Ledina Ēelo, Bleona Qerreti, Alketa Vejsiu dhe tė gjitha ndėrhyrjet e tyre kirurgjikale
Vajzat e ekranit me operacione plastike
Yllka Parllaku
Ato janė gjithmonė e mė tė pėrfoluara, jo aq pėr arritjet e tyre profesionale sesa pėr pamjen. Divat e ekranit, duke e ditur kėtė dobėsi tė publikut, arrijnė ta shfrytėzojnė fare mirė. Kėtu nuk ėshtė fjala thjesht pėr ndryshimin e veshjes, stilistit personal apo ngjyrės sė flokėve, por pėr njė ndryshim pothuajse revolucionar nė fytyrėn dhe trupin e tyre. Duke ju nėnshtruar operacioneve plastike, tashmė edhe shumė personazhe tė famshme shqiptare kanė pėrmirėsuar pamjen e tyre tė jashtme. Arsyet janė tė shumta. E bėjnė pėr tė sfiduar konkurrentet, pėr ti rezistuar kohės, pėr tė qenė nė qendėr tė vėmendjes, pėr tju paraqitur adhuruesve nė mėnyrė sa mė etike dhe pėr tė arritur pėrsosjen e bukurisė sė pavdekshme. Midis tyre mund tė pėrmendim Ledina Ēelon, Bleona Qerretin dhe Alketa Vejsiun. Pėr tė mos lėnė pas edhe njė grup personazhesh qė nuk pranojnė se i janė nėnshtruar operacioneve estetike. Kohėve tė fundit operacionet plastike janė bėrė aq tė zakonshme dhe tė modės, edhe pėr njerėzit e zakonshėm, aq sa nuk i lėnė vend njėri-tjetrit. Publiku kureshtar ėshtė i pari qė pėrhap thashethemet, duke i detyruar mė nė fund VIP-at qė tė dorėzohen e tė pranojnė zbukurimet e bėra nga bisturia. Shumica prej tyre dalin hapur ndaj kėtyre ndėrhyrjeve kirurgjikale tė bukurisė, si njė obligim qė ata kanė ndaj fansave dhe publikut. Duke qenė njė imazh publik ėshtė e nevojshme tė jesh sa mė i pranueshėm dhe estetik.
Pėr njė hundė mė tė bukur
Midis personazheve tė famshme shqiptare, operacioni plastik mė i shpeshtė ėshtė ai i hundės. Ledina Ēelo, Bleona Qerreti, Jonida Maliqi, Alketa Vejsiu dhe sė fundmi Ēiljeta Ēilaga janė vajzat qė kanė pranuar se kanė lėmuar paksa dhe kanė zbukuruar formėn e hundės sė tyre. Ledina Ēelo ėshtė ndėr tė parat qė i ėshtė nėnshtruar njė operacioni plastik nė hundė, tė kryer nė vitin 1997 nė Tiranė. Ėshtė e vėrtetė qė kam bėrė njė ndėrhyrje kirurgjikale nė hundė. Gjithēka tjetėr e imja ėshtė e paprekur, ka deklaruar ajo para disa muajsh. Nė kėtė mėnyrė ajo ka hedhur poshtė edhe zėrat se midis tė tjerash bisturia ka ndėrhyrė nė gjoksin dhe buzėt e saj. Ėshtė thėnė se gjoksin e kam rritur me silikon, por nuk ėshtė aspak e vėrtetė, ka thėnė Ēelo. Ajo ka deklaruar gjithashtu se ndoshta sė shpejti do tė bėjė njė ndėrhyrje me silikon apo njė ndėrhyrje tė dytė nė hundė pėr ta bėrė mė tė bukur. Bleona Qerreti ėshtė njė tjetėr kėngėtare qė ka mahnitur sė fundmi tė gjithė me pamjen e saj. Vetėm hunda ka ndryshuar tek ajo? Ndėrhyrjen e parė ajo e bėri para disa vitesh nė Tiranė, ndėrsa tani ka zgjedhur klinikat e huaja. Pėr tė vazhduar mė pas me dy diva tė tjera tė ekranit, siē janė Alketa Vejsiu dhe sė fundmi Ēiljeta Ēilaga. Pėr prezantuesen Vejsiu u desh tė kalonte shumė kohė qė ajo tė aprovonte ndryshimin estetik qė kishte bėrė nė fytyrėn e saj. Nė fund, para valėve tė komenteve ato tė gjitha dorėzohen. E pėr tu shfajėsuar thonė se kanė pasur mish tė huaj nė hundė dhe meqenėse ishte rasti, pėrse tė mos bėnin edhe disa zbukurime. Zbukurime tė cilat kanė nisur pothuajse dy shekuj mė parė dhe tashmė janė bėrė tepėr normale e tė pranueshme nga e gjithė bota.
Epoka e operacioneve plastike
Operacionet kozmetike janė njė mani shumė popullore, siē vėrtetohet edhe nga 11.9 milionė ndėrhyrje plastike tė bėra nė Shtetet e Bashkuara vetėm gjatė vitit 2004. Sot nė botė operacionet plastike mė tė pėrhapura janė ato tė barkut, kapakėve tė syrit, gjoksit, heqja e dhjamit, pėr tė vazhduar me hundėn, veshėt dhe mjekrėn.
Ledina Ēelo
Ajo ėshtė shprehur se nė trupin e saj gjithēka ka ndryshuar duke u marrė me fitnes. Diēka qė jua rekomandon tė gjitha femrave. Kėngėtarja Ledina Ēelo ka pranuar se hunda e saj nuk mban mė tė njėjtin identitet dhe mund tė ripėrmirėsohet nė tė ardhmen. Por thotė se trupi i saj ėshtė pa silikon, por nuk ka frikė tė pranojė qė ndoshta mund tė bėjė edhe njė ndėrhyrje kirurgjikale nė gjoks nė tė ardhmen. Por, me gjithė tė qenit njė e gjatė kilometrike, me flokė dhe imazh joshės, ajo nuk ka se si tė mos e mbushė skenėn, me ose pa tė tilla operacione. Pėr ēdo personazh qė ėshtė gjithnjė nė qendėr tė vėmendjes, tė qenit nė radhė tė parė femėr dhe e bukur nuk ka asnjė arsye pėrse njė rrumbullakosim formash tė fytyrės apo trupit tė humbasė ēdo vlerė.
Jonida Maliqi
Nė festivalet e fėmijėve ajo ishte pakėz e shėndoshė. Por spikatej dėshira pėr tė qėndruar nė qendėr tė vėmendjes. Sot ajo ja ka arritur kėtė mė sė miri. Jonida Maliqi ka rreth 15 vjet qė njihet me skenėn dhe mė mirė se kushdo tjetėr i njeh kushtet qė tė imponon ajo. Dhe Jonida ka ditur mė sė miri qė ti pėrshtatet sot dhe madje tė shfrytėzojė prej tyre. Sa herė qė nė skenė do tė dėgjohet emri i saj, kushdo e kthen kokėn pėr tė parė ndryshimin e saj tė radhės, si ėshtė veshur apo ēfarė na ka sajuar tani. Njė stil, tė cilin e ka bėrė totalisht tė vetin, duke u shfaqur gjithmonė ndryshe dhe ekstravagante.
Tirana_Observer.
Krijoni Kontakt