Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13
  1. #11
    Per cilen dhimbje beni fjale? Ate fizike apo ate shpirterore?
    Nese flisni per te dyja, i egzaminoni secilen vec e vec apo te dyja se bashku? Mos e keni fjalen per vuajtjen?

    Mua me pelqen ti nis problemet nga fundi per te tentuar mberritjen ne krye.

    Postuar mė parė nga Albo
    Nga dallon i dituri nga budallai kur te dy nje dite vdesin?
    A mund te dali kush e te thote se ai e ka shtuar jeten e tij qofte edhe 1 minute me diturine e tij?

    Budalla eshte femija qe nuk di asgje nga jeta apo shkenca, por kjo nuk e pengon aspak femijen qe te jetoje i lumtur. I ditur eshte plaku qe ka mbi supe eksperiencen e nje jete te tere. Deshira e plakut eshte nje dhe e vetme: sikur te ishte edhe njehere femije.

    Albo
    Kam pershtypjen se budalla nuk eshte i padituri. Budalla eshte ai qe nuk arrin dot te shfrytezoje me sukses dijen qe ka ne dispozicion per te arritur synimin/et qe mund te kete. Me sa dime dija vjen nga eksperienca por vjen dhe nga arsyetimi ashtu sic e sjell Kanti vec me logjike e arsyetim pa i perjetuar gjerat fare.
    Ndersa perkufizimi shkencor : Dija eshte rezultati pskilogjik i perceptimit, mesimit dhe arsyetimit.
    Gjithsesi c'lidhje ka jetegjatesia me vuajtjen ne krye te temes?
    Po ashtu per femijen mund te thuhet se eshte "i paditur" por jo budalla. Une ne fakt do thosha me pak i ndergjegjshem. Sidoqofte s'ka shume rendesi ne lidhje me rolin e vuajtjes ne krijimtarine e individit.
    Kurse radhet e fundit per te cilat shkruan me sollen ndermend fjalet e shkrimtarit te famshem irlandez Samuel Becket : "Mbase vitet me te mira jetes sime kane ikur, por nuk i dua mbrapsh, jo me kete zjarr qe me vlon ne gji!"



    Nje fushe nga do kisha deshire ta filloja zhvillimin e kesaj teme eshte antropologjia. Eshte fakt shkencor tashme qe vuajtja i zgjat njerzit. Po, po i ben me shtatlarte. Jane kryer eksperimente dhe vezhgime masive me femije ne te gjitha llojeve te shoqerive njerzore (qe nga vendet e qyteteruara deri te fiset indigjene) dhe kane zbuluar se femijet qe perjetonin dhimbje, vuajtje, jete te veshtire apo humbje te nje njeriu te dashur zgjateshin fizikisht me shume se bashkemoshataret , nuk e mbaj mend mire ne ishte 2 inch apo 2 cm por ky tashme eshte fakt shkencor. Se si funksionon ende kjo pune nuk dihet por ama rezultatet jane bere te ditura dhe eshte fakt. Ata qe perjetojne nje femijeri te vuajtur jane me shtatlarte se bashkemoshataret. Per mua ky fakt eshte teper intrigues ne disa kendveshtrime...
    Meqe ra fjala, di gje njeri sa i gjate ishte Nicja? lol

    Meqenese ky eshte fakt shkencor dhe nese deshironi ta pranojme at'here kjo eshte nje pikenisje interesante per vijimin e debatit.
    Mund te egzaminojme plot figura te njohura per krijimtari dhe duke ditur shtatlartesine e tyre mund te spekullojme jo pak mbi rolin e vuajtjes ne krijimtari.

    Intriguese e?

  2. #12

    i dituri, nuk kerkon kenaqesite, por mungesen e dhimbjes

    Bota ku jeton gjithesecili, varet ne radhe te pare, nga menyra vetjake e te kuptuarit te saj, e cila perputhet me karakteristikat subjektive te c'dokujt, sipas te cilave ajo mund te duket e varfer e shkrete, ose e denje dhe e kendeshme. Gjerat na merzisin ose lumturojne jo per ate c'ka paraqesin ne te vertete por per ate c'ka rezultojne ne vetedijen tone. Dhe kjo duket edhe ne disa pergjigje qe ne japim ne lidhje me kete teme.

    Po percjell ne gjuhen shqipe nje proverbe e cila thote, " i dituri, nuk kerkon kenaqesite, por mungesen e dhimbjes". E verteta e kesaj proverbe bazohet ne faktin se cdo kenaqesi ka nje natyre negative, ndersa dhimbja ka nje natyre pozitive. Megjithate mund ta sqaroni vete kete duke perdorur fakte nga jeta e perditshme. Nese kjo qe thashe me siper nuk ju bind totalisht po citoj nje tjeter, " lumturia s'eshte vecse nje enderr, dhimbja eshte e vertete". Dhe vertet kenaqesite jane dhe mbeten negative, ideja qe ato te bejne te lumtur eshte nje iluzion i nxitur nga zilia, qe con ne denimin e vetvetes. Kurse Dhimbjet perjetesohen pozitivisht. Intelektuali sa me shume qe ka ne vetvete, aq me pak ka nevoje per boten jashte tij, aq me pak vlejne te tjeret per te. Une jam i bindur plotesisht per negativitetin e kenaqesise dhe pozitivitetin e dhembjes, sepse intelektualet e vertete e gjykojne te nevojshme te largohen plotesisht dhe qellimisht nga kenaqesite, te cilat i quajne nje kurth. Megjithate une flas edhe vete nga pervoja e cila me sjell bindjen se kenaqesite nuk jane reale, ndersa dhimbjet jane reale dhe pa shkaktuar iluzione.
    o me dy molle moj te godita
    o me vrave o te vrafte pika
    E nuk te rashe per te vrare

  3. #13
    Paragrafi i pare eshte i formuluar mjaf tmire e me te bie dakort pothuajse plotesisht, ndersa per te dytin me lind nje mori me pyetje te tipit:
    C'fare eshte nje intelektual? (kjo meriton teme me vete faktikisht)
    Me sa dime intelektualet ndiejne kenaqesi "intelektuale" me shumice pa tentuar ti evitojne fare psh. A nuk ndiejne kenaqesi intelektualet kur lexojne nje liber? Po kur intelektualet bien ne dashuri a bejne seks? Po kur perfundojne nje veper "intelektuale" mos valle nuk ndiejne kenaqesi/sadisfaksion intelektualet? etj...
    Kam pershtypjen se me termin "kenaqesi" ke permbledhur vec disa "pseudokenaqsi banale" te induktuara nga koherat nderkohe qe ka dhe kenaqesi qe qendrojne ne themel te natyres njerzore e nuk shkulen kurre. Gjithashtu, egzistenca e dhimbjes pohon automatikisht dhe egzistencen e kenaqesise dhe shkallet e tyre ne rendin e vlerave eshte e pamundur te mos jene respektive; dmth. qe sa iluzive te jete/njihet/perjetohet dhimbja po ne ate shkalle do te egzistoje dhe kenaqesia.
    Fjalet e urta jane pasoja ne vetvete e mbase do ish mire te trajtoheshin vec si te tilla pasi ka mundesi te mos jete e drejte qe ato te trajtohen si pikenisje per te provuar vertetesine e tyre.
    Ky eshte nje lloj gabimi teper i fshehur logjik qe emertohet Arsyetim Rrethor. Sidoqofte per te qene ne valen e bisedes si dhe per te mbeshtetur shkallen e njetrajtshme respektive midis kenaqesise dhe dhimbjes do permendja nje proverb te lashte kinez qe thote pak a shume: "Nuk mund t'a ndjesh mire shijen e sheqerit pa u dendur me kripe" (dhe e kunderta po ashtu).

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Ibn Tejmijeh - Pergjigje Te Paditurve dhe Genjeshtareve
    Nga Studentt nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 14:59
  3. Bashkim Gazidede prononcohet nė media pėr ish-detyrėn si kreu i SHIK
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 13:17
  4. Shpjegim i lehte mbi temat e Teuhidit
    Nga rapsod nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 04-05-2006, 08:01
  5. Merjemja a.s, Nėna e Isait (Jezusit)
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-03-2005, 08:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •