Trurin ne pune? Sic jam shprehur shpesh here ne forum, futem ketu per t'u englendisur Eagle, dhe znj. Gili nuk eshte ndonje perjashtim i vecante. (Per perjashtimet, duhet te lexosh shkrimet e mia ta kesh parasysh.)Postuar mė parė nga Eagle
Si ka mundesi qe tani ju ulni tonalitetin e replikes Eagle?
Ne internet Eagle, gjen shkrimet e shume shkrimtareve. Dhe meqe jemi aty, nje nga fenomenet e te ardhmes jane bibliotekat virtuale, me miliona vepra do te behen te vlefshme virtualisht per lexuesit.
Sic ta thashe me siper, nuk kemi te bejme me nje individ te vecante, me intelektin e tyre, me punen e tyre, me prozen apo poezine e shkruar apo te pashkruar. Po analizojme nje ese, qe fondamentalisht, te pakten per mua, perfaqeson te kunderten e besimeve te mija.
Jane pikerisht tipa te tille, qe me besimet/paragjykimet e tyre, (pavaresisht nga seksi) diskriminojne femrat me shume.
Une jam dikush qe jam e abonuar ne "The Economist", "Foreign Affairs", "Political Science Quarterly", "Le Monde Diplomatique" dhe publikime te tjera qe i lexoj sa here me bien ne duar. Por shume here, ne fund te dites, pas leximeve te shumta, dhe lajmeve te tipit BBC, Euronews, CNN etc, dua te kap nje liber ne dore, nga Julie Garwood apo Johanna Lindsey dhe te imagjinoj qe pas dhimbjeve, katastrofave, "realitetit te cmendur" te se tashmes ... dua te imagjinoj nje "happy ending" qe keta autore me ofrojne. Neqoftese keto femra shkrimtare kane kapur tregun e madh te personave qe jane te gatshem te lexojne shkrime te tilla, atehere kjo s'i ben keto "femra qe shkruajne keq" por femra ekonomikisht te zgjuara. (Qe te mos keqkuptohemi, nga autoret e mi te preferuar jane Balzak, Tolstoi, Dikens, etj etj etj ... )
Per me teper, pa rrezikuar perseritjen e vetes, zonja/zonjusha Gili ben pergjithesime negativisht aq kolosale ne "esene" e saj, saqe ofendon jo vetem femrat, por besimin e shume individeve, dhe ne menyre perpetuale influencon apo "peshon" me shume ne kandarin "pseudo-feminist" qe ne fakt percmon femrat me shume se sa i ndihmon.
Arsyeja qe u zgjata me teper ne "analizen" time ne postimet e fundit, nuk ishte per te "vene trurin ne pune" per esene e saj, por per t'iu pergjigjur pikepamjeve te tua. Sa per zonjen/zonjushen Gili, e kam dhene pergjigjen time qe ne fillim.
Krijoni Kontakt