Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Dhi e zgjebosur por bishtin perpjete.

    Shekulli
    ----------------
    Maturantėt, sa shumė shpenzime pėr njė ditė. "Matura njė herė vjen nė jetė"


    Mbrėmja e maturės, prindėrit nė borxhe


    ELBASAN - "Im bir mė kėrkoi plot 400 mijė lekė tė vjetėr pėr mbrėmjen e maturės dhe unė pasi u "dorėzova" vendosa tė marr borxh". Kėshtu rrėfehet Drita, nėna 38- vjeēare, qė dje pagoi edhe 20 mijė lekėt e fundit qė i duhen tė birit pėr mbrėmjen e madhe. Matura mbaroi dhe tė gjithė janė gati. Por qė tė kremtohet sa mė bukur dhe sa mė kėndshėm, duhen para. E kėto vetėm prindėrit mund tė t'i sigurojnė. Arbeni, 18 vjeē, nga shkolla "Kostandin Kristoforidhi", pranon se nuk ka shpenzuar kurrė mė parė kaq para, por "nuk jam vetėm unė, mė vjen zor tė jem larg shokėve". Ai tregon se, pėr tė blerė kostumin qė do tė vishte vetėm njė herė nė mbrėmjen e maturės, pagoi 220 mijė lekė. "Kishte dhe me 170 mijė, por e doja me zinxhir, kėshtu qė pagova diēka mė tepėr". Por, bashkė me kostumin, duhej dhe njė kėmishė, 25 mijė lekė e njė palė kėpucė mondane, 80 mijė lekė. Pėr tė pėrfunduar me kravatėn pėr tė cilėn u dhanė jo mė pak se 12 mijė lekė. Ndėrsa Genta nga "Dhaskal Todri" pohon se pėr tė blerė njė fustan dhe aksesorė tė tjerė iu deshėn 200 mijė lekė, pa llogaritur edhe kėpucėt e shpenzime tė tjera. Arbeni e Genta, si dhe shumė tė tjerė, pranojnė se kėto para janė shpenzim "i tepėrt" dhe vetėm pėr njė natė, por shtojnė se "dhe matura njė herė vjen nė jetė". Dy ditė mė parė, nė teatrin "Skampa", qindra maturantė tė shkollave tė mesme tė qytetit, nė prani edhe tė prindėrve, morėn diplomat duke "dalė nė jetė", siē u pėlqen tė thonė. Dhe tė nesėrmen, nė njė lokal nė periferi tė qytetit, ku i priste edhe njė pishinė e ngrohtė, dhjetėra prej tyre u dyndėn nė tė duke kaluar njė mbrėmje dhe natė non stop mes shokėve, shoqeve, por dhe njė numri tė vogėl mėsuesish. "Ata (mėsuesit) e dinė mirė qė "u ka rėnė pushteti", kėshtu qė mbyllėn njė sy dhe nuk na thanė kurrgjė. Pimė dhe u gėzuam duke pritur me padurim tė nesėrmen". Kjo, jo se e nesėrmja do jetė pushim apo gjumė. Njė traditė e re ka hyrė. Menjėherė pas mbrėmjes sė madhe, autobusėt u mbushėn me maturantėt qė "flakėn" kostumet luksoze dhe iu drejtuan detit. Sikurse shprehen maturantėt, tani menjėherė pas mbrėmjes sė maturės, tė rinjtė i drejtohen plazhit vetėm pėr njė ditė. Pėr t'u kthyer nė mbrėmje e "pėr t'u parė kushedi se kur". Njė pjesė e mirė e nxėnėsve pohojnė se nuk shpresojnė tė mbajnė lidhje tė forta si mė parė, ndonėse me njė-dy prej tyre pėr vetė afėrsinė nė lagje, mund tė jenė shokė nė vite. Ndėrsa, kur i pyet sesi kanė qenė katėr vitet nė lėmin shkollor, parapėlqejnė mė shumė tė flasin pėr kujtime dhe gafa tė jetės shkollore. Megjithatė, sidomos gjimnazistėt, theksojnė se kanė dalė me nota tė mira, pasi edhe kėrkesa e llogarisė nė to ėshtė mė e lartė. Kėshtu njė "lumė" tė rinjsh lanė bankat e shkollave duke projektuar tė ardhmen e tyre. Tani ata janė mes dilemės, nėse do t'i drejtohen auditorėve apo do tė zgjedhin diēka tjetėr larg arsimit pėr tė ardhmen e tyre. Gjithsesi, dėshira e pjesės mė tė madhe tė tyre ėshtė tė shkojnė nė universitet, paēka se vetėm njė pjesė e vogėl do tė fitojnė konkurset.
    Soni Kurani
    --------------------------

  2. #2
    Audio Engineer Maska e KACAKU
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    599
    Une e kam bere mbremjen e matures me 1998 dhe nuk kemi shpenzuar shume,megjithese besoj se deri tani eshte mbremja kampione ne shqiperi,pasi kishim te ftuar,Gjergj Jorgaqin,Bleona Qerretin,Dashnor Dikon,Ceken dhe ca kengetare te tjere,qe nuk i mbaj mend mire.Rreth e rrotull turizmit te Beratit ishte policia me maska,se ne ate kohe ishte pak e rrezikshme te festoje naten.

  3. #3
    ALBVIRTUALI Maska e The Dardha
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    439

    Te mbahet mend??

    O Kacako te mbahet mend kur u carmatosem para se te hynim ne mbremje. lol
    C'ESHTJA SHQIPTARE MBI TE GJITHA

  4. #4

    hahahaha

    o the dardha u carmatosem the???? nga njera ane gocen qe kishim per mature nga ana tjeter pistoleten..e pseee na afrohej ndonje thua??? -bahhh kur kercenin ciftet te gjithe mbanin distanca, se mos preknin pa dashje ke fustani ndonjeres !!! :P:P:P

  5. #5
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Nje nxenesi qe e ka perfunduar maturen me rezultate te shkelqyera nuk mund t`i thuash "dhi e zgjebosur". Per kete femije do te shpenzoja shume sepse e meriton. Ne nje rast tjeter nuk e di se si do te veproja.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  6. #6
    Rrofte Shqiperia! Maska e E1m9m8m2A
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    45
    Edhe mbremja e matures e imja ka qene shume fantastike sepse ishte hera e pare qe i gjithe grupi jone i shoqerise kalonte nje mbremje taman te gjithe se bashku per nje nate te paharrueshme.

    Une kam qene ne Maturen e 2001 dhe e kemi festuar tek "15 kateshi" i famshmem ne Tirane . E vecanta ishte se shumica e shokeve dhe shoqeve tona u larguan per studime jasht shtetit dhe ishte nata e fundit per te gjithe sebashku.Tani kemi mbetur nje grup shume i vogel qe mbajme kontakte dhe qe takohemi pasi jemi ketu ne Itali te gjithe ....
    Nejse ... aman mos na sillni ndermend keto kohe .....
    Do as you wuold be done by!

Tema tė Ngjashme

  1. Ku eshte (jane) problemi (problemet)
    Nga ahmetajs nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 13:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •