-
i/e regjistruar
Njė Zot i Vetėm por edhe Unik
O altini55, tė krishterėt nuk do tė flisnin pėr termin "Trini" po tė mos ishin lajmėruar besime tė gabuara si modalizmi dhe subordinacionizmi. Nė fillet e para tė krishtėrimit u lajmėruan besime qė filluan ta ndajnė Zotin nė tri pjesė, si tri burime, dhe tė ndikuar nga filozofia heleniste tė fusin nė Zotin "nėnshtesa" ashtu siē ishte Arius qė e konsideroj Jezu Krishtin si krijesė tė Zotit (tė krishterėt besojnė se Jezu Krishti ka qenė gjithmonė: ka lindur nė amshim).
Altini55, ti pikėrisht po e dėbon mėsimin e tyre e jo tė krishterėve. E sheh se unė po flas me tė njėjtėn gjuhė qė flet ti, por nuk po mund tė mė kuptosh, se edhe tė krishterėt e mohojnė TRITEIZMIN.
Nuk mund tė ketė Zot pėrveē NJĖ!!! Pse? Sepse nė Zotin ekziston vetėm njė ESENCĖ. Kjo sipas parimit llogjik tė identitetit qė e pranon edhe ti: Njė gjė nuk mund edhe tė jetė edhe tė mos jetė nė tė njėjtėn kohė dhe nė tė njėjtin vend.
Mirėpo, tė krishterėt flasin pėr Atin,Birin,ShpritinShenjt pėr arsye se Jezu Krishti foli pėr Atin, foli pėr Birin dhe foli pėr Shpirtin Shenjtė. Nuk janė tė krishterėt ata qė filluan nga mendja tė shpikin tre Zota. Jezu Krishti e zbuloi jetėn e Zotit si Dashuri, si Jetė qė komunikon me njerėzit. Nė Besėlidhjen e Vjetėr besimtarėt pėrdorėn emra tjerė pėr Zotin si engjėlli i Zotit, Fjala e Zotit, Urtia e Zotit si "diēka" qė qėndron pėrballė Unit tė Zotit, sepse njeriu nuk mund tė jetė partner i domosdoshėm i Zotit, pasi ėshtė i kufizueshėm. Pasi Zoti ėshtė Person ai duhet tė ketė Dikė pėrball Tij.
Kur flasim pėr numrin NJĖ atėherė gjithmonė ndėrlidhim materien, anėn sasiore, por te Zoti nuk ekziston vetėm numri. Nėse flasim pėr numėr atėherė kėtu nuk kemi kurfarė problemi, sepse kuptohet se vetėm Njė Zot mund tė ekzistoj. Me monoteizėm ne bashkohemi me fenė Islame: besojmė nė Zotin qė ėshtė njė dhe si NJĖ ZOT ėshtė At, Bir dhe Shpirt i Shenjtė. Ky origjinalitet burimin e vet e ka nė qendrėn e Jezu Krishtit. Zbulimi qė bėri Zoti nėpėr Jezu Krishtin na ėshtė dhėnė nėpėrmjet predikimit tė tij, praktikės sė tij, ekzistencės sė tij, e nė veēanti nėpėrmjet vdekjes sė tij dhe ringjalljes. Kėshtu Zoti u zbulua se nuk ėshtė vetėm i vetmi (Islami dhe hebraizmi) se nuk ėshtė vetėm Zot i historisė dhe Zot i premtimeve (Hebraizmi), por se Ai ėshtė Zot i tė gjithė njerėzve qė ėshtė bėrė njeri nė Jezu Krishtin, se ėshtė Zot qė vdes dhe qė ringjall. Kėshtu nėpėrmjet kėsaj feje vihet deri te njohja e zbulimit: njeriu ka qasje nė Zotin, mund ta njohė, respektivisht t`i afrohet, por prapė se prapė ēdo diskutim njerėzor mbi tė mbetet dhe tregon Misterin e Tij.
Kur flasim pėr Trininė kjo nuk do tė thotė patjetėr tė flitet vetėm pėr zbulimin e "numrit tre" pėrsa i pėrket "vehtjeve hyjnore", pėrkatėsisht kur flasim pėr njohjen e Zotit tė vėrtetė nuk duhet patjetėr tė jetė e pranishme edhe njohja e trinisė sė tij apo mendimi dhe dėshmimi trinitar , pikėrisht pėr arsye sepse kemi tė bėjmė pėr zbulimin "hyrės", preliminar.
Pra, te NJĖSHMĖRIA e Zotit nuk kemi tė bėjmė vetėm me "njėshmėrinė kvantitative numerike", dmth. nuk ėshtė mė sė rėndėsishmi tė thuhet: ekziston vetėm njė Zot, e jo tre apo pes zotėra. Kemi tė bėjmė me "njėshmėrinė cilėsore" tė Zotit. Zoti nuk ėshtė vetė NJĖ por ėshtė edhe I VETMI (UNIK).
Shprehjet mbi Trininė e Zotit qė gjinden nė Besėlidhjen e Re, natyrisht, janė implicitisht tė pranishme nė termet e mėvonshme tė Kishės. Kishės i ėshtė dashur tė ecė sė bashku me kohėn. Ajo ēfarė ka qenė e "kuptueshme" pėr tė krishterėt e shekullit parė nuk ėshtė e domosdoshme tė jetė "e kuptueshme" pėr tė krishterėt e shekullit tė tretė. Nė kohėn e tė krishterėve tė parė nuk ka qenė e nevojshme tė flitet pėr TRININĖ ashtu siē flasim ne sot, sepse kėtė Trini e kanė jetuar. Ashtu siē thash nė fillim, kėto shprehje lindėn pėr arsye pikėrisht tė besimeve tė shtrembėruar mbi Njė tė Vetmin Zotin tonė.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt