Miredita,
Jo vetem qe i mbeshtes keto protesta paqesore por do te shtoja qe ato te fuqizohen per ta arritur qellimin e tyre perfundimtar: te permbysin regjimin ekonomiko-komunist te drejtuar nga Kryehajduti fatos nano.
Po
Jo
Indiferent
Miredita,
Jo vetem qe i mbeshtes keto protesta paqesore por do te shtoja qe ato te fuqizohen per ta arritur qellimin e tyre perfundimtar: te permbysin regjimin ekonomiko-komunist te drejtuar nga Kryehajduti fatos nano.
Love And You'll Be Loved
Përfundimisht duhet larguar Nanon sa më shpejt. Mirëpo për këtë duhet kujdesur që të bëhet sa më lehtë që është e mundur duke mos shkaktuar trazira. Poashtu duhet larguar edhe nga PS-ja, pra edhe PS duhet ta largoi nga partia nëse dëshiron të ardhme politike. E mira e së mirës do të ishte të largohej vet ai, se boll ka mashtruar me interesat kombëtare të shqiptarëve, boll i ka vjedhur dritat,rrugët, ujin, vendet e punës shqiptarëve për pokerin, operacionet plastike, pushimet e përjavshme në çdo cep të botës etj. Tani jam bindur plotësisht që Berisha nuk ka pasur aspak faj që i pat dhënë shtëpi falas (sepse e dijmë që nuk ka shtëpi) në Bençë se me të vërtetë e meriton një gjë të tillë për kontributin e madh që ka dhënë gjatë kryerjes së detyrës me përkushtim shumë të madh të kryeministrit.
Tung
Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!
Rrofte Shqiperia Etnike
E Merkure, 14 Prill 2004
NANO SI SOMOZA
Botohet per here te pare fjala e intelektualit shqiptaro-amerikan Geri Kokalarit, diten qe kryeministri Nano vizitoi Shtepine e Bardhe
Ambasadori amerikan ne Tirane, Xhefri, te ndaloje mbrojtjen e kryeministrit shqiptar
Emri im eshte Geri Kokalari dhe jam nje shqiptaro-amerikan. Do te doja te falenderoja Brezin e Ri te shqiptareve qe me dha nderin qe te flas para jush sot. Kam lindur dhe jam rritur ne Nju Xhersi dhe tashme jetoj ne Nju Jork. Nena ime ka lindur ne Amerike dhe familja e saj vjen nga nje fshat ne Laberi, prane Gjirokastres. Im ate ishte nje gjirokastrit, i cili emigroi ne Amerike qe i ri. Jam krenar te them para jush se ai sherbeu ne Forcat Ajrore amerikane gjate Luftes se Dyte Boterore. Gjithashtu, jam krenar qe dhjetera anetare te familjes sime kane sherbyer ne forcat e armatosura te Shteteve te Bashkuara, sidomos ne kohe lufte. Une jam rritur duke luajtur bejsboll, futboll dhe duke degjuar Rock n'Roll, por gjithashtu kam qene i vetedijshem per identitetin tim etnik shqiptar, pasi familja ime ishte mjaft e perfshire ne komunitetin shqiptaro-amerikan. Familja ime sakrifikoi qe une te merrja shkollimin me te mire ne vend, ne menyre qe une te perparoja si amerikan.
Per shkak te bekgraundit tim mund te them se jam krenar qe jam amerikan, por gjithashtu jam po aq krenar qe jam shqiptar, pervec dites se sotme. E them kete sepse ketu ne Uashington po shoh dicka qe pa dorashka me duket e peshtire dhe me ve ne siklet jo vetem si amerikan, por edhe si shqiptar. Sot, Presidenti i Shteteve te Bashkuara Xhorxh Bush pranoi ne Shtepine e Bardhe nje njeri te krimit, nje person i cili eshte burgosur me akuzat per korrupsion duke perfshire edhe denoncimet e panumerta te koheve te fundit, si ajo e llogarise se tij ilegale bankare ne Zvicer dhe emri i tij eshte Fatos Nano. Jam i turperuar sepse kjo veshje e korruptuar e komunizmit perfaqeson vendin e paraardhesve te mi ne Somoza. Regjimi i Somozes eshte i mirenjohur per korrupsionin dhe mizorine, si dhe shfrytezimin e popullit te Nikaraguas. Pjesetaret e familjes se Somozes dhe rrethi i tyre i brendshem benin jete perandorake, nderkohe qe masat e gjera te popullit jetonin ne mjerim.
A ju kujton kjo dike qe ne njohim nga Shqiperia?
Nje faktor i rendesishem ne sundimin e Somozes ishte aftesia e tij per t'u mbeshtetur ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, duke ia kthyer kete nder sa here qe kjo e fundit ia kerkonte. Gjate Luftes se Dyte Boterore, Nikaragua ishte nje mbeshtetese e palekundur e Shteteve te Bashkuara, pasi Somoza lejoi qe vendi i tij te kthehej ne nje baze ushtarake per operacionet nderkombetare amerikane. Prandaj, edhe pse perdori metoda jodemokratike per te qeverisur vendin e tij, Somoza fitoi mbeshtetjen e Presidentit Rusvelt dhe FDR-ja mbylli nje sy ndaj korrupsionit qe karakterizonte regjimin e Somozes.
Ne nje takim te kabinetit administrativ te Rusveltit, ku axhenda perfshinte c-_jen e politikes amerikane ndaj Nikaraguas, Sekretari i Shtetit i atehershem Kordell Hall e cilesoi Somozen si bir bushtre. Pergjigjja e FDR-se ishte: "Somoza mund te jete bir bushtre, por eshte nga te tanet". Nje diplomaci e ngjashme eshte ajo qe ne po shohim sot me viziten e Nanos ne Shtepine e Bardhe. Per arsye politike, Presidenti Bush ka nje nevoje urgjente qe t'i tregoje popullit amerikan se shtetet e tjera mbeshtesin luften tone kunder terrorizmit si partner ne koalicionin e luftes kunder Irakut. Nano eshte aq i zgjuar sa t'ju lepihet Shteteve te Bashkuara nga kjo pikepamje.
Keshtu, si rezultat i sjelljes prej lakeu te Nanos, SHBA-te nuk mund te nxjerrin gje ne drite duke e perdorur Nanon si shembullin e nje aleati. Me shoke si Nano nuk kemi nevoje per armiq. Tani, deshiroj qe te gjithe te dine se une besoj plotesisht qe populli i Shqiperise duhet te mbaje lidhje te forta me Shtetet e Bashkuara dhe te mbeshtesin Luften Kunder Terrorizmit Nderkombetar. Por kjo nuk eshte nje arsye e vlefshme qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes te mbeshtesin nje njeri si Nano, i cili tallet me konceptin e demokracise. Me kujtohen prape fjalet per Somozen: "Bir bushtre!".
Dhe per Nanon nje vulgar i korruptuar komunist, te perdore vullnetin e mire qe populli i Shqiperise ka per Ameriken per qellimet e veta egoiste, ma peshtjellon stomakun.
Me vjen shume keq kur shoh se disa nga miqte e mi shqiptaro-amerikane, te udhehequr nga Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan, i jane afruar Shtepise se Bardhe per te qene me Fatos Nanon si nje tufe qensh qe ndjekin nje kamion plehrash. Atyre duhet t'ju vije turp nga vetja. Ata do t'u thone juve se jane aty per te miren e Shqiperise dhe per te mbeshtetur hyrjen e kesaj te fundit ne NATO. Per mua keto jane dokrra. Vertet mendojne ata se prania e tyre do te sjelle ndryshim per anetaresimin e Shqiperise ne NATO? "shenim: nga nje sondazh i kryer ne internet javen e fundit doli se shqiptaro-amerikanet ishin krejtesisht kunder vizites se Nanos ne Shtepine e Bardhe dhe pjesemarrjes se Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan ne kete ngjarje).
Udheheqja e KKSHA-se do te deshironte qe ju te besonit se mbeshtetja e tyre ndaj Nanos justifikohet me qenien e ketij te fundit ne krye te qeverise shqiptare, dhe ata jane atje per te miren e Shqiperise dhe jo te Nanos. Por keta njerez kane harruar dicka te rendesishme se Nano dhe njerezit qe e shoqerojne ate nuk duhet te konsiderohen si nje qeveri, ata nuk jane gje tjeter vecse nje ndermarrje kriminale e maskuar si qeveri. KKSHA-ja dhe te tjeret duhet te zgjohen dhe te kuptojne se duke qene me Nanon ata duhet te konsiderohen si fajtore per ndihmen dhe mbeshtetjen qe u japin njerezve te krimit ne Shqiperi.
Sigurisht ka edhe nga ata shqiptaro-amerikane qe ndodhen ne Shtepine e Bardhe per te kerkuar ndere nga Nano dhe ata jane me se te gatshem per te prostituar veten e tyre per te marre ate qe deshirojne. Ne menyre ironike, ata te cilet pretendojne se perfaqesojne diasporen tone ne Shtepine e Bardhe per me teper nuk kane as rrenjet ne Shqiperi. Pra, pse duhet te shqetesohen? Familjet e tyre nuk jane persekutuar kurre nga regjimi komunist, i cili u mbeshtet nga Fatos Nano, Fatos Tarifa dhe Agim Nesho. Ata nuk shqetesohen per shumicen e gjere te popullit shqiptar, i cili jeton ne minimumin e jeteses, nderkohe qe Nano vjedh para nga xhepat ketyre shqiptareve te varfer nepermjet praktikave te tij te korruptuara. Dhe c'eshte me e keqja, Nano e ben kete ne sy te te gjithe shqiptareve duke marre perfitimet e tij ilegale dhe duke i flakur ato me shishe 500 $ te shampanjes dhe ne tavolinat e kumarit. Keta pseudombeshtetes te Nanos ne Shtepine e Bardhe duket se kane harruar kuptimin e fjales bese dhe duhet t'u vije turp qe e quajne veten e tyre shqiptare.
Per nje kohe te gjate e kam kritikuar KKSHA-ne se ka bere pak per te ndihmuar Shqiperine. Tani une mendoj se perfshirja e tyre ne problemet e Shqiperise e ka penguar perparimin e saj dhe se ata nuk duhet t'i fusin me hundet ne punet e ketij vendi. Une i keshilloj me kembengulje shqiptaro-amerikanet, dhe sidomos ata nga Shqiperia, te mos i japin asnje qindarke KKSHA-se per aq kohe sa ata vazhdojne te bashkepunojne me Nanon.
Po aq shqetesues ishte edhe editoriali i fundit nga "Iliria", dhe Ekrem Bardha, botuesi i gazetes, i cili sot ndodhet me Nanon ne Shtepine e Bardhe. Ne ate editorial, gazeta "Iliria" pati pafytyresine te kerkonte nga shqiptaro-amerikanet te mos protestojne kunder Nanos. Keshtu "Iliria" u kerkon shqiptaro-amerikaneve te mos ushtrojne te drejten e tyre te fjales se lire dhe te mos protestojne kunder thundres se korruptuar te Nanos, e cila ndrydh shtypin e lire ne vendin e tij. "Iliria" duhet te kaloje me shume kohe duke kerkuar qe Fatos Nano te hetoje korrupsionin, duke perfshire edhe te tijin, dhe me pak kohe duke provuar stilin komunist, per t'i mbyllur gojen fjales se lire te shqiptaro-amerikaneve. Kohet e fundit kam marre nje kerkese regjistrimi nga "Iliria", te cilen une do ta hedh ne plehra pasi nuk kam asnje deshire te rinovoj regjistrimin tim per aq kohe sa ata punojne per te mbrojtur kete llum nga kritika. Disa jave me pare Ekrem Bardha mori poziten e konsullit te nderit per shqiptaret ne Micigan dhe ndoshta ai i ka perkushtuar me teper kohe perpjekjeve para ceshtjeve shqiptare sesa te gjithe konsujt e tjere shqiptare ne Shtetet e Bashkuara te marra se bashku. Por pranimi i ketij nderi nga nje njeri i krimit mafioz si Nano, i cili e konsideron Nikola Geixhin nje nga miqte e tij me te mire, e ben kete cmim te papranueshem, dhe sipas mendimit tim nuk ka aq vlere sa te komprometoje parimet e dikujt. Ekremi ndoshta mund te mendoje se ai po ndihmon Shqiperine me ane te mendimeve te tij, por me aq sa mund te them une, shumica e shqiptaro-amerikaneve besojne se ai eshte i keqdrejtuar dhe ai duhet te rishikoje bashkepunimin e tij me kupolen e krimit ne Shqiperi qe quhet Fatos Nano. Ne qe qendrojme ketu perpara Shtepise se Bardhe si shqiptaro-amerikane, te cilet vertet interesohen per Shqiperine, kerkojme largimin e Fatos Nanos, dhe mundesisht, ne menyre ligjore. Ne kerkojme hetimin e llogarive te tij bankare, te akuzave per pjesemarrjen e tij dhe shume zyrtareve te tjere ne korrrupsion, dhe duam qe administrata e Presidentit Bush te veproje drejt dhe t'i mbeshtese keto iniciativa.
Ne qofte se administrata e Presidentit Bush nuk mbeshtet nje hetim transparent dhe te ashper te korrupsionit ne nivelet me te larta te qeverise shqiptare dhe nuk mbeshtet pavaresine e Kosoves, atehere me shume se 750.000 shqiptaro-amerikane ne SHBA nuk do ta mbeshtesin Bushin ne perpjekjen e tij per t'u rizgjedhur. Dhe kete e them ne pozitat e nje personi, i cili ne vitin 2000 votoi pro Bushit de mbeshteti luften ne Irak.
Ajo qe eshte me e rendesishme, shqiptaret e Miciganit duhet te pranojne se kete vit Micigani mund te kthehet ne nje "fushe beteje" pasi mund te jete po aq i rendesishem per rezultatin e zgjedhjeve presidenciale sa Florida ne vitin 2000. Sic e dime, cdo vote pati shume rendesi ne ate gare. Une llogaris se nga 100.000 shqiptare ne Micigan, 25.000 kane te drejten e votes, dhe duke zbritur ata qe kane shpallur qe ne fillim mbeshtetjen e tyre per Xhon Kerrin kjo do te kuptohej si nje ulje prej 5000 votash kunder Bushit nese do te kuptohej se ai punon kunder ceshtjes shqiptare. Nese Bush nuk e mbeshtet plotesisht zgjidhjen e favorshme per statusin e Kosoves, dhe nese ai nuk i kerkon Departamentit te Shtetit dhe individeve si Mark Grosman, Xhejms Xhefri, dhe Liza Teper te ndalojne se beri syrin qorr ndaj praktikave te korruptuara te Nanos, dhe nese nuk i jep urdher Prokurorit te Pergjithshem, Xhon Eshkroft, dhe Departamentit te Drejtesise te filloje hetimin e menjehershem te Nanos, atehere ka ardhur koha qe shqiptaro-amerikanet te mos votojne per Bushin.
Copyright ? KOHA JONE - E perditshme e pavarur
Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!
Rrofte Shqiperia Etnike
thone qe e bukur kjo .....po leci cne me keto terma me duket se eshte hedhur nga mjeksia ne letersi booo nejse e bukur
E Enjte, 22 Prill 2004
NANO NUK IKEN ME KETO PROTESTA
Ish-kryeministri i PD-se Aleksander Meksi flet per "KJ" lidhur me levizjen opozitare "Nano ik" dhe "hapjen" e PD-se
Intervistoi: Esmeralda Gjoka
- Z. Meksi, cfare mendoni per levizjen "Nano ik" dhe per shtrirjen e saj ne rrethe te ndryshme te vendit?
- Une nuk kam marre pjese ne kete levizje, keshtu qe nuk me takon te shprehem. Ju mund te lexoni ne gazeta se cfare thone ata qe kane dale ne tribuna, pasi dalin 2-3 here. Gjykimi i tyre eshte qe kjo po shuhet dita-dites dhe eshte me se e qarte qe qeverine Nano nuk e rrezon dot me keto lloj protestash. Opozita duhet te nderroje ekipin drejtues te saj, te nderroje menyren e punes se saj, njerezit e saj, qe te mund ta rrezoje qeverine. Ne te kundert, do te mjaftohet me faktin qe ben zhurme duke mbetur ne opozite dhe duke e lene qeverine ne pushtet. Demonstrata e dyte e e shkurtit tregoi se populli do ta rrezoje Nanon ndersa opozita nuk e beri, dmth nuk do, e di qe nuk e lene apo...Duhet pra te ndryshoje dicka.
- Pra, ju nuk mendoni se me keto protesta dhe ne pergjithesi me levizjen "Nano ik", opozita ka fituar me teper pike ne opinionin publik?
- Kredibiliteti i opozites ne popull shikohet me pjesemarrjen ne zgjedhje dhe me njerezit qe dalin nga dita ne dite ne protesta: jashte cdo diskutimi qe kemi te bejme me nje keqqeverisje; jashte cdo diskutimi qe keta pushtetaret e sotem duhej te kishin ikur me kohe; jashte cdo diskutimi qe keta po punojne ne te kundert me interesat e Shqiperise. Per te gjithe tashme eshte e qarte qe koha e hyrjes ne Europe eshte kaq larg sa do te ishte mire qe te mos merremi me kete si argument. Do te ishte me mire te merremi me problemet e jetes se perditshme te Shqiperise, me shtrenjtesimin e kostos se jeteses, me punesimin, me investimet, me banesat, me gjithcka qe u takon shqiptareve. Vete fakti qe merren me probleme te largeta do te thote qe nuk duan te merren me te sotmen. Opozita bie ne kete gracke, e ndoshta deshiron te bjere, pasi mund te jete ne nje pozite komode.
- Ju thate se opozita duhet te korrigjoje veten. Me konkretisht, per cfare korrigjimi e keni fjalen?
- Nuk e kam zakon te jap citate, por nje filozof i shekullit VI para Krishtit ka thene qe gjithkujt i pelqen e ngjashmja me veten. Per sa kohe qe opozita ose PD-ja nuk hapet, per sa kohe qe ajo nuk demokratizohet, per sa kohe qe ajo kerkon vetem njerez te ngjashem me lidershipin, sigurisht qe do te identifikohet me lidershipin dhe dihet qe cdo shtet apo aparat shteteror qe identifikohet me nje njeri pushon se ekzistuari. Nje njeri nuk mund te beje gjithcka, nuk mund te jete ne gjendje t'i jape zgjidhje gjithckaje. Opozita ka treguar qe dikur kishte njerez. Ata qe jane sot ne krye te PD-se deshirojne vetem te ngjashmit me veten e tyre dhe jane te destinua te deshtojne, sic po e shohim prej 7 vjetesh.
- Drejtues te larte te PD-se kane deklaruar se dyert jane hapur per ate qe deshiron te hyje ne kete parti. Nuk mendoni se eshte radha juaj te kontribuoni ne kete ceshtje?
- Dyert kane qene gjithnje te hapura, por me kengen "hajde mblidhuni ketu bashke me mua" dhe jo me kengen "hajde mblidhemi ketu bashke me ne". Nuk ka budallenj ne Shqiperi qe te shkojne te mbyllen ne struktura jodemokratike. Neqoftese nuk e dine se c'do te thote "e hapur", ka libra, ka artikuj qe botohen dhe le ta mesojne. PD-ja duhet te institucionalizoje mendimin ndryshe dhe jo te sulmoje e te largoje ata qe mendojne ndryshe. Duhet gjithashtu te vendoset parimi "cdo anetar, nje vote". Fakti qe dicka nuk funksionon do te thote qe gabimi eshte tek ti dhe jo tek te tjeret. Mos te dalin me teorine qe eshte populli ne faj dhe duhet te ndryshojme popullin, pasi partite jane ne rregull. Ne rregull nuk jane ata dhe kete e kemi thene me qindra e mijera here. I vetmi faj qe kane shqiptaret eshte se u shkojne prapa politikaneve, tek te cilet nuk rezulton asgje pozitive. Shumica e tyre jane te bindur qe keta politikane nuk punojne per Shqiperine.
PD-ja duhet te demokratizohet sipas modelit perendimor dhe jo sipas ndonje modeli specifik te lidereve te sotem. Te perhershem apo te perjetshem ne krye te nje partie nuk ka. Do te jete vete partia, po te kete demokraci, qe do t'i largoje ata me te cilet nuk fitohet, me te cilet nuk arrihen rezultate.
- Le te ndalemi pak tek zgjedhjet. Sipas mendimit tuaj, cila eshte rruga e duhur per permiresimin e infrastruktures zgjedhore?
- Une nuk dua te zgjatem me kete argument. Por, sipas meje, cdo pisllek, cdo batakcillek behet ne kandar, atje ku numerohen votat. Ne bote votat numerohen ne publik. Te gjithe perfaqesuesit e partive kane te drejten e rinumerimit. Ka nje gjykate qe eshte e pavarur dhe qe vendos per realitetin. Kjo duhet te behet edhe ne Shqiperi, qe votat te numerohen ne qendren e prefektures, kutite te hapen per here te pare vetem atje, te kontrollohen a jane ne numer te rregullta apo jo. Pastaj te shikohen votat ku te jete prezent publiku, mediat dhe vezhguesit e huaj. Per sa kohe qe numerimi behet ne vende ku mund te kete shkalle te larte korruptimi dhe kercenimi, te jeni te sigurte qe ashtu do te vazhdoje per jete e mot. Opozita kembengul ne balancimin 4 me 3 dhe 3 me 4, qe nuk balancohen kurre. Ne nje kohe qe KQZ-ja eshte vetem per t'i organizuar dhe per t'i administruar zgjedhjet e jo per te numeruar votat. Se si votojme e dime vetem ne dhe jo ata qe caktojne partite. Partite nuk mund te jene pronare te votes se shqiptareve, pasi ato jetojne pikerisht mbi voten qe marrin nga shqiptaret. Ndaj dhe nuk mund te gjykojne forcat politike se si ka votuar populli. Ne Shqiperi nuk do te kete stabilitet persa kohe qe votat nuk numerohen, persa kohe qe votat vidhen dhe per sa kohe qe hajdutet e votave na komandojne.
- Opozita kerkon largimin e kryeministrit Nano, si kusht per zgjedhje te lira dhe te ndershme. Nuk mendoni se procesi zgjedhor eshte qe tani i paragjykuar?
- Nuk kam pranuar te jem nen urdhrat e kesaj qe e quan veten opozite dhe as nuk marr mundimin te komentoj vendimet dhe kushtet e tyre. Di qe kane dhene me dhjetera her` gjykime, te cilat sic i kane peshtyre, ashtu edhe i kane lepire. Shpresoj qe kesaj radhe per inatin tim, "te hane inat". Por them se ne duhet te kemi procese zgjedhore te lira dhe te ndershme, nderkohe qe kontestimi vjen pikerisht per shkak te shkeljes se kesaj. Ne nuk votojme qe te kete apo jo kontestime, por votojme per te zgjedhur ata qe populli deshiron ta qeverisin. Rrjedhimisht, zgjedhjet e lira dhe te ndershme garantohen sipas standardeve nderkombetare. Pastaj ata qe zgjidhen, zgjidhen. Nga propozimet qe degjoj e shoh shpesh, duket sikur deshirojne qe votimi te reduktohet per dy persona; o Sali, o Fatos. Ne Shqiperi me sa duket nuk deshirojne zgjedhje dhe nuk besojne me tek ato. Problemi eshte fare i qarte; ky parlament eshte me vota te vjedhura, me Dushk, e te tjera si keto. Rrjedhimisht, duheshin ribere zgjedhje me nje qeveri teknike, me nje qeveri kalimtare. Kur Aleksander Meksi e propozoi kete ne korrik-gusht te 2001, menjehere, si opozita edhe pozita, e hodhen poshte, prandaj eshte e kote te diskutojme per kete pune.
- Pavaresisht nga ato qe deklaruat me lart, nuk mendoni se opozita tani eshte me e gatshme dhe me e pergatitur per te ardhur ne pushtet?
- Ne opoziten e sotme shqiptare, eshte e ndaluar te flitet per demokraci dhe per organizim. Ajo eshte thjesht ne nje pozite komode, pasi paguhen shume mire si deputete dhe privilegje te ketij lloji. Mos i genjeni shqiptaret duke u thene se brenda opozites flitet per demokraci. Atje per gjithcka mund te flitet vetem per demokraci jo. Mjafton te shikoni mbledhjet e kryesise se PD-se, te atyre qe kane uzurpuar drejtimin e kesaj partie, ku njeri flet me mikrofon perpara dhe te tjeret ngrihen e ikin me te mbaruar fjalimin ai. Mos i genjeni shqiptaret, por lerini te gjykojne te qete se c'po ndodh ne opoziten shqiptare, e cila eshte shkaku i vetem qe vazhdon te qeverise Fatos Nano, eshte shkaku i vetem qe Fatos Nano iken vetem per te dale jashte shtetit 32 dite te muajit.
Copyright ? KOHA JONE - E perditshme e pavarur
Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!
Rrofte Shqiperia Etnike
Krijoni Kontakt