Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 24 prej 24
  1. #21
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    vazhdimi

    Do te thote qe ato fjale jane te dikujt tjeter ne rastin konkret te prokurorit qe ka lexuar akt akuzen.

  2. #22
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    LONDER/ TERHIQET PROKURORIA PER GJYLE HOTIN

    Faqja 15 - AKTUALITET Shkurt 27, 2004


    LONDER/ TERHIQET PROKURORIA PER GJYLE HOTIN

    Londër, lirohet "gjyshja vrasëse"
    Ekspertët: Foshnjën mund të mos e ketë vrarë ajo


    --------------------------------------------------------------------------------

    Nga Londra Muhamed Veliu


    LONDER

    Rrëzohet akuza që rëndonte deri dje ndaj 73-vjeçares Gjyle Hoti (Çangaj). Plaka me origjinë nga Shkodra ishte akuzuar për vrasjen e mbesës së saj 5-vjeçare, Jetmira Shala. Para tri ditësh, në njërën prej sallave të Gjykatës së Krimeve të Rënda në Londër, të thirrur nga Akuza, kanë dëshmuar dy ekspertë pathologë. Dëshmia e njërit prej tyre ka bërë që Gjyle Hoti, sot të nxirret nga qelitë e për të të hetohet në gjëndje të lirë. E para që ka dëshmuar ka qënë ekspertja pathologe Kristine Hall. Ajo e ka përqëndruar dëshminë e saj më së shumti në aspektet teknike të mundëshme, të cilat mund të jenë përdorur mbi kokën e foshnjës. Megjithëse dëshmitare e akuzës, Hall nuk ka hedhur poshtë tezën e prokurorisë, "se fëmija është dëmtuar nga një i rritur", por për habinë e të gjithëve, ajo ka pranuar edhe variantin e mbrojtjes. "Po, një fëmijë tre vjeç, si djali që ishte në dhomë me gjyshen në momentin e incidetit, nëse hidhet nga një lartësi sa ajo e krevatit në atë dhomë mbi fëmijën në dysheme, mund të shkaktojë dëmtimet, të cilat u gjetën në kokën e Jetmirës", ka pohuar ajo, duke mbështetur për herë të parë në këtë proces, teorinë e mbrojtjes së Hotit. Mbrotja kishte këmbëngulur se, "vrasësi i foshnjës 5-ditëshe është Sabahu, kushëriri i saj 3-vjeçar, i cili ndodhej në të njëjtën dhomë me të". Eksperti numër një i Ministrisë së Brendëshme angleze Rupert Risdon, ka prezantuar një raport prej disa faqesh, pasi ka kryer ekzaminimin e foshnjës, në të cilin thotë se, "është përdorur forcë, por nuk është në gjëndje të vërtetojë sa force dhe nga kush ka ardhur". Ndërsa në seancën e djeshme, dy prindërit e Jetmirës, Lumturia dhe Ilirjani, kanë dëshmuar se si e kanë marrë vesh lajmin e vdekjes së vajzës së tyre.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anëtarësuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    tani 5 vjecare apo 5 diteshe??
    muzg i heshtur

  4. #24
    <-----
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Postime
    985
    Shtypi perendimor ka nje zell te madh per fryerjen e ngjarjeve sidomos kur keto kane si subjekt kryesor ndonje emigrant !
    Plaka e shkrete eshte nisur qe te ndihmoje femijet e vet dhe perfundon ne burg nga nje fatkeqesi qe askush sdo e deshironte !
    Cila gjyshe e mbyt nipin apo mbesen e vet ?? Te pakten jo tek ne shqiptaret pasi tek keto amerikanet , cfare spo nigjojme!!
    Nuk dua ti bej analize se kush e ka pase fajin dhe kush jo pasi nje femije i vogel vdiq dhe nje plake e gjore po kalbet ne burg !
    Zoti na rujt prej nje terslleku te tille !
    ...

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Rosela Gjylbegu, "etheistja" shkodrane
    Nga Ermelita në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 26-08-2021, 08:17
  2. Historia e kenges popullore shkodrane & tekstet
    Nga bjanku në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 15-09-2015, 22:36
  3. Letërsia humoristike shkodrane!...
    Nga Agim Doçi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-02-2006, 03:44
  4. A doni shkodrane ma....
    Nga sexy-shkodrane në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 29-01-2003, 10:10
  5. EDhe nje shkodrane me shume...
    Nga shpirti_i_vogel në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 09-12-2002, 06:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •