E Marte, 17 Shkurt 2004
SHKENCA NE LISTEN E ZEZE, NDERSA ULTRANACIONALIZMI NE LISTEN E BARDHE
Nga Koco Danaj
Teksa degjoja lajmet mbi shqiptaret dhe maqedonasit e perfshire ne Listen e Zeze te BE, dy ndjenja gati te peraferta m'u formesuan para syve. E para, m'u kujtuan pohimet e Momir Stojanovicit mbi pergatitjet e shqiptareve per t'u shnderruar ne baza te Al Kaedes. Bile ai foli edhe per organizata konkrete si per shembull ?Trendafili i kuq? (Cervena ruzha). Dhe e dyta, me erdhi parasysh regjistrimi i fundit i popullsise se Maqedonise. Kushdo e mori vesh se regjistrimi i ri i popullsise se Maqedonise shqiptaret i nxorri ne vend te dyte me mbi 25 per qind te popullsise. Ndersa maqedonasit dolen diku mbi 60 per qind. Por keto shifra vlejne vetem kur flitet mbi perberjen e popullsise ne Maqedoni. Keto shifra apo raporte shifrash nuk vlejne kur flitet per pohimet e Stojanovicit mbi integralizmin islamik te shqiptareve. Ashtu sic nuk vlejne qe disa dite pas pohimeve te tij u shpallen te ashtuquajturat Lista te Zeza te SHBA apo BE. Ne ndryshim nga perqindja e perberjes se popullsise, ne keto lista raporti kthehet kokeposhte. Bile aq kokeposhte sa thua se shqiptaret perbejne 80 per qind te Maqedonise.
13 me 2 ne favor te Maqedonise!
Shikoni se cfare ndodh. Botohet Lista e Zeze e Bashkimit Europian dhe ne kete liste prej 12 vetesh, 10 jane shqiptare dhe vetem 2 jane maqedonas. Ndersa ne shtesen e Listes se Zeze te SHBA shtohen vetem 3 shqiptare dhe asnje maqedonas !! E nderkaq sipas memories se historise se afert ne vitin 2001, ne Maqedoni u krijuan tre organizata terroriste maqedonase me prirje ultranacionaliste. Organizata revolucionare maqedonase e njohur me gjeresisht me emrin Todor Aleksandrov. Sipas deklarates se themeluesve te saj, kjo organizate kishte rreth 1200 anetare te armatosur me shtrirje ne te gjitha qytetet e Maqedonise Perendimore. Ajo mori persiper publikisht autoresine e disa veprimeve te dhunshme ndaj shqiptareve, vecanerisht djegien e shtepive te shqiptareve ne Manastir. E dyta, ishte Levizja per clirimin e Maqedonise dhe, e treta, ishte Fronti revolucionar maqedonas. Ku jane drejtuesit e ketyre organizatave dhe a eshte kush prehj tyre ne Listen e zeze te BE apo SHBA. A mundet dikush prej politikaneve shqiptare te thote dicka me konkrete? Eshte vertet nje logjike e cuditshme, cinike dhe fyese deri ne palce. Shumica e politikaneve shqiptare ne Tirane, Tetove apo Prishtine jane me proeuropianet apo me pro amerikanet. Nuk flitet per shqiptaret si popull. Ata jane te tille deri ne idolatri. Nderkaq ne Listat e Zeza shumica derrmuese jane shqiptare. Interesant!! Aleatet ne Listen e Zeze, ndersa gjysme aleatet ne Listen e Bardhe.
Stojanovic apo alibia e nje krimi qe mund te ndodhe!!
Ne fillim Buckovski, pastaj zedhenesi i NATO ne Kosove, Piper, i treti Dinosha dhe me ne fund zedhenesi i Ministrise se Rendit te Shqiperise ju pergjigjen shefit te sherbimit sekret, te ushtrise serbe Momir Stojaovicit. Ne thelb te gjithe thane: Stojanovic nuk thote te verteten, ai shpif, ne jemi aleate te luftes kunder terrorizmit, ai e ben per kredo politike apo personale, etj. etj. Por cfare tha Stojanovici? Ai nuk akuzoi NATO-n, ai nuk akuzoi maqedonasit, ai nuk akuzoi malazezet. Stojanovici akuzoi vetem shqiptaret. Ai akuzoi Shqiperine se ne Veri te saj ne Bajram Curri dhe ne Krume ka baza te Al Kaedes. Ai akuzoi se dyti shqiptaret ne Kosove se sipas tij vazhdojne te ruajne lidhjet me Al Kaeden. Ai akuzoi shqiptaret ne Maqedoni se ne linjen Kercove-Tetove-Gostivar po krijojne celula te lidhura me Al Kaeden. Ai akuzoi edhe shqiptaret ne Mal te Zi se ne linjen Rozhaje-Plave po krijojne e rrjetin e Al Kaedes. Pra, Stojanovic nuk akuzoi disa shtete. Ai nuk akuzoi Maqedonine si shtet, ai nuk akuzoi Malin e Zi si shtet. Jo ai beri me shume se kaq. Ai akuzoi dhe satanizoi nje nje komb. Dhe ky komb jane shqiptaret. Kombi me anti Al Kaedes ne Ballkan. Asnje parti shqiptare nuk ka marre para falas nga Sadam Hyseini, ndersa partia e Koshtunices i ka marre keto para para nje viti. Pa folur per PSS dhe JUL ne Serbi. Ky eshte deduksioni i pare qe del nga deklarata e dyte e shefit te sherbimit sekret te ushtrise serbe.
Duke mos dashur te nihilizojme deklaraten e zedhenesit te Ministrise se Rendit apo te gazetes se Partise ne pushtet qe ben nje lidhje emocionale midis Stojanovicit dhe luftes politike ne Shqiperi duhet thene se pergjigjja duhet te ishte ne nivele kombetare. Ai qe akuzon nje komb duhet te marre pergjigje politike nga nje komb. Zedhenesi i Ministrise nuk eshte zedhenesi i Kombit. Gazeta e partise nuk eshte gazeta e Kombit. Por LDK ne Kosove hesht, PDK hesht, AAK hesht. Ne Shqiperi PSSH hesht, PDSH hesht. Heshtin dhe disa parti te vetequajtura nacionaliste. E njejta gje edhe ne Maqedoni. Hesht BDI qe eshte ne pushtet, hesht PDSH, hesht dhe PPD. Ndersa ne Mal te Zi flet vetem Dinosha. Por ka edhe nje deduksion te dyte qe del nga analiza e pohimeve te Stojanovicit. Kjo analize te thote se Stojanovici nuk eshte nje individ qe i kane vene nje emer. Stojanovic do te thote nje mekanizem diversioni me qitje te larget. Stojanovic do te thote reminishenca e shnderruar ne politike aktuale. Si e tille qitja e ketij pohimi, e ketij satanizimi te radhes se shqiptareve eshte me e larget. Dhe kjo vlen me shume per Tiranen Politike, Prishtinen Politike dhe Tetoven Politike. Dhe vime me konkretisht tek deduksioni i dyte: Thelbi i pohimeve te Stojanovic eshte se keta shqiptare qe i kane hapur dyert Al Kaedes, synojne jo vetem shtetin musliman. Por shume me teper: Ata synojne Athinen. Ata synojne lojrat Olimpike te Athines. Dhe sipas Stojanovic kjo do te realizohet nepermjet linjes se Lugines se Presheves. Pra qe tani mekanizmi i quajtur Stojanovic kerkon tu thote edhe SHBA edhe BE se neqoftese ndodh gje ne Lojrat Olimpike te Athines, neqoftese ndodh ndonje atentat, fajin e kini vete. Une ju paralajmerova qysh ne janar se Al Kaeda me ndihmen e shqiptareve po pergatitet per kete pune. Ky eshte deduksioni me real i pohimeve te mekanizmit Stojanovic. Por ky deduksion kerkon nje pergjigje me te studjuar te pakten nga institucionet e shtetit shqiptar. Nje pergjigje me te pjekur. Per te neutralizuar kete deduksion nuk vlejne zedhenesat, por dinjteti i shtetit. Pohimet e Stojanovicit nuk jane gje tjeter po te perifrazojme Gabriel Gracia Markezin vecse Kronika e nje Alibie krimi qe mund te ndodhe ne Athine gjat-_jrave Olimpike. Kjo kronike Listen e Zeze apo ndonje tjeter do ti kete si parashenja te saj.
Shkenca ne Listen e Zeze ndersa terrori ne Listen e Bardhe !!
Paradoksi me i madh i pohimeve te Stojanovicit ndodhi shume shpejt. Ne listen e zeze ndodhet edhe nje shkencetar me emrin Fadil Sulejmani. Nuk e njoh por e di se eshte njeri i shkences shqipe, i kultures shqipe. Di edhe se ka vite e vite qe eshte perpjekur per Universitetin e Tetoves. Si shpjegohet nje gje e tille? Si mund te futet ne nje liste te Zeze Fadil Sulejmani dhe te rrije jashte saj Boshkovski? Ose e thene me hapur si mund te futet kultura dhe shkenca ne Listen e Zeze dhe te rrije jashte saj injoranca qe kur ka pushtet kthehet ne terrorizem me emrin Lube Boshkovski qe shqiptareve, vecanerisht atyre qe jane ne qeveri, u kujton Lubotenin apo deklaratat e tij se per kaq apo aq dite do ta beje shkrumb e hi Haracinen.
Shkenca dhe terrori. Shkenca nen emrin Fadil Sulejmani ne Listen e Zeze te ish-fizikantit Solana, ndersa terrorin nen emrin Lube Boshkovski ne Listen e Bardhe te ish-fizikantit Solana. Ky eshte mjerimi i politikes qe synon ta besojne shqiptaret. Dhe ne fund te Listes nje arsye bajate, e neveritshme dhe fyese per shqiptaret. Keta te dhjete midis tyre edhe shkencetari Sulejmani na pengokan Marreveshjen e Ohrit!! Njesoj sikur te shikonim nje film ameriakn me dhjete Rambo!
Se kush po pengon zbatimin e Marreveshje se Ohrit, ajo dihet. Suksesi apo deshtimi i saj nuk varet nga nje liste cinike, por nga qeveria dhe shteti i Maqedonise. Ata kane ne dore si suksesin ashtu edhe deshtimin e saj. Zevendeskryeministri Musa Xhaferri apo Kryetari i BDI Ali Ahmeti cdo gje mund te kishin toleruar. Por kurressi perfshirjen e shkences shqiptare ne Listen e Zeze te ish-shkencetarit Solana. Ish-pedagogu dhe tani deputeti Fazlli Veliu cdo gje mund te kishte pranuar, por jo zezimin e kolegut te tij qe ne thelb eshte zezimi i kultures shqiptare. Te jesh i besuar se ke ndryshuar mentalitet nuk do te thote te heqesh dore nga dinjiteti kombetar. Shqiptaret ne Maqedoni dhe pastaj ne Europe duhet te integrohen si popull dhe jo si banore.
marrë nga kohajone.com
Sa jnë duke reaguar dhe sa duhet të reagojnë intelektualët dhe politikanët shqiptar?
Mendoj se duhet një reagim më i madh i intelektualëve shqiptar në lidhje me këtë çështje dhe të mos ndodhin gjëra të tilla më në të ardhmen.
Tung
Krijoni Kontakt