Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 37 prej 37
  1. #31
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-06-2011
    Postime
    267
    Intuita eshte nje fler, nje impresion sa shpirterisht, e sa fizikisht. Eshte dicka qe themi ne "n'tamin", me an te ciles mirret nje veprim pa logjikuar, pa menduar, pa rracionalizuar. Eshte nje ndenje, nje bindje e krijuar nga 6 sensat,


    - A ju duket i arsyeshëm fakti, se intuita ka qenë "arma" e profetit ? Pse ? Pse jo ?



    Nuk me duket fakt ky, Profetet ishin njerez te derguar nga Zoti, ata e dinin se nga shkoshin dhe nuk flisnin me intuit, sepse intuita ndodhe qe edhe te mashtron pasi eshte frut i imagjinates, ata nuk u kundershtuan, profetet ishin njerez te inspiruar direkt nga Zoti.
    Ndryshuar për herë të fundit nga figaro : 28-06-2011 më 17:54

  2. #32
    ღ Ƴℓℓëʓ ღ Maska e RiGerta
    Anëtarësuar
    01-11-2010
    Vendndodhja
    Perendim
    Postime
    946
    - Ç farë është intuita për ju ?
    Intuitive konsiderohen ato persona, te cilet i japin zgjidhje ceshtjeve te ndryshme pa ndihmen e arsyes.

    - A mendoni se e zotëroni këtë aftësi ?
    Pak po


    - Nëse intuita ka anë pozitive apo negative cilat janë ato dhe pse ?
    Ka anet pozitive- arrin te ndjesh gjerat edhe pa i pare.Ka shume njerez qe kane te zhvilluar intuiten dhe perfitojne nga kjo ndjesi duke e quajtur veten si parashikues te se ardhmes.
    Ka dhe anet negative- ndjen, mirepo nuk mund te perceptosh.pasi ketu nuk kemi te bejme me shqisat nervore perceptimet, reagimet, dhe mendimet, por me nje kompleks te tere te qenies njerzore qe mund te jene dhe konkludime te gabuara.

    - A ju duket i arsyeshëm fakti, se intuita ka qenë "arma" e profetit ? Pse ? Pse jo ?
    Ndoshta.Nuk e di.
    Mɛ мιяɛ тɛ ʝɛм иɛ ɛяяɛƨιяɛ ɛ тɛ и∂ʝɛʝ αяσмɛи ɛ ∂яιтɛƨ, ƨɛƨα тɛ ʝɛм иɛ ∂яιтɛ ɛ тɛ мσƨ ɛ ƨнσн ғαяɛ✿⊱╮

  3. #33
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anëtarësuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491
    per mua eshte dhe eksperience.
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga Viola.V Lexo Postimin
    Fuqi ose ndjenje e pa-ndergjegjshme... doje te thoje !
    Faleminderit kete desha te shkruaja
    Por se kam thene une ne fakt dhe te fala
    PS: shume simpatike je dhe besoj se jeni cift ideal.
    KLM

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    Citim Postuar më parë nga Viola.V Lexo Postimin
    Jo me kot te thashe qe sillna ndonje rast konkret nga JETA JOTE . Une e di c'eshte intuita , por deshja te merrja kurajo nga dikush te tregonte experiencen e tij ne fillim , qe me vone te shkruaja timen/timet .

    Kam plot raste por 3 raste do i ndaja ne vecanti . Ladies first -do thoje ti -por une kam pak turp te filloj e para .
    >>> Hajde Viola.V mos ki komplekse, nese deshiron te thuash dicka ne lidhje me eksperiencen tende me intuiten atehere thuaje.
    > Une kam aq eksperianca sa mund te kene edhe te tjeret dhe nuk po kuptoj cfare rendesie ka konkretizimi me nje eksperience personale lidhur me te.
    > Gjithsesi mqns po insiston dhe per ti rene shkurt po te sjell nje rast banal kur po eksploroja nje program te ri per mua, intuita me thoshte qe diku duhet te ishte pa tjeter nje komande qe prisja te gjeja tek ai program. Te cilin me vone e gjeta. Kjo ishte intuite, pra ti beson qe atje eshte dicka pavarsisht se nuk e ke pare akoma.
    > Ose nje rast tjeter kur mendon se pergjigja per dicka eshte e tille pa bere asnje lloj llogaritje por thjeshte me intuite mendon se duhet te jete diku tek ajo vlere.
    > Nuk di a mjafton me kaq? Klm.
    La verita' ti rendera' libero!

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Jetmiraaa
    Anëtarësuar
    03-11-2023
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    886

    Për: Cfarë është për ju intuita?

    Intuita është zëri i shpirtit.

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,971

    Për: Cfarë është për ju intuita?

    Pesë shenja HOROSKOPI që përcaktojnë karakterin e çdo personi. Intuita e tyre rrallëherë dështon

    Sipas astrologjisë, intuita është arma sekrete e pesë shenjave të zodiakut. Nuk ka asnjë shenjë tjetër që mund të fiksojë planet dhe synimet e kujtdo me të cilin janë në një lidhje si dhe ata, pavarësisht rrethanave në të cilat ndodhen.

    Këta njerëz dinë shumë mirë të njohin natyrën e të tjerëve dhe nuk bien kurrë në thashethemet e atyre që duan t’i mashtrojnë. Ata janë mendjemprehtë, dhe jashtëzakonisht vigjilentë. Njerëzit e këtyre pesë shenjave kanë një intuitë të jashtëzakonshme dhe rrallëherë gabojnë kur gjykojnë dikë.

    Dashi

    Dashi është jashtëzakonisht i kujdesshëm, deri në atë pikë sa të jetë në gjendje të deshifrojë se si një person do të reagojë në një situatë të caktuar, para kujtdo tjetër. Dashi është shenja që përcakton njerëzit që kanë një energji shumë të fortë. Dashi është gjithashtu shumë i mprehtë, ata zbulojnë lehtësisht një gënjeshtër, ndaj mos u përpiqni t’i mashtroni. Nëse dikush e zhgënjen, vështirë se mund ta falë, sepse Dashi nuk është mësuar t’i përkulet askujt.

    Virgjëresha

    Virgjëreshat kanë një aftësi të mrekullueshme për të empatizuar, dinë të vendosin veten në vendin e dikujt tjetër dhe janë gjithmonë në kërkim të asaj që mund t’i lëndojë njerëzit që i vlerësojnë ose i duan aq shumë. Ata priren t’i lexojnë njerëzit si një libër i hapur dhe nuk gabojnë kurrë për karakterin e askujt.

    Akrepi

    Akrepat janë njerëz me intuitë të fuqishme, një cilësi që i bën ata individë tepër të mprehtë. Akrepat dinë shumë mirë të kuptojnë nëse po mashtrohen apo po tradhtohen, ndaj nuk ka asnjë mënyrë për t’u shpëtuar gjykimeve të tyre. Me sharmin, miqësinë dhe sjelljet e tyre flirtuese, këta njerëz janë tipi që askush nuk mund t’i rezistojë.

    Shigjetari

    Shigjetari e kupton natyrën njerëzore si askush tjetër dhe ka një ndjenjë të madhe bindjeje, ata dinë si ta bëjnë një person të zbulojë saktësisht atë që duhet të dijë për një temë. Ai gjithashtu e kupton lehtësisht se sa dikush po përpiqet të fshehë një sekret të rëndësishëm.

    Ujori

    Ujorët, gjithmonë të vëmendshëm ndaj gjithçkaje që u thuhet, interesohen për detajet më të vogla të çdo bisede, sepse e dinë se kështu i kuptojnë më së miri njerëzit që i rrethojnë. Ata gjithashtu ndiejnë kur dikush po gënjen ose po përpiqet t’i mashtrojë nga kilometra larg, kështu që është marrëzi e pastër të nënvlerësosh inteligjencën e tyre.


    https://bota.al/pese-shenja-horoskop...ehere-deshton/

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Per cilen arsye do braktisnit dike
    Nga Dito në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 24-02-2024, 05:59
  2. "Shpirti?"
    Nga iliria e para në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 08-04-2006, 12:40
  3. Ngjyrat e Inteligjences
    Nga green në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 14-01-2005, 18:10
  4. Trupi dhe Shpirti
    Nga Fjala e drejte në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-03-2004, 17:12
  5. Trupi dhe Shpirti
    Nga Fjala e drejte në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-03-2004, 18:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •