Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    ALTIN TOPI - mbi dekonstruktivistėt

    Mitologjemat si burime emancipimi - marrė nga Shekulli 17-02-04


    ALTIN TOPI

    Shqipėria, ashtu si ēdo vend tjetėr i kontinentit tė vjetėr, ka qenė njė djep mitesh. Mitologjema shqiptare, pėrngjan si dy pika uji me tė gjithė narrativėn, modelet tipike evropiane, si nė strukturė, ashtu edhe nė mesazhin universal. Mbėshtetet nė historitė imagjinare, legjendat, ku protagonistėt janė heronjtė, qė nė shumicėn e rasteve janė karaktere historike. Pavarėsisht mozaikut tė ndryshėm, e pėrbashkėta me mitologjemėn europiane, ėshtė modeli i unifikuar i narracionit mitik. Mitet pėrgjithėsisht, mbėshtillen rreth njė bėrthame tė vėrtetė, por nė udhėn e tyre tė gjatė historike mbeten pragmatike. Shtjellimi i tyre ėshtė simbolik, kėrkon tė legjitimizojė rreziqet dhe sakrificat e bashkėkombasve, shėrben si mjeti mė efikas pėr njė zgjim kultural, emocional, ndėrgjegjėsues e ēlirues. Influenca e mitologjemave, jo vetėm qė nuk ėshtė zbehur, por pėrkundrazi, vazhdon tė mbetet njė forcė e fuqishme, qė me mesazhet e tyre influencon jetėn dhe mendimin botėror. Mitologjemat nė rastin e Evropės, vazhdojnė tė luajnė njė rol tė veēantė, nė ngjizjen e njė kulture tė perbashkėt evropiane, duke i rreshtuar evropianėt nė idealin e bashkėsisė. Mitet evropiane u bėnė edhe mė tė vlefshme edhe pėr cilėsinė vetėhulumtuese tė tyre, pėr tė gjetur qoftė gabimet, ashtu edhe meritat. Gabimet, nė kėtė udhė tė gjatė tė mitologjemave, shihen si pjesė e pashmangshme e procesit tė njohjes tė vetvetes, e pėr pasojė pėrpjekjet pėr t’u korrigjuar, pėr t’u emancipuar, u bėnė shtysa e vazhdueshme drejt njė afrimi ndėrevropian. Evropa e koncepton idealin e ekzistencės sė njė bashkėsie si njė ngjizje tė pjesės mė tė zgjedhur, mė pozitive, tė trashėgimisė mitiko-folklorike e mesazheve social-historike tė tyre, me epokėn e arsyes, me epokėn e lindjes tė kontratės shoqėrore, me ideolatrinė e heronjve tė progresit, e kristalizimin te misionit qė kanė popujt e kombet nė kėtė bashkim.
    Debati qė zhvillohet mes shqiptarėve sot, si nė shtyp, ashtu edhe nė rrethet intelektuale, ėshtė ai midis mendimit konstruktiv pozitivist, qe i sheh mitologjemat si kongjeniale me principin e rishikimit, plotėsisht tė modulueshme, mbi tė cilat edhe mund tė negociohet, dhe mendimit tjetėr, qė i pėrzien identitetet politike e kulturale, e kėrkon tė dekonstruktojė mundėsisht tė gjitha mitet. Mendimi konstruktiv pozitivist, pra mendimi qė pėrpiqet t’i mėshojė mė shumė, anėve pozitive tė mitologjemave, ēfarė ėshtė e mirė, e lavdėrueshme, konstruktive, progresiste, shoqėrisht e moralisht perfituese, - i sheh mitet si simbole kulturore kombėtare, ndėrkohė kur dekonstruktivistet, - i shohin e i trajtojnė mitet, thjesht si degjenerime nė simbole politike.
    Mitologjemat si fenomene kulturore, njehsohen si pjesė e imagjinatės kolektive, siē ėshtė eposi dhe legjendat, apo pasurimi me ngjarje e momente historike tė pėrjetuara siē janė shpalosja e flamurit kombėtar, monumentet historike, pėrvjetorėt, heronjtė e kohės apo tė lashtėsisė, peisazhet karakteristike shqiptare, pėrzgjedhjet e historive orale nė evenimentet kulturore, ritualizimi i traumave dhe fitoreve kombėtare. Mitologjemat pėrdoren si shfaqje simbolike, tė cilat depėrtojnė nė shpirtin e publikut, shfaqen si pėrpunime dramatike e letrare duke rritur thellėsinė emocionale nė ndėrgjegjen e ēdo qytetari, apo bashkėkombasi. Pėr dekonstruktivistin, pėrpjekja bėhet nė drejtim tė politizimit tė simbolizmit te mitologjemave. Ai i sheh mitologjemat si shprehje tė koerzionit, nenshtrimit tė individit apo publikut karshi trashėgimise tė mykur historike-kulturore. Duke i dhėnė njė identitet politik mitologjemės, dekonstruktivistėt kėrkojnė tė trembin publikun, duke u pėrpjekur ta rrėshkasin publikun mbrapa nė histori, me kėrcėnimin e rrezikun e gogolit tė kontrollit nacionalist tė mitologjemave. Historia e shekullit XX, ka treguar se kur pėrpjekja bėhet pėr zgjimin e pjesės tė errėt tė mitit, kur mitologjemat pėrdoren pėr tė fituar terren politik, shfaqe tė tilla tė mitologjemės, kthehen nė prokursorė tė modeleve totalitare e tė nacionalizmit, tė cilat nxisin izolimin e pastrimin etnik.
    Kur kapercehet momenti i pėrpjekjes pėr tė dekonstruktuar mitet, kur hiqet dorė nga retorizmi pėr tė politizuar mitologjemėn, vetėm ateherė, miti kthehet ne njė burim emancipimi. Nė rastin e shqiptarėve mitet kanė qenė armėt mė tė fuqishme pėr tė ruajtur ekzistencėn e tyre, kanė qenė rruga e shpėtimit nė njė terren armiqėsor ballkanik e evropian. Sot, mendimi intelektual pozitivist shqiptar, po zbulon rolin dhe efektin emancipues tė miteve. Duke lidhur njė kontratė kulturore tė re me mitologjemat, pjesa e shėndoshė intelektuale shqiptare, po bindet pėrditė e mė shumė se ato nuk shėrbejnė vetėm pėr tė reflektuar mbrapa nė dimensionin historik, por edhe pėr tė kultivuar njė admirim pėr veten e prejardhjen, duke transformuar e pasuruar mitet shqiptare, nė mite tė epokės moderne, duke universalizuar mesazhet e tyre, tė gatshme pėr t’u pėrtypur edhe nga publiku ballkanas, evropian apo mė gjėrė.
    Ashtu si personazhi i Vilhelm Telit, Zhana D’Arkut, - karaktere e narrativa kėto mesjetare, tė cilėt sot i pėrkasin edhe modernitetit e mbarė Evropės, kjo e ardhur si rrjedhojė e pėrpjekjeve, pėrqasjeve tė vazhdueshme, pėr tė kėnaqur nevojat dhe shijet e epokės moderne, - edhe shqiptarėt mund tė transformojnė heronjtė, mitet e tyre e t’i shndėrrojnė nė shembuj tė pėrpjekjeve shqiptare, duke ruajtur pėrsėri magjinė e forcės transformuese tė veprės sė tyre. Aftėsia pėr t’iu adaptuar koheve moderne, pėr tė riinterpretuar shembullin e heronjvė si modele kombėtare, ėshtė karakteristikė e narrativės mitologjike moderne europiane. Kėtė kėrkohet tė bėjnė edhe shqiptarėt, sepse, tė vetmen gjė qė besohet tė sjellė kjo kontratė e re e shqiptarėve me mitet e tyre, do tė jetė rritja e besimit nė mosbjerrjen e forcės morale, dinjitetit, nderit dhe ruajtjes tė pavarėsisė individuale e kombėtare tė njė kombi te tėrė, i cili ka njė prejardhje tė moēme, tė fisshme, e ka lindur heronj tė tillė.
    Konfliktualiteti qė gėrryen nga jashtė e brenda duke e cfilitur Shqipėrinė, fillon parasėgjithash me vetėvarfėrimin, vetėposhtėrimin e gjithanshėm qė i bėjnė njėri-tjetrit shqiptarėt. Nė shekullin qė sapo u mbyll, kontributin kryesor pėr kėtė vetėgjyqėsi katastrofike, e dha dogmatizmi, i cili i shpėrfytyroi, i denatyralizoi shqiptarėt, duke keqtrajtuar, keqpėrdorur tė gjitha mitet historike tė tyre. Dogmatizmi, nė forma me tė kamufluara jeton e kalėron pėrsėri edhe sot nė mesin e shqiptarėve. Nė Shqipėrinė e sotme thėnia e Abraham Linkolnit gjatė Luftės Civile amerikane mbetet tepėr aktuale e profetike: “Dogmat e sė kaluarės, nuk pajtohen me kėrkesat e kohės. Pėrderisa jemi para njė fillimi tė ri, duhet tė ballafaqohemi me mendimet e reja, e tė veprojmė nėn shtysėn e tyre tė re”.
    Mendimet e reja, fillimet e reja, pėrsėri kanė nevojė pėr mitin (apo mitet), njė vizion tė unifikuar mitik kombėtar. Shqiptarėt, ashtu si edhe ēdo komb tjetėr, do tė mund vėrtet tė kuptojnė vetveten, prej historisė qė ato do t’i tregojnė vetes tė tyre, e si do ta tregojnė atė: “Kush janė, nga vijnė, e nė ēfarė drejtimi po shkohet?”. Historia e tyre ėshtė e mbushur me tė njohura e tė panjohura, me gjėra tė dukshme e ujdhesa, shpjegime racionale e hamendje. Nė kėtė histori, gjithmonė, do tė pėrzihet nė tė edhe vizioni mitik. Vetėm kėshtu, shqiptarėt do mund t’i japin kuptim tė tashmes, kufizimeve tė saj, e do tė mėsojnė se si tė vėshtrojnė nga e ardhmja. Per tė treguar historinė, pėr tė bėrė shkrirjen e saj me mitin, e cila do tė ndikojė tė tashmen e tė ardhmen e shqiptarėve, ka nevojė pėr njė artistikėri dhe imagjinatė tepėr tė talentuar. Sa mė mjeshtėrore tė jetė artistikerja qė do tė krijojė kėtė shkrirje, trupėzim histori-mit, aq mė tė mėdha janė edhe efektet pėr ndryshime cilėsore nė anėtaret e njė etnie apo kombi.
    Gėte krijoi mitin modern gjerman me “Faustin”, duke e ngritur cilėsisht nė nivele tė reja traditėn ekzistuese tė folkut; Shekspiri krijoi Hamletin, Makbethin, Mbretin Lir, personazhe e ngjarje historike e mitike njėherėsh; Dante Aligeri krijoi Komedinė Hyjnore, duke pėrdorur njeherazi skolastizmin dhe shpirtin e poetit, e shkrirė nė mėnyrė universale historinė me mitet. Tė gjithė kėta gjeni tė artit, lartėsuan trashėgiminė historike-folklorike, me artistikėrinė, talentin, mjeshtėrinė, vizionin e tyre, nė nivelin e miteve kombėtare, mite qė u pėrqafuan me entuziazėm nga bashkėkombasit e tyre, duke u bėrė nė vetvete shprehja e shpirtit tė kombit te tyre.
    Dekonstruktivizmi si rryme, nė fillim tė viteve ‘90 e nė vazhdim, u shfaq si njė fenomen fashionabėl kulturor, pėr tė cilin e kaluara mitike-historike e shqiptarėve, ngrehina e miteve sociale, me moralizimin, patrotizmin, ėshtė veēse njė ndėrtesė e kalbur, demode. Eshtė njė lloj kulle sahati, megjithėse e rikonstruktuar nė kohėn e Enverit, “me orėn qė i ka mbetur” nė idealet e Rilindjes romantike shqiptare; thjesht njė objekt turistik e muzeal. Dekonstruktivistėt u shfaqėn, pikėrisht atėherė, kur me tė vėrtetė, kultura shqiptare ėshtė nė kryqėzimin e madh tė kohės, nė momentin historik tė potencialeve tė mėdha. Intelektualėt shqiptarė, pėr shkak tė prapambetjes social-ekonomike (shto plus edhe totalitarizmin) tė Shqipėrisė, deri nė dekadėn e fundit tė shekullin XX, e kishin ruajtur rolin e “udhėheqėsit moral, ideologjik tė kombit, duke mbajtur bajrakun e vlerave e idealeve patriotike, e duke i kėnduar lavdisė tė sė kaluarės”. Nė rastin e Shqipėrisė, kjo u ēua nė ekstrem nga izolimi stalinist, i kombinuar me manipulimin e idealeve rilindase; me eventin e realizmit socialist, roli i krijuesit projektoi, sipas kallepit tė modelit enverian, njė Shqipėri, - si kėshtjellė, shkėmb graniti tė socializmit. Me hapjen e portave drejt modernizimit, me ballafaqimin me kapitalizmit dhe pėrpjekjen e shqiptarėve pėr t’u evropianizuar, dekonstruktivistėt, e kuptojnė se, roli i tyre tradicional, si “humanistė tė letrave”, po zbehet pėrditė. Sfida qė i bėhet dekonstruktivistėve ėshtė titanike. Ajo nuk kėrkon e nuk mjaftohet, me thjesht, shembje ngrehinash tė vjetra muzeale mitesh, duke i kthyer ato thjesht nė sheshe rrėnojash, por do te kėrkonte tė ndėrtoheshin ndėrtesa tė reja, moderne.
    Deri tani, dekonstruktivistėt, janė shfaqur si njė kompani xhenjere jeniēerėsh pėr tė hapur vrima, e pėr tė rrėzuar mure kėshtjellash. Po krijuesi, ku ėshtė? Ai qė nėpėrmjet artit tė tij, “do tė vėrė nė vend nderin” e artistit, shkrimtarit, intelektualit, duke u bėrė udhėheqėsi shpirtėror i kombit tė tij. Kush do tė luajė rolin e poetit, shkrimtarit kombetar, nė kohėt e vėshtira qė kalon Shqipėria? Kush do tė marrė pėrsipėr kėtė rol, qe pasi tė hiqet dorė nga polemikat e marra jakobine, pėr tė pėrmbysur gjithshka tė trashėguar nga Shqipėria historike apo rilindase, tė kuptojė se, atdheu ka mė shumė nevojė t’i kėndohet vlerave e lavdisė sė tij?
    Duket sikur koha e manifesteve e pankartave fletė-rrufe, nuk mund t’i zgjidhi problemet e Shqipėrisė. Roli i xhenjerit jeniēer, i njė lloj “demolition man” modern mitesh, tregon thjesht, pėr mungesė gjuhe poetike tė krijuesit, - zor se mund tė gjesh njė “demolition man” me imagjinatė, - fatalisht, ai eshtė i privuar nga tė krijuarit. Nėse sadopak, ndonjėri nga kėto jeniēerė, do tė kishte shpirtin e krijuesit tė mirėfilltė, do tė mjaftonte tė bėnte njė “tour” nė atė kėshtjellėn e moēme kulturale tė visareve shqiptare, e do tė nxirrte qindra subjekte, grimca mitesh e legjendash, qė do tė shėrbenin si zanafilla fantastike krijimesh. Mitet e mesazhet e tyre, pėrcjellin eksperienca kombėtare, filozofike, politike, artistike, e shoqėrore. Para sė gjithash, pėrcjellin kulturalisht, luftėn dhe pėrpjekjet politike e sociale nė kujtesėn e kombit, nė njė gjuhė tė kuptueshme prej tyre, pėr tė ruajtur thelbin e shpirtit njerėzor, lirine, ndjenjėn e bashkėsisė e pėrkatėsisė, ashtu siē janė perceptuar nė fillesėn e kėsaj kujtese. E nėse, potencialin krijues, do ta ngrinim nė njė nivel mė lart, duke e kthyer nė atė tė njė shkrimtari kombėtar, mitet shqiptare, kėsaj radhe tė emancipuara nga njė pendė e tillė, do tė modernizonin vizionin kombėtar tė shqiptarėve.
    wrong verb

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-01-2004
    Postime
    13
    1) Ky artikull vetem lidhezat ka ne shqip (mendimet jo e jo, ato duket qe vijne nga pertej detit).

    2) Artikulli i mesiperm, moralisht, nuk e ka vendin ketu ku gjendet.

    3) As logjikisht nuk perket ketu pasi shfaq hapur tendenca te theksuara demagogjike.

    4) Ky arikull pavarsisht se ben sikur flet per letersine nuk ka fare lidhje direkte me te. Topi i ka lidhur me nje gonxhe te madhe qe e ka emrin globalizem, e te lidhesh letersine me globalizmin real do te thote ta helmosh ate pasi letersia nuk eshte kor zhabash por bilbil ne mal a qyqe ne qytet (qe te dyja tek pulle).

    Konkluzion: Topi eshte jenicer.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •