Gazeta Shqiptare shkruan:
---------
REPORTAZH/NE PUNISHTEN SEKRETE AFER QENDRES
Njė fillim i ri pėr viktimat e trafikut
Genesis, aty ku vajzat bėjnė ėmbėlsira e sanduiēe
----------------------------------------------------------------
Odeta Halili
TIRANE
Diku, 500 metra larg qendrės sė Tiranės, nė njė nga qoshet e rrugicave hėm tė shtruara, hėm me baltė e guralecė dhe ndonjė gropė uji, pamje e zakontė e rrugėve tona, ndodhet njė "strehėzė" e bardhė njėkatėshe qė, nė dukje s'do shumė mend tė merret vesh se pėr ēfarė shėrben. Pėr njerėzit qė baresin atypari dhe qė ndjejnė t'u shpojė hundėt njė erė e kėndshme petėsh tė pjekura, ajo pėrfaqėson njė punishte ėmbėlsirash, nga ato qė gjen rėndom rrugėve tė Tiranės. Pėr tė tjerėt, ata qė ndajnė orėt duke numėruar petat e sanduiēėt aty brenda dhe ndonjė vizitor i rrallė i kėtyre ambienteve, ajo ėshtė "Genesis" (gjeneza), sekreti i fillimit tė njė jete ndryshe pranė njerėzve
Vajzat
Ne i gjetėm dje nė njė nga ditėt e zakonshme, me duar me brumė e duke numėruar kroasantėt e vegjėl, me kupat e ėmbėlsirave aty pranė, picat e shtruara dhe "gojėt" e hapura tė furrave qė prisnin tepsitė e radhės. Ne takuam tre nė turnin e paradites, por ato bėhen gjithsej 10 vajza, tė gjitha pa mbushur tė 20-at. Nė kėtė punishte erėmirė qė furnizon nga lokalet mė nė zė e deri dyqanet pranė gjimnazeve, kėto vajza nuk i bashkon thjesht tetėorėshi i punės, as vitet e njėjta mbi supe. Para kėsaj ato kanė historitė e ngjashme, gjė qė i ka pėrcjellė nė kėtė kthinė tė kryeqytetit dhe dėshira pėr t'i harruar Kėto vajza janė shfrytėzuar vite tė tėra nė rrugėt e Europės dhe kėta pak muaj qė gatisin menutė e drekave, darkave e kokteileve tė Tiranės janė sprova e madhe e rikthimit Veshur me bluza tė bardha e kapuēė, tė qeshura dhe simpatike, asgjė nuk i dallon sot nga bashkėmoshataret qė rendin me ēanta nė shkolla e kanė 1.000 ėndrra, veē faktit qė vajzat tona nė "Genesis" punojnė dhe mendojnė mė pak pėr mėsimet. Megjithatė nuk mund tė mos pohojnė se ndoshta njė mėngjes mund t'i gjejė prapė nė rrugėn drejt shkollės
Genesis
Pastasfolia, sanduiēe e kroasantė, menuja nuk ndryshon shumė nė ditėt qė ndjekin njėra-tjetrėn. Tė shumtėn e rasteve atyre iu duhet tė ngrohin e tė pjekin produktet e ngrira, por dhe kur shija u besohet tėrėsisht recetave tė tyre, kjo gjė s'u duket mė e vėshtirė. Eksperienca e kėtyre muajve u ka vlejtur. Siē shprehen, s'prish ndonjė punė tė madhe se pajisjet dhe makineritė s'janė tė markės sė fundit dhe kanė mbėrritur tė pėrdorura nė punishte. "Pėr ne ėshtė e rėndėsishme qė ua kemi marrė dorėn, qė punojmė me dėshirė e qė kalojmė kėtu njė pjesė tė mirė tė ditės, pa u mėrzitur", thonė vajzat qė mbrėmja i gjen nė shelter-at, ku kanė ngrysur muajt e fundit. Ato punojnė dhe paguhen, siē ndodh nė botėn e biznesit. Pakėz mė ndryshe kėtė herė, kur para bilanceve ekonomike llogariten pėrfitimet sociale.
IOM
Ky biznes i mirėfilltė social zuri fill verėn e vitit tė shkuar, kur u pre shiriti i inaugurimit bri pallateve, qė s'e dinė misionin e vėrtetė tė shtėpizės sė ulėt nė oborr tė tyre. Tė ftuarit qė e pėrshėndetėn kėtė nismė tė IOM-it nė Tiranė, ambasadorė e personalitete shqiptare shijuan tė parėt produktet e Genesis, "artin e bardhė" tė tė gatuarit me qėllimin e tij tė dyfishtė. Drejtoresha e Genesis, sqaron se pėr tė siguruar pėrditshmėrinė e kėtij biznesi, i pari i kėtij lloji nė vend, janė dashur kurse intensive pėr tė trajnuar kandidatet, ndėrsa gjithēka tjetėr ka qenė rutina e zakonshme e njė aktiviteti. Pėrfaqėsues tė IOM-it theksojnė gjithashtu se nisma nuk do tė kishte qenė e realizueshme pa dhuratėn bujare tė qeverisė australiane, hollandeze, norvegjeze e angleze dhe pa mbėshtetjen e komunitetin italian tė biznesit, qė krijuan lehtėsirat pėr makineritė dhe pajisjet e tjera tė domosdoshme.
Genisis, pas dy javėsh edhe njė dyqan artistik
Arti i "Genesis" do ngjante pėrgjysmė nėse s'do pėrmendnim surprizėn e ditėve tė ardhshme: Njė dyqan me punė artistike, qėndisma, mbulesa me lajlelule, ēentro e jastėkė tė vegjėl, piktura e tablo artistike me korniza, varėse, byzylykė, gjithēka e realizuar nga vajzat e rehabilituara. Drejtoresha e projektit sqaron se kjo nismė do tė realizohet brenda dy javėsh. Pas kėsaj kohe vargut tė dyqaneve me suvenire tė Tiranės do t'u shtohet njė tjetėr emėr, pse jo, "Genesis", emėr qė e kemi hasur dhe mė parė nė rruėgn e artit, muzikės ndėrsa dėgjojmė kėngė tė dekadave tė shkuara tė realizuara nga grupi me tė njėjtin emėr. Pakėz mė vonė do tė ēelet njė sallon bukurie, personazhet e tė cilit do tė jenė po vajza tė asistuara nga IOM, qė dinė tė trajtojnė fytyra e tė modelojnė flokėt, por kjo do tė shtyhet nė kohė dhe hė pėr hė nuk mund tė thuhen afate konkrete. E rėndėsishme ėshtė qė vajzat tė gjejnė veten dhe "Genesis", t'u shėrbejė pėr ta hedhur pas krahėsh tė kaluarėn
---------------
Koment...
Pra ju Tutore mos u hutoni.. Odeta Halili ju a tregon kte sekret se ku fshihen ca vajza te mjera qe duan te fillojne nje jete tjeter.. Ne se nuk e gjeni kte vend "sekret" ku strehoen e punojne kto vajza me ane te pershkrimit te hollesishem te Odeta Halilit athere Odeta ju ofron dhe nje te dhene tjeter.. ate qe ju Tutoret edhe me ane te eres se byreckave mund ta gjeni strehezen.. e po sju doli kjo ajo ju tregon dhe se pran kujt pallati ndodhet Streheza e ktyre qyqareve..
Pra tutor te nderuar ska sekret qe nuk ju a tregojme..mos u lodhni ju me Benzat tuaj..Odeta Halili ju sherben..
rrofsh moj odeta mafioze..
..
Krijoni Kontakt