Kohet e fundit ne shoqerine amerikane eshte rindezur debati mbi te drejten e jetes qe nuk eshte nje debat amerikan por mbarenjerezor. Shkark per ndezjen e ketij debati, jane dy ngjarje qe jane pasqyruar fort ne mediat amerikane.
Ngjarja e pare lidhet me nje paciente qe eshte ne nje gjendje jo te ndergjegjeshme prej plot 13 vjetesh, pas nje aksidenti te rende qe ajo pesoi. Pacientja, prej 13 vjetesh mbahet ne jete me nje tub ne stomak prej nga i hidhet ushqim, pasi ajo vete jo vetem qe nuk ka kontroll mbi trupin e saj, por nuk ka kontroll as mbi psiqiken e saj. Burri i saj ka kerkuar nderprerjen e ushqimit me anen e tubit qe do te coje ne vdekjen e pacienties, duke e justifikuar kete me fjalet se "vete gruaja ime do ta kerkonte nje gje te tille nese do te ishte e ndergjegjeshme per gjendjen ne te cilen eshte".
Nga ana tjeter, familja e pacientes qe i ka qendruar prane asaj per 13 vjet, nuk pranon qe vajza e tyre te perfundoje ne kete menyre dhe ata besojne se vajza e tyre eshte ndergjegjshme. Familja ka shprehur deshiren per tu perkujdesur per bijen e tyre pa marre parasysh asgje.
Ceshtja vajti ne gjyq dhe gjykata vendosen ti njohin burrit te pacientes kerkesen e tij, duke autorizuar heqjen e tubit. Pak dite pasi kjo ndodhi, pas nje reagimi te nje numri te madh amerikanesh, kongresmenet dhe governatori i Florides nxorren nje ligj qe e hodhi poshte verdiktin e gjykates se apelit. Pacientes iu kthye serrisht burrimi i vetem i egzistence, tubi ne stomak.
Si mendoni, kush ka te drejte ne kete rast, burri apo familja? Ne nje plan me te gjere, kush e ka te drejten e marrjes se jetes?
Ngjarja e dyte u kurorezua sot me firmosjen e presidentit Bush te nje ligji mbi abortin qe kongresi aprovoi. Behet fjale per ate proces abortimi qe njihet si "abort i pjesshem" pasi emibroni ka arritur pjekurine e vet ne barkun e nene dhe femija eshte vetem pak dite nga dalja ne driten e diellit. Ky ligj, u kalua ne parlament per heren e trete ne keto 10 vjetet e fundit, por dy heret e para u hodh poshte me veton e presidentit Klinton. Kesaj here presidenti Bush e firmosi ne ligj, por nje seri aktpadish gjyqesore jane ngritur mbi ligjin nga organizata te caktuara qe mbrojne te drejten e gruas per te zgjedhur, ose ate qe njihet si e drejta e abortit.
Pyetja qe ju shtrohet eshte: Cili eshte qendrimi juaj mbi abortin dhe cfare ju ka shtyre te mbani kete qendrim? Ne nje plan me te gjere, kush mendoni se e ka te drejten e dhenies se jetes?
Krijoni Kontakt