Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 24
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ekzekutueses !


    Nje vrejtje per nickun tend..

    "Ekzekutues" eshte nje njeri qe ekzekuton nje vendim ose nje ligj por eshte dhe nje muzikant qe ekzekuton..pra realizon nje pjese muzikore..por ekzekutues eshte dhe nje kriminel a kriminele qe ben nje vrasje.. pra e ekzekuton dike.. ja merr jeten..
    Dhe kur debaton lexoje tjetrin mire..
    Nuk thash une se .. gjysheve nuk u lihet fmija se ato i vrasin.. e qe ti te kesh frik neser tja lesh mamas fmin tend..

    Shijaks..

    Ska rendsi a ish puntor a tutor ai burri i shpise..

    Thelbi eshte se nje nen me fmi 5 ditsh duhet te angazhohet totalisht me kte fmi..
    Ka a ska plak ajo shpi Nena vet duhet te llogaris vehten aty te lidhur fizikisht me femijen per 24 ore pa pushim..

    Edhe ne se lodhet ajo mund te shtrihet gjys ore pran krevatit te femijes por kurrsesi te largohet nga shpija ...per asnji arsye..

    Nese ka mbet pa qumesht ..me qe ska gji.. ajo mund ti lutej nji mikes a nje miku a burrit me xerr celulari. qe tja binin nje pako me asi pluhuri qe zevendeson qumshtin e gjirit..

    Ajo ka pas fatin qe aty ka qen dhe nje grua-nene e nje tre vjecari..dhe fare mire asaj mund ti thosh.. Na paret e blej nje qesepluhur qumshti per fmin tim 5 ditsh..e me qe fmija yt eshte 3 vjec bleji dhe atij nje kocollat..si dhurat per sherbimin.. e nuk kish ndodh asgje..
    Plaka 80 vjece nuk llogaritet si Mbajtese femijesh..
    Ne se ndihmon bereqavers..por pa i lene ngarkes plakes nje 5 ditsh e aq ma shume dhe gjellen e fmin tjeter 3 vjec..

    Pra Lume Shala eshte fajtore ...

    Nuk mjafton te pjellesh por duhet dhe pak kulture e angazhim..

    Qashtu..
    Ndryshuar për herë të fundit nga leci : 23-02-2004 më 18:43

  2. #12
    jeto i lire ose vdis Maska e shahisti
    Anëtarësuar
    28-09-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    122
    ooo zot c'far nuk po degjojme,kure e lexova kete mu mbushen syte me lote dhe trupi mu rengjethe,edhe sikure ajo gjyshe te ishte e shkalluar nuk besoje se do te vriste mbesen apo nipin e saje 5 ditesh. Gazetaret i ekzagjirojne gjerat,sepse ju pelqen te bejne nje bum ne jeten e perdicme, sepse u interesojne te shesin gazetat dhe shume pake here e verteta.Nje histori para 8 vjetesh qe ndodhi ne lagjen time e cila perfundi per mire dhe jo per keqe jetonin ne nje shtepi dy vellezer te martuar me te emen.Dhe te dy kishin femije,vellai madhe e kishte djalin 5 vjec dhe i dyti e kishte vajzen 3 vjece,shkone ky djali i vogel qe ishte 5 vjec dhe mere gocen e xhaxhai qe ishte 3 vjece dhe do ta hidhte ne puse dhe ta nxirte qe andej me cikrike,sa po behej gati ta hillte ne puse e shikon e ema e vajzes 3 vjece dhe nuk i ben ze por me shpejtesi dhe me ndihmen e zotit besoj e kap vajzen perpara se nipi i saj ta hillte ne puse,dhe kure e pyesin nipin me mbrapa pse do ta bente kete ai u shpre se ishte kurioz te dinte se do ta nxirte dote nga pusi gocen e xhaxhait apo jo. Ndoshta kjo njgjarje e vertete u duket si pralle por ja qe ndollin
    per mendimin tim nuk besoj se plaka ka goditur kete engjell 5 ditesh,gjithesesi faji mbetet jetim tani per tani .
    Nuk ka me qorre nga ai qe nuk do te shohi me syte e tija[/FONT][/COLOR]

  3. #13
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anëtarësuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    Shahisti,

    Me kujtove nje histori qe kam degjuar qe per pune sekondash do ishte kthyer ne tragjedi!

    Dy motra, njera 6 vjec, tjetra 3 ishin vetem ne koridor nderkohe qe mamaja po gatuante ne kuzhine. I thote e madhja te vogles, hej kushedi se cfare qefi eshte te rrotullohesh ne lavatrice (imagjino lavatricet e monizmit). Do jete tamam si tek lodrat. Dhe ia mbush e madhja mendjen dhe e vogla pranon te futet ne lavatrice dhe e madhja mbyll kapakun dhe sapo vendos gishtin qe te shtype butonin per ta spin , hapet dera kuzhines. E ema e kuptoi qe dicka nuk po shkonte se vajza e madhe po rrinte me frike. C'po ben, i tha? Ja hic, po rri. Po motren ku e ke? Kjo hic. Pse rri aty ngjit me lavatricen? Kjo urte. Dil anash i tha mamaja. Hap deren e lavatrices ajo kur shikon vogelushen qe i jep nje buzeqeshje qe ia keput shpirtin.

    Dhe sic tregojne, kishte filluar te qante me denese dhe vec e puthte te voglen qe s'kuptonte se cpo ndodhte. E sa i lumtur duhet te te duket vetja ne ato momente! Hajde thuaj ti po deshe! Ti lesh femijet vetem?
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

  4. #14
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    [QUOTE]Postuar më parë nga shahisti



    O Shahist.
    Une jam autori i atij shkrimi te cilin ti e quan te ekzagjeruar. Nuk ka asnje interes nga gazeta e cila e ka botuar lajmin dhe as une si autori i tij ne lidhje me shitjen e gazetes.Te garantoj se ne ate lajm nuk ka asnje eksagjerim, por vecse eshte shkruajtur vfare u ka thene ne seancen e pare gjyqesore te ketij procesi nga fjala e prokurorit.
    Eshte nje lajm i cili duhet pasqyruar dhe jo vetem kam. Te nesermen e ketij shkrimi une kam botuar nje koment me titull
    " Humanizmi i munguar i anglezeve" qe flet rreth faktit si ka mundesi qe nje plake 73 vjece e semure me tension dhe qe nuk ndigjon mire te mos i ipet e drejta te gjykohet e lire.
    Pra, te akuzosh pa fakte dhe ne tym sic jan mesuar ti bejne shqiptaret mendoj se nuk eshte e udhes.
    Si ta kishim botuar kete ngjarje si mos ta kishim botuar te garantoj se ata te cilet kane 10 vjet qe blejne kete gazete do ta blenin serisht.
    Jane te tjera shkrime ato te cilat rrisin kurben e shitjeve te gazetave.

    Lexo komentin:

    Humanizmi i munguar i anglezëve.

    Nga Londra
    Muhamed Veliu



    Për të dytën ditë me rradhë kam patur rastin të shikoj me keqardhje një të moshuar shqiptare 73 vjeçe e cila akuzohet për vrasjen e mbesës së saj pesë ditëshe. Sikurse ditën e parë të procesit ashtu dhe dje ajo qetësisht u ka ulur në bankën e të akuzuarve në gjykatën e krimeve të rënda londineze, duke dëgjuar me habi gjykatësin, prokurorin, avokatin e saj dhe ekspertët patologë. Sipas këryre të fundit vdekja e foshnjës u ka kryer nga një i rritur dhe pikë mbaroi.
    A janë ata të sigurtë për ngjarjen dhe mundësinë e mundëshme të Hotit si vrasëse? Për ketë do të ndalem pam më vonë, por tani dua të shpjegoj pse kjo e moshuar mbahet në burg që nga 1 Gushti 2003, dhe nuk mund të gjykohet në gjendje të lirë.

    Sipas mjekëve është vërtetuar se Hoti ka probleme shëndetësore për vetë moshën e saj dhe nuk ndigjon mirë. Ky fakt i njohur nga policija dhe më pas nga gjykata nuk kanë mjaftuar për ti mbushur mëndjen atyre për ta gjykuar shqiptaren në gjëndje të lirë.

    Mosha e saj e vjetër dhe sëmundja patjetër do të ndihmonin gjykim e saj në gjëndje të lirë, pamvarësisht nga kjo një tjetër garanci në disa mijëra paund e vënë në dispozicion si garanci nga djemt e saj të njohur në komunitetin shqiptar të Londrës si njerëz hallexhi dhe fisnikë, por edhe kjo kërkesë është hedhur poshtë nga gjykata e magjistrale “Thames magistrates courts Kingston” mesditën e 11 Gushtit 2003.

    Kjo llogjikë është një absurditet i vërtetë, pasi së pari në 73 vite jetë të Hotit ajo kurrë nuk ka patur probleme mednore dhe të jetë përfshirë në ndonjë krim në qytetin e saj të lindjes Shkodër, dhe së dyti policija nuk ka asnjë provë të drejtë përdrejtë që të akuzojë Hotin si vrasëse të Jetmira Shalës. Përballë këtyre fakteve drejtësia angleze pa diskutim duhet të kishte lejuar gjykimin e saj në gjendje të lirë, por për një arsye apo tjetrën ata e rrefuzuan një gjë të tillë.

    Personalisht këtë rrefuzim do ta quaja një mungesë të hapur të humanizmit ndaj një plake jo angleze e cila gjindet në Angli, dhe ku fati i keq i saj e përballi me këtë ngjarje.

    Tek sa po bisedoja me një mikun tim rreth ngjarjes ai më tha: “Po sikur Gjylja të ishte angleze a do ta mbanin në burg? Pa dyshim që jo do të ishte përgjigjja ime, por nuk ja dhashë një të tillë për vetë faktin se mund të paragjykoja çështjen.

    Në Angli vitet e fundit ka patur raste të shumta ku fëmij të porsa lindur si Jetmira kanë gjetur vdekjen, po ashtu ka patur rsate të krimeve më të rënda kur të akuzuarit janë gjykuar të lirë. E pra pse pikërisht një shtetase jo angleze nuk mund të ketë privilegjin të gjykohet e lirë? Kjo është një përgjigje të cilën çdo kushi mund ti japi një përgjigje shumë thjesht.

    Nga prokuroria londineze mësohet se nuk ka asnjë provë që të akuzojë Hotin drejtë përdrejtë për vrasjen e mbesës së saj.
    E vetmja bazë e fortë ku bazohet akuza janë dëshmitë e shtatë doktorëve ndër ta dy profesorë patolog të cilët duket se do të kenë në dorë fatin e Hotit. Sipas tyre vdekja e të miturës ka ardhur si pasojë e përplasjes me forcë ose e ushtrimit të presionit me forcën e dy duarve në kokën e saj, që ka çuar në dëmtimin e kokës dhe të trurit. Deri këtu në rregull, provat shkencore merren parasysh por a janë ato gjithmonë të sakta?

    Mu desh disa orë kërkim në internet për të zbuluar përgjigjen e kësaj pyetje.
    Në vitet e fundit në Britaninë e Madhe për vrasje fëmish të mitur ka patur 258 çështje të cilat kanë përfunduar me sukses për prokurorinë angleze falë provave shkencore ose më saktë dëshmive të dhëna në gjykatë nga ekspertë patologë.

    Por vetëm para disa muajve gazetari i BBC Jon Swiny u mor me investigimin e vdekjes së dy fëmive të Angela Cannings e cila ishte dënuar me burgim të përjetshëm si vrasëse e fëmive të saj.
    Asnjë provë direkte, asnjë link që të fajësonin skocezen 40 vjeçare, por po e njëjta gjykatë ku po gjykohet Hoti e dënoi me burgim të përjetshëm.

    Dënimi u bazua në dëshminë e professor Roy Meadow një ekspert për vdekjen e fëmive i cili nga dësnmitë e tij ka bërë që 72 gra të dergjen në burgjet angleze.

    Do të ishte gazetari Swiny ai i cili do të zbulonte një katallog me gabime në dënimin e Angla Canning kjo si pasojë e një raporti të gabuar nga Meadow. Fëmitë ksihin vdekur nga një sëmundje e trashëguar në familjen e Angelës.

    Do të ishte gjykata e lartë angleze që do ti rikthentë lirinë pas 18 burg Angelës e cila kurrë nuk e kishte bërë një krim të tillë.
    Si pasojë e investigimit të gazetarit të BBC, numri një prokurorisë angleze Lord Goldsmith me urgjencë do të udhëzonte rishikimin e 258 dënimve të grave që akuzohen për vrasjen e fëmive të tyre, 72 prej të cilave të dënuara nga dëshmitë e profesor Meadow.

    Vallë a do të jenë provat shkencore të provuara në rastin Canning si jo të sakta
    ato që do ta dënojnë Gjyle Hotin? Këto prova nga shumë gjykatës janë cilësuar se janë skeptikë në përdorimin e tyre, dhe megjthatë si të tilla kanë në dorë fatin e gjyshes shkodrane e akuzuar për vrasje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shijaksi-London : 22-02-2004 më 09:30

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e christina54
    Anëtarësuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    belgjike
    Postime
    80
    Kjo ngjarje mund te kishte ndodh edhe sikur te kishin qen te gjith ne shtepi.Mjafton vetem nje sekond per nje femij pes ditesh dhe gjithqka merr fund.Ka qen destino .

  6. #16
    jeto i lire ose vdis Maska e shahisti
    Anëtarësuar
    28-09-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    122
    [QUOTE]Postuar më parë nga Shijaksi-London
    [B][QUOTE]Postuar më parë nga shahisti



    O Shahist.
    Une jam autori i atij shkrimi te cilin ti e quan te ekzagjeruar. Nuk ka asnje interes nga gazeta e cila e ka botuar lajmin dhe as une si autori i tij ne lidhje me shitjen e gazetes.Te garantoj se ne ate lajm nuk ka asnje eksagjerim, por vecse eshte shkruajtur vfare u ka thene ne seancen e pare gjyqesore te ketij procesi nga fjala e prokurorit.
    Eshte nje lajm i cili duhet pasqyruar dhe jo vetem kam. Te nesermen e ketij shkrimi une kam botuar nje koment me titull
    " Humanizmi i munguar i anglezeve" qe flet rreth faktit si ka mundesi qe nje plake 73 vjece e semure me tension dhe qe nuk ndigjon mire te mos i ipet e drejta te gjykohet e lire.
    Pra, te akuzosh pa fakte dhe ne tym sic jan mesuar ti bejne shqiptaret mendoj se nuk eshte e udhes.
    Si ta kishim botuar kete ngjarje si mos ta kishim botuar te garantoj se ata te cilet kane 10 vjet qe blejne kete gazete do ta blenin serisht.
    Jane te tjera shkrime ato te cilat rrisin kurben e shitjeve te gazetave.

    Ndoshta une e para gjykova ,duke nisur nga arsyja sepse shume gazetar te huaj duan te bejne nje bumm te madhe ne shtypin e perdicem sidomos kur flitet per shqiptaret,kudo qofshin keta, ne greqi itali angli usa e shum vende te tjera qe kemi emigruar.Une nuk e dija qe autori ketij shkrimit ishit ju,dhe ne qoftese ju kam fyer me komentin tim ju kerkoj ndjese miku im

    me respekt shahisti
    Nuk ka me qorre nga ai qe nuk do te shohi me syte e tija[/FONT][/COLOR]

  7. #17
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Ngjarja eshte vertet tragjike,dhe fjalet ne kesi rastesh ndofta teperojne.
    Ajo qe me cudit ,eshte kurajoja e tepert e disave te debatojne mbi tragjedine,dhe dhimbjen e te tjereve.
    E ka kush e ka fajin,pak rendesi ka,femija i vogel o njerez nuk kthehet me mbrapa.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  8. #18
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Hi Shahist.
    Faleminderit per mesazhin.
    Jo, nuk kam mbetur aspak i ofenduar pasi ato qe kam shkruar jane te verteta, prandaj ta nisa komentin ne menyre qe te dije me shume info rreth ngjarjes.
    Gjithe te mirat
    Shijaksi

  9. #19
    kill your idol Maska e Pedro
    Anëtarësuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    More te paditur!
    Mire ai i vetequajtur gazetar, qe sic duket e ka marre zanatin ne menyre autodidakte, por edhe ju qe jeni njerez "te lire", qe mendoni, a nuk ju ka rene ne vesh ndonjehere, qe askush nuk eshte fajtor, perderisa fajesia e tij nuk eshte vertetuar para nje trupi gjykues?
    Keshtu qe para se te jepni komentet e juaja me "vlere" lereni njehere drejtesine te thote fjalen e saj.

    Tituj gazetash si "Gjyshja vrau mbesen e saj" nuk kane te bejne fare me gazetarine, por i ngjajne me teper thirrjeve te nje xhambazi tek pazari i rrobave te vjetra.
    Nje trup gjykues, i cili eshte i specializuar te vendosi mbi fatet e njerezve, akoma nuk e di nese kjo gjyshja jone eshte fajtore apo jo, kurse gazetari yne na shpall te "verteten" duke i vene vulen gjyshes si vrasese te mbeses.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  10. #20
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Postuar më parë nga Pedro
    More te paditur!
    Mire ai i vetequajtur gazetar, qe sic duket e ka marre zanatin ne menyre autodidakte, por edhe ju qe jeni njerez "te lire", qe mendoni, a nuk ju ka rene ne vesh ndonjehere, qe askush nuk eshte fajtor, perderisa fajesia e tij nuk eshte vertetuar para nje trupi gjykues?
    Keshtu qe para se te jepni komentet e juaja me "vlere" lereni njehere drejtesine te thote fjalen e saj.

    Tituj gazetash si "Gjyshja vrau mbesen e saj" nuk kane te bejne fare me gazetarine, por i ngjajne me teper thirrjeve te nje xhambazi tek pazari i rrobave te vjetra.
    Nje trup gjykues, i cili eshte i specializuar te vendosi mbi fatet e njerezve, akoma nuk e di nese kjo gjyshja jone eshte fajtore apo jo, kurse gazetari yne na shpall te "verteten" duke i vene vulen gjyshes si vrasese te mbeses.
    O ti Pedro.
    Te japesh mend me oke sic ben ti eshte e lehte.
    E para personi qe ka shkruajtur shkrimin eshte student ne nje nder universitetet me te mire te gazetarise ne Londer. Ka punuar si newseditor ne nje radio lokale se shqiperi per 2 vjet ne kete detyre, dhe nuk eshte autodidakt sic thote zoteria jote.
    Askushi nuk ka fajesuar ne ate shkrim duke i vene vulen se gjyshja eshte vrasesja dhe nuk eshte nevoja te na japesh mend ti se cfare ndodh ne gjykata dhe si jane procedurat e pafajesise apo fajesise ne nje proces gjyqesor.
    Nese shkruhet ne thonjesa "GJYSHJA VRAU MBESEN"

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rosela Gjylbegu, "etheistja" shkodrane
    Nga Ermelita në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 26-08-2021, 08:17
  2. Historia e kenges popullore shkodrane & tekstet
    Nga bjanku në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 15-09-2015, 22:36
  3. Letërsia humoristike shkodrane!...
    Nga Agim Doçi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-02-2006, 03:44
  4. A doni shkodrane ma....
    Nga sexy-shkodrane në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 29-01-2003, 10:10
  5. EDhe nje shkodrane me shume...
    Nga shpirti_i_vogel në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 09-12-2002, 06:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •