Ketu do doja te sillnit mendimet tuaja ne lidhje me konceptin e te qenit I ZGJEDHUR.
Sot neper boten kristiane ekzistojne koncepte te ndryshme ne lidhje me shpetimin dhe kuptimin e jetes tokesore.
Une po mundohem te sjell disa koncepte baze.
1-) Kjo jete eshte nje prove. Njeriu nuk e di nese do shpetohet apo jo, por ai duhet te luftoje gjithe jeten per kete. Ai duhet t'i rezistoje provave qe i vijne. Ne rast se ai arrin gjendjen e pamekatshmerise, ai ka arritur shpetimin. Zoti e sheh njeriun nga qielli dhe gezohet me fitoret apo hidherohet me humbjet e njeriut ne keto beteja
2-) Kjo jete nuk ka asnje kuptim te jete nje prove, sepse Zoti e di qe para krijimit se cilet jane te shpetuarit dhe te humburit. Por Zoti i lejon tundimet dhe sprovat ne jeten e njeriut per qellime te tjera. Per humbjen apo shpetimin pergjegjes eshte njeriu dhe vetem njeriu
3-) Zoti jo vetem qe e di se cilet jane te shpetuarit, por eshte pikerisht Zoti Ai qe i ka parazgjedhur ata per shpetim. Kjo nxjerr jashte loje cdo vendim njerezor per shpetim.
Ne fakt sot ka shume, shume teori mbi shpetimin e njeriut. Dhume nga to jane te huazuara nga bota pagane apo dhe nga islami.
Une personalisht pranoj idene e dyte
Pra njeriu zgjedh qe te jete i shpetuar dhe keshtu ai zgjidhet nga Zoti per kete shpetim.
Por tek Zoti nuk ekziston koha dhe rrjedha e saj!
Pra Zoti e di qe para krijimit se cilet jane te shpetuarit dhe te humburit, por nuk eshte Zoti shkaku i humbjes te tyre. Keshtu Jezusi e njihte Juden si bir te humbjes, por nuk ishte Ai shkaku qe Juda humbi. Krishti e shihte te ardhmen sic shohim ne te shkuaren. Keshtu psh nqs ne para nje viti ne kemi perjetuar vdekjen e nje te afermit tone , ne sot kujtohemi per kete vdekje.
Le te supozojme se ne e shohim te ardhmen si te shkuaren, dhe kjo vdekje do ndodhe pas nje viti.
Ne e kujtohemi per kete ngjarje te se ardhmes duke i thene te afermit tone se ai ka vdekur pas nje viti.
Ai do cuditet dhe pas nje viti do ta perjetoje kete vdekje.
Solla s'i shembull vdekjen, sepse tek Zoti, humbja e dikujt eshte pak a shume si vdekja e te afermit tone tek ne. Te pakten une keshtu mendoj!
Krijoni Kontakt