mëngjes dy ose tri ore dhe kështu nis e përditshmja e tij krijuese duke shoshitur vazhdimisht midis imagjinares dhe reales...
    Ismail Kadare lindi në në Gjirokastër , më 28 janar të vitt 1936 , ku mori mësimet e para dhe kreu te mesmen.Studjoi në univeristetin e Tiranës për gjuhë letërsi dhe më pas ndoqi studimet pasuniveristare në Moskë.Kadare është një shkrimtar që e ka marrë penën qysh në fëmijëri dhë në moshë shumë të re, në vitin 1953 boton si gjimnazist një përmbledhje me poezi "Lirika. Ai botoi në shumë gazeta dhe revista, si gazetar dhe kryeredaktor i revistës "Le Les Lettres Albaneze", organ i lidhjes së
    shkrimtarëve ku bashkëpunoi me shumë shkrimtarë dhe intelektualë, një prej të cilëve është dhe shkrimtarja e njohur Djana Çuli: ”Ishte viti 1973 kur u takova për herë të parë me Kadarenë në gazetën “Drita”. Më pas ai kaloi si kryeredaktor I revistës "Les Letrres Albaneze" dhe aty krijuam një bashkëpunim të ngushtë. Më ka bërë përshtypje atë kohë që Kadareja ishte shumë i disiplinuar dhe shumë kërkues ndaj cilësisë artistike. Gjatë kesaj kohe ky bashkëpunim me Kadarenë më ka ndihmuar më vonë edhe në formimin tim si shkrimtare dhe intelektuale”, thotë shkrimtarja Çuli.
    Hapësira e krijimtarisë së Kadaresë ngërthen gati gjysmën e globit, nga Evropa në Kinë, duke kaluar përmes Egjiptit të lashtë, por shtrihet gjithashtu në botë të padukshme, në mbretëritë e hyjnive e të ferrit e kudo. Romanet e tij si Prometeu, Endrra mashtruese, Nata e Sfinskit, Piramida, Kush e solli Doruntinën, Ura me tri harqe, etjer, mbulojnë mijëvjeçarë të tërë të historisë njerëzore, që nga antikiteti më i thellë dhe gjer në rënien e komunizmit, duke kapërcyer gjithashtu në kohët tejnjerëzore të legjendës e miteve… Kadare është anëtar i Akademisë franceze për shkencat morale dhe politike dhe oficer i legjionit të nderit në Francë. Në vitin 1995 presidenti i Shqipërisë i akordoi atij çmimin "Nderi I Kombit".
    Studjuesi dhe kritiku i vepres së Kadarësë, prof dr.Jorgo Bulo e vlerëson Kadaren si shkrimtar boteror i letërsisë shqiptare.” Kadareja është shkrimtar boteror i letërsisë shqiptare, është protogonisti i zhvillimeve më të përparuara emancipuese të kulturës shqiptare dhe të mendësisë shqiptare gjatë gjysmëshekullit që shkoi. Me alegorine politike antitotalitare, vepra e Kadaresë padyshim që u ka ndihmuar proceseve të demokratizimit dhe të emancipimit të shoqërisë shqiptare.Ajo ka shprehur prirjen e rinovimit të thellë të letërsisë shqipe dhe të integrimit të letërsisë shqipe përtej qarkut të letërsisë konformiste dhe të kohës. Kadareja i dha një fytyrë moderne letërsisë shqipe në gjithë përbërësit e vet. Vepra e tij është shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe letrare të shqipes së njehsuar, e pasurisë së gjallërisë dhe e forcës së magjishme të fjalës shqipe", thekson Prof.Bulo per DW.
    Romanet e tij janë përkthyer sot në më shumë se 30 gjuhë të botës.Shtëpia botuese gjermane "Amman" ka botuar librat si "Prilli i thyer" , "Ura me tre harqe", "Pallati i ëndrrave", "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", "Viti i mbrapshtë". Shkrimtari shqiptar në qershor të 2005 u nderua me çmimin nderkombetar "Man Booker" ne Edinburg te Skocise dhe disa herë ai ka qenë edhe kandidat për çmimin Nobel në fushën e letërsisë nga Akademia e Stokholmit.

  3. #3
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Kadare: “Kurrë nuk kam pretenduar të jem disident”

    Në “Edinburgh International Book Festival” mes 600 shkrimtarëve nga e gjithë bota


    Kadare: “Kurrë nuk kam pretenduar të jem disident”



    Nga Londra
    Muhamed Veliu


    Imail Kadare ka marrë pjesë në veprimtarinë më të rëndësishme në fushën e letrave, në festivalin ndërkombëtar të librit në Eginburgh të Skocisë.
    Ai i është bashkangjitur në këtë festival 600 penave të sukseshme nga 35 vënde të botës, duke prezantuar veprat e tij më të fundit. Për gjigandin e letrave shqipe ky ka qënë një rikthim tejet i veçantë në qytetin verior të Skocisë, në të cilin një vit më parë atij ju dorëzua cmimi prestigjiz “Man Booker International Prize”. Prezantimin e veprave nga Kadare faqja zyrtare e festivalit të përvitshëm me famë botërore e cilëson si “Një nga veprimtaritë më të paharrushme dhe të rëndësishme këtë verë”. Më tej komenti vazhdon duke e cilësuar Kadarenë si një nga të pakëtit e një elite shkrimtarësh të mrekullueshëm në botë që ende jetojnë. Për Kadarenë i shoqëruar nga përkthyesi i tij David Bellos ky ka qënë komunikimi i parë me përmasa kaq të gjera me publikun. Festivali i librit sëbashku me të gjitha akivitet e tjera të Jazzit dhe Filmit e bëjnë “Edinburgh International Book Festival” si aktivitetin më të madh kulturor në të gjithë botën


    Bashkëbisedimi

    Gjithçka i përket audiencës. Shkrimtarët në këtë festival veçse kanë detyrë ti përgjigjen pyetje të lexuesve të tyre që njëherë në vit kanë shancin të bashkëbisedojnë me idhujtë e tyre të letërsisë. Të shtunën kur ora shënonte 11:30 minuta Kadare mes durtrokitjeve të ngrohta ka hyrë në sallë duke zënë vënd përballë audiencës shoqëruar nga përkthyesi David Bellos. Lexuesit e Kadaresë kanë biseduar gjatë e gjërë për veprat e tij, dhe sidomos këto të fundit të cila i dhuruan atij çmimin “Man Booker International Prize”. Kadare ka folur në frëngjisht duke u kuptuar gjerësisht nga audienca, duke mos pasur nevojë për përkthimin perfekt të përkthyesit të tij besnik David Bellos. Ai ka përkthyer gjtihçka që dilte nga goja e Kadaresë me një frëngjiste të thellë. Si mundët të mbijetonit gjatë rregjimit komunist kur të tjerët nuk mundën ta bëjnë një gjë të tillë? Do të pyeste dikushi nga audienca. “Kurrë nuk kam pretenduar të jemë një disident” ka filluar të përgjigjet Kadare duke vijuar “ Në Shqipëri nuk kishte disidencë, nuk ishte e mundur dhe nuk kishte hapësirë për një gjë të tillë.E gjitha që ajo unë kam bërë ishte të shkruajturit e një literature normale, në një vënd jo normal dhe nuk ishte aspak e lehtë me kuptimin e plotë të fjalës.Unë mund të dënohesha, disa u dënuan disa të tjerë jo” në fund të përgjigjes së tij Kadare ka shtuar se “Deri diku mund të them se kam qënë i mbrojtur nga opinioni ndërkombëtar.”



    Emri Kadare shet të gjitha biletat

    “Do të kisha shumë dëshirë sëbashku me disa miq të mi shqiptarë të merrnin pjesë në bashkëbisedimin me Kadarenë” thotë Savina Suti një bashkëqytetare e shkrimtarit e cila jeton në Edinburgh. Por ajo tregon se të githa biletat për të ndjekur shkrimtarin shqiptarë ishin shitur në kohë rrekord. Një fakt i tillë ilustron më së miri suksesin e prezantimit të tij në këtë eveniment botëror të letërisë. Por Kadare tejet i njohur në të gjithë Europën madje edhe në botë si një shkrimtar i kalibrit të lartë në Skoci mbetet pak i njohur. Fitimi vjet i çmimit “Man Booker International Prize” tërhoqi vëmendjen e medias dhe banorëve skocez. Tashmë ai nuk është më një shkrimtar anonim edhe për këto anë. “Turp për ne skocezët që deri një vit më parë nuk kemi njohur Kadarenë shkrimtarin që i bëri sfidë Garcia Marquez dhe Saul Bellow duke trimfuar dhe fituar çmimin “Man Booker International Prize” thotë Rosemary Goring kritike letërsie pranë gazetës The Herald.

    Historia e Edinburgh International Book Festival

    Festivali Ndërkombëtar i Librit në Edingburgh daton që në vitin 1983, dhe është një nga aktivitetet kryesor që mbahet ç’do Gusht. Gjatë këtyre 21 viteteve Festivali i Librit është rritur ndjeshëm në përmasat e tij. Tani ai është festivali më i madhë dhe më dinamiku i këtij lloji në botë. Në vitin e parë u paraqitën vetëm 35 autorë, ndërsa këtë vit në të morën pjesë 650 autorë nga 35 vënde të botës. Do të ishte zonja Catherine Lockerbie drejtore e Festivalit të filimt në vitin 2001 ajo e cila do ti ipte këtij aktiviteti dimencione të reja, duke futur në të debate të një shkallë të gjerë, një seri diskutimesh të cilat tani janë padyshim pika më kulminante e tij.
    Për ç’do vit shkrimtarë nga e gjithë bota mblidhen për tu bërë pjesë e një forumi unik në llojin e tij në të cilën audience dhe autorët takohen për të shkëmbyer mendime dhe opinione rreth disa çëshjeve më jetike në botë. Paralelisht me programin shkojnë edhe aktivitet për fëmijë te cilat janë rritur nga viti në vit me një larmi të gjerë aktivitetesh në të cilin marrin pjesë pena të sukseshme botërore dhe ilustratorë të njohur botëror për fëmijë. Që nga viti i parë i mbajtjes së këtij festivali ai zhvillohet në sheshin madhështor dhe historik të quajtur “Charlotte Square Gardens” që ndodhet në zemër të Edingburgh që njëkohësisht njihet si pasuri botëore. Ç’do vit oborri përpara sheshit transformohet në një tendë të mrekullushme në formën e një fshati në të cilën vitin e shkuar u mirëpriten 220,000 vizitorë.

    Botuar ne Gazeten Shqip Tirane 22/08/06

  4. #4
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Rrofshin ata Shqiptare te vyeshem qe na i lavderojne dhe dekorojne te huajt kurse populli i tyre i mallkon!

  5. #5
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Kiran Desai - "Man Booker Prize" për 2006

    Kiran Desai eshte autorja me e re qe ka fituar Man Booker Prize. Vetem 35 vjec, Kiran fitoi ne 10 Tetor, cmimin Man Booker Prize si dhe shumen prej £50,000 per librin "Trashëgimnia e humbjes".

    Kiran duket se ka filluar krijimtarine e saj pas hapave te te jemes, Anita Desai e cila gjithashtu ka qene pjestare konkurrente per kete cmim tre here, por pa sukses per fitore.

    Kiran ka lindur ne Indi, ne vitin 1971 dhe ka vazhduar studimet ne Indi, Angli dhe SHBA. Ajo ka studiuar letersi ne universitetin "Columbia" ne SHBA dhe eshte autorja e librit te njohur neper bote, "Hullabaloo", botuar ne 1998.


    Suksese shkrimtares se re!

  6. #6
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Fiori,

    a e ke lexuar ti librin e autores Kiran Desai? Desha te dij nje pershtypje, qe ta kem parasysh per vendimin e blerjes ose jo te librit "Trashegimia e humbjes".

    Flm.

Tema të Ngjashme

  1. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  2. Konfindustria: Çmimet e karburanteve duhet të jenë 25% më të ulëta...
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-10-2008, 06:27
  3. Shkrimtari shqiptar në metropolin socialist të viteve ’60.
    Nga Arrnubi në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-06-2006, 03:33
  4. Inside trader- aksionet e dites
    Nga Ardi-1 në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 22-08-2005, 08:44
  5. Rriten cmimet e ushqimeve
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 28-12-2002, 23:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •