Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 42
  1. #31
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Si mund te gjykoni nje person ne aparenc ???????

  2. #32
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga WALCHIRIA
    Si mund te gjykoni nje person ne aparenc ???????
    Walchira, per cfare e kishe fjalen me specifikisht? Ose per cilin person, dhe per cfare aparencash?

  3. #33
    Fine Wine Maska e ildushja
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Rr. A Kasemi, N'ajėr
    Postime
    832
    Nuk jam dakort qe femrat shkruajn keq, apo me keq se meshkujt pasi si kam pare shkrimet e te gjitha femrave apo te gjithe meshkujve.
    Gjithsesi anoj me Akilin tek kjo, me duket sikur femrat (biles shume ktu ne forum) mundohen te shprehin dicka qe i lidh me te gjithe lexuesit ne vend qe te shprehin qarte mendimet dhe ndjenjat e tyre mbi nje teme.

    Gjithe te mirat.
    "and..nothing makes us so lonely... as our own secrets..."-Nebelstern

  4. #34
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Citim Postuar mė parė nga Lioness
    Walchira, per cfare e kishe fjalen me specifikisht? Ose per cilin person, dhe per cfare aparencash?

    Me kta qe gjykojn njerzit ose me mir femrat qe shkruajn, keq ku e pan kta njeher edhe kush jan kta te gjykojn, njeriu ne rradh te par gjykon veten masnej boten .......


    Ps : Liones jom me kultur una flas ne shumes .....

  5. #35
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga WALCHIRIA
    Me kta qe gjykojn njerzit ose me mir femrat qe shkruajn, keq ku e pan kta njeher edhe kush jan kta te gjykojn, njeriu ne rradh te par gjykon veten masnej boten .......


    Ps : Liones jom me kultur una flas ne shumes .....
    Walchira, po nuk pertove duhet te lexosh esene ne postimin e pare. Eshte shkruar nga nje femer, per femrat dhe per "keq" nuk e ka fjalen tek drejtshkrimi por tek zhanri i letersise qe preferojne shume femra shkrimtare.

    PS: Per sqarim te pyeta lol, se e kishe hedhur ashtu ne pergjithesi ate pyetjen.

  6. #36
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Citim Postuar mė parė nga Lioness
    Walchira, po nuk pertove duhet te lexosh esene ne postimin e pare. Eshte shkruar nga nje femer, per femrat dhe per "keq" nuk e ka fjalen tek drejtshkrimi por tek zhanri i letersise qe preferojne shume femra shkrimtare.

    PS: Per sqarim te pyeta lol, se e kishe hedhur ashtu ne pergjithesi ate pyetjen.

    Cdo njeri ka mendimin e tij edhe un mendoj se esht i lir te mendoj edhe te gjykoj si te doj ,postimin e lexova ,smund ti kunndervihem asnjerit pse kshu ose ashtu kur secili ka lirin e mendimit, thjesht asnjeri sduhet te gjykoj nga disa fjal te thena nga nje njeri .....

  7. #37
    Like The Dead Maska e Erindi
    Anėtarėsuar
    12-07-2002
    Vendndodhja
    Ka Fry Era
    Postime
    203
    Pse S'Thoni Ju Paska Ardh Keq Puna Ketej! Tani ka Dhe te Drejte Gili Ku Ka Ze S'eshte pa gje Thot Populli,Hajt Mos E vrisni Mendjen Shum Per Gjera Te Tilla

    Ps. Jom Moshkull Se Mos Kujtoni Se Jom Femen!
    Dio C'č

  8. #38
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    Citim Postuar mė parė nga Lioness
    Personalisht nuk njoh Gilmanen, keshtu qe kur komentoj ketu, apo diskutoj (e mos mbette njeri pa diskutuar, se c'kuptim do kishte fjala "forum") nuk flas nga njohja personale e personit ne fjale, por nga cfare eshte shkruar. Ashtu sic kur lexoj Kadarene (me gjithe debatet e koheve te fundit) nuk me intereson individi por libri qe kam ne dore. Keshtu qe se cfare personi, cfare karakteri, cfare IQ ka Gilmana, pak rendesi ka.
    Per me teper, duke dashur te kem nje ide me te gjere ndaj punes se saj, kerkova ne Google, por nuk gjeta gje, pervec se disa intervistave te saj dhe perkthimeve. Duke mos e njohur si "prozatore te shkelqyer" qe sipas teje i "paska hequr disa shkrime te veta" atehere s'na mbetet gje tjeter vecse te diskutojme rreth kesaj eseje ketu.
    Une personalisht nuk e pranoj vete-viktimizimin e femres. Gilmana para se te gjykoj shkrimtaret te tipit Daniele Steel vs. Virginia Wolf, te shkruaj vete pertej "kornizave", te botohet dhe pastaj te flasim.

    Shkrimin e saj e lexova, dhe patjeter qe nuk behet fjale per femrat te jene te kufizuara menderisht te shkruajne bukur. Por pa hyre ne analize te thelle, do beja disa konstatime te vogla. E para, titulli eshte i tipit gazetaresk sensacional, qe e hasim shume here neper gazetat e sotme, ku "gazetaret" per te terhequr vemendjen e lexuesit, shkruajne nen tituj te tille.
    E dyta, zhanri qe ajo e cileson si te "keq" eshte i pelqyer nga miliona lexues kudo ne bote. Ne fund te fundit, jo te gjithe lexojne Kafken, femra apo meshkuj.
    E treta, sic thashe me siper, i urrej analogji te tilla te tipit psh "Afrikanet- Amerikane ne US jetojne ne varferi, programe sociale dhe kane kriminalitet te larte sepse kane qene skllever 200 vjete me pare." Ky lloj mentaliteti eshte nje rreth vicioz (paralel me analizen e saj per femrat) sepse detyrimisht kufizon deshiren dhe energjine per te thyer barrierat.

    Per me teper, pa hyre ne debate teologjike, zonja Gilmana jo vetem qe ka keqkuptuar marredhenien e Zotit me femren/femrat ne Bibel, por akoma me keq, sjell per lexuesit "kuptimin" qe ne shekuj meshkujt ne Kishe i kane ofruar femrave, apo me te cilin kane jystifikuar diskriminimin e femres. Nqs kerkon te thyej barrierat zonja Gilmana, atehere do bente mire te ofronte nje alternative tjeter, e cila ndoshta ajo s'e di, por ekziston.




    Sa per emrin e saj, eshte e drejta ime ta lakoj shkurt, nuk e kemi ketu ta pyesim per preferencat, se si i flasin, Gili apo Mana. Ashtu si emri im, qe eshte i gjate, shkurtohet per kollajllek. Keshtu qe s'behet fjale per "t'u dukur" por thjesht veprim praktik, ndaj mos u hidh perpjete kot.
    Per ato cilesimet e tjera, katundare, butike, trushkulur ... ncncncncnc, kaq "force debati" keni Eagle? Per fjaline tende te fundit, s'ia vlen te komentoj.
    si ka mundesi qe vetem pasi ju preken telat e sedres, filloni e vini trurin ne pune. po te kujtoj se ti vete ke permendur diku me lart qe po engledisesh me gilin. (besoj e kupton tani pse shkrimtaret e mire spara kane qejf te merren me forume apo te lene shkrime neper internet, sepse do kete gjithnje njerez qe engledisen e ia fusin si tiu vije, )kjo nuk eshte serioze, sepse ajo nuk eshte anetare ketu dhe nuk ka rast te mbrohet apo te beje apologji. eshte njelloj si te flasesh pas shpine per dike...gje qe sme habit dhe shume duke pase parasysh origjinen tone te lavdishme. nese je dakort apo jo me shkrimin e saj, ketu ste gjykoj dot, eshte puna jote.
    luanesha, une skam gje me ty, perkundrazi me je duke gjithnje goce e mencme, por eshte ndryshe kur flet per dike qe e ke ketu ne forum dite e nate, e ndryshe per njerez qe i njeh vec permes shkrimeve. qarte besoj,
    naten te gjitheve
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  9. #39
    Fine Wine Maska e ildushja
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Rr. A Kasemi, N'ajėr
    Postime
    832
    Eagle un e kam i'ne me pike.

    Ps. Te mbeshtes!
    "and..nothing makes us so lonely... as our own secrets..."-Nebelstern

  10. #40
    . Maska e nausika
    Anėtarėsuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    .
    Postime
    774
    Citim Postuar mė parė nga Kosovari_78_Ca
    Pse shkruajnė keq femrat?

    Gilmana Bushati

    pse shkruajnė keq femrat? Tė paktėn pse shkruajnė mė keq se meshkujt? Kėto
    pyetje bėhen gjithnjė duke pasur parasysh nivelin e vlerėsimit tė artit tė
    krijuar nga ato (vetėm nėntė shkrimtare kanė marrė ndėr vite ēmimin
    Nobel). Historiku i kėtij vlerėsimi tregon disnivelin mes vlerėsimeve tė
    bėra apo tė dhėna pėr shkrimtaret dhe shkrimtarėt. Nuk besoj se kjo vjen
    si pasojė vetėm e diskriminimit tė vazhdueshėm tė racės sė femrave. Nė
    fakt, ėshtė e vėshtirė tė pėrcaktosh se cila ėshtė e vėrteta absolute pėr
    pėrgjigjet e kėtyre dy pyetjeve. Sigurisht qė shkrimtaret as nuk do t’i
    pėrgjigjeshin, madje nuk do tė donin ta dėgjonin, edhe pse tė gjitha tė
    dhėnat flasin pėr inferioritetin e saj nė arte, e mė shumti nė
    krijimtarinė letrare. Nė kėtė gjini, ashtu si dhe nė shumė tė tjera, ajo
    arriti tė ishte personazh i jashtėzakonshėm, pra subjekt. Por nė ndryshim
    nga ky pozicion, dmth. si krijuese, ajo, nė pėrgjithėsi, nuk i arriti
    majat. Njihen pak emra tė veēantė shkrimtaresh, tė vlerėsuarat numėrohen
    me gishta, madje ky vlerėsim apo njohje shpesh ėshtė bėrė pėr hir tė
    ashtuquajturės barazi gjinore, tė pėrfshirjes sė saj me pahir nė krijueset
    mė tė mira, pasi pėrndryshe shkrimtaret realisht tė vlerėsuara pėr veprėn
    e tyre do tė ishin mė pak se sa janė tani. Ndėrsa shkrimtarėt bėnė
    historinė e letėrsisė, ishin e janė promotorė tė lindjes sė rrymave tė
    reja dhe vlerat e tyre i mbijetojnė shekujve. Ėshtė e vėrtetė se sot,
    numri i shkrimtareve “tė shumėshitura” apo “best-sellers” ėshtė i madh,
    por nuk mjafton vetėm kjo. Kjo kategori shkrimtaresh, por edhe
    shkrimtarėsh ka ekzistuar gjithnjė dhe kjo situatė do tė pėrsėritet edhe
    nė tė ardhmen. Por kjo nuk do tė thotė qė tė gjitha shkrimtaret tė
    trajtojnė tema qaramane, romantike, me dashuri tė paarritshme, pra si
    telenovela tė shkruara. Sigurisht qė nuk duhet tė mungojė ky tip
    shkrimtarjeje, pasi njė pjesė e shoqėrisė, kryesisht gratė, mbi tė gjitha
    ato shtėpiaket, apo ato qė nuk duan tė lodhen shumė nga leximi, pra kjo
    pjesė e shoqėrisė ka nevojė pėr tė lexuar dhe duhet njė lloj letėrsie edhe
    pėr to. Si kjo e vėrtetė ekziston edhe e vėrteta tjetėr, ajo qė lexuesi,
    pavarėsisht nga mbytja me konsumizėm, kėrkon tė lexojė letėrsi klasike, po
    kėrkon letėrsi tė mirė, po kėrkon diēka tjetėr dhe pikėrisht ky lexues
    paracakton fatin e shkrimtareve nėse do tė vazhdojnė tė jenė apo jo.
    Shkrimtaret nuk e pėrdorin mirė fjalėn dhe gjuhėn, ndėrsa shkrimtarėt,
    ndonėse disa prej tyre janė nėn nivelin e shkrimtareve, dinė ta pėrdorin
    gjuhėn, fjalėn dhe vendosin atė mėnyrė komunikimi qė e afron lexuesin, qė
    ky afrim tė mos i mungojė lexuesit edhe sikur t’i kthehet leximit tė njė
    vepre edhe pas njėqind vitesh.
    A ėshtė e hidhur kjo e vėrtetė? Sigurisht qė po. Sepse shkrimtaret nuk
    mund ta pranojnė kurrė njė diskriminim tė tillė, njė ndarje tė tillė,
    sepse ata nuk ndryshojnė shumė nga njė pjesė e mirė e shkrimtarėve qė
    vetėm rrahin gjoksin se janė ato dhe askush tjetėr. Nuk janė tė
    vetėdijshme pėr pozicionin nė tė cilin ndodhen, nuk punojnė pėr tė qenė
    realisht shkrimtare, ato vetkėnaqen shpejt nga vlerėsimet qė u bėhen. Nuk
    e di se ēka u mungoi atyre, apo u mungon shkrimtareve tė jenė njė pjesėzės
    nė pėrmasa mė tė vogla njė tė Virginia Woolf, Sylvia Plath, Flannery
    O’Connor, apo njė Natalia Ginsburg, ose pėr t’u afruar edhe mė shumė nė
    moshė e vite njė Margaret Mazantini. Ajo qė i bashkon kėto shkrimtare
    ėshtė se nė veprat e tyre ditėn tė ishin vetvetja. Sigurisht qė ka mjaft
    shembuj pėr t’u pėrmendur, por u mjaftuam me kaq. Nėse do tė ishte njėfarė
    ngushėllimi pėr shkrimtaret duhet thėnė se as shkrimtarėt nuk i afrohen
    shembujve tė sipėrpėrmendur dhe jo mė t’i krahasojmė me tė ngjashmit e
    tyre nė kohė dhe me tė sotshmit. Por shembujt nuk duhen marrė si
    ngushėllim, por si njė pikė a kufi nė tė cilin nuk do tė arrijmė dhe qė hė
    pėr hė as nuk e shohim e jo mė ta kalojmė.
    Eshtė e qartė se diskriminimi i parė i gruas erdhi nga Zoti, i cili nuk
    pranoi ta krijonte, por kėputi njė brinjė burri dhe e nxori nė dritė, pra
    edhe fakti se nuk e nxorri nga ndonjė element tjetėr i trupit ėshtė
    njėlloj pėrbuzjeje fillestare qė ka gruaja nė krahasim me burrin. Por nė
    kohėt moderne, gruaja, qė nuk ishte e aftė gjatė shekujve tė vendoste
    dinjitetin e vet, ka zgjedhur si lloj pavarėsie vetėdiskriminimin: ajo
    vendos tė mos jetė qenia mė e lartė riprodhuese dhe pret qė fėmijėn ta
    marrė tė gatshėm nga njė epruvetė. Madje nismėtarja e prodhimit tė fėmijės
    nė epruvetė ėshtė pikėrisht njė grua. Mendojeni sikur ky proces tė jetė i
    ngjashėm edhe pėr krijimin tjetėr, atė letrar.
    Ky pozicion ėshtė njė pėshtjellim historik, biblik, psikik, pra qė gruaja
    nuk merr pėrsipėr tė jetė ajo pėr tė cilėn u krijua nga njė veprim pak
    makabėr, pra shkyerja e njėrės brinjė nga trupi, sigurisht qė do t’i ketė
    lėnė shenja domethėnėse burrit tė parė. Ndėrsa nė procesin e saj krijues
    ajo pėrpiqet tė marrė njė pozicion tjetėr, atė tė joinferiores, sepse nė
    atė moment ajo nuk e ndjen veten tė tillė dhe nė atė moment, ajo nuk ėshtė
    e tillė. Eshtė krijuese e mirėfilltė dhe mbėshtetet te frymėzimi, te
    kultura e saj e tė shkruarit dhe e tė menduarit tė gjėrave. Por gjithėsesi
    edhe duke mbajtur njėfarė pozicioni nė procesin e krijimit, pėrsėri
    libraritė mbushen me libra tė krijueseve, qė nga ata tė moshės tepėr tė
    re, adoleshtente e deri tek mosha mė e pjekur apo dhe e plakur, qė herė
    herė mund edhe tė quhen shkrimtare. Njė pjese tė mirė tė kėtyre
    shkrimtareve u mungon ndėrgjegja e lartė, e cila dikton momentin se kur
    duhet tė dorėzohet sepse nuk mund tė shkruajė mė gjėra me vlerė.
    Pėrkundrazi ato e vazhdojnė kėtė krijimtari, ndėrsa kritika vazhdon t’i
    vlerėsojė me tė njėjtat fjalė shambllone qė ngrejnė lart sakrificėn e
    gruas qė do tė bėhet edhe shkrimtare, juritė vazhdojnė t’i japin ēmime
    vlerave tė dyshimta qė krijuara nga kėto shkrimtare dhe pėrfundimi ėshtė
    se as kritika, as dhėnia e marrja e ēmimeve nuk do tė jenė momente tė
    vlerėsuara nė tė ardhmen. Asnjė shkrimtare nuk do tė ishte e lumtur nėse
    nipi apo mbesa e saj do t’i thonė njė ditė se “kush tė ka dhėnė ēmim me
    kėtė qė ke shkruar?”.
    Ekziston edhe njė kategori tjetėr e krijueseve qė e braktisin
    krijimtarinė. Jo ngaqė ndėrgjegjėsohen se nuk mund tė shkruajnė apo se nuk
    i vlerėsojnė siē duhet, por braktisja vjen pėr shkaqe tė tjera tė jashtme,
    pėr njė realitet pak mė komod apo pėr plotėsimin e kushtit traditė,
    familje, shoqėri.
    Qė tė dyja kėto kategori qė nuk mund tė jenė tė ndara me thikė kanė njė
    gjė tė pėrbashkėt: shkrimtaret a krijueset janė tė bindura nė vetvete se
    mund tė krijojnė vlera tė qėndrueshme, dhe kjo mund tė jetė e vėrtetė, por
    pėr aq kohė sa ato vlera nuk deklarohen, nuk shkruhen apo nuk thuhen nuk
    mund tė quhen tė tilla.
    Si ēdo rregull edhe ky ka pėrjashtimet e veta. Por prapėseprapė
    pėrjashtimet mbeten tepėr tė pakta qė tė mund tė vendosin njė ekuilibėr
    vlerash mes shkrimtareve dhe shkrimtarėve.
    E megjithatė asnjė shkrimtar nuk do tė mund ta shkruante “Letėr njė fėmije
    qė kurrė s’u lind”, ashtu siē besoj se asnjė grua nuk do tė mund ta
    shkruajė, as tani e as pas disa vitesh “Lehtėsinė e papėrballueshme tė
    qenies”.

    Shume argument moronic, dhe shkrimtarja eshte e vetmja prove e tezes se saj.
    When in Doubt, Act Stupid!

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Objektet fluturuese tė paidentifikuara, UFO
    Nga Darius nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 1059
    Postimi i Fundit: 01-04-2024, 14:01
  2. Suedia, aty ku femrat jetojnė parajsėn
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 78
    Postimi i Fundit: 13-05-2012, 12:02
  3. Femrat dhe meshkujt komunikojnė ndryshe
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-04-2009, 10:51
  4. Si jane Femrat shqiptare ne realitetin e sotshem
    Nga Dito nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 09-10-2004, 16:53
  5. Femrat dhe ekonomia - Nga Kotelja!
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 08-07-2002, 14:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •