Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 31
  1. #21
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390

    Fjala e Zotit!

    Eshte nje pyetje per te cdo lloj besimtari se c'fare quajne ata "Fjale te Zotit" dhe a ka nje shpjegim llogjik se si ka zbritur ajo tek njerezit, a mund te quhet Fjale e Zotit Ungjilli i Krishtit dhe Kur'ani i Muhamedit?
    me respekt Rapsodi!!!!
    Pershendetje Rapsod dhe mirese u riktheve ne Forum!

    Persa i perket pyetjes tende mbi Fjalen e Zotit, une besoj se Bibla eshte Fjala e Zotit dhe eshte libri me ane te te cilit Zoti na flet sot dhe na tregon gjithshka kemi nevoje te dijme, nga kemi ardhur, si hyri e keqja ne bote dhe problemet qe solli ajo me vete dhe se si Zoti u more me ate dhe zgjidhjen qe Ai ofroi per te per cdo njeri.

    Bibla vete pohon se eshte Fjala e Zotit. Mbi 2000 here gjejme ne Testamentin e Vjeter te shkruar se Zoti foli, cfare eshte shkruar ne faqet e Bibles. Nga fillimi Zanafilla 1:3 dhe deri tek Malakia 4:3, pra i gjithe Testamenti i Vjeter gjejme shprehjen: Zoti tha... foli Zoti
    Shprehjen "Fjala e Zotit" e gjejme mbi 40 here ne Testamentin e Ri. Ajo eshte ekuivalente me Testamentin e Vjeter (Marku 7:13). Ajo eshte cfare Jezusi predikoi (Luka 5:1). Ajo ishte mesazhi qe apostujt mesuan (Vep. 4:31, 6:2). Ajo ishte Fjala qe Samaritanet moren (Vep. 8:14) sic e transmetuan apostujt (Vep. 8:25). Ajo ishte mesazhi qe paganet moren kur predikoi Pjetri (Vep. 11:1). Ajo ishte Fjala qe Pali predikoi ne udhetimin e tij te pare misionar (Vep. 13:5,7,44,48,49; 15:35,36), ne udhetimin e tij te dyte (Vep. 16:32; 17:13; 18:11) dhe ne udhetimin e tij te trete (Vep. 19:10). Ajo ishte fokusi i Lukes tek libri i Veprave te Apostujve ku ajo u perhap shpejt dhe kudo (Vep. 6:7; 12:24; 19:20). Pali ishte i kujdesshem tu thoshte Korintasve se ai po fliste Fjalen si te ishte prej Perendise, qe nuk ishte e ndryshuar dhe qe ishte nje manifestim i se vertetes (2 Kor. 2:17; 4:2). Pali e dinte qe Ajo (Fjala) ishte burimi i predikimit te tij (Kolosianeve 1:25; 1 Thesalonikasve 2:13).

    Psalmi 19 dhe 119, si dhe Proverbat 30:5-6 bejne pohime te fuqishme rreth Fjales se Zotit e cila eshte e ndare nga cdo lloj instruksioni tjeter fetar i njohur ne historine njerezore. Keto pasazhe perbejne bazen qe Bibla te quhet "e shenjte" (2 Tim. 3:15), (Rom. 1:2).

    Bibla pohon autoritet te padiskutueshem shpirteror ne mesim, bindje, ndreqje dhe per edukim me drejtesi, sepse ajo perfaqeson Fjalen e frymezuar prej Perendise se Gjithefuqishem (2 Tim. 3:16,17). Shkrimi pohon vetemjaftueshmerine shpirterore sa qe Ai deklaron ekskluzivitetin per mesimin e tij (Is. 55:11; 2 Pjetrit 1:3,4).

    Fjala e Zotit pohon qe ajo eshte "e paster" (Psalmi 12:6; 119:140) dhe e pagabueshme (2 Tim. 3:16, 17). Me fjale te tjera, ajo eshte e vertete, si rrjedhim plotesisht e besueshme. Te gjitha keto cilesi varen prej faktit qe Shkrimi eshte i frymezuar prej Perendise (2 Tim. 3:16,17; 2 Pjetrit 1:21,21), gje e cila garanton cilesine e tij nga burimi dhe origjinen e tij.
    Ne Bibel Perendia dhe Fjala e Perendise jane kudo te nderlidhura kaq shume sa qe cfare do lloj gjeje qe eshte e vertete per karakterin e Perendise eshte e vertete edhe per natyren e Fjales se Perendise. Perendia eshte i vertete, pa mekat dhe i besueshem, keshtu eshte edhe Fjala e Tij. Cfaredo, nje person mendon rreth Fjales se Perendise, ne realitet, reflekton cfare ai mendon rreth Perendise.

    Ne kete menyre, Shkrimi i ben keto kerkesa lexuesit te tij:

    Kėshtu, pra, ai tė bėri tė ulesh kokėn, tė provosh urinė, pastaj tė ka ushqyer me manna qė ti nuk e njihje dhe as etėrit e tu s’e kishin njohur kurrė, me qellim qė ti tė kuptosh se njeriu nuk rron vetėm me bukė, por rron me ēdo fjalė qė del nga goja e Zotit.
    Ligji i perterire 8:3.

    nuk jam larguar nga urdhėrimet e buzėve tė Tij, pėrfitova shumė nga fjalėt qė kanė dalė prej gojės sė Tij mė tepėr se nga racioni im i ushqimit.
    Jobi 23:12.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet nė Bllog
    22
    Nje peme nuk gjykohet nga lartesia e saj, sa thelle i ka rrenjet, sa e forte eshte, ajo gjykohet gjithmone nga frutet e saj. Frutet i gjykojne njerezit duke i shijuar ne gojen e tyre.

    Ju me lart po diskutoni se "Fjala e Zotit" qe gjejme ne Bibel apo Kuran eshte ajo e verteta. Une nuk kam perse e lodh veten time me mundimet e te krahasuarit te Kuranit e Bibles. Nje njeri me mend, shijon frutet e Pemes perpara se te studioje me imtesi rrenjet dhe faren e kesaj peme.

    Fjala e Zotit eshte fara qe Zoti mbjell ne mendjet dhe zemrat tuaja. Kjo fare eshte pjellore kur jeta juaj dhe e mbare shoqerise ndryshon per mire. Kjo fare eshte shterpe sa here jeta juaj merr nje kthese dramatike per keq e jo per mire.

    Mos e humbni kohen te gjykoni Zotin pasi askush nuk e ka ate te drejte. Shpenzoni me shume kohe te njihni vetveten dhe njerezit qe ju rrethojne, pasi keshtu do te kuptoni madheshtine e Fjales se Zotit dhe forcen e ndeshkimit qe kjo Fjale ka mbi jeten e te gjithe atyre njerezve qe e shkelin Ate.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #23
    Sinqeritet.Korektesi.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Selanik Greqi
    Postime
    366
    Fjala e Perendise

    Thuhet per Biblen qe e shkruajten njerezit,fakti eshte se me te vertete njerezit e shkruajten,por me nje ndryshim,se ata ishin dora e Perendise.
    Jame i sigurt se shume do te fillojn te kundershtojne,e drejta e tyre,por,me pare le te shikojne profecite qe ndodhen ne Bibel.
    Ne Bibel jane sjelle shume profeci,dhe ma do mendja nje njeri qe ka lexuar Biblen (jo si peralle sigurisht)do te mund ti kuptonte,se nuk ka mundesi,nje njeri te profetizoj per gjera qe do te ndodhin ne nje te ardhme te larget dhe sic mund te keni degjuar Bibla eshte nje liber i mbushur me profeci.

    Shendet
    Dashuria eshte si nje hekur flakerues, qe kur e kap te djeg, me kalimin e kohes plaget mbyllen por shenjat do te ngelen perjete.

    Liri ne mendim......Respekt per nje mendim te kundert

    Pergjigjia me e mire per nje njeri qe hiqet sikur i di te gjitha eshte heshtja.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Fjala e Zotit - Logos

    Vetem si ilustrim qe mos te shkon tema jashte binareve, po i sjell keto rreshta si supozime per temen!

    Per te krishteret Fjala e Zotit eshte Vehtja e Dyte e te Shenjterueshmes Trini: Jezu Krishti! Me Jezu Krishtin Zoti e THA fjalen e Tij te vetme dhe definitive duke e zbuluar veten. Fjala ashtu sic ka lindur (jo krijuar) nga Zoti Ate ashtu edhe tek Ai eshte kthyer.

    Pėrsa i pėrket Zotit, Testamenti i Ri pėrdor fjalėn greke "ho theos" (Zoti). Kjo fjalė tregon Zotin e pėrjetshėm, krijuesin qė e mban gjallė jetėn, Zotnija mė i lartė. "Ho theos" tregon gjithmonė Zotin e Abramit, tė Isakut, tė Jakobit, Zoti i Moisiut dhe Profetėve. Nė Bibėl, as Krishti, as Shpirti Shenjtė s’janė thirrur "ho theos".
    Autorėt biblikė e thėrrasin Zotin “At”, fjalė kjo qė ėshtė e trashėguar prej Judaizmit. Siē kemi thėnė, Jezusi i mėsoi dishepjut tė luten “Ati ynė qė je nė qiell”, duke i dhėnė kėsaj fjale njė tingull tė afėrm, familjar (Abba). Jezusi j’u thotė se po kthehem te “Ati im, te Ati juaj, pranė Zotit tuaj.”
    Megjithatė, letrat e Testamentit tė Ri, pohojnė njė lidhje tė veēantė midis Jezusit dhe Zotit, Atit. Siē e kemi parė, Gjoni flet pėr Fjalėn e amshuar tė Zotit, qė mishėrohet dhe qėndron mes nesh, nė personin e Jezusit (krhs. Gjn 1). Pali pėrdor tė tillė shprehje: “Zoti ishte nė Krishtin.” Nė njė vend tjetėr Pali thotė se “Mirėsia e Zotit dhe dashuria e tij pėr njerėzit u zbuluan tek Jezusi” (Titi 3,4).
    Nė Ungjillin e Gjonit, Jezusi thotė: “Unė e Ati jemi njė gjė e vetme”. Mendimi ėshtė pėr bashkim dashurie e veprimi tė ngushtė e tė veēantė. Jezusi kryen pikė pėr pikė vullnetin e Atit. Ēdo gjė qė Jezusi njeh dhe nė mėson “mė ėshtė dhėnė prej atit tim”. Dhe shton: “Ati ėshtė mė i madh se unė”.
    Pėr tė kuptuar natyrėn e lidhjes midis Jezusit dhe Zotit, mund tė na ndihmojnė mendimet e hulu-it (shkretėtirė) dhe tė ittihad-es (bashkimi) pėr tė cilin flasin shkrimtarėt Sufi. Megjithėse pjesa mė e madhe e Myslimanėve nuk i pranojnė kėto mendime si autentike tė traditės Islamike, janė kėto fjalė qė autorėt arabo-tė krishterė tė Mesjetės, i pėrdornin pėr tė pėrshkruar lidhjen midis Jezusit dhe Atit.
    Prej kėtyre lidhjeve tė veēanta me Zotin, Jezusi thirret “Biri i Zotit”. Ky titull s’ėshtė pėrdorur kurrė nė kuptimin e njė breznie fizike. Mendimi se Zoti mundet tė bėjė fėmijė, ėshtė e neveritshme si pėr tė krishterin si pėr myslimanin. Nė njė vepėr biblike, tė pėrhapur shumė nė tė krishterėt, J. McKenzie thotė: Titulli “Biri i Zotit” ėshtė njė mjet pėr kishėn primitive pėr tė shprehur besimin e vet pėr karakterin plotėsisht tė veēantė tė Jezusit. Prej kėsaj lidhje tė posaēme, tė krishterėt besojnė se Zoti lidhet me njerėzimin nėpėrmjet Jezusit. Jezusi ėshtė Shėrbėtori i Tij, lajmėtari i Tij. Ka marrė prej Atit njohjen dhe forcėn pėr tė gjykuar dhe dhuruar jetėn. Ai ėshtė i vetmi ndėrmjetės midis Zotit e njerėzve, dhe veprimet e tij kanė njė fuqi shpėtuese tė posaēme.
    Librat e Testamentit tė Ri, pėrmendin shpesh Shpirtin Shenjtė si Shpirtin e Zotit. Mendimi i krishterė pėr Shpirtin Shenjtė ndryshon prej atij tė Islamizmit. Nė Shkrimet e Shenjta dhe nė traditėn e krishterė, Shpirti Shenjtė nuk njėsohet me Engjėllin Gabriel. Shpirti nuk ėshtė njė qėnie e krijueshme dhe e ndryshme prej Zotit, por Zoti vetė si Ai jeton e vepron nė zemrat e njerėzve dhe nė krijimin e pėrbotshėm. Shpirti ėshtė pranie e fuqishme e Zotit, qė buron e zhvillohet brenda vetes e qė vepron nė botė. Jezusi u pėrftua prej fuqisė sė Shpirtit dhe u ēua prej Shpirtit nė shkretėtirė. Ungjijtė na tregojnė se si nė fillim tė punės sė tij profetike Shpirti zbriti mbi Krishtin nė formėn e njė pėllumbi.
    Shpirti i prin dhe e mėson bashkėsinė e krishtere. Ai zbulon misteret e Zotit dhe frymėzon Shkrimet. Nė librat e Testamentit tė Ri, thirret Ngushėlluesi, Shpirti i Urtisė, i fesė, i guximit, i dashurisė, i gėzimit.

    /Eshte e kote te mundohemi qe Trinine shenjte ta kuptojne me numra matematikor. Numrat vlejne ketu vetem nese shikohen personat, mirepo esenca mbetet NJE. Deri diku kete e sqarojne edhe simbolet qe i ka sjell Cyclotomic. Feja Islame flete per Zotin e pakufishem dhe te Gjithmundshem dhe ne anen tjeter thote se Zoti S`MUND te misherohet. Tani me thuaj kush po e kufizon Zotin?! Por ky eshte shkandulli i misherimit qe pa Shpirtin shenjte (fuqine e Zotit) s`mund te kuptohet. Prandaj edhe eshte Shpetues. Pikerisht per arsye se Fjala e Zotit u be njeri flasim per nje ngjarje te paperseritur dhe te mrekullueshme dhe qe i kalon te gjitha ligjet e natyres! Me misherim njeriut i kthehet dinjiteti i vet. Ai behet "bir i Zotit". Jeta merr kuptimin e vet, sepse Zoti nuk e deboi boten, por e ngriti ne nivelin e te mbinatyrshmes/.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shpresmiri : 17-02-2004 mė 14:59
    IHS

  5. #25
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    Askush nuk po sjell faktin se si u zbrit kjo "Fjale e Zotit" ne toke (Dh. Vjeter) dhe askush nuk mund ta vertetoje se ato qe jane shkruar ne (Dh. e Re) jane te verteta.
    Pra me nje fjale Bibla nuk mund te vertetoje vertetesine e vet, sepse gjithmone kur behet fjale per ungjijte marrim si shembull se c'na tregoi Marku, Mateu, Luka dhe Gjoni, akoma me thelle Veprat e Apostujve nuk po vertetohen si fjale te Perendise, dhe Letrat gjithashtu, askush nuk po verteton se Pali ishte i sinqerte ne theniet e tij bazuar gjithashtu edhe ne kontradiktat e fjaleve te tij (se si iu paraqit Jezusi) por gjithashtu sepse ai bie ndesh me ato qe Jezusi u lejoi popullit te kryente (rrethprerja) qe Pali e ndaloi i pa bazuar diku.
    Ju lutem me cfare me argumentoni se Bibla eshte Fjale e Zotit, vetem me theniet e Bibles????
    Dua nje fakt Biblik qe verteton per vetveten se eshte e vertete sepse me fjalet e juaja as qe nuk dini te argumentoni vetem thoni se Bibla eshte fjale e Zotit sepse ajo thote kete dhe ate, o njerz une nuk besoj ne Bibel dhe kerkoj te dij se a eshte Bibla fjale e perendise apo jo, ju me nxirrni nje here se Krishti ishte Fjala, pastaj Shpirti i shenjte, pastaj edhe fjalet e dishepujve ishin ato te perendise, pikerisht Pali nga ju po ngrihet ne pjedestale aq te larta sa qe eshte mire qe nuk thoni se ishte vet Jezusi.
    Asnje argument llogjik nuk ka nga ju per te vertetuar vertetesine e Bibles si Fjale te Zotit
    Asnje argument biblik nuk ka qe ajo te argumentoj per veten e saj se eshte Fjale e Zotit.
    pershendetje dhe mos beni shume filozofira
    ps/ a ka mundesi te mos argumentoni me vargje biblike vetem se nese behet per sqarim????
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  6. #26
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    E keqja me botekuptimin tuaj, musliman, eshte se ju perdorni nje kriter gjykimi sipas interesit tuaj, individual, edhe nqs nje kriter tjeter, edhe pse i vetmi i vertete, nuk i perputhet kriterit tuaj te gjykimit, atehere per juve gabimi qendron tek tjetri.

    Po ashtu, problemi me muslimanet eshte erresuar, nderlikuar, veshtiresuar, nga HEREZIA protestante, qe ka sjelle nje loj botekuptimi Islamik mbi ate se cfare duhet te jete Bibla apo Shkrimi i Shenjte.

    Bibla nuk ka kontradikta. Juve qe thoni se ka, keni marre pergjigje per kete, ne kete forum, ashtu sic pretendoni juve se na keni dhene pergjigje, kur ne ju kemi dhene kontradikta kuranore.


    Tema ime mbi Hadithet qe mohojne saktesine kuranore, eshte mbyllur me paqe, por pa pergjigje.....(edhe une ne dore i kam pikat e tjera te vazhdimit)!

    Mgjth, une do te perpiqem sipas kohes tju sjell mendime me shkollareske mbi keto pika, edhe keqkuptimet e tyre.

  7. #27
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Postuar me pare nga rapsod:

    Dua nje fakt Biblik qe verteton per vetveten se eshte e vertete sepse me fjalet e juaja as qe nuk dini te argumentoni vetem thoni se Bibla eshte fjale e Zotit sepse ajo thote kete dhe ate, o njerz une nuk besoj ne Bibel dhe kerkoj te dij se a eshte Bibla fjale e perendise apo jo,
    Rapsod une do te sjell nje fakt Biblik gje qe verteton se Bibla eshte e vertete, por megjithate ne si te krishtere nuk nisemi vetem nga ky parim per te vertetuar se Bibla eshte e vertete. Ne kemi Frymen e Shenjte qe na deshmon dhe me ane te se ciles therrasim: "Aba, o Ate!".

    Fakti qe une do te sjell ka te beje ne lidhje me Izraelin. Testamenti i Vjeter ka perfunduar se shkruari rreth 400 vjet para ardhjes se Krishtit, shto edhe rreth 2000 vjet qe kane kaluar qe atehere, dhe del afersisht rreth 2400 vjet me pare. Thuajse te gjithe profetet e Testamentit te Vjeter kane profetizuar se ne ditet e fundit, Perendia do te riktheje popullin e tij te zgjedhur Izraelin ne token e premtuar. Disa nga keto profete, madje e kane profetizuar kete gje, kur Izraeli akoma nuk ishte shperngulur plotesisht prej andej, dhe disa nga ato e kane pershkruar me hollesi kete rikthim te tyre ne token e premtuar. Ja dy vargje se si pershkruhet nga profetet ky rikthim i tyre dhe te tille vargje ka me qindra gjate gjithe Testamentit te Vjeter, Isaia 14:1-2 dhe Jeremia 31:10:

    1 Me qenė se Zotit do t’i vijė keq pėr Jakobin, ai do tė zgjedhė pėrsėri Izraelin dhe do t’i rivendosė nė tokėn e tyre; tė huajtė do tė bashkohen me ta dhe do tė lidhen me shtėpinė e Jakobit.
    2 Popujt do t’i marrin dhe do t’i ēojnė pėrsėri nė vendin e tyre dhe shtėpia e Izraelit do t’i zotėrojė nė vendin e Zotit si robėr dhe robinja; do tė zėnė robėr ata qė i kishin zėnė robėr dhe do tė mbretėrojnė mbi shtypėsit e tyre.

    10 O kombe, dėgjoni fjalėn e Zotit, shpalleni nė ishujt e largėt dhe thoni: Ai qė e ka shpėrndarė Izraelin e mbledh dhe e ruan ashtu si vepron bariu me kopenė e tij.


    Brezi yne eshte deshmitar qe ne maj te 1948, tre vjet pasi perfundoi lufta e dyte e boterore dhe te gjithe e dime se si u perndoqen izraelitet prej nazisteve gjate luftes dhe se si u masakruan, u krijua shteti izraelit dhe cifutet u rikthyen ne vendin e tyre dhe qe prej atehere ata akoma rikthehen nga te kater anet e botes, madje edhe ata qe ishin ne Shqiperi u rikthyen ne vendin e tyre edhe pse nuk kishin qene ndonjehere atje, por identiteti i tyre i beri qe te kthehen, sepse thirrja e Zotit eshte e pakthyeshme.
    Ja nje profeci e Bibles e parathene rreth 2400-2700 vjet me pare dhe e permbushur ne ditet e sotme dhe per te cilen askush prej nesh nuk mund ta mohoje, sepse cdokush qe e njeh historine e di se kjo gje eshte e vertete e pakundershtueshme. Cifutet ndejten rreth 2000 vjet te larguar nga vendi i tyre te shperndare kudo neper bote, dhe as nuk u asimiluan, as nuk e humben identitetin e tyre, gjuhen e tyre, trashegimine, megjithese shpesh here u perndoqen, u shtypen, u vrane. Ata jetuan neper bote sic edhe eterit e tyre jetuan 40 vjet ne shkretetire dhe e vetmja gje qe i ruajti ata ishte dora e fuqishme e Perendise.

    Megjithate rapsod, sic ta thashe edhe me siper kjo nuk eshte e vetmja menyre per te vertetuar se Bibla eshte e vertete, e pagabueshme, Fjala e Perendise.
    Nje fakt tjeter eshte se Bibla eshte i vetmi liber qe i eshte nenshtruar nje kritike shume te rrepte, dhe madje cdo fjale e saj eshte analizuar ne menyre shume te hollesishme, si nga kundershtaret e saj ashtu edhe nga ata qe kane besuar tek ajo. Madje edhe une vete e kam pare me sy kritik ne shume raste, edhe pasi kisha besuar tek Jezusi kisha rezervat e mija per pasazhe te ndryshme, por me studimin me te hollesishem te saj dhe te pasazhit, opinionet e mija ndryshuan dhe kritiket shpesh here bien ne kunderthenie, por Ajo qendroi dhe vazhdon te qendroje e palekunder dhe e patundur, si nje shkemb qe u ben balle rrebeshit dhe stuhise.

    Cdo gje ne raport me te ndryshon, por mesazhi qe ajo u jep njerezve kurre nuk ndryshon. Nepermjet saj njeriu ballafaqohet me realitetin e hidhur te mekatit dhe natyres se tij te rene, si dhe me pamundesine e njeriut per te shpetuar vetveten prej mekatit. Nepermjet saj ne mesojme per dashurine e madhe te Perendise per krijesen e Tij, njeriun, denimit qe i beri Perendia mekatit ne kryq dhe dhurata e Tij falas nepermjet Birit te Tij Jezu Krishtit e jetes se perjetshme e gjithe atyre qe besojne ne emrin e Tij.
    Bibla u jep njerezve mesazhin e shpreses dhe u meson rrugen e jetes.
    Zoti ju bekofte!
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  8. #28
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Postuar mė parė nga Seminarist

    Bibla nuk ka kontradikta. .
    Mos u nxito o seminarist ja dhe kontradikta biblike

    Jezusi tha "Une nuk gjykoj askend (gjoni 5-18)"

    ne Fragmentin e lartepermendur Jezusi mohon se ai gjykon ndonjerin kjo eshte ne kunderthenie me vargun e meposhtem

    "Ati me te vertet nuk gjykon askend sepse krejt gjykim ja la ne dore te birrit " (gjoni 5-22)

    Ketu ve re se Jezusi ne nje varge gjykon kurse ne tjetrin jo Gjoni kundershton vetveten

    fragmenti i lartepermendur kundershton fragmentin qe e pason menjehere

    "Por edhe ne gjykoj gjyqi im eshte i vertet sepse un nuk jame vetem por un dhe ai qe me dergoi - Ati" (gjoni 8-16)

    D.M. Th Ati dhe Jezusi gjykojne se bashku

    ketu kemi tre fragmente kontradiktore fragment i cili rezervon gjykimin vetem per Jezusin i dyti rezervon te drejten per Zotin

    Ndersa fragmenti i tret i jep te drejten te dyve te gjykojne

    Tre fragmente kontradiktor i hasim ne te njejtin ungjill !!

    Ja dhe nje tjerer Kontradikt biblike ???

    Transpetohet se Jezusi te kete thene ?

    "Nese un vete i beje deshmi vetvetes deshmia ime nuk eshte e vertet (gjoni 5-31)

    Ky fragment eshte ne kundershtim me vete fjalen e Jezusit ku thote ?

    "Po qe se un bej deshmi edhe per vetveten prapseprap deshmia ime eshte e vertet (gjoni 8-14)

    Kontrakdit ne te njejtin ungjill . gjoni kundershton vetveten

    shendet
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    hmmm

    altini55,
    mos e harro kontekstin, o njeri i Zotit.

    Na kenaqe, hajt...
    IHS

  10. #30
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    o shpresmiri! kenaqesin po ta jep bibla dhe jo un

    Ja dhe nje mosmarveshje ne ungjillin e Matuet

    Jezusi ka thene "Kush betohet me qiell betohet ne fronin e hyut dhe me Ate qe rri ne te" (Mateu 23-22)

    Nese froni eshte i Zotit ai qe do te rrije mbi te eshte Zoti ateher ai qe betohet le te betohet ne Zotin

    Jezusi nuk ka thene "ata qe rrine ne te" ........ por..............."Ate qe rri ne te"
    Pra Zoti eshte NJE i vetmi . Mirepo ju te krrishteret kur betoheni betoheni ne kete menyre! "Ne Emer te Atit te birrit e te Shpirtit te Shenjte" sic thote dhe Mateu (28-19) " Pagezoni ne Emer te Atit e te birrit e te Shpirtit te Shenjte". Atehere si mund te thote Jezusi ne Mateun (23-22) se betimi duhet te behet ne Nje Zot e me pas transpetohet se ai ka thene ne Mateu (28-19)....... ne emer te Atit te birrit dhe shpirtit te shenjte"!!!!????

    Me larte betimi behet ne Nje Zot ndersa ketu ne formulen e pagezimit ne tre Zota

    Kunderthenie ne vete ungjilli

    c'do te mire
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga altin55 : 27-02-2004 mė 12:10
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •