Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 25
  1. #11
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Postuar më parë nga Albo
    .


    Vendi ku duhet te kerkosh madheshtine e Zotit eshte tek ajo qe te rrethon dhe te ndihmon ty te jetosh.
    .

    . Keto fruta nuk jane fruta njerezore, jane fruta qiellore qe bejne te mundur qe njeriu te mos vdesi nga uria rruges drejt Mbreterise se Qiellit, ribashkimit me Atin.

    .

    Ari jeton ne greqi dhe kjo dihet.... sikur Ari te jetonte ne shtetet e te mjera dhe te varfera te krishtera ateher cila do ishte pergjigja juaj???????

    Me qe ra fjala sa vende te krishtera ne mjerim keni sa te doni si e spjegoni mjerimin e tyre?????????


    hajde more c'vete hajde si e kethein pllaken

    Kjo Toke e di se c'far mbane mbi te
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  2. #12
    Sinqeritet.Korektesi.
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Selanik Greqi
    Postime
    366

    Re: Disa pyetje per te gjithe

    Postuar më parë nga ari32
    .


    Do te doja se a jane me te vertet ata nje miliardet te Krishter apo Mysliman?

    .
    Albo
    Nuk e di si e kuptuat pyetjen,por ajo qe kerkoja ne pergjigjet kishte te bente me cilesine e atyre qe besojne,dhe jo me numrin.
    Sic e kam sqaruar dhe ne postimin e dyte nuk mund te themi s eshte i krishter nje vrases,megjithese mund te jete i regjistruar si i tille.(i Krishter apo Musliman)
    Gjithashtu pyetjet kane pak a shume lidhje me njera tjetren,Altini 55 thote se dikush qe bene gabim falet,por a nuk ka kjo nje kufi?
    E pranoj qe dhe sikur te kesh bere nje krim te kerkosh falje te kryesh denimin,dhe te vazdosh nje jete qe ja kushton Perendise ok e pranueshme.Nuk me duket llogjike qe kur tpersoni vazdon rrugen e krimit,atehere cfare do tu mesoje njereze per Perendin qe vrisni e prisni se Perendia do te na fale gjithmon(dhe ketu behet gjithmon fjale per gabimet qe bene me ndergjegje)

    liveintwonplace flm per pergjigjen.

    shendet
    Ndryshuar për herë të fundit nga ari32 : 19-02-2004 më 02:45
    Dashuria eshte si nje hekur flakerues, qe kur e kap te djeg, me kalimin e kohes plaget mbyllen por shenjat do te ngelen perjete.

    Liri ne mendim......Respekt per nje mendim te kundert

    Pergjigjia me e mire per nje njeri qe hiqet sikur i di te gjitha eshte heshtja.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e erdhi_baba
    Anëtarësuar
    19-02-2004
    Vendndodhja
    shqiperi
    Postime
    9
    nje pyetje kisha une per ato qe mendojne dhe besojne qe besojne qe njerezimin e ka krijuar zoti dhe jo evolucioni:
    nese zoti ne fillimet e botes ka krijuar adamin dhe even te vetem keto dy persona ne parajse dhe keto sic e dime te gjithe kane perdorur menyren tradicionale te shumimit per te pasur pasardhesit e tyre,atehere cfare pergjigje mund te jepni ju se si u shumuan femijet e edamit dhe eves duke konsideruar qe ato ishin motra dhe vellezer??????(duhet kujtuar qe zoti vetem keto te dy ka krijuar dhe jo me te tjere)Atehere une dal ne konkluzionin qe nese pranoni se paraardhesit tone jane adami dhe eva gjithashtu duhet te pranoni se e gjithe bota eshte nje bote e felliqur dhe eshte e ndertuar ne baze te incestit.gjithashtu duhet te vdisni beqare besoj se te gjithe ne kete bote jemi kusherinj me njeri tjetrin apo jooooo????
    te dashurosh apo jo??!!
    ky eshte problemi

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e vetem_TI
    Anëtarësuar
    06-06-2003
    Vendndodhja
    ITALI
    Postime
    90
    Postuar më parë nga ari32
    Ju falenderoj te gjitheve per pergjigjet.

    Nje gje nuk kuptova nga postimi i jim_morrison3 nqs shkel ato rregulla qe te jane urdheruar si mund te ngelesh perseri pjestar po i asaj feje(ketu e kam llafin per gabime te perseritura)

    Shendet
    selam alejkum.

    po ta shohesh pak historine e ISLAMIT do te shohesh qe perkrah pejgamberit kane qendruar edhe mynafike(dyfytyrsha)AI i dinte kush ishin dhe asnjeher nuk ju shpreh atyre, dhe nga kjo ne mesojme qe besimin e cdo njeriu e vlerson vetem ALLAHU xh.sh, kur nje mysliman gabon denohet por nuk del nga feja(persa i perket atyre denimeve qe i denon ligji,sic eshte vrasja vjedhja etj..)edhe pse ka gabuar neqofte se ai nuk e mohon publikisht besimin e tij,neve skemi te drejte tja mohojme.ndersa mohimi ne vetvete i besimit eshte dalje e kerkuar nga feja,meqenese ne islam nuk ka procedura te vecanta te hyrjes ne fe por hyrja dhe dalja ne fe eshte thjesht ceshtje ideore shprehimore.besoj se me ke kuptuar qarte.

    selam alejkum.
    thuaj,ZOTI eshte nje.

  5. #15
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324

    Re: Re: Disa pyetje per te gjithe

    Postuar më parë nga ari32
    )
    Gjithashtu pyetjet kane pak a shume lidhje me njera tjetren,Altini 55 thote se dikush qe bene gabim falet,por a nuk ka kjo nje kufi?
    shendet
    Ari32 nuk e kuptoj per c'far mekatesh flet ti

    Llogjika vete te cone qe nje besimtar Musliman qe beson Allahu dhe boten tjeter nuk ka si ben mekate me dashje

    Perseri me llogjika te con kur nje besimtar ben nje mekat pa dashje "nga injorancia ne fe" ska se si mos te falet se nuk e ka ditur Ky besimtar pasi e kupton qe ka kryer mekat menjeher duhet te pendohet tek Allahu dhe per hiq te Allahut nuk e perserit me kete mekat

    Ti Ari32 nuk je ne brendesi te Islamin feja Islame nuk ka perngjashmeri me te Krishteret
    Psh Te krishteret pergojimin nbas shpine nuk e kane per gje kurse ne Islam eshte mekat i madhe ta pergojosh tjetrin
    Pra te mora nje shembull te me kuptosh

    Nje besimtar nuk ka si pergojon se eshte mekat dhe ka frik nga mekati .......POr dhe sikur nga pakujdesia psh kur eshte i nxehur tha nje fjal pas shpine me pendim dhe leje te Allahut ky mekat falet dhe mudohet mos ta perseris me kete

    Pra pendimi i fshin te gjitha Pendim qe nuk do ta perserish me

    Po te shkruaj nje thenje te Profetit te fundit dhe vulen e gjithe Profetve Muhammedin s.a.s mekati i vogel i hap deget e tij kurse pendimi e zhduk mekatin

    Ose dhe nje shembull konkret poshte nickut tim titulli eshte "i penduar" pra jam penduar per te kaluarat dhe as qe behet fjal se do ti kryej por si te bejme te mira ti shlyejm



    Ps:Nje gje qe me habit tek tya te kame lexuar ne disa shkrime te tuat qe ke qene i gatcem te na pergjigjesh ne muslimanve lidhur me pjyetjet qe ne ju shtrojme juve dhe per kete te falenderoj paraprakisht dhe kjo me le te kuptoj qe ke nje njohuri nga doktorina ku ti beson
    Por nuk arij te kuptoj si s'te beka pershtypje kur ne fene ortodoske qe ju beni pjes "eshte njeriu mund te beje mekate ne kete jete sa te doje dhe me nje pendim kur te vdes i falet te
    gjitha dhe fiton parajsen!!!!??? Kurse po te isha ne vedin tuaj do te pjyesja veten pse perndia duhet ta kryqezonte birrin e vet me pendim pas vdekjes ajo do na i fali ????

    shendet e te mira
    Ndryshuar për herë të fundit nga altin55 : 19-02-2004 më 17:40
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  6. #16
    Sinqeritet.Korektesi.
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Selanik Greqi
    Postime
    366

    Re: Re: Re: Disa pyetje per te gjithe

    Postuar më parë nga altini55
    Ari32 nuk e kuptoj per c'far mekatesh flet ti

    Llogjika vete te cone qe nje besimtar Musliman qe beson Allahu dhe boten tjeter nuk ka si ben mekate me dashje
    [/QUTE]
    ------------------------------

    Altin kur flasim per mekate e kam sqaruar dhe me lart,se me sa kam degjuar dhe nga ju ketu,lufta apo krimi,nuk lejohet ne Kur'an,eshte apo nuk eshte keshtu.Qe te jemi absolut se nder muslimanet apo dhe te Krishter nuk ka te tille,(kriminel hajdut kuroreshkeles imoral etj)me duket pak e pabesueshme,sepse dhe Terorizmi ne emer te Islamit lufton,po a thote me te vertet Kur'ani vrisni e prisni njerez te pafajshem qofshin keta dhe te besimit Muslimam? Dhe do te thoshim perseri se ky person eshte Musliman apo i Krishter?




    Ne Bibel Altin mund te falesh nqs je i penduar dhe ke ndjere gabimin qe ke bere,se njerez pa gabime nuk ka te cdo rrace apo feje qofshim.Por nuk mund te falet nqs une e kam bere meyre jetese vjedhjen vrasjen etj.

    _______________________________________

    Por nuk arij te kuptoj si s'te beka pershtypje kur ne fene ortodoske qe ju beni pjes "eshte njeriu mund te beje mekate ne kete jete sa te doje dhe me nje pendim kur te vdes i falet te
    gjitha dhe fiton parajsen!!!!??? Kurse po te isha ne vedin tuaj do te pjyesja veten pse perndia duhet ta kryqezonte birrin e vet me pendim pas vdekjes ajo do na i fali ????
    [/B]
    Altin per sqarim nuk jam ortodoks,por meqe jetoj ketu ne Greqi kam disa njohuri,dhe po te them se nuk eshte e verte,qe ajo vete si fe te lejon te besh mekate dhe i ke te falura,se cbejne njerezit kjo eshte pune tjeter,por ortodoksia ne vetvete nuk e lejon nje dicka te tille,mbase dikush tjeter qe di me shume mund te pergjigjej me gjate e me sakte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ari32 : 20-02-2004 më 03:09
    Dashuria eshte si nje hekur flakerues, qe kur e kap te djeg, me kalimin e kohes plaget mbyllen por shenjat do te ngelen perjete.

    Liri ne mendim......Respekt per nje mendim te kundert

    Pergjigjia me e mire per nje njeri qe hiqet sikur i di te gjitha eshte heshtja.

  7. #17
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Kam ardhur per vizite tek nje vella musliman dhe e pashe te arsyeshme te shkruaj per kete teme duke ju then se njeriu qe ti falen mekatet kane kushte per me shume lexo temen me poshte.


    Cilësitë, kushtet dhe mjetet që ndihmojnë pendimin...

    Ebu Seid el-Hudriu t thotë:

    "Ju sot po bëni disa vepra, të cilat në sytë e juaj duken më të holla se qimja, kurse ne në kohën e Pejgamberit e i konsideronim si mëkate të mëdha"

    Këto fjalë të këtij as-habi të nderuar na sqarojnë rrezikun e gjendjes sonë, këto ditë kur kemi filluar t'i konsiderojmë mëkatet të imta dhe nuk e shohim rrezikun e veprimit të tyre, edhe pse mëkatet që i bëjmë mund të jenë të mëdha, madje disa prej nesh nga pakujdesia bëjmë mëkat as duke mos e hetuar.

    Të ndiesh keqardhje për gabimin e bërë është kushti më i rëndësishëm i pendimit.

    Muhammedi e thotë: "Të ndiesh keqardhje (për mëkatin e bërë) është pendim."

    Kështu mund ta humbim një rast të volitshëm për pendim. Gjithashtu, konsiderimi i mëkateve të vogla bën që mëkatari të adapatohet në mëkate dhe të mos ketë kujdes a bën mëkate ose jo, edhe pse All-llahu i Madhëruar na ka ofruar rast për pendim dhe kërkim faljeje, siç thotë Muhammedi e:

    "Pronari i të majtës (meleku që i shkruan mëkatet) ngren lapsin e tij gjashtë orë nga muslimani mëkatar, nëse pendohet dhe kërkon falje për këtë (mëkat), e lëshon, përndryshe ia shkruan një mëkat"

    Për këtë shkak, në rast se muslimani bën mëkat, nuk guxon të dëshprohet, por e ka për detyrë ta pranojë mëkatin ndërmjet tij dhe Zotit, të pendohet dhe ta dijë se "zvogëlimi" i mëkatit nuk i bën dobi, as që e zvogëlon krimin, përkundrazi - e shton dhe e zmadhon atë, ngase kjo është nënçmim i ndalesave të All-llahut.

    Rruga e vërtetë është pendimi, që muslimani të përfitojë nga gjërësia e mëshirës së All-llahut dhe të ecë rrugës së vërtetë, në ç'mënyrë do ta shpëtojë vehten nga dënimi i All-llahut .

    Njeriu, qoftë edhe besimtar shembullor, mund të gabojë. Për këtë shkak ekziston pendimi ndaj Zotit Madhështor, pendim, i cili nuk ka nevojë për ndërmjetësim të dikujt, por mjafton zemra e pastër. Muhammedi e thotë:

    "Cdo bir i Ademit gabon, ndërsa më i miri prej gabimtarëve është ai, i cili pendohet."

    Pra, për të qenë ndër njerëzit më të mirë në këtë dhe në botën tjetër, jemi të obliguar me pendim ndaj Zotit të Vetëm.

    Domosdoshmëria e pendimit të sinqertë

    Duhet ditur se pendimi i sinqertë është obligim i çdo muslimani.

    All-llahu thotë:

    "O ju që keni besuar, pendohuni tek All-llahu me një pendim të sinqertë..."

    "Ata që nuk pendohen, janë mizorë"

    Muhammedi e thotë:

    "O njerëz, pendohuni te All-llahu, sepse unë pendohem njëqind herë në ditë!"

    Të gjithë dijetarët islamikë pajtohen në atë, se pandimi është i obliguar dhe i domosdoshëm.

    Kurtubiu, Zoti e mëshiroftë thotë: "I gjith ummeti dakordohet në atë se pendimi është farz për çdo besimtar."

    Ibnu Kudame El-Mekdisi, Zoti e mëshiroftë thotë: "Ekziston konsenzus (pajtim i të gjithë dijetarëve) për domosdoshmërinë e pendimit, ngase mëkatet janë shkatërruese, që largojnë nga rruga e All-llahut. Për këtë shkak duhet ikur nga to sa më shpejt."

    Kjo thuhet sepse çdo njeri pa përjashtim i ekspozohet mëkatit.

    Për këtë shkak duhet patur kujdes këto vepra:

    Një:

    Duhet patur kujdes të mos na duken mëkatet që i bëjmë të imëta, pa marrë parasysh se a janë të vogla ato ose të mëdha, se nëse tubohen mëkatet e vogla duke mos u penduar për to, mund të na shkatërrojnë. Muhammedi e thotë:

    "Keni kujdes mëkatet e vogla, sepse shembulli i mëkateve të vogla është sikur shembulli i një populli që kishte zbritur në një luginë dhe vjen një njeri me një degë, vjen tjetri poashtu me një degë, derisa tubuan aq drunj, saqë poqën bukën. Nëse dikush bën mëkate të vogla (pandërprerë), ata e shkatërrojnë ate."

    Dy:

    Ka njerëz që i konsiderojnë mëkatet e veta të imëta, kurse ato te All-llahu janë të mëdha. Për këtë shkak, ata vazhdojnë t'i veprojnë mëkatet, sidomos kur shohin edhe njerëz tjerë duke i bërë këto mëkate haptazi.

    Transmeton Imam Ahmedi nga Ebu Seid El-Hudriu t, i cili thotë:

    "Ju po bëni disa vepra që në sytë e juaj duken më të holla se qimja, kurse ne në kohën e të Dërguarit të Zotit e i konsideronim prej mëkateve të mëdha."

    Pra, assesi nuk duhet konsideruar mëkatet të vogla, edhe pse njerëzit nuk u japin rëndësi.

    Tre:

    Duhet patur kujdes të mos bëjmë mëkate haptazi dhe të mos u tregojmë njerëzve mëkatet që i kemi bërë në të kaluarën:

    Muhammedi e thotë:

    "I gjith ummeti është i falur, përveç atyre që i bëjnë mëkatet haptazi. Dikush bën natën ndonjë mëkat, pastaj në mëngjes, pasiqë All-llahu e ia ka mbuluar, thotë: Unë mbrëmë kam bërë këtë e këtë.

    Mbrëmë ia mbuloi All-llahu, kurse sot ai e heqë mbulesën e All-llahut prej tij!"

    Një prej shkaqeve që bërja e mëkatit haptazi konsidrohet mëkat në vehte është se kjo gjë ndikon që edhe njerëzit tjerë t'i konsiderojnë këto mëkate të vogla, e kështu përhapet amoraliteti në shoqëri.

    All-llahu thotë:

    "Ata, të cilët dëshirojnë të përhapin amoralitet ndër besimtarët, i pret dënim i dhembshëm në këtë dhe në botën tjetër. All-llahu di, e ju nuk dini!"

    Kjo nuk domethënë se kur dikush është larg syve të njerëzve, ose nëse nuk e tregon mëkatin e bërë, i lejohet të bëjë mëkat. Hadithi i lartcituar ka kuptim se nëse dikush bën ndonjë mëkat me qëllim ose pa qëllim, le të mos ua tregojë njerëzve atë që ka vepruar, le ta mbulojë mëkatin dhe le të mos e përhapë.

    Muhammedi e atyre, të cilët kur janë vetë ia lejojnë vetvehtes bërjen e mëkateve, ua tërheqë vërejtjen duke thënë:

    "Njoh një grupë njerëzish prej ummetit tim, të cilët do të vijnë Ditën e kijametit me vepra të mira sa malet e bardha të Tihamit, jetojnë natën ashtu sikur që jetoni edhe ju (dmth-bëjnë ibadet), por atyre All-llahu do t'ua bëjë veprat pluhur, sepse kur vetmohen (nga njerëzit tjerë), bëjnë mëkate."

    Pra, duhet patur kujdes nga të bërit mëkate haptazi dhe duhet patur kujdes të mos bëjmë mëkate kur jemi të vetmuar, ngaqë All-llahu e di të fshehtën dhe ashiqaren. Ai është i Gjithdijshmi.

    Katër:

    Duhet patur kujdes vonimin e pendimit.

    Askush nuk e di se kur mund t'i vjen vdekja. Ajo mund të jetë më afër se sa mendon, mund të vjen papritur, kurse pendimi nuk pranohet gjatë gargaritjes së vdekjes, kur vjen shpirti në fyt.

    Muhammedi e thotë:

    "All-llahu i Lartësuar pranon pendimin e robit derisa ai nuk gargaritë (para vdekjes)."

    Pra, duhet shpejtuar pendimin prej çdo mëkati dhe nuk duhet vonuar atë.

    Muhammedi e thotë:

    "Cdo robi (të Zotit) që bën mëkat, pastaj merr abdest mirë dhe i fal dy rekate namaz e në fund kërkon falje prej All-llahut për këtë mëkat, All-llahu ia fal mëkatin e bërë."

    Pesë:

    Duhet patur kujdes vazhdueshmërinë në të bërit mëkate.

    All-llahu thotë:

    "...Edhe ata, të cilët kur bëjnë ndonjë të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetes së tyre, e përmendin All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre-e kush i fal mëkatet përveç All-llahut?-dhe që duke e ditur, nuk vazhdojnë atë që kanë punuar."

    Gjashtë:

    Duhet patur kujdes të mos i bëjmë gabimet, të cilat më i kanë bërë njerëzit tjerë.

    Kur disa njerëz nuk i kryejnë disa obligime (vaxhibe) ose nuk largohen prej disa harameve, thonë: "Kjo nuk është vaxhib ose kjo nuk është haram." Polemizojnë dhe mendojnë se në këtë mënyrë kanë larë vehten nga përgjegjësia dhe dënimi. Mirëpo, nuk është kështu... All-llahu di atë që fsheh gjoksi. Për këtë shkak, duhet patur kujdes këtë cytje të shejtanit.

    Shtatë:

    Disa njerëzve u jep Zoti U të mira në këtë botë, ndërsa ata akoma vazhdojnë të bëjnë mëkate. Për këtë flet edhe Muhammedi e:

    "Kur të shohësh se All-llahu i jep një robi (të vet) prej kësaj bote atë që e do, kurse ai akoma bën mëkate, dije se kjo është shkallëzim drejt shkatërrimit të tij nga All-llahu"

    Kjo ndodh ngase prej ligjeve që i ka vendosur All-llahu është, siç thotë Pejgamberi e edhe ky:

    "All-llahu ia jep dunjanë atij që e do dhe atij që nuk e do, mirëpo fenë ia jep vetëm atij që e do..."

    Tetë:

    Nuk duhet humbur shpresën nga mëshira e All-llahut, sepse Ai thotë:

    "Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni bërë gabim ndaj vehtes, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, se vërtet All-llahu i fal të gjitha mëkatet. Ai është Falësi (i mëkateve), Mëshiruesi. Dhe kthehuni te Zoti juaj dhe përuljuni Atij para se t'ju vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë më kush t'ju ndihmojë." ;

    "Askush nuk e humb shpresën në mëshirën e Zotit, përveç atyre që janë të humbur."


    Kushtet e pendimit

    Dijetarët kanë përmendur disa kushte për të qenë pendimi i pranuar . Këto kushte janë marrë prej Kur'anit dhe haditheve të vërteta, sepse pendimi nuk është vetëm fjalë e thënë, por duhet të shoqërohet edhe me vepra, të cilat do ta argumentojnë sinqeritetin e penduesit. Këto kushte janë:

    1-Të ndiesh keqardhje për mëkatin e bërë.

    Muhammedi e thotë:

    "Të ndiesh keqardhje për mëkatin e bërë është pendim."

    2-Të largohesh nga mëkati.

    3-Të vendosësh se nuk do të kthehesh më në mëkatin e njëjtë.

    4-T'ua kthesh të drejtat njerëzve që i ke dëmtuar gjatë bërjes së mëkatit ose të kërkosh hallallëk (falje) prej tyre. (Psh. ai që ka vjedhur duhet t'ia kthejë mallin e vjedhur pronarit të mallit.)



    Pendim i sinqertë


    Pendimi duhet të jetë e sinqertë dhe për hir të All-llahut , me të duhet shpresuar Fytyrën e Tij dhe nuk duhet të jetë për ndonjë qëllim tjetër.

    Nuk konsiderohet pendues ai që e le vjedhjen nëse nuk gjen ç'të vjedh më, si dhe ai që le alkoolin ngase mjeku ia ka tërheqë vërejtjen prej dëmeve të tij ose pse nuk gjen më para për ta blerë.

    Muhammedi e thotë:

    "All-llahu i Lartësuar e pranon vetëm atë vepër që është e sinqertë për Të, dhe me të cilën shpresohet Fytyra e All-llahut."

    Disa vepra që ndihmojnë pendimin

    Ekzistojnë edhe vepra, të cilat ia lehtësojnë pendimin mëkatarit, si dhe ndikojnë që pendimi të jetë sa më i pranueshëm nga ana e All-llahut të Lartmadhëruar:

    1-Të jetë vendosja (nijjeti) për pendim e sinqertë dhe vetëm për hir të All-llahut (si edhe në të gjitha veprat tjera).

    Muhammedi e thotë:

    "All-llahu i Lartësuar e pranon vetëm atë vepër që është e sinqertë për Të, dhe me të cilën shpresohet Fytyra e All-llahut."

    2-Mëkatari duhet vazhdimisht të mundohet që të veprojë sa më shumë vepra të mira, të cilat do ta përforcojnë në rrugën e drejtë, dhe kështu t'i rëndojë peshoja e të mirave, e cila do t'ia fshiejë mëkatet.

    All-llahu thotë:

    "S'ka dyshim se veprat e mira i fshijnë të këqijat"

    Kur Muhammedi e e dërgoi Muadhin t në Jemen, e porositi duke i thënë:

    "Muadh! Ki frikë All-llahun kudo që të jesh. Pas veprës së keqe bëje një të mirë, e cila do ta fshijë të keqen, dhe sillu me njerëzit me moral të mirë."

    Ibni Tejmiu, Zoti e mëshiroftë, thotë:

    "...Mendjeprehtë është ai, i cili vazhdimisht bën vepra të mira, të cilat ia fshijnë veprat e këqija..."

    3-Ta ndiejë se mëkati është gjë e shëmtuar dhe se ai sjell dëme në dunja dhe ahiret (në këtë botë dhe në botën tjetër).

    4-Të largohet prej vendit ku ka bërë mëkat dhe të mos i vizitojë vendet ku bëhet mëkat;

    5-Ti shkatërrojë mjetet me të cilat ka bërë mëkate (p.sh. ish-alkoolisti duhet ta hedhë alkoolin që i ka ngelur, ndërsa ish-muzicienti duhet ta shkatërrojë instrumentin me të cilin është marrë, ose ta largojë atë duke e shitur, etj);

    6-Të gjejë shokë të mirë, të cilët i ndihmojnë që të bëjë vepra të mira dhe të mos shoqërohet më me njerëzit e këqij, me të cilët ka bërë mëkate.

    7-T'i lexojë ajetet dhe hadithet, të cilat përshkruajnë dëmin që do ta pësojë mëkatari në ahiret (në botën tjetër).

    8-Të përkujtohet se dënimi mund t'i vijë shpejt, në çdo rast.

    All-llahu thotë:

    "...Dhe kthehuni te Zoti juaj dhe përuljuni Atij para se t'ju vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush t'ju ndihmojë."

    9-Ta përmendë All-llahun pandërprerë, në çdo rast. Dhikri (përmendja e Zotit) është një ndër shkaqet më të mëdha që ndihmojnë njeriun për ta larguar shejtanin. Gjithashtu, le të mundohet që çdo ditë ta thotë dhikrin e mëngjesit dhe mbrëmjes, dhe dhikrin e parafjetjes .

    Mëshira e All-llahut është e gjerë

    Disa njerëz bëjnë mëkate, e kur t'i thuash ndonjërit prej tyre: "Ki frikë All-llahun dhe pendohu", thotë: "Përse të pendohem, mëkatet e mia janë të mëdha dhe nuk ka pendim që i fshien!"

    Këtij lloji të njerëzve All-llahu u thotë:

    "Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët keni ngarkuar vehten me shumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, se vërtet All-llahu i fal të gjitha mëkatet. Ai është Falësi (i mëkateve), Mëshiruesi!"

    "All-llahu i do ata që pendohen dhe ata që pastrohen (prej punëve të ndyta e të neveritshme)"

    Muhammedi e thotë:

    "Vërtet All-llahu shtrin dorën natën për t'iu penduar ai që ka bërë mëkate gjatë ditës dhe shtrin dorën ditën për t'iu penduar ai që ka bërë mëkate gjatë natës, derisa të lind dielli nga perëndimi (afër Ditës së?Gjykimit)."

    All-llahu thotë:

    "Ai që bën ndonjë të keqe ose e ngarkon veten, pastaj kërkon falje te All-llahu, e gjen All-llahun Falës, Mëshirues."

    All-llahu thotë:

    "Lajmëroi robërit e Mi se vërtet Unë jam Falësi, Mëshiruesi, por edhe se dënimi Im është vërtet dënim i dhembshëm."

    All-llahu thotë:

    Dhe kthehuni te Zoti juaj dhe përuljuni Atij para se t'ju vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush t'ju ndihmojë."

    Dobitë që i sjell pendimi

    1-Pendimi fshin mëkatet.

    Muhammedi e thotë:

    "Penduesi prej mëkatit është sikur ai që s'ka mëkate."

    2-Pendimi i shndërron të këqijat në të mira.

    All-llahu thotë:

    "...Përveç atij që është penduar, ka besuar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqijat ua shndërron në të mira. All-llahu është Falësi (i mëkateve), Mëshiruesi."

    3-Pendimi ia pastron zemrën atij që pendohet.

    Muhammedi e thotë:

    "Kur ta bëjë robi ndonjë mëkat, në zemër i bëhet një pikë e zezë, nëse ai largohet (nga mëkati), pendohet dhe kërkon falje, pastrohet zemra e tij, kurse nëse e përsërit mëkatin, (kjo pikë) shtohet derisa ia kaplon gjithë zemrën, kjo është (shprehja) "Er-Ran" të cilën All-llahu e ka përmendur në Kur'an:

    "...të këqijat që i punuan ua mbuluan zemrat e tyre..." "

    4-Pendimi shkakton jetë të qetë dhe të sigurtë.

    All-llahu thotë:

    "Kërkoni falje Zotit tuaj dhe pendohuni tek Ai, se Ai do t'ju mundësojë përjetime të mira (në këtë botë) deri në një afat, dhe çdo punëmiri do t'ia jep shpërblimin e merituar."

    5-Pendimi shkakton zmadhim të furnizimit (rizkut) dhe fuqisë.

    All-llahu thotë:

    "Kërkoni falje Zotit tuaj, se vërtet Ai fal shumë; Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk, ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj."

    6-Pendimi shkakton shpëtim në dunja dhe ahiret (në këtë botë dhë në botën tjetër).

    All-llahu thotë:

    "E për sa i përket atij që është penduar, që ka besuar dhe ka bërë vepra të mira, le të shpresojë se është nga të shpëtuarit."

    "Përveç atyre që janë penduar, kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira. Atyre nuk do t'u bëhet kurrfarë e padrejte, ata do të hyjnë në Xhennet."


    Dëmet nga mëkatet


    Një dijetar përmend disa dëme që mund t'i shkaktohen mëkatarit nga mëkati:

    1-E pengon në fitimin e diturisë.

    2-Nuk e lejon t'i kryejë obligimet Islamike.

    3-Nuk i ecë puna mbarë.

    4-Nuk ka krenari (ndihet i mposhtur)

    5-Përfundimi i tij është i keq.

    6-Nuk gjen qetësi në zemër.

    7-Nuk posedon begati (bereqet) në pasuri.

    8-Bëhet zemërngushtë.

    9-I vuloset zemra.

    10-Vuan në jetë.

    11-Dënohet në ahiret.

    Si të pendohem?

    Hapi i parë që duhet bërë për t'u penduar është lënia e mëkatit ose mëkateve, shpejt dhe pa mëdyshje.

    Duhet vendosur që mëkati të mos e përsëritet më dhe duhet ndier keqardhje për mëkatet e bëra. Pastaj duhet larguar prej të gjitha mjeteve që janë shfrytëzuar gjatë bërjes së këtyre mëkateve.

    Shumë e dobishme është të marrësh abdest, pastaj t'i falësh dy rekate namaz, sepse Pejgamberi e thotë:

    "Cdo person që bën mëkat, pastaj pastrohet dhe fal dy rekate, dhe në fund kërkon falje prej All-llahut, All-llahu ia fal, pastaj lexoi këtë ajet:

    "Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetes së tyre, e përmendin All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre-e kush i fal mëkatet përveç All-llahut?-dhe që duke e ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar." "

    Duhet dhënë rëndësi marrjes së abdestit ashtu siç ka urdhëruar All-llahu para faljes së këtyre dy rekateve, ngase Muhammedi e thotë:

    "Atij që merr abdest mirë, me daljen e pikave (të fundit) nga thonjtë e tij i dalin edhe mëkatet nga trupi i tij."

    Ajo që më së tepërmi nxit në pendim është se pendimi i sinqertë, përveç që i fshin mëkatet, ai edhe i shndërron mëkatet në shpërblime.

    All-llahu thotë:

    "S'ka dyshim se veprat e mira i fshijnë të këqijat"

    Muhammedi e thotë:

    "...Pas të keqes bëje një të mirë, e cila e fshin të keqen..."

    All-llahu thotë:

    "Përveç atij që është penduar, ka besuar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqijat ua shndërron në të mira. All-llahu është Falësi (i mëkateve), Mëshiruesi."

    All-llahu është i Fisnik, Falës, më i Mëshirshëm ndaj robërve të Vet sesa nëna për fëmijën e saj. Për këtë shkak duhet drejtuar All-llahut me pendim dhe duke kërkuar falje, sepse All-llahu nuk largohet prej robit që shpreson Mëshirën e Tij, e cila kaplon çdo gjë.

    Gjithashtu po e përmend përsëri se pendimin nuk duhet vonuar.

    "Shembulli i atij që e vonon pendimin është sikur shembulli i atij që ka nevojë ta prejë një dru, mirëpo e sheh drurin e madh dhe të fortë, i cili nuk mund të pritet lehtë, dhe thotë: "Do të vij vitin e ardhshëm", kurse nuk e din se sa më tepër kohë kalon, druri bëhet aq më i fortë dhe rrënjët e tij futen edhe më thellë në tokë, kurse ai sa më shumë dobësohet (për shkak se fillon të plaket).

    Ai dobësohet e druri forcohet. A thua do ta presë ndonjëherë?"

    All-llahu në hadith kudsij thotë:

    "Atij që më afrohet një pëllëmbë, i afrohem një krah, atij që më afrohet një krah, i afrohem një pash dhe atij që më afrohet me ecje, i afrohem me shpejtësi."

    Për këtë shkak duhet tentuar afrimin kah All-llahu, duke iu penduar dhe nënshtruar Atij, si dhe duke ndier keqardhje për mëkatet e bëra.

    Nëse e bëjmë këtë, a thua nuk do të na i fal mëkatet Ai që është më i Mëshirëshëm ndaj robit të Vet sesa që është nëna ndaj fëmijës të saj?

    "Shpejtoni në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe (shpejtoni) për në Xhennet, gjërësia e të cilit është sa gjërësia e qiejve dhe tokës, i cili është i përgaditur për të devotshmit."

    Na bëftë All-llahu prej të devotshmëve dhe na shpërbleftë me Xhennet.

    Paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të Dërguarin, mbi ne dhe mbi të gjithë robërit e mirë të Zotit.

    Falëndërimi i takon All-llahut, Zotit të botërave.

  8. #18
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Per "Arin32" per nje pergjigje me te sakte rreth pjyetjes qe me ke drejtuar o "Ari32" lexo Kur'anin ose hidh nje sy temave te kaluara se jane diskutuar me dhjetra here dhe nuk ja vlen me te diskutohen ketu ...........madje kesoj pjyetje te eshte pergjigjur nje vella Musliman........ per me shume bej si te sygjerova
    mbec mire

    Ps falenderoj vella Arrnubi per pergjigjen profesionale qe ke dhene XhezakAllah vella i nderuar
    Ndryshuar për herë të fundit nga altin55 : 20-02-2004 më 13:57
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  9. #19
    Sinqeritet.Korektesi.
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Selanik Greqi
    Postime
    366
    Ju faleminderit per pergjigjet.

    Mbase do te ishte me mire qe mendimet tona ti shprehim me pak fjale jo me dy fjale por te ishin pak me te permbledhura,do te ishte dhe me terheqese,sigurisht qe e lexova postimet e mesiperme.
    Me c'pashe ne shkrimet me lart thuhet se jane te denushme mekatet,por nga feja nuk mund te largohet nqs nuk e mohon ai vet.ketu eshte dhe paqartesia ime.

    Altin mund te them se kam rreth 3-4 muaj qe ndjek kete forum taktikisht dhe nuk kisha pare nje teme te tille dhe prandaj e hapa.
    E kam thene dhe me lart se per mua nuk ka rendesi se sa jane te rregjistruar Musliman apo te Kriashter po sa cilesor jane ne ato qe besojne.
    Per mua nuk do te ishte i Krishter ai qe ndjek nje rruge krimi dhe imoraliteti.
    Dashuria eshte si nje hekur flakerues, qe kur e kap te djeg, me kalimin e kohes plaget mbyllen por shenjat do te ngelen perjete.

    Liri ne mendim......Respekt per nje mendim te kundert

    Pergjigjia me e mire per nje njeri qe hiqet sikur i di te gjitha eshte heshtja.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e vetem_TI
    Anëtarësuar
    06-06-2003
    Vendndodhja
    ITALI
    Postime
    90
    Postuar më parë nga ari32
    Ju faleminderit per pergjigjet.

    Mbase do te ishte me mire qe mendimet tona ti shprehim me pak fjale jo me dy fjale por te ishin pak me te permbledhura,do te ishte dhe me terheqese,sigurisht qe e lexova postimet e mesiperme.
    Me c'pashe ne shkrimet me lart thuhet se jane te denushme mekatet,por nga feja nuk mund te largohet nqs nuk e mohon ai vet.ketu eshte dhe paqartesia ime.
    kjo eshte e vertete,pasi askush nuk do te ishte ne grade te mase besimin e dikujt tjeter(e kam fjalen per njerzit),dhe besimi eshte dicka qe te perket vetem ty edhe ALLAHUT xh,sh,une duke qene i paafte te te mase besimin si mund te nxjerr nga feja,dhe e njejta gje eshte edhe ne bibel.nuk e di fjale per fjale por po mundohem te tregoj thelbin.
    kishin denuar nje grua per imoralitet(denimi ishte ta fusje ne nje grope e ti bije me gure)dhe njerzit po i binin,vjen aty JESUSI(mesia)sheh dhe i thote njerzve se cfare po benin,ata ju pergjigjen qe kjo grua ka bere imoralitet dhe po e denonin sipas ligjit,ai thote le te hedh gure ai qe ska mekatuar asnjehere.


    pra eshte e pamundur qe nje njeri te mos mekatoj,e pamundur duke qene te tille te gjithe do te kishim dale nga feja ne qofte se mekati do te sihte kusht per daljen nga ajo,nuk eshte keshtu mjafton deshmia jote qe je ne fe dhe ti je nuk mund te te nxjerr askush vetem e vetem po e nxore ti veten tende,ketu qendron edhe forca e besimit dhe privatesise ne te,vetem ALLAHU xh.sh mund te na gjykoje askush tjeter ne lidhje me besimin e kam fjalen.besoj se me kupton apo jo?
    thuaj,ZOTI eshte nje.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kadare, i madh apo i famshëm?
    Nga kalemi në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 10-11-2010, 06:36
  2. Mbi priftërinë
    Nga I KTHYERI në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:49
  3. Ç'është Krishti?
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 23-07-2006, 17:18
  4. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •