Close

Rezultati i Sondazhit: A i mbeshtesni ju protestat qytetare?

Votues
158. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po

    112 70.89%
  • Jo

    30 18.99%
  • Indiferent

    16 10.13%
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 65
  1. #-9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Protestat qytetare per rrezimin e qeverise Nano

    Kohet e fundit ne shoqerine shqiptare eshte rritur ndjeshem zeri i qyteterave neper protesta nga me te ndryshmet: protesta spontane neper qytete e fshatra ku mungojne burimet e jetes sic eshte uji i pijshem apo energjia elektrike; protestat e qyteterave te prekur nga gjendja e rende ekonomike si pasoje e rritjes se cmimeve; protestat spontane te studenteve qe lihen ne erresire si pasoje e prerjes se energjise elektrike; protestat e levizjes Mjaft qe proteston kunder qeverise ndaj rritjes se cmimeve ne energjitike dhe telekomunikacion; protestat e fundit qytetare te organizuara nga partite opozitare qe spunton e moren nga tragjedia ne det e 9 Janarit.

    E perbashketa e gjithe ketyre protestuesve eshte fajesimi i qeverise Nano per gjendjen e krijuar ne vend. Kerkesa e tyre eshte doreheqja e kryeministrit Nano si pergjegjesi i kesaj gjendje duke i hapur keshtu rrugen ndryshimeve politike ne vend.

    Pyetjet qe ju shtrohen per diskutim:

    1. Cilat jane shkaqet e ketyre protestave?
    2. A i mbeshtesni ju keto protesta?
    3. Perse mbani ate qendrim qe mbani?


    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #-8
    Love's Lover Maska e ice_storm
    Anëtarësuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    fajv 1 for
    Postime
    1,043
    Nqs keto protesta i mendoj te drejta patjeter qe PO
    por kur merremi me Salen dhe Fatosin nderkohe qe nuk ka drita e uje vallaj jane absurditet per mua.
    domini sumus
    sumus servi
    ubicumque
    nusquamque

  3. #-7
    Audio Engineer Maska e KACAKU
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    599
    Po te numurosh shkaqet e protestave,eshte e sigurte qe edhe sikur ta mbush kete faqe,do kem harruar gjysmat pa permendur.
    Patjeter qe i mbeshtes protestat,madje me ka bere pershtypje se si nuk ka protestuar ai popull kohe me pare.
    Ne vendet perendimore,me shkakun me minimal qe mund te ekzistoje ngrihen njerezit ne demonstrata e jo te jetojne pa drita,uje,rruge,buke etj.
    Populli shqiptar nuk ka rrugezgjidhje tjeter per zgjedhje sipas deshires se tij,te nje qeverie,pasi vota e individit aty nuk luan asnje rol.
    Ai popull nuk duhet te presi me,qe problemet e tij ti zgjidhi bota,por duhet te vije koha qe te kuptojne qe ne demokraci,pushtetin e ka populli.
    Uroj qe tashme te kete ardhur koha qe te realizohet deshira e shumices ne Shqiperi.
    Gjithe te mirat!

  4. #-6
    i/e regjistruar Maska e Idmon
    Anëtarësuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    detroit
    Postime
    81
    Une mendoj qe shkaku kryesor i ketyre protestave eshte varferia e popullit nuk ka kushte minimale per te jetuar si uje drita dhe buk .Prandaj i mbeshtet keto protesta te popullit shqiptar dhe nuk mund tiquajm si protesta te p.d sepse gjendja e mjerushme eshte si per p. d dhe per p.s .

    Uroj fitore popullit me daten 21 dhe ngushelloj zotin Nano
    nuk ka rendesi

  5. #-5
    Me zemër në Shqipëri Maska e bond james
    Anëtarësuar
    15-03-2003
    Vendndodhja
    shtet i bukur por jo si mëmëdheu
    Postime
    74
    Mendoj se patjetër kjo klasë politike cilidoqoftë krahu të jetë duhet të ndërgjrgjësohen, por sikurse çdo here ne me të mirë sdojmë asnjihere të shkojmë nga pushteti i ëmbël, shpresoj njihere e përgjithmonë populli para se ti votojë këta matrapazë dhe antishqiptarë që edhe opozita të marre shkollë që kur të vijë në pushtet njihere e përgjithmonë duhet tja u mundësoje nji jetë normale këtij populli shumë të vuajtur të ketë punë, bukë drita e gjitha gjërat elementare me bë nji jetë të denjë.
    Inshallaah ska gjakderdhje dhe ikin hajdutët njihere e përgjithmonë
    Përshëndetje për popullim tim bujar
    :^Globi

  6. #-4
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Populli shqiptar ka arritur aty ku nuk mban me(si i thuhet).
    Mjaft me vuajtje,pa drita,pa uje,pa te drejta dhe te vrare ne shpirt.
    Shqiptari i ka dhene mend botes dhe po vuan ne djepin e vet.
    Kemi arritur ne shkallen e fundit te durimit.
    Kush e quan veten shqiptar duhet ti mbeshtesi protestat.
    Pa ngjyra politike,duke luftuar vetem per te drejten,vetem per vendin tone.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  7. #-3
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Tani e shikoj PD-ne me nje pesimizem pasiv po nganjehere argetues...si te shofesh Charlie Chaplinin. E di qe heret a vone do rrezohet e do te jete argetuese. Edhe keto protestat ne Chaplinizmat e PD-se futen, megjithate sa per te mos prishur shpirtin e celebrimit... NANO iiik!

  8. #-2
    kokeforte Maska e elisabet
    Anëtarësuar
    06-10-2003
    Vendndodhja
    kendej
    Postime
    200
    A i mbeshtet protestat ??
    Sigurisht qe po
    Çfare te keqe kane protestat qe te mos perkrahen
    Tregojne qe populli eshte me kerkues, qe ka kuptuar qe eshte ai qe ka pushtetin dhe jo ata matrapazet qe jane ne qeveri.
    Mendoj se dhe ata qe jane ne pushtet perfitojne pasi popullin mund ta krahasojme me profesorin qe u terheq veshin nxenesve kur bejne nje ushtrim gabim
    Pastaj kur marrim vendin tone ne shqyrtim them se me politikanet tane duhet te rrish cdo fundjave ne shesh se keta te uruar e kane kujtesen e dobet dhe i harrojne shpejt detyrat e shtepise.
    Zoti qofte me ne dhe na dhente zgjuaresi dhe maturi per t'i zgjidhur gjerat.
    O bote, o dreq
    une linda te te ndreq
    Po bota u shthur
    per te mos u ndrequr me kurre.
    :^Globi

  9. #-1
    i/e regjistruar Maska e news24
    Anëtarësuar
    02-12-2003
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    28

    populli pret te iki kucedra...

    shume shqiptar te zgenjyer nga qeveria e tyre te shtunen i japin pergjigjen e merituar atyre qe donin te talleshin me kte komb.le te bashkohemi te gjithe ne kte levizje per ti dhene edhe ne pergjigjen tone ktyre qeveritareve te cilet e kane kthyer shqiperine ne nje ciflik.ka ardhe koha qe shqiptaret sduhet te mendojne per partite por per te ardhmen e tyre dhe te femijve.mendimi im eshte qe ti bashkohemi protestes...
    repskteeeeeeee

  10. #0
    i/e regjistruar Maska e Idmon
    Anëtarësuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    detroit
    Postime
    81
    Patjeter duhet ti bashkohemi kesaj proteste jo vetem ne por i madh ei vogel pa dallim bindjesh politike pasi largimi i ketij perbindeshi eshte ne temire te popullit dhe kombit .SHqiperia dhe shqipetaret nuk meritojne te drejtohen nga klika apo njerz te tipit Nano me kliken e tij me servile spiune e soj e sorollop .
    Ne shqiperi ka shume intelektuale te shquar te cilet punojne me ndergjegje per te miren e eatij populli dhe si te tille meritojne te drejtojne ate vend panvarsisht nga bindjet partiake .

    uroj popullin e tiranes dhe gjith shqiperis fitoreme 21 shkurt
    nuk ka rendesi

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Alfred Uçi tregon
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2010, 08:55
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha bën publike ndryshimet në kabinetin e tij qeverisës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:53
  4. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 15:45
  5. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •