Tė afėrmit e prisnin nė datėn 27 shkurt qė tė fejohej e tė oraganizonin ceremoninė e ndėrrimit tė nishaneve, por ai erdhi i futur nė arkivol. Kjo ndodhi pardje me 27-vjeēarin nga Kamza, Dritan Qoku, i cili vdiq nė Bolonjė, pas njė aksidenti nė punė, ku ra nga skela prej hekuri nė lartėsinė 6.5 metra. "Ne pėrgatiteshim tė ndanim ftesat e fejesės, ndėrkohė qė na erdhi nekrologjia e vdekjes", tregon vėllai i tij 23-vjeēar, Halit Qoku.
Si ndodhi aksidenti i Dritanit?
Ishte data 12 shkurt. Rreth orės 14.30 tė drekės vėllai im Dritani po punonte nė njė autosallon makinash nė Bolonjė tė Italisė. Ishte duke bėrė instalime elektrike, pasi ai punonte si elektricist qysh nė vitin 1998. Kishte hipur nė njė skelė hekuri me lartėsi 6.5 metra. Nė atė moment po shponte disa llamarina me njė trapan. Pikėrisht nė atė moment ra nga skela e hekurit dhe u gjend pa ndjenja pėr tokė. Kėtė gjė e konstatoi njė njeri qė kalonte rastėsisht. Menjėherė e ēuan nė spitalin kryesor tė Bolonjės ku ka qėndruar nė gjendje kome pėr 10 ditė rresht. Pas vdekjes trupin e tij e transportuam tė mėrkurėn me avion. Ndėrsa dje nė mesditė u bė varrimi.
Pėrse do tė vinte Dritani nė Tiranė mė 27 shkurt?
Do tė fejohej. Ishte dita qė kishim caktuar pėr ndėrrimin e nishaneve, por gjithēka pėrfundoi nė mort. Nusja ishte nga Tirana dhe ceremonia e fejesės ishte gati. Por fati i tij
Sa kohė ka Dritani qė punon nė Bolonjė?
Qysh nė vitin 1998. Ka ikur pėr nevoja ekonomike, sepse ne ishim 5 fėmijė dhe babai me nėnėn mbetėn pa punė. Ne banonim nė Topojan tė Dibrės, por babanė e shkurtuan nga puna nė minierėn e Bulqizės. Kėshtu, erdhėm nė rrethinat e Tiranės, ndėrsa ne, disa prej fėmijėve u nisėm nė kurbet. Dritani ishte me dokumente tė rregullta. Jetonte i vetėm nė Bolonjė, te njė shtėpi me qira ku paguante 400 euro nė muaj. Ndėrsa ai vetė merrte rreth 110-120 mijė euro rrogė. Shpenzonte pėr vete dhe ndihmonte edhe familjen. Tani nė moshėn 27-vjeēare kishte vendosur tė ndėrtonte familjen e tij tė re
"Dritanit i takon pensioni nė Itali"
Ēdo shtetas italian ose i kombėsive tė tjera, nėse aksidentontohet nė punė, pėrfiton njė dėmshpėrblim dhe pension tė pjesshėm sipas ligjit nė fuqi, por ne shqiptarėt nuk na ndihmon kush qė tė marrim atė qė na takon". Kėshtu u shpreh dje i dėshpėruar vėllai i Dritanit, Halit Qoku, i cili ėshtė 23 vjeē dhe banon nė Milano. "Tė gjithė refugjatėt shqiptarė nė kurbet janė tė kėrcėnuar nga lloj-lloj rreziqesh, ndėrkohė qė askush nuk i ndihmon pėr tė marrė dėmshpėrblimin dhe pensionin qė u takon me ligj", nėnvizon ai. Nė kėtė kontekst, Haliti dhe babai i tij, Ramizi u kanė kėrkuar ndihmė Ministrisė sė Jashtme dhe strukturave tė ambasadės pėr tė marrė pensionin qė i takon djalit tė tyre pėr akidentim nė punė me pasojė vdekjen. "Unė shpresoj se edhe shteti italian, edhe shteti ynė tanimė e kanė kuptuar se nuk mund tė poshtėrojnė tė varfėrit dhe nuk mund tė shkelin me kėmbė tė drejtat ndėrkombėtare vetėm e vetėm pėr faktin se jemi shqiptarė dhe se nuk na mbron kush", nėnvizon Ramizi.
-----------------------
Ngushellimet e mia,per familjen dhe te afermit e ketij shtetasi shqiptar.
Shpirt Njeriu
Krijoni Kontakt