Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 25 prej 25
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Gjykimi i fundit i takon vetëm Zotit

    jim_morrison3, shumë gjëra të bukura ke thënë. Përnjëmend askush nuk përjashtohet nga feja vetëm nëse vetë nuk e përjashton veten me mëkat.
    Shumë më ka pëlqyer qëndrimi se nuk mund ta gjykojmë askënd në zemrën e tij, sepse këtu është gjykatës vetëm Zoti. Ne mund ta gjykojmë dikë vetëm në bazë të veprave, dhe mund të themi se dikush ka bërë keq. Mirëpo, a ka vepruar ai kundër Zotit me vetëdije dhe vullnet të lirë - në brendinë e tij, këtë vetëm Zoti e di edhe vet personi.

    Problemi është se ne po ia zëmë vendin Zotit!

    Mirëpo, falëminderit Zotit që ka njerëz që e kuptojnë këtë! Deri sa të ketë njerëz të tillë do të ketë edhe paqe në botë!
    IHS

  2. #22
    Sinqeritet.Korektesi.
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Selanik Greqi
    Postime
    366
    Jim ke te drejte me sa thua me larte ,sigurisht qe gjikymin e fundit e jep vetem Perendia,jemi ne rregull deri ketu,mbase nuk me keni kuptuar per cfare mekatesh e kam fjalen.
    E pranoje dhe une,se,njeri pa mekate nuk ka,dhe perdit njeriu bene mekate,diku me larte kam sqaruar se kush jane keto mekate qe mua me duken te pa pranueshme ne nje fe.

    Kam thene me lart se kur dikush mund te kryej nje krim vjedhje imoralitet dhe eshte i penduar per kete gje,njeriut(priftit ,hoxhes etj) nuk i ngelet gje tjeter vec ti falin.
    Po ashtu sic i kam shtruar dhe me larte pyetjen kur keta persona e kane menyre jetese krimin dhe imoralitetin,si duhet te veprohet? Prap duhen falur.
    Shpesh e kam degjuar shprehjen ne jemi feja e paster a mund te jet e paster kur ne mesin ton kemi llumin.
    Shpresmir cfare do te me thoshe per ate njeri qe ne mengjes te vjen dhe te refehet per vjedhjet dhe vrasjet dhe e fal,naten perseri vazdon e njejta gjera,a eshte i Krishter ai person?
    dhe zakonisht ne te shumtat e raste behet fjale per njerez qe dime menyren e jeteses se tyre,jo per nje njeri sic i themi zakonisht fengjill i mbulluat.
    Dashuria eshte si nje hekur flakerues, qe kur e kap te djeg, me kalimin e kohes plaget mbyllen por shenjat do te ngelen perjete.

    Liri ne mendim......Respekt per nje mendim te kundert

    Pergjigjia me e mire per nje njeri qe hiqet sikur i di te gjitha eshte heshtja.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Falja e mëkateve

    E dimë se të gjithë jemi mëkatar. Nuk ka njeri që nuk gabon. Thotë një fjalë: është e trishtueshme që gabojmë por është gëzim sepse mund t`ia ngritemi.

    Rrjedhimet e mëkatit qëndrojnë brenda njeriut. Gati në të gjitha besimet larja e cila përfaqëson njohjen prej nesh se jemi përlyer nga mëkati dhe se kemi nevojë për forcën pastruese të hirit të Zotit. Në Judaizëm e në Islamizëm më parë bëhet larja, pastaj fillon lutja. Në kristianizëm sakramendi i parë i forcës së Zotit është Pagëzimi, larja me ujë. Ne të gjithë e dimë se jemi "të ndyer" prej mëkatit, dhe se kemi nevojë për të shpërlarë fajin tonë.
    Me fjalën "shpërblim" të krishterët nënkuptojnë edhe vdekjen e Jezusit, me kuptimin e larjes së mëkatit. Edhe muslimanët pajtohen se kur njeriu pendohet, Zoti e fal dhe ai shlyen fajin e tij personal, ose "subjektiv" (të drejtëpërdrejtë).
    Edhe pse kjo është e vërtetë, mbetet ende pesha e rëndë e të keqes objektive (e tërthortë), që mëkati bën kundër mirësisë së Zotit, krijimit të tij dhe rregullit moral. E kemi fjalën këtu për diçka që kalon përtej mëkatarit në vetëvete dhe përlyen mbarë rolin e njeriut. Për të krishterët, duke e kaluar në harresë këtë këputje të rregullit të moralit, të shkaktuar prej mëkatit dhe përqëdnrimi vetëm në fajin vetjak, do të thotë "të luash lojën" ndaj Zotit, që na fal, gati-gati të shohësh të keqen me mendjelehtësi.
    Të krishterët besojnë se Jezusi e ka larë fajin, për të shkuar drejt shpartallimit të tërthortë të mëkatit një herë e përgjithmonë. Kjo punë s`duhej të bëhej prej një njeriu çfarëdo por vetëm prej atij që vetë të ishte pa mëkat dhe të ishte plotësisht i bashkuar me Urtinë hyjnore, domethënë me rregullin e drejtë të botës.
    Të krishterët shohin në vdekjen e Jezusit, krijimin e një lidhje të re midis Zotit dhe mbarë njerëzimit e jo vetëm me popullin hebraik. Në darkën e fundit Jezusi thotë: Merrni e pini. Ky është gjaku im për lidhjen e re, që do të derdhet për ju të gjithë; për faljen e mëkateve.
    Kjo na çon deri te kuptimi i vdekjes së Krishtit: forca e dashurisë që mund të prekë e ndrrojë zemrën e njeriut dhe ta shndrrojë jetën e një personi. Vepra e dashurisë së Jezusit ka forcën të na ndryshojë drejt pafajsisë së Tij e të lidhjes së tij të veçantë me Zotin.
    Mund të themi, se modeli i dashurisë për të tjerët, që na jep Jezusi, është cilësi ideale, që ai ju solli dishepujve. Ai ka frymëzuar burra e gra që të jenë shumë bujarë dhe zemërbutë.
    Muslimanët, vërejnë shpesh se këto fjalë janë shumë të bukura, por është e vështirë t`i vesh në veprim në jetën e të krishterëve. Të krishterët nuk duket se janë më bujarë, më dashamirës, më të gjendshëm ose më të gatshëm me fjalë se sa të tjerët.
    Është e vërtetë se historia na tregon shumë anë të errëta. Këto mund të shpjegohen vetëm, si veprime të të krishterëve që të godasin pas shpine, ose që s`pranuan të shkonin pas mësimeve të qendrës dhe shembullit që dha Jezusi. Madje, po të shohim ata të krishterë që kanë pranuar hirin e dashurisë së Jezusit, që të ndrron, që Ai të prijë dhe të forcojë sjelljen e tyre, mund të shohim qartë veprën e dashurisë së Jezusit.

    Shpresmir cfare do te me thoshe per ate njeri qe ne mengjes te vjen dhe te refehet per vjedhjet dhe vrasjet dhe e fal,naten perseri vazdon e njejta gjera,a eshte i Krishter ai person?
    Sa të jemi gjallë do të mbesim mëkatar. Vetëm Zoti nuk ka mëkate dhe nuk gabon. Kur dikush vjen dhe rrëfehet për mëkatin e vjedhjes dhe vrasjes kuptohet se në aspektin objektiv kjo është një e keqe e madhe. "Materia" e mëkatit në vrasje është e rëndë prandaj edhe quhet se ka bërë mëkat të rëndë ose të vdekshëm. Ai person, shikuar objektivisht, pra shikuar nga ana jonë, jo nga ana subjektive / e atij personi, ka bërë një të keqe të madhe. Mirëpo, për t`ia falë dikujt duhet shikuar pikërisht anën subjektive të personit se sa e madhe ka qenë përgjegjësia e tij: sa ka qenë i lirë (mund të ketë qenë i detyruar) dhe se a ka qenë i vetëdijshëm. Sigurisht se varet shumë edhe nga rrethanat. Parimisht është e qartë se ai ka mëkatnuar rënd. Mirëpo, secili mëkat është konkret, prandaj gjithmonë shikohen edhe anët konkrete, rrethanat dhe patjetër duhet marrë në konsiderim përgjegjësinë e personit. Nëse psh. unë kam qenë i detyruar nga dikush tjetër të bëj një krim, unë nuk kam qenë i lirë plotësisht, kështu që përgjegjësia ime zvogëlohet.
    E kur dikush pendohet supozohet se ka vendosur të ndryshohet, ose thënë më ndryshe ka vendosur se do ta dojë Zotin dhe të afërmin. Nuk mund të falet dikush që nuk pendohet! Në rastin tonë personi në fjalë që ka vjedhur nëse pendohet falet. Kuptohet se në rrëfim ipet edhe pendesa për ta bërë "dëmshpërblimin". Nëse personi në fjalë ka vjedhur diçka shumë të çmueshme, kuptohet se prifti do ta obligojë me detyrë që ta kthejë atë gjësend.
    Se a do të mëkatojë ai menjëherë pas disa minutash këtë nuk mund ta di askush. Nuk e di kush është i sigurtë se a do t`i jeton dhjetë minutat e ardhshëm. Kryesorja është që ky njeri të shprehë se po pendohet dhe i vjen keq dhe premton përmirësimin. Në rast se ka bërë mëkate të mëdha i jipet edhe pendesa më e madhe. Kuptohet se në raste të vrasjes, shteti e bën të veten (burgosjen), por në rrëfim prifti e pajton personin me Zotin, sepse personi e tregon brendësinë e vet të cilën e ka të njohur vetëm ai dhe Zoti.

    Nuk e di sa kam qenë i qartë!

    Me nderime!
    IHS

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e vetem_TI
    Anëtarësuar
    06-06-2003
    Vendndodhja
    ITALI
    Postime
    90
    Postuar më parë nga ari32
    Jim ke te drejte me sa thua me larte ,sigurisht qe gjikymin e fundit e jep vetem Perendia,jemi ne rregull deri ketu,mbase nuk me keni kuptuar per cfare mekatesh e kam fjalen.
    E pranoje dhe une,se,njeri pa mekate nuk ka,dhe perdit njeriu bene mekate,diku me larte kam sqaruar se kush jane keto mekate qe mua me duken te pa pranueshme ne nje fe.

    Kam thene me lart se kur dikush mund te kryej nje krim vjedhje imoralitet dhe eshte i penduar per kete gje,njeriut(priftit ,hoxhes etj) nuk i ngelet gje tjeter vec ti falin.
    Po ashtu sic i kam shtruar dhe me larte pyetjen kur keta persona e kane menyre jetese krimin dhe imoralitetin,si duhet te veprohet? Prap duhen falur.
    Shpesh e kam degjuar shprehjen ne jemi feja e paster a mund te jet e paster kur ne mesin ton kemi llumin.
    Shpresmir cfare do te me thoshe per ate njeri qe ne mengjes te vjen dhe te refehet per vjedhjet dhe vrasjet dhe e fal,naten perseri vazdon e njejta gjera,a eshte i Krishter ai person?
    dhe zakonisht ne te shumtat e raste behet fjale per njerez qe dime menyren e jeteses se tyre,jo per nje njeri sic i themi zakonisht fengjill i mbulluat.
    ke te drejte per ate cka thua,cdo njeri qe gabon duhet te denohet ne baze te gabimit,ne te gjitha fete ka denime qe zoti ka sjelle per cdo gabim,ne islam per vjedhje prehete dora,per nje gabim me te rende mund te denohesh edhe me vdekje,por kurre nuk mund te denohesh me ferr,pasi dalja nga feja do te thote kete,dhe ky denim i perket vetem ZOTIT e askujt tjeter,kete kam dashur te them.
    paqja qofte mbi ju,dhe mbi ata qe besojne ne ZOT.
    thuaj,ZOTI eshte nje.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e vetem_TI
    Anëtarësuar
    06-06-2003
    Vendndodhja
    ITALI
    Postime
    90

    Re: Gjykimi i fundit i takon vetëm Zotit

    Postuar më parë nga Shpresmiri
    jim_morrison3, shumë gjëra të bukura ke thënë. Përnjëmend askush nuk përjashtohet nga feja vetëm nëse vetë nuk e përjashton veten me mëkat.
    Shumë më ka pëlqyer qëndrimi se nuk mund ta gjykojmë askënd në zemrën e tij, sepse këtu është gjykatës vetëm Zoti. Ne mund ta gjykojmë dikë vetëm në bazë të veprave, dhe mund të themi se dikush ka bërë keq. Mirëpo, a ka vepruar ai kundër Zotit me vetëdije dhe vullnet të lirë - në brendinë e tij, këtë vetëm Zoti e di edhe vet personi.

    Problemi është se ne po ia zëmë vendin Zotit!

    Mirëpo, falëminderit Zotit që ka njerëz që e kuptojnë këtë! Deri sa të ketë njerëz të tillë do të ketë edhe paqe në botë!
    te falenderoj nga zemra per perkrahjen,pasi me te vertete kete kam deshire te shoh edhe ne forum,gjithmone ka mendime kunder dhe kjo eshte e drejte pasi cdo kush mendon sipas asaj qe i duket atij e drejte,dhe cdo mendim eshte i drejte,por jo gjithmone ne forum kam gjetur mirekuptimin,deshiren per te biseduar,dhe keshtu lindin konflikte,ku ka me bukur se te rrespektosh tjetrin tja degjosh atij e pastaj te vendosesh per cka eshte me e drejte,te falenderoj edhe njehere,
    paqja qofte mbi ty.
    thuaj,ZOTI eshte nje.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Kadare, i madh apo i famshëm?
    Nga kalemi në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 10-11-2010, 06:36
  2. Mbi priftërinë
    Nga I KTHYERI në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:49
  3. Ç'është Krishti?
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 23-07-2006, 17:18
  4. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •