Durrės- Amfiteatri antik i Durrėsit sė shpejti do tė kthehet nė njė arenė tė spektakleve tė llojeve tė ndryshme, falė njė financimi tė rėndėsishėm tė qeverisė shqiptare dhe organizmave ndėrkombėtar, i cili vazhdon tė rritet. Ndėrkaq, po pėrgatiten premisat edhe pėr zbulimin pėrfundimtar tė krahut lindor tė amfiteatrit. Organizatorėt e spektaklit botėror tė bukurisė Mis Globi 2004 kanė mbėrritur kėto ditė nė Durrės, duke vendosur organizimin e kėtij spektakli nė amfiteatrin, qė synon tė bėhet sė shpejti njė qėndėr artistike e rėndėsishme.



Bashkepunim per rikonstruksionin

Kryetari i bashkisė, Lefter Koka tha se deri tani vlera e investimit pėr rikonstruksionit tė amfiteatrit antik ka arritur nė rreth 600 mijė euro. Pėrveē financimit tė qeverisė shqiptare bashkia e Durrėsit do tė shfrytėzojė 26 milion lekė, tė cilat ishin destinuar mė parė pėr teatrin veror tė qytetit, nė projektin e shndėrrimit tė amfiteatrit nė njė hapėsirė tė zbavitjes, pėrmes koncerteve dhe spektakleve tė gjinive tė ndryshme. Shkallarėt portativė do tė mirėpresin rreth 5 mijė spektatorė njėherėsh, ndėrsa parashikohet njė sistem ndriēimi modern pėr zhvillimin e spektakleve verore, tė cilat do tė jenė njė mundėsi mjaft tėrheqėse pėr turistėt vendas dhe tė huaj. Njė grup arkitektėsh, arkeologėsh dhe artistėsh po pėrgatit njė projekt tė detajuar pėr tė ardhmen e amfiteatrit, ndėrsa vazhdojnė pėrpjekjet pėr tėrheqjen e donatorėve tė tjerė nė zbatimin e kėtij projekti.



UNOPS-PASARP, mbeshtetes i nismave

Silvia Fadda, shefe e Programit UNOPS-PASARP pranė prefekturės sė Durrėsit, tha se megjithėse nuk ėshtė pėrcaktuar ende shifra e saktė, prania financiare e kėtij programi nė projekt qė ėshtė iniciuar nga bashkėpunimi me Ministrinė e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve do tė jetė mjaft i rėndėsishėm dhe do tė pėrbėjė njė vazhdim tė projektit "Durrės". Vitin e kaluar Departamenti arkeologjik i Durrėsit, Universiteti i Parmės dhe Muzetė e Udinės, me financimin e qeverisė italiane mundėsuan hapjen e njė fotoekspozite nė galeritė e kėtij amfiteatri, zhvillimin e njė cikli konferencash shkencore brenda dhe jashtė vendit, si dhe pėrgatitjen e Hartės sė rrezikut arkeologjik nė Durrės.



Amfiteatri, pergatitet zgjidhja per familjet mbi te

Ndėrkaq bashkia e qytetit ka evidentuar numrin e familjeve qė vazhdojnė tė jetojnė mbi arenėn ose mbi muret ende tė pazbuluara tė amfiteatrit, duke krijuar kushte pėr zbulimin e plotė tė monumentit mė tė rėndėsishėm tė antikitetit nė qytetin-port. Kryetari Koka tha se bashkia e qytetit bregdetar nė bashkėpunim me Entin kombėtar tė banesave po kėrkon zgjidhje edhe pėr zhvendosjen e afro 20 familjeve, qė banojnė ende mbi muret e krahut lindor tė amfiteatrit tė ndėrtuar nė fillim tė shekullit tė dytė pas erės sonė. Duke vlerėsuar shkallėn e lartė tė mirėkuptimit me kėto familje. Koka shtoi se ato do tė sistemohen gjithashtu nė lagjet qėndrore tė qytetit antik, duke respektuar edhe dėshirėn e tyre.



Perurim me Mis Globi!?

Ndėrkaq nė bashkinė e qytetit kanė mbėrritur edhe organizatorėt e "Mis Globi 2004", tė clėt kanė kėrkuar informacion si dhe bashkėpunim, lidhur me zhvillimin e spektaklit tė bukurisė botėrore, nė shtator, nė arenėn e ardhshme tė kėtij amfiteatri. Dhe nė se gjithēka shkon sipas parashikimeve nė shtatorin e ardhshėm misset nga e gjithė bota do t’i tregojnė hiret e tyre nė mjediset ku dikur tė drejtėn e shfaqjeve e kishte vetėm forca e gladiatorėve dhe e kafshėve.