Për disa kohë më 1830-ën, qyteza e Sea Bright ka pasur fillesat e saj modeste nën emrin Nauvoo, një fshat me kasolle peshkatarësh të vendosura përgjatë bregdetit oqeanik nëpër kodërzat ranore. Një shekull e gjysmë më pas, një fazë e re është duke startuar nëpër kodërzat ranore të Sea Bright-it me ndërtimin e 20 ndërtesave të reja që vlerësohen nga $1.8 milion deri në $3.7 million (USD).
"Kara Homes" një shoqëri ndërtimi e themeluar në East Brunswick, ka vendosur të ndërtojë një "Brez Milionerësh," thotë presidenti i Kompanisë Zudi Karagjozi. Ai tashmë është duke promovuar si fillim ndërtimin disa shtëpive të standardit më të lartë të mundshëm në bregdetin oqeanik të Nju Xhersit, vetëm 45 minuta larg nga Manhatani me një udhëtim me anije.
Z.Karagjozi thotë se atij i pëlqen të mendojë për projektin si për një rilindje të Sea Bright-it të periudhës së elegancës së tij më të shkëlqyeshme të fundit të viteve '800, kur emra të mëdhenj të kohës si Alfred Gwynne Vanderbilt, William Nelson Cromwell, Sir Thomas Lipton, i famshëm për garën e Kupës së botës me kuaj - të cilët veronin atje, duke zhvilluar festime "chik" siç ishte e përvitshmja garë e karrocave me kuaj që zhvillohej nga Sea Bright-i deri në Long Branch.
Prej 1870-ës, hekurudha kaloi mespërmes kësaj qyteze të vogël e cila kufizohet nga Oqeani Atlantik nga njëra anë dhe nga Lumi Shrewsbury nga ana tjetër. Bregdeti i Sea Bright-it e cila është në gjysmën jugore të gadishullit Sandy Hook, ka qenë blerë fillimisht prej ndërtimtarëve të parë, të cilët erdhën nga Rumson dhe Long Branch për t'i zbutur e rregulluar pak kodërzat ranore me ndërtesa të mëdha të stilit "Viktorian" dhe hotele të mëdha luksoze.
Mëse gjysma e hoteleve të mëdha që dikur ngriheshin në këtë bregdet, tashmë janë zhdukur, sipas historianit të Monmouth-it, George H. Moss Jr., i cili ka rrëmuar mes rrënojave të tyre për të gjetur të dhëna të së shkuarës. Megjithatë në Sea Bright ka ende shtëpi të lezeçme dhe hotele, natyrisht, por z.Moss pranon se duke qenë fqinj me Ramson-in dhe Monmouth-in, qytezës i kishte ikur prej kohësh ekskluziviteti i shkëlqimit qytetar.
Z.Karagjozi dhe arkitekti i tij William Tagland, i njohur për punimet e tij në Long Beach Island, thonë se bashkësia e re që ata do të ndërtojnë, do të rrezatojë padyshim atë që është në qytetet më pasanike.
"Kur ka qenë hera e fundit që ju keni dëgjuar për shtëpi buzë detit, të cilat arrihen vetëm në 45 minuta prej Nju Jorkut?" pyet z.Karagjozi. "Kjo do të bëhet një zonë e madhe, ku çdonjëra do të ketë pamje të mrekullueshme dhe shërbime të shkëlqyeshme për dëfrim dhe qetësim."
Z.Karagjozi e pikturon Sea Bright-in potencialisht si një "new Hamptons" e cila do të na ofrojë një alternativë ndaj udhëtimeve të famshmeve e të mahnitshme përgjatë rrugëve nga Long Island Expressway të Manhatanit deri në komunitetin e Long Island-it. Udhëtimi për në Sea Bright do të jetë veçse një orë me makinë, thotë ai. Anijet nga Manhatani qarkullojnë mjaft shpesh në rrethinat e Highland, Atlantic Highland and Belford-it.
Z.Karagjozi i cili po e promovon kompaninë e tij përmes një fushate reklamuese në radio dhe televizione, e ka themeluar shoqërinë e tij "Kara Homes" më 1999. Tre vjet më vonë ajo është cilësuar si kompania ndërtuese me rritjen më të shpejtë në gjithë vendin, nga "Bilder Magazine". Vitin e shkuar kompania, sipas kësaj reviste, ishte "Ndërtuesja më e madhe e vitit" e në krye të listës. Z.Karagjozi planifikon ta hapë edhe më shumë këtë kompani vitin e ardhshëm.
Themeluesi i "Kara Homes" thotë se ajo çka kompania përpiqet gjithmonë të bëjë është ndërtimi i zonave, të cilat janë të ndjeshme ndaj komuniteteve fqinje - jo duke i bërë grumbull shtëpitë nëpër trojet e pasuritë e tyre, por duke u përpjekur t'i dizanjojnë ato në mënyrë që të jenë kompatibël me atë që ekzistonte më përpara dhe duke respektuar dëshirat e planet lokale.
Ai thotë se zyrtarët vendorë të Sea Bright-it kanë përcaktuar se sa shtëpi mund të ndërtohen në trojet e bregdetit, i cili ka qenë i zënë më parë nga Tradewinds Beach Club, që do të shkatërrohet tërësisht. Ata kanë aprovuar gjithashtu planvendosjen dhe dizajnin, thotë z.Karagjozi.
Ndërtimi i pandërprerë i vilave, që do të quhen Tradewinds at Sea Bright, është përcaktuar të fillojë brenda muajit, me hapjen e themeleve fill pas pastrimeve të radhës, thotë ai. Çdo shtëpi do të ndërtohet në një sipërfaqe prej një çerek akre, thotë z.Karagjozi dhe shtëpitë do të variojnë nga 3.500 deri në 5000 këmbë katrore, me 4 deri në 6 dhoma gjumi, 4 deri në gjashtë banjo, garazh për katër makina, dhe të vendosura në tri kate, të cilat na sigurojnë një sipërfaqe prej 1500 këmbë katrore territor rrotull shtëpisë.
Z.Tagland thotë se ai i ka dizanjuar shtëpitë në një stil që të ndërmend atë viktorian të Mbretëreshës Ana, me modifikime të cilat avantazhojnë pamjen e detit dhe dritën e diellit. "Dritare deti dhe dyer franceze - në krahun ku pamja është përballë oqeanit, ne përdorim maksimumin e mundshëm të xhamit," thotë z.Tagland. "Në krahun e rrugës, shtëpitë janë më tepër të stilit historik - megjithëse nuk janë të një arkitekture tip fasadë. Ne mendojmë për secilën faqe në konceptin e së tërës."
Z.Moss, historiani 81-vjeçar, i cili ka pasur të afërm të vet në Sea Bright dhe mund të kujtojë kohën e fëmijërisë kur vizitonte hotelet e vjetra përrallore si psh., "Pannaci" i famshëm për kuzhinën e tij evropiane të jazhtëzakonshme, thotë se stili në ato ditë të shkuara ka qenë "manjifik dhe mjaft komod".
Zudi Karagjozi, "ndërtuesi i ri" i Amerikës
Prej 22 vitesh drejton kompaninë "Kara Homes" themelues i së cilës është po ai. Është shqiptar i brezit të parë në SHBA, djali i Agim Karagjozit, kryetarit të Shoqërisë "Vatra". Kompania e tij ka bërë ndërtimet më prestigjoze në New Jersey dhe zona të tjera afër New York-ut. Vitin e kaluar kompania e tij sipas revistës "Builder" ishte e para në SHBA për nga ritmi i fitimeve të arritura dhe bilanci vjetor. Ai është po ashtu një qytetar shumë i mirë shqiptar, i lidhur me familjen dhe Shqipërinë. Është veprimtar i Këshillit Shqiptaro Amerikan NACC, dhe i përkushtuar në gjithë çështjet e komunitetit shqiptar në SHBA. Ai ka miq disa figura të rëndësishme të politikës amerikane përfshi kongresmenë, senatorë, guvernatorë shtetesh dhe figura të shtypit dhe politikës amerikane.
Krijoni Kontakt