Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Filmi “Monster” – Nga vrasese ne viktime!

    Po lexoja sot nje artikull mbi filmin “Monster”, shkruar nga Sue Russell (gazetare e lire ne Los Angeles). Per ata qe nuk e dine filmi Monster eshte filem I “bazuar” mbi historine e vertete te Aileen Wuornos, lindur ne Michigan te SHBA, luajtur ne filem nga Charlize Theron, e cila fitoi nje Golden Globe per kete rol dhe eshte tani ne kandidatet per Oscar, si aktorja me e mire e vitit.

    Shqetesimi qe Russell shpalos ne artikull eshte se ne te vertete Wuornos ishte pergjegjese per vrasjen e shtate burrave ne Florida, gjate viteve 1989-1990 (vrasje te cilat i pranoi) dhe si rrjedhoje u ekzekutua ne vitin 2002, ndersa filmi e nxjerr si viktime te personave te cilet ajo ka vrare. Russell ka studiuar jeten e Wuornos qe nga viti 1991 dhe sipas saj edhe pse jeta e Wuornos eshte pa dyshim nje jete e tronditur dhe fatkeqe ajo perseri eshte vrasesja e shtate veteve, te cilet ajo i ka vrare me paramendim dhe sic tregohet nga provat e policise disa prej tyre i ka vrare nga mbrapa dhe kur ajo vete pranon se burrat nuk kane qene abusues ndaj saj (madje njeri prej tyre nuk ka dashur te kryeje marredhenie seksuale me Wuornos – sic ka shpjeguar ajo gjate seancave gjyqsore).

    Wuornos lindi dhe u rrit ne Troy, Michigan me gjyshin dhe gjyshen pasi e jema e braktisi ne moshen dy vjecare. Filloi te shiste trupin rreth moshes 11-12 vjecare dhe si rrjedhoje gjate jetes se saj ishte perdhunuar shpesh here; si shume prostitua te tjera. Filmi e nxjerr qe Wuornos eshte detyruar te vrase per shkak te perdhunimit dhe si ajo vete ka pohuar, ne te vertete ajo ka vrare per te mos lene deshmimtare pas vjedhjeve te saj.

    Ne filma te tjere te bazuara ne histori te verteta (si filmi i John Kennedy dhe Malcolm X) Hollywood ka “shtremberuar” perseri te verteten per te kenaqur keshtu shikuesin, e per te na dhene ne nje menyre ate cfare donim te shikonim dhe jo cfare ndodh ne te vertete.

    Sue Russell ka pasur disa kontradikta me drejtuesen e filmit “Monster”, Patty Jenkins dhe ndoshta ky si artikull mund te merret dhe si “hakmarrje” intelektuale midis Jenkins dhe Russell. Megjithate per mendimin tim kur njerzit arrijne shpenzojne aq shume kohe dhe lek ne realizimin e filmave te bazuara ne histori te verteta do te ishte mire te shihej fytyra e reale e se vertetes, sidomos kur behet fjale per femren e pare te denuar (SHBA) me vrasje.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256

    Re: Filmi “Monster” – Nga vrasese ne viktime!

    Postuar më parë nga Fiori
    Po lexoja sot nje artikull mbi filmin “Monster”, shkruar nga Sue Russell (gazetare e lire ne Los Angeles). Per ata qe nuk e dine filmi Monster eshte filem I “bazuar”
    ne NBC, jenkins tha qe filmi NUK eshte Dokumentar..po Fiction....

    interpretimet jane mese te lira....

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Nuk e di nese pas debateve, kane ndryshuar titrat e filmit por si fillim, filmi hapej me shprehjen :

    "Based on the true story of the "first woman serial killer" Aileen Wuornos"

    Tek kjo shprehje bazohet Russell dhe te tjere pas saj me sa kam lexuar.



    Po ta mendosh thelle i gjithe diskutimi eshte pak si "Bishti i dhelpres" por dhe nga ana tjeter ka njerez qe ju eshte ndryshuar jeta komplet nga Aileen Wuornos dhe ndoshta nuk eshte e lehte ti lesh gjerat pa diskutuar kur ato kane lidhje drejtperdrejt me ty.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    edhe ne "Dead man walking" shume jete u ndryshuan...nje gje e mire e fiction-et eshte qe te hap mendjen dhe perceptimet, dhe te ben te mendosh pertej barrierave te paragjykimeve te menjehereshme..

    shprehja "walk a mile in my shoes, than talk about me" shkon per kete subjekt...pse kinemaja u jep nje tjeter pikpamje, e kap nga nje tjeter kendveshtrim kjo nuk e ben ate te keqe, jo per dike me mendje te hapur dhe gjykim te shendoshe..nese ti e shef si shtremberim te se vertetes dhe fakteve, well, ky eshte interpretimi yt

    nuk te ben dem te mesosh me teper per psikologjione e krimineleve te lindur apo atyre te bere...debatet sentimentale jane pjese e medias ne amerike...ti zgjedh te marresh cfare te intereson, dhe sigurisht qe interesat jane te ndryshme
    TBD

Tema të Ngjashme

  1. Alexander Litvinenko - hero, viktime, apo tradhtar?
    Nga Dageus në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 28-03-2013, 07:17
  2. Viktimë e fjalës së dhënë
    Nga hope31 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 09-11-2006, 12:22
  3. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-06-2004, 06:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •