Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 32
  1. #21
    Desert Fox Maska e bayern
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Ne perandorine osmane njihej Shqiperia e madhe ujko.

    Mbas 1912 ortodokset e greqise na gelltiten camerine te cilen e "kthyen" ne identitet duke krishtezuar perseri.

    Kosova i mbeti Serbise se madhe per hir te kryepeshkopates serbe e cila u mundua te zyrtarisonte jugosllavishten si gjuhe te vetme.

    Problemi i debatuesve ketuu eshte se Islamin e personifikojne me perandorine otomane. kur ne te vertete termi Islam eshte perhapur ne mbare globin dhe shume prej ketyre individeve qe perqafojne islamin se njohin termin Osman fare.

    ideja ime eshte kjo:
    Po perandoria osmane dhunoi kombin shqiptar. Kundershtimi im eshte ---> Islami sishte fare mjeti i dhunimit. Nuk u shkaterruan kisha sic behen ne greqine etnike.

    E thashe edhe pak me siper . Nje episod i izoluar historik nuk mund te behet faktor determinues ne ndrrimin e identitetit fetar te nje kombi...Shkon me shume se aq. Por qe te sqarojme kete masivitet te konvertimit ne islam duhet te njohim fene islame.
    E pra ktu calon mushka...pak nga ju e njohin Islamin.
    Tani ika me verte ..Naten lol
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  2. #22
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Bajerno ( i Myniut )

    Duhet te me kuptosh qarte !

    Postimi me lart nuk i referohet Fese Islame si negative apo pozitive . I referohet asaj si dicka e cila iu imponua popullit tone .
    Diskutimet mbi vlerat e kesaj feje i lejme ne ndonje teme tjeter.

    Ideja ime eshte shume " e thjeshte "

    Bajerno , ke te drejte mbi shpjegimin qe ke bere me lart dhe uroj qe askush te mos e ngaterroje .

    Nuk jam shume i afte ne Histori por vetem analizoj disa gjera :

    Ne kohen kur Skenderbeu mbreteroi Arberine , vendi yne ndahej ne disa principata dhe cdonjera prej tyre , ishte qeveri me vete . E ndare nga tjetra dhe e pavarur. U bene perpjekje te medha qe shqiptaret ( e percare ) te mblidheshin sebashku.

    Kaloi kjo ....

    Pas pushtimit , Turku filloi taktiken

    Do buke ti ?
    Do te jesh i pari i vilajetit ?
    Do veshje ?
    Do shtepi ?
    Do kete ...ate ... po ate atje ????????

    Harrove ti si e kthen pllaken shqiptari ? Apo nuk ishim edhe copa copa ne atehere ( sic jemi sot )
    E ke parasysh sa servillek ka populli yne plako ?

    E ke parasysh sesa pershtatemi neper vendet qe jetojme ( edhe ne kohet e sotme ) ?

    Shkojme ne Greqi dhe marrim direkt zakone , gjuhen , grimca te kultures se tyre !
    Shkojme ne Angli , po ashtu .
    ...dhe keshtu me rradhe

    Jemi shume " te adoptueshem " NE

    Ore kot te pyes une ..... Po Arbereshet , cfare feje kane ?
    Pse nuk u kthyen mbrapsht ato idiotet , kur feja , zakonet , kultura , muzika , etj turke paska qene kaq e embel ???????


    Ne Histori jam pak mbrapa , por lufta eshte e njejte si atehere , edhe tani . Pushtuesi eshte i njejte , ne cdo kohe apo epoke qe te troket deren . Po ashtu jane te njejta edhe keto adoptime perfekte qe i kemi ne gjak si komb.....

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Sqarim

    ASD:

    Dodon, pyetjen ta drejtova ty, jo IHS-se, (Isus Hristos Spasilac), qe ben copy & paste shkrime, e nuk ka arsye pse te fshihet pyetja ime.
    ASD, unė nuk di kush ėshtė "Isus Hristos Spasilac", ky ėshtė njė interpretim yti qė po desha unė mund ta marrė si shumė fyes, mirėpo me sa tė njoh nga postimet nuk je i tillė.
    Sipas pėrgjigjes qė i dhe "dodonit" aludon nė mua pasi tė jam pėrgjigjur "pa vend" meqenėse i je drejtuar "dodoni-t".

    Tė dashur diskutues, unė i kėrkoj falje AsgjėSikurDielli-t publikisht, para tė gjithė juve, pėr kėtė gjest timin.

    Mė besoni unė desha vetėm tė inkuadrohesha nė diskutime meqenė se nė rregullore thuhet se secili mund tė marrė pjesė. Pėr hir tė sė vėrtetės dhe pėr ta ulė tensionin nė diskutim mora Librin e Historisė qė do tė duhej tė ishte mė "objektivi" sa pėr momentin. Ashtu mendova i bindur se e kam drejtė. Kėtė libėr e kishte botuar AKADEMIA E SHKENCAVE E SHQIPĖRISĖ, INSTITUTI I HISTORISĖ, nga kėta historianė:

    Prof. dr. Skėnder ANAMALI,
    Prof. as. dr. Kasem BIĒOKU,
    Prof. as. dr. Ferit DUKA,
    Prof. Selim ISLAMI,
    Prof. dr. Muzafer KORKUTI ,
    Dr. Stavri NAĒI,
    Prof. Frano PRENDI,
    Prof. dr. Selami PULAHA,
    Prof. as. dr. Pėllumb XHUFI


    Mirėpo, spas ASD e kam gabim, pasi pėr kėta historianė e bėri kėtė komentim:

    Akademite "tona" perpiluan edhe veprat e Enverit, qe i paketuan kaq bukur e t'i dhane ty e mases se gjere qe t'i lexoni. Ende ka efekt rakia qe ju dhane akademite e historise.
    Nėse nuk mjafton as njė AKADEMI pėr argument, atėherė ASD, publikisht po tė pyes qė mos tė ma marrėsh pėr keq: a guxoj tani tė shkruaj diēka rreth temės ashtu siē ma merr mendja mua?

    /Deus, goja tė lumtė, se ke shkruar gjėra shumė reale!/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shpresmiri : 24-02-2004 mė 09:09
    IHS

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anėtarėsuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    188
    Postuar mė parė nga DeuS
    Mirmbrema te dashur antare te forumit !

    Po lexoja postimet me rradhe . Lexova edhe disa te tjera ( qe qenkan fshire ) para disa ditesh kur u futa ne kete forum .
    Cuditerisht titulli i temes me " Thelbin " e saj , nuk pershtatet ( thjesht mendimi i nje antari qe i perket shumices pa vlere , ky )

    Konvertimi i shqiptareve ne myslimane : Dhune apo deshire ?
    Kjo eshte ceshtja : Diskutim ....


    Perpara se te merrni pjese ne kete teme , do deshiroja qe secili ti bente disa pyetje vetes :

    Si u pushtua Arberia ?

    Cdo te thote te pushtohesh ?

    C'pasoja sjell pushtimi ?

    Sa rezistence beri populli yne kundra pushtuesit ?

    Etj etj

    Turku te pushtoi . Te dogji , te shkaterroi , te vrau , te therrmoi .
    Turku te nderroi fene , zakonet , kulturen ---> gjithcka qe mundi.



    Qesh tani ketu me veten . Qesh sepse me vjen keq per disa antare te cilet i vleresoj shume per diturine dhe inteligjencen e tyre , por fatkeqesisht shoh qe e humbin fare kur diskutojne me " Tifozllik " per dicka qe packa se e dine qe eshte e gabuar , detyrohen ta mbrojne vetem e vetem sepse fati i ka destinuar te jene pasardhes te tyre.

    Atehere si eshte e verteta ?

    E verteta qendron tek " Dhuna Psikologjike " me shume sesa tek ajo fizike.

    Dhuna psikologjike , e ushtruar mbi nje popull shume te percare dhe te lekundur -----> coi ne nje fenomen te tille.

    Pra , a eshte perdorur dhune ? ....PO....

    Kuptuat gje ?
    I dashur deus sipas nje leximi pashe se deus do te thoshte Zot dhe sbesoj se e meriton kete emer prandaj te keshilloj ne mynyre miqesore ta nderrosh me ndonje emer njerzor.Miqesisht ishte kerkesa.


    Tani dalim tek diksutimi yt i cili ka nevoje per nje analize dhe shpjegim akademik sesa tifozlluk dhe patriotizem kombetar.

    Konvertimi i shqiptareve ne myslimane : Dhune apo deshire ?
    Kjo eshte ceshtja : Diskutim ....


    Perpara se te merrni pjese ne kete teme , do deshiroja qe secili ti bente disa pyetje vetes :

    Si u pushtua Arberia ?

    Cdo te thote te pushtohesh ?

    C'pasoja sjell pushtimi ?

    Sa rezistence beri populli yne kundra pushtuesit ?

    Etj etj

    Atehere doja te beja nje pyetje te gjitheve ju qe diskutoni per dhunen cdo te thote dhune dhe mynyrat se ai ajo eshte ushtruar dhe ushtrohet.

    Atehere dhuna ka te beje me du ceshtje te njeriut.

    Trupin dhe Shpirtin(i cili ka nje lidhje te terthoret me mendjen dhe zemren).

    Perkufizimi

    Dhuna eshte detyrim kundrejt vullnetit tend ose shendetit tend .(vullneti ka lidhje me shpirteroren kurse shendeti me truporen)


    Pastaj dhuna ndahet ne dhune te lejuar dhe dhune te ndaluar.

    Dhuna e lejuar eshte atehere kur njeriu i behen detyrime per te zbatuar norma ose ligje te cilat jane ne dobi te tij dhe njerizve te tjere dhe ai nuk eshte ne gjendje ne cdo moment te konceptoje se kush eshte e mire apo e keqe per te ose i ndjekur nga deshirat dhe epshi i anashkalon keto detyra prandaj vendoset detyrimi.



    Ketu fusim dhunen ose zbatimin e ligjeve te shtetit po keshtu fusim dhe dhunen e prinderve ndaj femijes i cili nuk eshte ne gjendje te arsyetoje per veten e tij dhe atehere ne duke shtruar dhune psikologjike ose fizike i tregojme se ne disa gjera ai duhet te largohet per shkak se ato e demtojne ate.

    Problemi jot Deus eshte me i thelle se dhuna problemi jot qendron para se te flasim per dhunen duhet te flasim per ate qe vihet ne sherbim dhuna pra qe eshte detyrimi ose ligji ose ideologjia.Por meqe tema na e ngushton kete rreth shpresoj se ne nje teme tjeter do kemi mundesi te diskutojme dhe per ate.Pra per ideologjine kristiane dhe ideologjine muslimane per te cilen behet fjale ose qe jane udheheqeset e dhunes(detyrimit) dhe dhuna eshte mjet i tyre.
    Pra do diskutojme ne nje teme tjeter se eshte e drejte feja islame apo feja krishtere.Sepse kam pershtypjen qe ti beson ne kristianizem dhe jo vetem kaq por je dakort edhe me teorine e trinitetit .Kete ia leme nje teme tjeter diskutimi.

    Tani do te marr nje shembull te thjeshte per ti dhene me kuptim shpjegimit.

    Nena dhe babai kane nje femije dhe e edukojne ate dhe e ushqejne.Ai femije po e supozoj se je ti.Nje dite babai yt te shikon ty duke pire duhan dhe te godet me shpulle qe ti mos e pish mė duhanin.Atehere ti ke dy alternativa ose ta heqesh duhanin nga frika babait ose te mendohesh dhe te pyesesh veten tende pse me goditi babai kishte te drejte apo jo duke bere nje analize ne vetvete dhe pastaj del me nje konkluzion qe babi kishte te drejte dhe e le duhanin me llogjike.

    Ne cdo vendim qe ke marre ti pra dhe ne te parin i dhunuar kunder vullnetit tend te lire dhe nga dhuna vendos ta lesh duhanin dhe ne vendimin e dyte qe duke analizuar u binde qe fajin e ke vete dhe babi ka te drejte per ate dhe duhet deomos me e lene duhanin ,,,, ti je i fituar ne lenien e duhanit pavarsisht se ke metode perdore ate te frikes apo te analizes.

    Dalim pak tek analiza jone qe nga shpulla e babit tend ti vendose ti kthehesh arsyes duke analizuar se duhani i ben dem xhepit pra ekonomise tende po keshtu shendetit tend dhe behet shkak qe dhe nejrzit e tjere te semuren prej tij.Dhe ne saj te kesaj analize ti me te vertete vendose ta lesh duhanin.(Kete krahasoje me gjendjen e shqiptareve para se me ardhe turqit taksa te larta nga kisha besim politesit dhe percarje dhe luftera plus te tjerat)

    Mbas 10 ditesh ty o Deus te shikon dyqanxhiu u dyqanit qe bleje paqet cigaret tek ai dhe ai ngaqe i kishte rene xhiroja ose te ardhurat e tij ishin pakesuar nga mosblerja jote e duhanit ai fillon dhe te thote se o deus babi jot te ushtroi dhune ty ti sduhet ta kishe lene cigaren ne asnje mynyre sepse me cigaren heq hallet(perkundrazi) me cigaren ti je me snobist ete tjera argumentime te kota.Atehere cila qofte zgjedhja jote. Pra largim nga duhani si ushtrim i dhunes pa arsyetim dhe largim i pirjes se duhanit si pasoje e arsyetimit tend ti do ti analizosh prape vetzgjedhjen dhe problemin ose ndodhine dhe shkaqet e lenies se duhanit duke dale me dy konkluzione.I pari se babi megjithese me goditi padyshim qe e ka bere per te miren time dhe analizon demet e duhanit dhe dobite e lenies se tij.
    Por vazhdimisht ty te ushtrohet presion nga shitesi duke thene do te jemi me te pasur duke shpenzuar me shume eshte teori "ekonomike" kjo nese te kujtohet.


    E mora shpullen si fakt te kryer por mund te merrja dhe nje shembull tjeter.
    Pra mund te kemi dhe nje shembull tjeter qe babi ne vend te shpulles te jep para te jep makinen ta perdoresh qe ti te lesh duhanit per shkak te saj.


    Pra deri ketu je dakort me mua per lenien e duhanit.

    Po i gjithe problemi yt tani qendron ne faktin se a eshte duhani i keq ose i demshem per njeriun apo jo kete doja te diskutonim ne nje tjeter teme qe te jemi me te zgjeruar dhe me bindes me fakte per njeri tjetrin.

    Pra me duhanin ketu simbolizova krishterimin per te vetmen arsye se eshte fe kur ideologjia ose koncepti per Zotin ne te
    ngrihet ne besimin ne tre zotera Ati biri dhe shpirti i shenjte.Kete do kish shume deshire me ty te diskutojme se a eshte duhan pra ose i keq ky lloj besimi apo eshte i mire.

    Sa per shpullen e cila simbolizon dhunen e turqve ose muslimaneve per kete duhet me iu kthye argumenteve historike se me shume ka qendruar teza e vendosjes se taksave dhe dhenies posteve.Pra ate qe e quajta ne shembullin tend dhenie para dhe makine nga babi yt.

    Tani deus duhet prej teje ti hudhesh nje sy argumneteve te cilat une ne shembullin tend e mora si analize tenden ne lidhje me duhanin duke qene ti i vetdijshem se duhani te bente dem.Kurse sa per duhanxhiun i cili me cfaredo prej metodave te kesh marre ti (bindje dhe analize ose frike) ose me cfare metode te kete vepruar babi yt me ate te shpulles ose dhurates se lekeve ose makines qe keto simbilizojne postet ne administra'ten osmane ose parate dhe lehtesimet nga taksat prape dyqanxhiu seshte i kenaqur me vendimin yt dhe shpesh te flet qe ti ta fillosh duhanin nga e para duke ngritur argumente trilluese ose argumente te mbushura me hipokrizi dhe mjegull arsyetimi.

    Jo vetem kaq por duhanxhiu do qe dhe femijet e tu o deus te pine cigare duke i thene dhe atyre se babi i tyre pinte duhan por babi i dha poste dhe makine prandaj e la prandaj pijeni dhe ju tani sic ka bere babi juaj me pare.Kjo eshte shembull per kohen tone qe ne shqiptareve te sotem duan te na mbushin mendjen se dhe brezi jone eshte bere muslimane me dhune.(lol)




    Pra duhet ti hudhesh nje sy fakteve pse shqiptaret e nderruan fene e analizuan ato kete problem apo thjesht vepruan pa bindje ne kete konvertim.Atehere te garantoj se per kete ka fakte historike qe shqiptaret ishin aq te zgjuar sa te benin nje analize fese se krishtere qe ato besonin dhe fese islame dhe dolen me tre konkluzione me te forta.

    1-)Besimi islam eshte besim monotesit dhe pranon vetem nje Zot te vetem dhe pranon llogjiken njerzore se jezusi ishte profet i Zotit dhe jo bir i Zotit ose vete Zoti.

    2-) Taksat e larta te kishes qe sihin 1/10 kundrejt taksave ne islam qe ishin 1/40 .

    3-) Unifikimi i tyre ne nje fe te vetme sesa vella vrasjet per nder te kishes latine dhe asaj bizantine(kthehu pak historise per kete)

    4-) Pretendimet e vendeve fqinje per te copetuar shqiperine dhe per te marre tokat e saj dhe gjetjen perkrahje tek nje fuqi boterore qe quhej Pernadoria Osmane.

    5-)Deshira per poste dhe te qenurit me me te fortin.

    6-)Pra shume flasin kunder turqve sot kur vjen puna mbrojne luften amerikane kunder irakut .



    Me respekt
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fjala e drejte : 24-02-2004 mė 12:55
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarėve kishte burra qė vėrtetuan besėn e dhėnė All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhėnė jetėn, dhe ka prej tyre qė janė duke pritur (ta zbatojnė) dhe ashtu nuk bėnė kurrfarė ndryshimi

  5. #25
    ...
    Anėtarėsuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    O Deus une thash qe ishte shkrimi i fundit ketu, megjithate po e bej nje perjashtim meqe e di qe ti i urren turqit edhe mbase ke arsyet e tua per kete. Po si thote ajo Elsa. Ndonjeher fiksohen kot ca gjera. lool
    Megjithate une them qe mos te merremi me me dodonin se dodoni na i beri rrenjet e shqiperise protestante.
    Une them keshtu. Ne si Shqiptar, jemi te gjithe me nje varke ne mes te detit te ciles i jane hap disa vrima edhe po mbyetet. Une them qe me mire sejcili te mundohet te zej nga nje vrime sipas menyres me te mire qe di ai edhe mbase varka smbytet. Por nese do rrime me dodonin, jo po pse smorrem vapor ne para se te niseshim apo helikopter, ikem u mbytem. Puna eshte te bejme dicka tani. Thjesht e kaluara mbetet e perpunuar dhe e rruajtur ne memorien e njeriut sipas informacionit qe ka ai, i cili mund te jete gabim ose i vertete.

    Pershendetje
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Del Monako : 24-02-2004 mė 15:29
    HOLLAND...

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Besimi fetar nuk eshte dicka me te cilen njeriu lind apo trashegohet . Eshte dicka qe njeriu zgjedh kur eshte i afte te mare vendime te matura ne jete. Konvertimi ne Islam i Shqiptareve eshte padyshim rrjedhoje e dhunes (qofte kjo fizike apo psikologjike) dhe per kete egzistojne nje mori dokumentesh dhe studimesh.
    Me poshte po sjell nje citat nga shkrimet e Genci Myftiut:

    Misionarėt e parė tė fesė sė re mbėrritėn nė hapėsirėn shqiptare nėn emrin e ortodoksisė. Njė prej kėtyre misionarėve, qė solli bektazhizmin nė Shqipėri, njihet me emrin “Shėn Spiridoni” dhe i pėrgjigjet figurės sė Haxhi Bektash Veliut. Fshehja pas ortodoksisė lehtėsoi pranimin e islamizmit (fillimisht nė formėn e bektashizmit) para se ushtritė perandorake osmane tė pushtonin vendin. Kjo periudhė e parė pėrfaqėson fazėn e islamizimit tė pėrzgjedhur paqėsor.
    Islamizmi nė Shqipėri paraqitet si “islamizėm europian”, joburimor.
    Me pushtimin otoman nis faza e islamizimit me masa shtėrnguese pėrmes zbatimit tė sistemit tė privilegjuar tė taksave dhe tatimeve ndaj muslimanėve, pėrkundėr njė sistemi shfavorizues ndaj josmuslimanėve (pėrjashtim i atyre qė ndėrronin fenė nga detyrimet ekonomike, nga marrja nizam etj.).
    Prej shekullit tė 15-16-tė e nė vijim nė qytetet kryesore tė Shqipėrisė u ngritėn institucione tė rėndėsishme tė kultit islamik (xhami, tyrbe, teqe).
    Islamizmi u pėrhap mė shumė nė Shqipėrinė e Mesme. Nė fazėn e fillimeve pjesa mė e madhe e shqiptarėve mbanin zyrtarisht fenė islame dhe ushtronin ritet e krishterimit. Nė kėtė fazė dėshmohen kisha tė maskuara (nėntokėsore). Mbajtja e dy feve dhe dy emrave (kriptokrishtėrimi, krishtėrimi i fshehtė ose i mbuluar me muslimanizėm tė jashtėm) vazhdoi deri nė shekullin e 20-tė.

    Islamizmi la gjurmė nė jetėn zakonore tė shqiptarėve, pėrmes ndėrhyrjes sė disa nomeve tė sherijatit. Por sherijati nuk u bė asnjėherė kod sundues zakonor i shqiptarėve.
    Pranimi i islamit nga shqiptaret spjegohet edhe me rolin qe do te luante kjo fe per diferencimin e shqiptareve prej sllaveve (zona Kosoves) dhe grekeve (zona Camerise) te cilet sidomos pas shekullit XVIII kishin filluar nje politike asimiluese ndaj shqiptareve



    Gjithashtu per mendimin tim Shqiperia ishte nje nga qendresat me te forta te krishterimit, nje nga barrikadat e fundit per perhapjen ne Europe. Si e tille ishte me me interes per Turqit te konvertone Shqiptaret sesa Greket apo Sllavet.

    Asnje fe qe beson ne terrorizmin si mjet i perhapjes se saj, nuk mund te jete fe e drejte sado interesante te jete ajo. Asnje fe qe nuk mund te bashkeegsistoje ne menyre tolerante me nje fe tjeter nuk mund te jete e drejte. Asnje fe qe kufizon emancipimin e gruas dhe civilizimin e nje kombi me metoda patriarkale nuk mund te jete e dobishme.
    Mendoj se feja islame ne brendesi eshte tolerante dhe e adoptushme, por menyrat ne te cilat ajo interpretohet, ndiqet dhe mbi te gjitha PERHAPET nga besimtaret e saj e ka kthyer ne nje fe te dhunshme dhe te rrezikshme per ata qe i kundervihen.

    Zoti ju bekofte
    R2t
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  7. #27
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Mbreme ne RTK ishte programi NGJYRA JETE, nder mysafiret ishte edeh historiani Dr. N. Shatri. Fjala ishte per "muhaxheret" e Kosoves por ne emision behej fjale edhe per veprat e "mira" te perendorise. Nuk e di se ka mund te dini ju disa ketu me mire se Dr e shkencave dhe historianet?!
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  8. #28
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Postuar mė parė nga dodoni
    Cyclotomic
    Sė pari, ne tė gjithė e dijmė se turqit na okupuan dhe na mbajtėn tė okupuar pėr 500 vite me dhunė sepse pėrndryshe ata nuk do tė na kishin robėruar dot. Dhe nga kjo dhunė pastaj edhe erdhi imponimi i fesė. Pra, imponim i dhunshėm. Sido qė ta pėrdorim prapė njėjtė ėshtė dhe nuk ka bazė keqkuptuese pėr ata qė kuptojnė.
    Tung
    ta thashe edhe njehere ti qenke nje ekzemplar teper i vecante(shiko mos te te behet qejfi se je origjinal)per nje studim te imet ku mund te nderthuren psikologjia dhe neurologjia dhe te nxjerrin rezultate marramendase nga lemshi yt qe ke mbi supe,po shko mor ti idiot me keto budalliqe qe ke shkruajtur nuk mendon qe po behesh objekt talljesh,ku kane degjuar masat shqiptare ndonjehere per protestanizmin pervecse ne kohen mbrapa regjimit komunist,dhe keta jane nje pakice shume e vogel qe e kane degjuar dhe jo te jene te kesaj feje qe as qe behet fjale,pra dalim ne konkluzionin qe ti dukesh sikur nuk je fare shqiptar,por ndonje nga alaska qe shkruan per shqiperine sepse duket qarte se nuk e njeh aspak historine e popullit tone.persa i perket shqiperise ne gjithe boten njihet si nje vend musliman se mund te kete pakica te tjera fetare ,ka, nuk them qe ska por e rendesishme eshte qe tani per tani ne shqiperi dominon feja jone ISLAM dhe kjo ka rendesi per mua sa per budalliqet e tua jo me dhune jo pa dhune pergjigjet mesa pashe une ti kane dhene te tjeret me perpara,prandaj shko e bej ndonjegje tjeter me te hajrit sepse te del me mire se sa te vish e te na neveritesh ne forum me shkrimet e tua boshe dhe pa asnje gram llogjike................

  9. #29
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Shpresmir, jeton ne Kroaci dhe nuk e di se kush eshte Isus Hristos Spasilac? Kjo eshte gjuha e kroateve katolike.

    Isus Hristos Spasilac = Jezu Krishti Shpetimtari. Nejse.


    Ajo "AKADEMI", jam i sigurte, me te njejtit njerez, i thurrte lavde socializmit dhe i shante "revizionistet" dhe "tradhetaret" e kombit. Nen ate "Akademi" dilnin njemije e nje qind perversitete "shkencore" qe shanin cdo fe, cdo zot, cdo moral fetar, cdo doktrine fetare. Nuk pres gje me te mire nga ajo "Akademi" as sot. Lexo pak nga historianet e huaj mbi shqiptaret dhe Islamin, nga ata qe flasin me koke te ftohte, e jo ish-social-komunistet qe Zot te vetem paten Hoxhen, dhe per te cilet, feja ishte "opium i masave".

    Mbi ate qe kishe shkruar per liri te fjales: puna eshte si kur te jesh ne nje konference, apo mbledhi, apo klase, apo amfiteater studentor. Kur dikush te drejtohet ty me emer, e te pyet per nje gje, s'besoj se X personi ngritet dhe flet per ty?

    Une dodonit ju drejtova me emer, jo ty. Kur te drejtohem ty me emer, e te te them mos fol, atehere ti ke te drejte te ankohesh per liri te fjales. Kur as te permend, as ta them emrin, e asgje tjeter, t'me falesh, po s'ke pse hyn ne mjedis te dy bashkebiseduesve.

    Neqofte se, une shkruaj dic, pa ju drejtuar askujt, pa asnje emer te ndonje anetari e aq me pak hapesit te temes, dhe ne fund hedh nje pyetje, urdhero dhe m'u pergjigj. Une do te lexoj me shume kenaqesi e kuriozitet. Po kur i drejtohem dikujt tjeter, lejo ate person te pergjigjet, e nese ai person te delegon ty, e thote "ASD, une s'te pergjigjem po Shpresmiri te pergjigjet", atehere mire, pergjigju sa te duash.

    Ndersa nese do te bisedojme une e ti per prejardhjen dhe perhapjen e Islamit tek shqiptaret, edhe kete e bejme. Vetem bjeri pak me shume tupanit, qe edhe une te degjoj dhe, bisedojme gjere e gjate, si dy njerez te rritur, pa ndonje qellim dashakeq, po vetem me qellim te sqarimit te njeri-tjetrit me mire.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Pėrgjigje ASD

    ASD, mė duket se nuk po tė intereson tema por nėnshkrimet e anėtarėve. Po mirė e ke edhe ato janė tė rėndėsishme. Mirėpo atė interpretimin tėnd ende nuk e ke tė saktė. Unė e di se ēfarė domethėnė, por ajo nuk bėn pjesė nė temė.

    E pėrsa i pėrket mosbindjes tėnde rreth akademisė sė shkencave mund tė them se ky ėshtė problem i yt. Tė uroj qė ta zgjidhėsh nė favor tė sė vėrtetės.
    Falėminderit qė mė kėshillove qė t`i lexoj shkrimtarėt e huaj dhe tė them tė drejtėn shumė prej tyre i kam lexuar, por paraqitja e tyre do tė sillte ndoshta njė reagim tėndin qė t`i shpallėsh misionarė tė Vatikanit.

    Nė lidhje me ndėrhyrjen qė e kam bėrė, qė nuk e kam pritur bashkėbiseduesin tėnd tė tė pėrgjigjet, kėtu ndoshta jam ngutur dhe tė kėrkoj falje. Ke tė drejtė se nėse dikujt i drejtohesh pėr t`u pėrgjigjur nė njė pyetje tė caktuar atėherė tė tjerėt duhet tė presin. Edhe pse do tė mė kishte ardhur mirė po tė mė ishe falėnderuar sė paku pėr tentimin tim pėr mundin qė e kam bėrė qė ēėshtja tė sqarohet, mirėpo kjo ndoshta shkon larg...

    Albo e ka fshi tekstin qė e kam sjell. E respektoj vendimin e kryesisė edhe pse nuk ėshtė nė favor timin. Mirėpo, po tė ishin dashamirė tė sė vėrtetės bashkėbiseduesit e kėsaj teme do tė kėrkonin qė ai tekst tė risillet sepse pėr kėtė temė, ēėshtjen nė fjalė, flasin mė shumė se pesė profesorė qė kanė dije mė tė madhe se ne, megjithė tė kaluarėn e tyre (siē thotė ASD) tė dyshimtė. Ma gjej, tė lutėm, njė tė pastėr.


    Miqėsisht!
    IHS

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  4. Fenomeni "Abdi Baleta"
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  5. Pse vetėm nė Shqipėri njerėzit u konvertuan nga tė krishterė?
    Nga Manulaki nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 16-03-2008, 16:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •