Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516

    SHkolla dhe Feja

    Para se te filloj te parashtroj pyetjen time kerkoj nga te gjithe lexuesit qe mos te behet shkak per te shkruajtur gjera ne ofendim te asnje pale fetare.Koha qe po jetojme, sebashku me shume turbullira qe ka sjellur ka nxjerrur ne pah edhe nje tjeter fenomen qe zbraz moralin dhe ndergjegjen qe me pak fjale do ta quaja
    "Justfikimi i mjetit ne arritjen e qellimit",pra lufta per egzistence,ceshtje e cila mbjell ne zemrat e njerezve dhe sidomos moshes adoleshences nje frike,nje ndjenje pasigurie per jeten dhe per te ardhmen gje kjo e cila sjell ne menyre te pashmangshme qe kjo gjenerate te kete individe te shumte qe perdorin cilesite e keqia te qenies njerezore,si psh; Vjdhje,vrasje,genjeshtra,urrejtje,hakmarrje
    ,imoralitete,etj....Pra per ti rene sa me shkurt ben nje deformim shume te dukshem te njeriut......Tani vetvetiu lind pyetja a eshte e drejte qe njerezit te ecin gjithnje ne kete avaz prej frike dhe pasigurie,A eshte e drejte qe gjenerata te jete kaq e pashpirt dhe te mos lere asgje per moralin pervecse nje sjellje te shtirur dhe hipokrite,A eshte e drejte qe rruget te mbushen me vajza te moshave te reja per shkak te dhunes dhe varferise,A eshte e drejte qe individe te vecante te perfitojne nga veset njerezore dhe te nxisin ata deri ne maksimum per perfitime personale si psh pornografia ne mediat televizive dhe madiat e shkruara ,alkoli qe po konsumohet ne nje mase te paimagjinueshme dhe droga qe jane nga shkataret kryesore qe bejne te mundur ta deformojne njeriun ne nje moster te instiktit kafsheror.A eshte e drejte qe ne nje shoqeri qe jetojme ne te dhjamosemi dhe te tjere nuk dine a do te kene fatin per te gjetur ndonje kafshate te myshkur buke neper kazanat e plehrave,dhe te vdesin nga te ftohtit jashte,A eshte e drejte qe prinderit qe na rriten dhe sakrifikuan cdo gje per neve te perfundojne neper azile me nje vdekje te mjerueshme .......
    e shume gjera te tjera qe nuk do te reshtja se permenduri,fenomene te cilat po i parakalojme dita dites dhe me e keqja eshte se mund te krijohet nje gjenerate e atille aqsa te mos i bejne me pershtypje gjera te tilla dhe ti duken
    teper normale.Shume here jam menduar se si mund te behet dicka ne mos zhdukjen e plotesishme te pakten nje minimizim te ketyre fenomeneve,dhe gjithnje llogjika me ka perplasur tek portat e fese e them kete shume i bindur per arsye qe do ti shpjegoj me poshte.Une personalisht per kete problem si zgjidhje te vetme mendoj qe ne shkolla krahas lendeve shkencore te
    te jepen edhe leksione fetare,gje e cila
    do te mundesoje ne menyre efikase rritjen e numrit te atyre qe do te kene respekt per krijuesin,dhe kjo do te coj ne avantazhin e madh qe nxenesit do te mesojne per vlerat qe kane cilisite e tyre te mira morale dhe te respektojne vetveten,kusht ky i fundit qe pa te cilin nuk ka respektim te sinqerte ndaj tjetrit.Me ane te kesaj do te arrihet qe nxenesit krahas njohurive shkencore do te kene edhe njohuri fetare ,gje e cila do te beje te mundur qe te jene me te moralshem dhe te arsyeshem kur u duhet te vendosin ne sprovat dhe veshtiresite e jetes,dhe pervec kesaj kjo ben te mundur te pakesohen diskutimet e pabaza dhe thashethemet
    qe njerezit qe nuk kane dituri per fene flasin........Kur nxenesit te arrijne moshen e pjekurise do te jene ne gjendje qe ta kuptojne fene e tyre dhe jo ta pranojne ate me shume si dogme dhe si tradite.pervec ketyre qe permendem kjo metode arrin ne menyre te pashmangshme qe ne mendjet e nxenesve te leje nje vrazhde ose me fjale te tjera te zej nje vend ne skutat e
    e kujteses pamvaresisht se per pak kohe nxenesve keto mesime mund tu duken qesharake dhe te panevojshme,por nuk do te vonoje koha qe jeta si cdo njeriu edhe ketyre do tju servire veshtiresite e saj dhe une jam plotesisht i bindur qe keta njerez jane me te p-redispozuar per te perqafuar fene seriozisht se sa ata qe skane asnje dijeni nga mesimet fetare......dhe kjo si pasoje sjell nje rigjenerim te kesaj
    popullate e cila eshte me e predispozuar per te miren,me e disiplinuar per punen,dhe mbi te gjitha nje gjenerate me te lumtur,dhe me toleruese ndaj njeri tjetrit.Gjenerat e cila pergatit nje komb me kulture dhe respekt per te miren .

    Aplikimi
    Persa i perket sistemit te aplikimt ne kendveshtrimin tim psikologjik te jetes shkollore une do te vecoja keto etapa si te rendesishme per aplikimin e saj si metode.
    mosha 9-10 vjec ja vlen te permendet mbi te gjitha interesi qe kane nxenesit ne mesime,por pa harruar edhe sinqeritetin e tyre........

    mosha 13 -14 vjec ne te cilen nxenesi njeh tendencat e para te plota te ngacmimeve seksuale eshte e nevojshme nje shpkegim i hollesishem i bazave morale gje qe ben te mundur te krijoje themelet e nje karakteri mbi te miren dhe jo mbi hipokrizine dhe kete gje pervecse lendeve dhe mesimeve te zbritura nga zoti per moralin nuk e ben te mundur asnje metode tjeter sepse jemi realist qe spo arrihet asgje me te tilla metoda....

    mosha 15-19 vjec; kjo per mendimin tim eshte mosha me kyce ku pervecse shkolles duhet qe edhe familja te luaj nje rol te rendesishem ne formimin e femijes,dhe kjo e gjitha lind si pasoje ngaqe ne kete moshe njeriu fillon te kuptoje me se miri ambjentin qe e rrethon dhe te krijoje unin e tij personal,dhe pikerisht kjo eshte koha qe njeriut i nevojiten ne menyre te domosdoshme mesime mbi vlerat morale,mbi dashurine,familjen,punen,jeten dhe qellimin e saj,dhe nese behet e mundur kjo atehere eshte kapur njera nga pikat kyce ne zgjidhjen e plageve sociale qe koha jone po jeton,sepse do te jene pikerisht keta njerez qe do te jene e ardhmja dhe qe do te drejtojne me sukses ne rrugen e drejte dhe te moralshme..........Keto sjane asgje tjeter pervecse gjera te shikuara nga kendveshtrimi im per nje shoqeri me te mire dhe me te paster dhe do te isha kurioz se cfare mendoni ju per kete ?

    me respekte FLORIRI

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Shkolla me vlera

    Pajtohem me mendimin e FLRORI-t se shkolla mund tė bėjė shumė pėr mėnjanimin e shumė tė kėqiave shoqėrore. Pikė sė pari shkolla mund t`i arrijė disa tė mira qė vet familja nuk mundet. Kėtu sigurisht se rėndėsi vendimtare kėtu ka shteti. Prandaj edhe quhet shoqėri e pėrkryer, sepse pa shtet nuk ka as shkollė.

    Shkolla nuk ėshtė vend vetėm pėr arsimim, por edhe pėr formimin e tėrėsishėm tė personit. Dhe nuk ka shkollė qė nuk do tė kishte vlera pėr tė cilat angazhohet t`i sendėrtojė nė nxėnės.
    Tė kėqiat e shumta qė i pėrmendi FLORIRI qė shfaqen nė shoqėri do tė pakėsoheshin duke i edukuar tė rinjtė pėr ndjenjėn kritike tė tyre qė tė arrijnė t`i realizojnė vendimet e lira dhe me pėrgjegjėsi. Tė mėsohen tė rinjtė se tė jesh i lirė domethėnė tė mund ta zgjedhėsh tė mirėn. Nėse je i robėruar me llojlloj varėsish (prej drogės e deri te llojlloj ideologjish) atėherė nuk do tė mund ta arrish njė vendim tė vėrtetė, sepse do tė jetė i dedikuar pėr ty dhe ndoshta pėr njė grup e jo pėr tė gjithė.

    Kuptohet se pėr tė futur lėndėn e fesė nėpėr shkolla varet edhe nga shteti. Psh. nė njė shtet ku mbretėron ligji i Sheriatit do tė vendoset lėnda ashtu siē thotė Kurani. Nė anėn tjetėr atje ku ka njė larmi nė besime, ndoshta do tė duhej tė ishte njė konsenzus se ēfarė lėnde do tė fusim nė shkollė. Nė disa shtete flitet pėr etikėn dhe moralin. Nė shtetet me shumicė katolike, psh., mėsimi i fesė gjithmonė ėshtė lėndė e paobligueshme pėr besimtarėt e feve jokatolike, mbasi Kisha nuk dėshiron t`ua imponojė tė tjerėve mėsimin e vet. Tė tjerėt mė atė rast do ta zgjedhin lėndėn tjetėr: etika apo morali qė ka karakter mė tė pėrgjithshėm.

    Sidoqoftė pėrparėsi do tė duhej tu ipeshin:

    - Nė planin demokratik: qė tė nderohet liria popullore qė e ka dhėnė pėlqimin e fortė (prind-nxėnės).

    - Nė planin kulturor: tė njihen historia e popullit dhe kultura e tij ku bėn pjesė arti, literatura, skulptura, filozofia, arkitektura, institutet dhe zakonet shoqėrore.

    - Nė planin antropologjik: e drejta e ēdo personi nė zhvillimin e tij tė tėrėsishėm, pra nė realizimin e tij shkencor dhe i bazuar dhe motivuar intelektualisht qė nxit nderimin e tė tjerėve, nė ndjenjėn e barazisė, tė drejtėsisė, solidaritetit, paqes, jo vetėm largimin e ēdo dhune dhe diskriminimi.

    E pra, tė gjitha kėto me bashkėpunim me shtetin qė e miraton kėtė pėr pėrparimin e njeriut dhe pėr tė mirėn e atdheut.
    Sidoqoftė prozelitizmi nuk do tė vinte nė shpreje por lėnda fetare do tė ishte nė shėrbim tė shkollės, pėr ngritjen e personit.
    IHS

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 31-08-2012, 13:07
  2. Shkolla e parė shqipe nė Labovė, jo nė Korēė
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 02:40
  3. Shkolla shqipe ne Kosove ne 420 vjetorin e saje
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 06:50
  4. At Donat Kurti O.F.M.
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 03:17
  5. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •