KRUJE
Vrasja barbare dy ditė mė parė e mėsueses Age Luka, banuese nė fshatin Luz tė Fushė-Krujės ka tronditur tė madh e tė vogėl nė gjithė zonėn dhe jo vetėm aty. Mijėra banorė dje kanė marrė pjesė nė ceremoninė e varrimit tė 50-vjeēares e cila u ekzekutua llahtarshėm nga bashkėshorti i saj, Mėhill Luka (e goditi shtatė herė me qytėn e automatikut nė kokė). Menjėherė pas ngjarjes sė dhimbshme, tė afėrmit e autorit tė krimit kanė hapur dyert e mortit. Vaji pėr humbjen e nėnės sė katėr fėmijėve ka prekur skajshėm tė gjithė ata qė e kanė njohur gruan fatkeqe. Nė dhėnien e lamtumirės sė mėsueses sė shkollės tetėvjeēare tė Luzit kanė marrė pjesė jo vetėm banorėt e kėtij fshati, por edhe qindra veta nga fshati fqinj, Bilaj, ku ishte bijė viktima. Tė habitur, askush nuk do ta besojė ngjarjen qė ka ndodhur. Banorėt e dy fshatrave pohojnė se krimi i kryer nė orėt e para tė mėngjesit tė sė dielės i ka shokuar, pasi nuk pritej tė bėhej nė familjen Luka. Kjo pėr faktin se edhe familja e vrasėsit, por edhe familja e gruas sė tij, njihen si mė tė mirat, mė tė arsimuarat dhe mė tė rregulltat nė tė gjithė krahinėn. Ata thonė se edhe Agja, edhe Mėhilli ishin njerėz shumė tė mirė. Vėllai i vrasėsit, Gjon Luka ėshtė ai qė hedh dritė mbi ēudinė e krimit. "Vėllai im ka vuajtur nga ērregullime mendore. Ai ka qenė i shtruar njė herė nė spitalin psikiatrik. Veēse asnjėherė nuk ka shfaqur shenja tė sėmundjes sė tij. Mėhilli atė ditė ka dashur tė vrasė fėmijėt e tij dhe djalin tim. Vetėm Zoti i ka ruajtur". Sipas Lukės, policia do tė zbardhė tė vėrtetėn e ngjarjes.
Krijoni Kontakt