Lėvizja MJAFT zhvilloi me dt.13.02.04 njė takim me pėrfaqėsues
tė qeverisė shqiptare pas kėrkesės sė kėsaj tė fundit. Takimi
ishte thirrur pėr tė diskutuar nė lidhje me disa kėrkesa qė
lėvizja MJAFT ka shtruar nė protestat e saj tė kohėve tė fundit.
Nė takim, ku ishin tė pranishėm ministri i shtetit pėr
koordinim pranė kryeministrit z.Marko Bello, drejtori i
pėrgjithshėm i KESH, z.Andis Harasani si dhe pėrfaqėsues tė
tjerė tė qeverisė, lėvizja MJAFT shtroi disa kėrkesa tė cilat
kanė tė bėjnė me efektet varfėruese qė kanė sjellė pėr xhepat
e qytetarėve politikat e disa ndėrmarrjeve shtetėrore si KESH,
Albtelecom, etj.
MJAFT, u ka dorėzuar pėrfaqėsuesve tė qeverisė njė material
nė tė cilin ishin radhitur kėrkesat dhe motivimi i tyre.
Tė shqetėsuar nga rritja e ēmimeve tė disa produkteve dhe
shėrbimeve jetike kėto javėt e fundit, ne si lėvizje kemi
identifikuar ēėshtjet e mėposhtme si ēėshtje qė kėrkojnė
ndėrhyrje sa mė tė shpejtė tė qeverisė pėr tė mos lejuar njė
percipitim tė rrezikshėm tė varfėrisė, thuhej nė materialin
dorėzuar qeverisė.
Ēėshtja e tarifave elektrike dhe telefonike
Ngritja e tarifave elektrike dhe telefonike ėshtė njė faktor i
rėndėsishėm nė rritjen e kostos sė jetesės sė shqiptarėve tė
thjeshtė. E nė mėnyrė tė veēantė tė pjesės mė tė varfėr tė
shoqėrisė. Ulja e tavanit tė energjisė me ēmim tė reduktuar
nga 300 220 Kw cėnon thellėsisht ekonominė e familjeve tė
mesme dhe tė varfra. Pėr kėtė arsye MJAFT i kėrkoi Qeverisė sė
Shqipėrisė qė:
1 Tė ngrejė nivelin e energjisė me ēmim tė reduktuar nga
220 300 Kw.
2 Tė ulė ēmimin e telefonisė fikse lokale nė nivelin e
dhjetorit 2003.
Duke qenė se kėto rritje u justifikuan nga KESH-i dhe
Albtelekom-i me nevojėn pėr mbulimin e kostos reale tė
shėrbimeve qė kėto kompani shtetėrore ofrojnė, mendojmė qė
kjo ėshtė vetėm pjesėrisht e vėrtetė pasi, njė pjesė e mirė e
rritjes sė tarifave shkon pėr tė mbuluar humbjet qė i vijnė
kėtyre kompanive nga menaxhimi i keq ose shpėrdorimet. Pėr kėtė
arsye i kėrkojme Qeverisė sė Shqipėrisė qė:
3 Tė bėhen publike bilancet dhe pasqyrat financiare tė KESH-it
dhe Albtelekom-it.
4 Tė bėhet publike analiza e kostos pėr shėrbimet qė ofrojnė
kėto kompani.
Ne besojmė qė ėshtė detyrė e shtetit shqiptar qė tė kujdeset
pėr rujatjen e tė drejtave tė qytearėve nga marrėdhėnie abuzive
gjithė kompanintė e bizneseve e ca mė shumė nga ato qė kanė
pozita monopoliste nė treg e qė janė pronė e shtetit.
Pėr kėtė arsye mė ndėrhyrjen e Qeverisė sė Shqipėrisė kėrkojmė qė:
5 Tė riformulohen kontratat me KESH dhe Albtelekom nė mėnyrė
qė tu garantohen tė drejta pėr tu mbrojtur nga abuzimet.
Riformulimi i kontratės tė bėhet me pjesmarrjen e grupeve
qytetare.
6 KESH tė ndėrpresė dėnimi kolektiv pėr abonentėt e tij.
Ndėrprejet e energjisė t'iu bėhen vetėm atyre konsumatorėve tė
cilėt nuk paguajnė rregullisht faturat.
7 Albtelekom t'i dėrgojė konsumatorėve fatura tė detajuara
(jo vetėm me shumėn totale) pėr tė eliminuar abuzime nė faturim.
Praktika e ndėrprerjes sė furnizimit me energji elektrike pėr
zona tė caktuara nė bazė tė pėrqindjes sė energjisė sė paguar
nga zona respektive, ėshtė njė praktikė arbitrare dhe diskriminuse
ndaj banorėve tė tyre qė i pagojnė rregullisht faturat. Ndėrsa
pėr bizneset e kėtyre zonave, kjo praktikė ėshtė jo vetėm
arbitrare e diskriminuese, por edhe ekonomikisht shkatėrruese.
Ēėshtja e bukės
Ndėrkohė qė titujt kryesorė nė tė gjitha mediat ia kanė kushtuar
vėmendjen kryesore rritjes sė ēmimit tė bukės nga furrat e
pjekjes, njė rritje tjetėr ēmimi ėshtė lėnė nė harresė. Ėshtė
fjala pėr ēmimin e bukės qė piqet nė shtėpitė e atyre
shqiptarėvė qė nuk e pėrballojnė dot blerjen e saj nė dyqan.
Ėshtė fjala pra pėr ēmimin e ushqimit bazė tė familjeve mė tė
varfėra shqiptare.
Nga informacionet qė kemi, rezulton se rreth gjysma e miellit
qė prodhohet nė Shqipėri, nuk i shitet furrave tė bukės, por
drejtpėrdrejt konsumatorėve, kryesisht nė zonat e varfėra rurale.
Dhe meqėnėse ky miell prodhohet kryesisht nga grurė qė
importohet, dhe me tej, meqėnėse importuesit e grurit e kanė
rritur ndjeshėm ēmimin e tij, pjesa mė e varfėr e shtetasve
shqiptarė pagon sot 33% mė shumė pėr tė mbushur barkun me bukė
krahasimisht me njė vit mė parė. Njė rritje dyfishe nė
pėrqindje kjo, krahasuar me ata qė e blejnė bukėn tė gatshme nė
dyqan.
Ndėrkohė, nga informacionet e publikuara nė gazetat shqiptare,
e sidomos nė gazetėn Biznesi, si dhe nga investigimet qė kemi
bėrė vetė ne, na rezulton se 3-4 firmat importuese tė grurit e
kanė rritur ēmimin e shitjes nė mėnyrė artificiale. Nė tregun
europian, rritja gjatė vitit tė fundit ka qėnė vetėm 30% ndėrsa
nė portin e Durrėsit rreth 60%. Ky fakt na bėn tė mendojmė se,
siē u shpreh edhe Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, ka mundėsi
qė firmat importuese tė grurit tė kenė shkelur ligjin mbi
konkurencėn e ndershme.
Pėr kėtė arsye kėrkojmė qė:
1 - Tė hetohen urgjentisht nė se firmat importuese tė grurit
kanė bėrė ndonjė marrveshje midis tyre nė kundėrshitm me ligjin
pėr konkurencėn e ndershme, dhe tė merren masat ligjore mė tė
rrepta nė se verifikohen shkelje tė ligjit.
2 - Tė aktivizohen pėrkohėsisht Rezervat e Shtetit pėr furnizimin
me grurė tė fabrikave tė miellit, tė cilat ofrojnė miellin mė tė
lirė nė tregun shqiptar, dhe qė janė nė prag tė falimentimit si
rrjedhim i rritjes artificiale tė ēmimit tė lėndės sė tyre tė parė.
Nga ana e pėrfaqėsuesve tė qeverisė, u vu re njė vullnet
bashkėpunimi. Kėrkesat e MJAFT pėr pėrmirėsimin e gjendjes sė
furnizimit me energji elektrike, u morėn parasysh nė masėn mė
tė madhe dhe nga drejtori i KESH u premtua nisja e njė procesi
real tė pėrmirsimit tė gjendjes, brenda periudhės sė paraqitur
nė kėrkesat e MJAFT. Nė lidhje me kėrkesat qė kishin tė bėnin
me tarifat e telefonisė fikse dhe ēmimin e bukės, u ra dakord
organizimi i takimeve tė tjera edhe me praninė e pėrfaqėsuesve
qeveritarė tė kėtyre dy fushave, pėr tė shqyrtuar kėrkesat e
lėvizjes.
Lėvizja MJAFT shpreh angazhimin e saj para qytetarėve se do tė
vazhdojė tė mbrojė interesat e tyre dhe tė bėhet zėdhėnėse e
kėrkesave tė tyre imediate para autoriteteve shtetėrore, me tė
gjitha mėnyrat e ndershme dhe ligjore.
Gjithashtu MJAFT, uron qė qeveria shqiptare tė mos tregojė
neglizhencė ndaj kėtyre kėrkesave tė cilat shprehin
sensibilitete tė qarta tė qytetarėve. Kjo do tė ēonte nė njė
pėrshkallėzim tė vazhdueshėm, konsistent dhe tė pandalshėm tė
lėvizjes qytetare.
Si rezultat i presionit tė ushtruar nė kėtė takim, sot (17.02.04)
KESH ka bėrė publike bilancet dhe pasqyrat financiare nė kėtė adresė: http://www.kesh.com.al/Images/Audit%...2002%20ALB.PDF
Krijoni Kontakt