Strehimi, ja cilat familje do tė pėrfitojnė banesa me qera tė ulėt
Pėr blerjen dhe ndėrtimin e banesave pėr tė pastrehėt nė buxhetin e shtetit pėr vitin 2004 janė akorduar 444 milionė lekė
Familjet e pastreha, familjet qė banojnė me qira dhe janė nėn nivelin minimal tė jetesės dhe familjet me njė handikap nė familje pritet tė pėrfitojnė strehim nė banesa me qira tė ulėt nga shteti. Numri i familjeve qė do tė pėrfitojnė banesa sociale do tė varet nga fondi qė do tė pėrcaktojė ēdo vit buxheti i shtetit.
Ministria e Rregullimit tė Territorit dhe Turizmit (MRRTT) ka paraqitur dje projektligjin i cili pėrcakton se si do tė zgjidhet problemi i strehimit. Kėshtu, sipas kėtij projektligji, problemi i mprehtė i strehimit pritet tė zgjidhet duke dhėnė banesa me qira lehtėsuese qė janė nė pronėsi tė shtetit, por qė ndėrtohen nga kompanitė private tė ndėrtimit.
Buxheti i shtetit pėr vitin 2004 i ka akorduar 444 milionė lekė MRRTT pėr blerjen dhe ndėrtimin e banesave pėr tė pastrehėt,- ėshtė shprehur Doris Andoni, drejtoresha e Strehimit pranė Ministrisė sė Rregullim Territorit dhe Turizmit. Sipas saj, projektligji i ri pėr strehimin pritet tė rrisė bashkėpunimin e shtetit, me firmat private pėr ndėrtimin e banesave, tė cilat do tė shiten me koston e tyre tė ndėrtimit. Projektligji ka marrė miratimin nga Kėshilli i Ministrave, por akoma nuk ka njė afat se kur do tė kalojė nė Parlament.
Studimi Profili i vendit nė sektorin e strehimit
Banesat sociale, mirėmbajtja e banesave dhe problemet e bashkėpronėsisė nė banesa janė ēėshtjet kryesore tė identifikuara nga MRRTT qė po diskutohen nė takimin dyditor, i cili organizohet me qėllim zgjidhjen e problemit tė strehimit. Ky studim ėshtė prezantuar nga MRRTT-ja nė bashkėpunim me UNECE (Komisioni Ekonomik pėr Europėn, i Kombeve tė Bashkuara).
Studimi, i hartuar edhe pėr 7 vende tė tjera nė tranzicion, analizon kuadrin institucional, financiar dhe ligjor tė strehimit dhe jep rekomandime tė vlefshme mbi veprimet ligjore, tė cilat duhet tė ndėrmerren nga nivele tė ndryshme pėr adresimin e problematikave tė hasura.
Ky studim ėshtė njė vėshtrim i pėrgjithshėm i sektorit, i cili ėshtė trajtuar mbi pikėpamjen e kuadrit makroekonomik.
Ai pėrshkruan gjendjen e stokut tė banesave ekzistuese, tregun e lirė tė banesave dhe industrinė e ndėrtimit. Pėrshkruan gjithashtu kuadrin ligjor tė strehimit dhe tė fushave qė lidhen me kėtė sektor: planifikimi urban, ligjet mbi tokėn, mbi barrėn siguruese, qiranė, bashkėpronėsinė etj.
Njė pėrbėrės tjetėr ėshtė edhe kuadri institucional, brenda tė cilit vepron sektori i strehimit qė nxjerr nė pah dobėsitė e tij. Element kryesor nė kėtė studim mbetet pėrshkrimi i kuadrit financiar tė strehimit, duke pėrfshirė buxhetin e shtetit, tė njėsive vendore, sistemin bankar dhe atė tė taksave, i cili vė nė dukje dobėsitė e kėtij sektori.
Problemet kryesore qė trajton ky studim
Disa nga problemet mė tė rėndėsishme qė ky studim trajton janė: adresimi i shtresave tė varfra dhe tė prekshme tė shoqėrisė dhe sigurimi i aksesit nė strehim minimal dhe tė pėrshtashėm pėr kushtet e tyre sociale dhe ekonomike. Kėshtu, banesat sociale me qira rekomandohen si instrument i politikave sociale qė strehim. Gjithashtu, problem janė edhe vendbanimet ilegale dhe nevojat pėr adresimin me politika specifike pėr integrimin juridik, social, urban dhe ekonomik tė kėtyre zonave. Njė problem tjetėr i rėndėsishėm ėshtė edhe ai i ēėshtjes sė pronėsisė mbi tokėn, siguria e pronės, regjistrimi, kalimi i pronėsisė sė tokės dhe objekteve publike organeve tė pushtetit vendor etj. Kėtu paraqesin problem edhe mirėmbajtja e banesave dhe problemi i pazgjidhur ende i krijimit tė ansambleve tė bashkėpronėsisė; si dhe dobėsia e sistemit tė kredimit dhe financimit tė strehimit e orientimit tė ndihmės sė shtetit pėr familjet qė nuk janė nė gjendje ekonomike e sociale pėr tė pėrballur ēmimet e tregut tė lirė.
Projektligji
Ja cilat familje mund tė pėrfitojnė shtėpi me qira lehtėsuese
Neni4
1. Familjet qė klasifikohen pėr tu trajtuar me programe sociale tė strehimit miratohen me vendim tė kėshillit bashkiak sipas kritereve tė mėposhtme:
a) Familje qė nuk dispojnė nė pronėsi njė banesė
b) Familje qė dispojnė sipėrfaqe banimi nėn normat e strehimit tė pėrcaktuara pėr atė kategori sociale dhe ekonomike qė bėjnė pjesė kėto familje.
c) Familje qė pėrfshihen nė pikat a dhe b qė kanė tė ardhura tė pamjaftueshme sipas pėrcaktimeve tė nenit 6 tė kėtij ligji
d) Familjet qė kanė ngelur tė pastreha si rezultat i fatkeqėsive natyrore.
2. Adminstrimi i kėrkesave pėr programet sociale tė strehimit dhe caktimi i prioriteteve bėhet nga organet e qeverisjes vendore.
3. Dokumentacioni qė duhet tė paraqesė familja pėr tu strehuar nė banesa sociale me qira dhe afati i paraqitjes sė tij pėrcaktohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.
4. Normat e strehimit sipas pikės pikės 1.b tė kėtij neni pėrcaktohen me Vendimi tė Kėshillit tė Ministrave.
Neni 5
Kriteret e pėrzgjedhjes sė pėrfituesve
Me pėrparėsi klasifikohen pėr tu trajtuar individė ose familje qė kanė specifikat si mė poshtė:
a) Familje tė cilat vėrtetojnė se nuk kanė pėrfituar nga ligji nr.7652,datė 23.12.1992 Pėr privatizimin e banesave shtetėrore;
b) Familje ku kryefamiljari ėshtė grua e ve ose e divorcuar;
c) Familje njėprindėrore qė kanė nė ngarkim fėmijė;
d) Tė moshuar qė kanė mbushur moshėn e pensionit dhe qė nuk pėrzgjidhen pėr tu strehuar nė institucionet publike tė pėrkujdesit shoqėror;
e) Individė me aftėsi tė kufizuara tė cilėt gėzojnė statusin e tė verbrit tė grupit tė parė, tė invalidit paraplegjik ose tetraplegjik, tė invalidit tė punės, tė invalidit tė Luftės Nacionalēlirimitare;
f) Familje me shumė fėmijė;
g) Ēifte tė reja me moshė totale deri nė 55 vjeē;
h) Familje qė kanė ndryshuar vendbanimin pėr efekt punėsimi;
i) Individė mė statusin e jetimit qė nga momenti i daljes nga jetimorja ose pėrkujdesit e deri nė moshėn 30 vjeē.
Krijoni Kontakt