Close

Rezultati i Sondazhit: A i mbeshtesni ju protestat qytetare?

Votues
158. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po

    112 70.89%
  • Jo

    30 18.99%
  • Indiferent

    16 10.13%
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 65
  1. #11
    jeto i lire ose vdis Maska e shahisti
    Anëtarësuar
    28-09-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    122

    Re: Protestat qytetare per rrezimin e qeverise Nano

    Postuar më parë nga Albo
    Kohet e fundit ne shoqerine shqiptare eshte rritur ndjeshem zeri i qyteterave neper protesta nga me te ndryshmet: protesta spontane neper qytete e fshatra ku mungojne burimet e jetes sic eshte uji i pijshem apo energjia elektrike; protestat e qyteterave te prekur nga gjendja e rende ekonomike si pasoje e rritjes se cmimeve; protestat spontane te studenteve qe lihen ne erresire si pasoje e prerjes se energjise elektrike; protestat e levizjes Mjaft qe proteston kunder qeverise ndaj rritjes se cmimeve ne energjitike dhe telekomunikacion; protestat e fundit qytetare te organizuara nga partite opozitare qe spunton e moren nga tragjedia ne det e 9 Janarit.

    E perbashketa e gjithe ketyre protestuesve eshte fajesimi i qeverise Nano per gjendjen e krijuar ne vend. Kerkesa e tyre eshte doreheqja e kryeministrit Nano si pergjegjesi i kesaj gjendje duke i hapur keshtu rrugen ndryshimeve politike ne vend.

    Pyetjet qe ju shtrohen per diskutim:

    1. Cilat jane shkaqet e ketyre protestave?
    2. A i mbeshtesni ju keto protesta?
    3. Perse mbani ate qendrim qe mbani?


    Albo

    pershendetje Albo dhe te gjithe antaret qe marin pjese ne kete teme.
    1)Une do te thosha qe shkaqet e ketyre protestave jane varferia dhe s'kamja e ketij populli qe po e perjeton me keqe se sa mbas luftes se dyte botrore, nuk besoj se e ekzagjirova kete gje popullit i ka vajtur thika ne palce,atje ku nuk thuhet me,kuptohet papunsia e te gjitha keto jane shkaqet e protestave,ndoshta ka akoma shkaqe te cilat nuk i permenda me larte,por si do qofte mjaftojne keto qe permenda.

    2)i mbeshtes dhe bej cudi qe ky popull i duroi kaq shume kete shushunje me qeverisjen e tije,nuk ja vlene te bej me koment per kete pyetje.

    3)per se e mbaj kete qendrim?!E mbaj kete qendrim sepse e shikoje dhe e digjoje se c'far po ndolle tani ne shqiperi,se si eshte katandisur ky popull.A e dine keta maskarenje apo qeveritare si dreqin quhen (te na falin moderatoret per fjalorin)se ky popull po mbijeton ne saje te emigracionit dhe jo ne saj te qeverisjes se saje .Ku nje pension apo nje rroga apo nje perkrahje sociale nuk mjafton per te ngren buke thate e jo te mbashe familjen apo te paguash drita e uje apo gjera qefi si mund te quhen telefonat apo gjera te tjera,ka dhe shume arsyje te tjera qe mbaj kete qendrim por po ti shkruaja te gjitha besoj se do botoja nje roman,besoj se mjafon me kaqe.
    me respekt shahisti
    Nuk ka me qorre nga ai qe nuk do te shohi me syte e tija[/FONT][/COLOR]

  2. #12
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    1. Cilat jane shkaqet e ketyre protestave?

    Shqiperia SOT me gjendjen e saj FLET shume here me mire sesa mund te flas une duke e pershkruar me fjale.

    2. A i mbeshtesni ju keto protesta?

    Sigurisht, me nje PO nga ato me te medhajat.

    3. Perse mbani ate qendrim qe mbani?

    Sepse SOT është koha që ne shqiptarët të kuptojmë se JEMI TË LIRË TË KËRKOJMË LIRINË që me të drejtë na e ka dhënë nëna e secilit prej ne që në lindje. SOT është koha që ne shqiptarët të dalim nga gjumi 50 vjeçar, sepse koha e DIKTATORIT ka ka vdekur me kohë. Është gjumi jonë kolektiv që mban gjallë KUÇEDRA të tipit “Nano & CO.” SOT është koha që ne shqiptarët të kuptojmë se pushtetarët janë PJESË E POPULLIT dhe se janë në SHËRBIMIN tonë duke koordinuar dhe duke mundësuar çka na nevojitet ne në jetën ditore, dhe për të ardhmen e fëmijve tanë. SOT është dita që ne shqiptarët duhet të kuptojmë se ne POPULLI JEMI NJË, pra “e mira” e secilit prej ne, është “e mira” e të gjithve. Gjëja që e SHKATARRON më shumë një shoqëri është të menduarit “Secili për vete e Zoti për të gjithë.” Mirëqënia shoqëroro-kolektive, çka është edhe ËNDRA e të gjithve ne, vjen duke kuptuar se POPULLI ËSHTË NJË, dhe se gjithçkaje që duhet t’i vijmë në ndihmë është: vetvetes, të afërme dhe familjeve tona, dhe rrethit tonë shoqëror. SOT është koha që shqiptarët të mendojnë pak më shumë për shqiptarin tjetër, sepse kjo është rruga që na çon në plotësimin e ëndrrës tonë “Ta shohim Shqipërinë duke lulëzuar.”

    SOT është koha të kujtojmë se çfarë do të thotë:
    TË JESH SHQIPTARË JO VETËM ME GJAK, POR EDHE ME SHPIRT!

    Gëzohem që shoh shqitarët sot të bashkuar, me GJITHË ZEMËR
    J’u Zgjastë Jeta (Tungjatjeta) o shqiptarë!

    Me përzemërsi,
    Drini në Los Angeles.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e news24
    Anëtarësuar
    02-12-2003
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    28
    le ti themi me ne fund jo te gjithe atyre politikaneve qe duan te tallen me kombin e tyre
    repskteeeeeeee

  4. #14
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anëtarësuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    1. Shkaqet jane te pafundme per te dale e per te protestuar
    2. Po i mbeshtes por jo menyren ne te cilen ato organizohen dhe jo qellimet politike. Do me pelqente qe te ishte vete populli qe te ngrihej pa asnje lloj iniciative politiike.Ne e dime shume mire se etja per pushtet na ka lene ne gjendjen qe na ka lene. Une nuk e di nese teza e nje kombi pa shtet mund t'i shkoje per shtat Shqiperise.
    Me deshire do shkoja dhe vete te protestoja por ne nje rrugaceri te tille te protestuesve as qe e marr mundimin. Madje sot nuk kam ndermend te dal nga shtepia. Na besoni ne qe jetojme ne Tirane se eshte e frikshme te dalesh sot ne bulevard e madje te krijohet nje lloj ndjesie e cuditshme, nj eshpeshtjellim ne stomak e mezi cpret te perfundoje kjo maskarade.

    Ne kemi nevoje per protesta por te papolitizuara.

    3. Mbaj kete qendrim sepse e ndjej se nuk gezoj as lirite dhe te drejtat me minimale te nje qytetari njeri. Pa drita, pa uje, me cmime ne stratosfere, pa siguri, ne pisllek, pa qetesi, pa besim, pa asgje....Makuteri e pashembullt, politike antivlerash...

    MJAFT ME
    Tingujt e heshtjes së mendimeve te pathëna
    perplasen në detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmët keqaz mbulojnë
    U mpiksën tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  5. #15
    Law Student Maska e Arlind
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    SE London
    Postime
    210
    Sic e shifni dhe me siper
    antaret e tjere sme kan len vend t shpreh shqetesimin tim pasi e kan shprehuar ata kte gje
    dhe un thjesht po pronancohem
    qe i mbeshtes keto protesta 100%

    ishalla nje zgjidhje e shpejte krizes qe shqiperia po kalon

    shnet e pare

    Arlindi.
    Tropojan Virus

  6. #16
    jam 100% dakord...

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-12-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    13
    protestat ishin madheshtore

    dhe me behet qefi per kete dhe i mbeshtes 100% deshira eshumices se popullit eshte qe nane te iki.
    zoti i ndihmofte dhe ishalla kur te shkojme perseri ne shqiperi te jete shume me mire se e lame.


    1000000% protesta madheshtore
    ne qofte se nje dite mendon se per boten sje asgje, mos u merzit se je bota per dike.

  8. #18
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    sigurisht sa me pare te iki Nano dhe gjithe sorollopi i tij!!!
    Tu hapet rruga brezit te ri i cili ka mbi 14 vjete qe po
    formohet ne Shqiperi dhe jashte vendit!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  9. #19
    T'majt e jotja. Maska e Reiart
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Atje ku arrin tymi i SHARRES
    Postime
    621
    Proteste madheshtore..... por cfare kerkoi populli per veten e tij????? Nano ik... te na vije nje nano tjeter..... dhe historia perseritet.
    A do te mesohet ky popull ndonjehere te kerkoje te drejtat e tij??????
    Injoranti eshte......
    Injorant nuk eshte ai qe nuk di, por ai qe nuk meson!

  10. #20
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Më në fund votova edhe unë në mbështetje të protestave, edhe pse edhe nga PD pres më shumë alternativa në zgjidhjen e problemeve të ndryshme të vendit.
    Për punën e çmimeve, mendoj se edhe opozita do të kishte bërë të njëjtën gjë dhe edhe kur të vij në pushtet nuk do të jetë në gjendje të bëj asgjë më shumë. Është i njëjti rast sikur premtimi i PS-së për kthimin e fajdeve më 1997, që nuk u realizua kurrë.
    Çka pres më shumë nga opozita është:
    -punë më e madhe në interesat kombëtare si çështja kombëtare, në ekonomi duke mbrojtur interesat shqiptare etj.
    - më shumë thithje të investimeve huaja
    - luftë më e madhe korrupsionit
    - luftë më e madhe klanizmit në pushtet, dhe favorizim i profesionalizmit
    -reforma më të shpejta dhe integrim më të shpejt në strukturat euroatllantike.
    Edhe pse përkrah opozitën, mendoj se largimi i Sali Berishës, do të ishte me interes jo vetëm për PD-në por edhe për gjithë shqiptarët. Në PD ka njerëz që do të dijnë të udëheqin PD-në dhe gjithë Shqipërinë shumë më mirë se Sali Berisha.
    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Alfred Uçi tregon
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2010, 08:55
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha bën publike ndryshimet në kabinetin e tij qeverisës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:53
  4. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 15:45
  5. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •