Nje dritare e hapur tani edhe ne Skandinavi
Ditet kalojne dhe asnjera nuk duket se ndryshon nga tjetra,por veē koha e ben te
veten,ajo ecen e nuk ndalon kurre.E njejta gje ndodh edhe per ne qe jeta na
solli te jetojme ketu ne "Polin e Veriut", siē eshte ky vend Skandinav, qe
quhet Danimarke. Nuk do te me shkonte fare ne mendje,se ne kete vend do te
jetonin per rreth tete mije shqiptare,nga te gjitha trojet etnike.
Dhe vertet eshte e veshtire qe shpirti yt te gjeje prehje e qetesi si ne vendin
tend.Aty ku gjuha jote e embel shqipe te mungon,aty ku dashuria dhe malli per
njerezit te kaplon shpirtin.
Eh..... njeriu i shkrete e kalon diten me nje enderr, qe ka pare ne naten e
gjate dhe te lodhshme, nje rreze drite qe shkelqen,valle mos eshte rrezja e
drites e vendit tim,por jo gabohem ,tradhtohem nga kjo ender dhe perseri bie ne
gjume dhe perseri endrra ,endrra.....
Dhe tek po hidhja ne leter te bardhe keto rreshta , mu kujtua fjala e nje
shoqes time nga Prishtina qe me thoshte me renkimh......Zot, ma merr
shpirtin te shtunave dhe te dielave dhe ma siell te henen. Ne fillim tek i
degjoja keto fjale cuditesha ,kur ajo i perseriste vazhdimishte te njejtat
fjale.Dhe vertet ashtu ishte ditet e shtuna dhe te diela jane ditet me te gjata per
ne qe jetojme jashte atdheut,por kete monotoni e theu imitimi i nje programi
shqip gjate diteve te fundjaves se kaluar dhe kjo ishte ajo qe na e lehtesoi
sadopak ate stresin qe na e jep vetmija e emigracionit.
Eshte kjo radio ne gjuhen shqipe , "Projekt 21"me drejtor gazetarin e talentuar
Z.Naim Jumniu, qe eshte bere kaq e dashur per te gjithe mergimtaret qe jetojne
ne vendet skandinave.Ne te imitohen emisione te ndryshme dhe te
larmishme,emisioni me i preferuar eshte "Femijet ne eter"qe percillet nga
degjuesit e vegjel,qe kane lindur e po rriten ketej, me plot deshire. Dhe keshtu
tek degjoja zerin e drejtuesit te emisionit qe fliste aq paster gjuhen e embel
shqipe dhe shpirti te gjen sadopak prehje.Para disa ditesh zeri i drejtuesit te
emisionit Murat Rudi njoftoi degjuesit per nje interviste me Kryeredaktorin e
revistes "AKTUALE" Luigj Shkodrani dhe me Zv. kryeredaktorin Z.Bardhyj Islami
dhe me endjen me te madhe e prisja si une dhe shume shqiptare te tjere qe jemi
ketu, nga te gjitha trevat se cfare do te flitej ne kete emision.Zemra m'u mbush
me optimizem, qe pas lodhjes se nje dite te gjate, ne pune apo me problemet e
tjera , per te kapur ritmin e jetes kapitaliste ky emision ne radio ne gjuhen
shqipe,per revisten "AKTUALE" qe ka marre perpjestime te gjere nder familjet
shqiptare te cdo skaji ketu ne skandinavi me gezoi. Me gezoi vete fakti se tani
do kemi radion dhe revisten ne gjuhen tone te bukur shqipe.
Zeri kombues i kryeredaktorit Luigj Shkodrani me emocionoi kur shpjegonte per
rubrikat e ndryshme dhe teper te larmishme qe trajtonte kjo reviste ,aty e gjene
veten edhe plaku por edhe femija .Emisioni ishte interaktiv m,e telefonata nga
vende te ndryshme ku jetojne mergimtaret tane.
Eh.....zeri i kesaj "drite skandinave" kishte ecur larg,larg,shume larg ne ēdo
skaj te botes shqiptare,dhene vullnetit dhe punes se madhe te veprimtarit te
shquar te gjuhes shqipe profesor Ibrahim Egriut,qe njeheresh eshte edhe kryetare
i Lidhjes Shqiptare ne Bote per Skandinavine,qe me revisten "AKTUALE" ne dore
kishte zgjuar interesin e mijra shqiptareve per tu njohur me punen e jeten e
shqiptareve qe jetojne ne Skandinavi.Tek ky njeri shikon ate optimizem te papare
dhe vullnetin e tij, per ti sherbyer ceshtjes se kombit dhe gjuhes shqipe.Ai
eshte perhere aty,ne faqet e revistes, teper aktiv dhe po i nxit brezat e rinj
qe te mos ndalen kurre per shkrimin shqip. Dhe kur mendon per punen qe ben
profesor Ibrahimi , mendja te kthehet shume vite pas tek rilindasit tane, ku
mbrojten me jeten e tyre alfabetin e gjuhes shqipe.
Ndersa mendja me shkonte tek babai i gjuhes shqipe Kristoforidhi, per ate pune
te madhe qe beri ai, ne radio me vjen nje ze i nje gruaje dhe per momentin u
shtanga ne vend , Nga mijra kilometra larg, valet e radios po me binin zerin e
ngrohte e te dashur te Nene Vitores , nepermjet telefonit s'po u besoja vesheve,
po pastaj mu kujtua se po zerin e kesaj nene e kam degjuar ne radio Prishtina ,
radio Tirana ne emisionet per shqiptaret jashte atdheut, ne radio Iliria te
kanadase e ku s'gjendet ajo, dhe fjala e saj pra ane e mbane botes ku ka
shqiptare.Vitorja e kishte pasur ne dore kete revisten Aktuale si dhurate nga
profesor I.Egriu ne nje seminar te LSHB-se qe u be ne Tirane ne vjeshte te vitit
te kaluar.Ishte befasuar sic thote vete ajo gjate intervistes,per vete
permbajtjen dhe temat e trajtuara ne Revisten "AKTUALE" dhe nderkohe i beri te
ditur Z.Simon Kuzhnini,kryetarit te LSHB.Ai,kujton Vitorja,duke folur, plot
entuziazem nuk ngurroi te beje urimet e rastit per revisten si dhe punen e
palodhur qe bene LSHB-ja e vendeve skandinave per bashkimin e shqiptareve dhe
per mbajtjen e indetitetit nepermjet shtypit. Vitorja duke qeshur thote se i
duhej te fotokopjonte kete reviste per t'jua dhene gjithe atyre djemve dhe
vajzave ne seminar, ne vecanti Mardena qe e kerkonte me kembengulje per shoqaten
e saj "SHote Galica " ne Itali dhe Kolec traboini e Merita Bajraktari qe kishin
udhetuar nga SHBA, apo Vasil Qesari nga Franca.
Po keshtu edhe aktiviste te tjere te LSHB-se kerkuan qe te merrnin kontakt per
kete Reviste pasi ishte nje organ interesant, ne gjuhen shqipe ne nje rajon ku
popullsia shqiptare eshte shtuar se fundi me numra te medhenj. E tek Vitorja
intervistohej, telefonata dhe e-maile te ndryshme vinin ne studio per
informacione per revisten "AKTUALE" nga shqiptare nga Europa qe kerkojne dhe
abonimin ne te. Drejtuesit i emisionit te radios qe tashme ishin familjarizuar
me Nene Vitoren, pasi ajo shpesh te ben te ndjehesh sikur e njeh prej vitesh,
kerkuan nepermjet telefonit , opinionet e zonjes ne fjale ne lidhje me
revisten,ata gjithashtu kerkuan te diskutojne edhe me anetare te tjere te
LSHB-se,dashamires te revistes "AKTUALE",emra tashme te degjuar edhe prej
profesor Egriut. Ne ambjentin e ngrohte familjar te nje Danimarke te ftohte e te
ngrire ne akull , vinte zeri i ngrohte i Vitores, i kesaj nene patriote e
flakte e ēeshtjes kombetare dhe anetare e Keshillit Kombetar se Lidhjes
shqiptare ne bote dhe stermbese e Kristoforidhit qe nuk pushon kurre se shkruari
proze e poeze dhe valle a do kete media elektronike ku te mos jete keshilla e
saj prej nene te mire e te dhemshur.Ajo eshte aty me shpirtin e saj te
madh.Njeriu qe u persekutua ,u poshterua nga regjimi komunist ,por ajo gjene
force dhe vullnet dhe na keshidhon e ndihmon ne bijte e bijat e saja,"mos ktheni
koken prapa ,ne se doni qe te behet Shqiperia,ne se do te vazhdojme te akuzojme
e te urejme e te flasim per te kaluaren me gjurma te pa harruara , sdo te bejme
gje tjeter veē do te zgjerojme hendekun e hakmarrjes do te mbiellim me tej faren
e urejtjes dhe kurre sdo te gjejme nje emeruse te perbashket, hajde ta bejme te
gjithe Shqiperine tone. Te marim te gjithe nga nje tulle e nga nje lule dhe hajd
ta ngrejme keshtjellen me emer Shqiperi te forte e te bukur sa me shume tulla te
veme aq me shpejt do ngrihet e do behet e sa me shume lule te mbjellim aq i
bukur e i lulezuar do behet kopshti. Ata qe s'duan te vene tulle te pakten mos
te na pengojne. Kur te kemi realizuar keto le tja gjykimin dhe ndeshkimin
historise".
Fjalet e saja mbushin me optimizem cdo shqiptare e bire shqiptari qe e ndien sa
do pak mungesen e asaj toke te shenjte.Tek degjoja zerin e saj ne eter njeva ne
shpirt e ne zemer ate perkedheljen e nenes per femijen e vet ,ku te keshillon te
meson dhe te pergezon per punen e mire qe ke bere.
Ajo ndahet nga linja telefonike dhe per pak ēaste ēdo gje ra ne heshtje,por
ato fjalet e saja entuziaste pushtuan gjithe shpirtin tim,valle mos ishte ketu
qe ai ze kumbues dhe aq i dashur qe hyri ne te gjithe shtepiat e mergimtareve
tane.Dhe kete heshtje e theu zeri i embel dhe miku i shqiptareve nobelisti
Masrur Imani,qytetar nderi i Shqiperise. Me ate anglishten e tij te bukur dhe
fjalet e tij te ngrohta ishte nje surprize per drejtuesin e emisionit dhe per te
gjithe ata qe e degjuan.Ai fliste me nje dashuri te madhe per Shqiperine dhe
shqiptaret,njeri me zemer te madhe dhe shume human,ku ka kontribuar me
humanizmin e tij ne Kosove ,Maqedoni e Shqiperi.Ai nuk harroi te prezantoje edhe
nene Vitoren dhe foli per punen e saj kolosale ne sherbim te kombit e te
atdheut.Keto befasira ndodhin ne kete radio,sepse zeri i arberit jeton ne ēdo
skaj te botes se qyteteruar.Telefoni ne studio, mesoj se cingeronte pa
pushuar,jane shqiptare te ndryshem qe deshirojne te njohin me shume revisten,
deshirojne te kene kopjen e tyre, duan te flasin, te japin opinionin e tyre. Nuk
kishte kaluar shume kohe nga bashkebisedimi me Mjeshtrin Imani, kur drejtuesi i
radios prezanton nje nga bashkepunetoret e revistes "AKTUALE".Ajo ishte Merita
Bajraktari Mccormack,qe me zerin e saj aq te embel dhe miqesor, solli ne studio
e ne cdo vater shqiptare besoj qe degjonte kete emision vleresimin e saj
profesional e kulturor per stafin e Revistes "AKTUALE". Ajo vleresoi degjuesin
dhe lexuesin shqiptar ne Skandinavi si intelektual dhe me atdhedashes. Merita
rezervon fjalet me te mira per punen dhe vullnetin e botuesve dhe drejtuesve te
revistes dhe shpreh deshiren per vazhdimesi pasi komunikimi ne shqip permes
organeve te tilla te shtypit, sic eshte Revista "AKTUALE" u shpreh ajo gjate
intervistes eshte element i rendesishem jetesor dhe teper i rendesishem per
ruajtjen e identitetit tone si komb.Merita duke qeshur tregoi njohjen me
revisten "AKTUALE" dhe ashtu si e kishim degjuar nga Vitorja me perpara, merita
tregoi se si profesor Egriu kishte sjelle nje kopje te vetme ne Tirane ne
vjeshten e kaluar.Kur drejtuesi e pyet per vetveten ,per punen e sa krijuese,per
momentin ajo ndalet dhe vertet ai qe kontribon per kombin e ka te veshtire te
flase per vete.Merita nene e tre femijve shkruan dendur dhe shkrimet e saj jane
si rreze drite shprese dhe optimizmi ne token e zharitur nga plaget nga
vuajtjet. Ajo ndjehet disi e zene ngushte te flase per veten e saj,por Z.Luigji
se bashku me Z.Rudi e clirojne me ate profesionalizmin e tyre duke e falenderuar
per poezite,artikujt shoqerore dhe tregimet me te cilat Merita i eshte
prezantuar lexuesit shqiptar ne Skandinavi dhe ne gjithe boten, dhe keshtu e
cojne biseden me tutje. Merita, nga Amerika i shkruan revistes "Aktuale", ku
poezite e saj te ngjallin shpresa per te ardhmen ku gjithcka te kete kuptim, ku
edhe karafili te ēele dhe te hijeshoj vendin me ate bukurine dhe aromen e tij.
Kur degjon emrat e shqiptareve qe nuk e ndalin punen e tyre edhe pse
streset qe ju krijon vetmija e emigracionit,e vetmja rruge ilaqe per te gjithe
ne eshte komonikimi me njerez te ndryshem te gjakut tend.
Tek degjoj te flitet per jehonen e revistes AKTUALE ne te gjitha skajet e
botes, kujtoj edhe nje patriote tjeter , te nderuar e mjaft te dashur per mua.
Mediat elektronike me njohen edhe me te. Ajo eshte Mardena Kelmendi,krytetare e
shoqates "Shote Galica" ne Trevizo-Venecie te Italise.Puna e saj nuk ka te
ndalur, ajo gjithnje eshte ne kontakt me Revisten "AKTUALE" dhe gjitheanetaret e
shoqates qe Mardena drejton jane lexues te rregullt te kesaj reviste dhe shpesh
Mardena e krahason kete reviste si ure lidhese mes dy komunitetve shqiptare en
Venecie ku ajo jeton dhe Skandinavi ku Revista "AKTUALE" botohet.
Dhe koha ecen me ritmin e saj e diela kalon shpejt dhe emisioni mbydhet me
nje kenge te kenduar nga biri legjendar i Kosoves martire Jusuf Gervalla,qe
gjithe jeten ja kushtoi ēeshtjes kombetare.
Dhe keshtu revista "AKTUALE" percjell zerin e shqiptareve te skandinavise
ne te gjithe hapesiren mbareshqiptare ,do te tregoje se edhe ne kete pjese te
globit jetone shqiptare qe i thurin poezi ,kenge,shkruajme mire gjuhen shqipe
per ta mbajtur te paster e per ta trasheguar ne breza.
LINDA SHKODRANI
DANIMARKE
Krijoni Kontakt