Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289

    Kam nje ide....

    Kendi i ideve interesante.

    Te gjithe e vrasim mendjen per gjerat reth e rrotull dhe mundohemi te krijojme nje skeme qe shpjegon ate qe na ngjall interes. Mund te jete nje fenomen, nje marrdhenie, bota ne teresi, probleme te jetes sociale, shpirti, gjithcka.
    Ju ftoj ne kete Teme te jepni mendimet tuaja, shpjegimin tuaj per dicka qe keni "vrare mendjen" , ju ftoj te paraqisni TEORITE tuaja apo skemat tuaja te shpjegimit.

    Pershendetje!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Ideja eshte e shkelqyer armando,

    Madje nese vleresohet sic duhet nga te gjithe anetaret kam pershtypjen se shume shpejt do te jete edhe si kryeteme.

    Megjithate sygjeroj te fillosh ti me nje shembull, qe te gjithe te kene me te qarte ate qe kerkohet..


    miqesisht,
    huggos
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

  3. #3
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Kam degjuar nje thenie qe eshte perkatesisht: Inteligjenti gjen alternative ne jete! Gjithkush e vret mendjen dhe e ngarkon ne nje fare menyre per nje problem apo per nje tjeter! Ai qe gjen alternative, eshte vertet me mend! Ne nje rast tjeter, kjo ngarkese mbartet!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  4. #4
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    Pse ndodh kriza e identitetit ne emigrim?

    Kam dy vjet ne emigrim dhe fillimi ishte tej mase i veshtire. Nga eksperienca ime personale po nxjerr nje skeme te thjeshtuar pse ndodh nje lloj krize identieti ne emigrim.

    Imazhin per veten ne e fitojme ne nderveprim me mjedisin, komunikim, marrdhenie me grupin social qe i perkasim,etnik, kulturor, familjen,kombin. Pra duke ndervepruar per nje kohe te gjate me njerez te grupeve te caktuara une krijoj imazhin tim per veten. Une jam veprimi dhe te tjeret jane pasqyra qe kthen mbrapsht tek une sipas vijezimeve te saj kuptimin e veprimeve te mia duke me dhene mundesine qe te krijoj nje gjykim mbi to dhe ne pergjithesi te krijoj personin tim.
    I rritur ne Shqiperi dhe duke ndervepruar me mjedisin social shqiptar krijoj imazhim tim.
    Cfare ndodh ne emigrim? Ky ndeveprim pushon se ekzistuari ose minimizohet ne shkalle te madhe. Ne mungese te tij nderpritet pasqyrimi i panderpre i vetes time tek une, prishet, imazhi per nje kohe te caktuar, ndodh ajo qe quhet KRIZE IDENTITETI.
    Eshte nje lloj sikur te jemi duke pare veten ne siperfaqen e lemuar te ujit te nje liqeni dhe kur dikush hedh nje gur aty prane siperfaqja nis te dallgezohet dhe pasqyrimi i fytyres sone del i shtember e i shformuar.
    Mungesa e komunikimit te perkohshem me mjedisin e ri dhe pamundesia per te vazhduar kontakt te plote me mjedisin e vjeter ben qe imazhi yne per veten te jete ne krize.
    Meqenese kemi nje nderrim mjedisi nga Shteti ne shtet, nga kultura ne kulture, nga kombi ne komb , kemi te bejme edhe me KRIZE IDENTITETI KOMBETAR.

    Nuk e di nese u shpreha qarte, por nuk dua te zgjatem shume sepse do duhej nje perpjekje serioze per ti shkuar deri ne fund kesaj ceshtje. mendoj se pak a shume thashe thelbin e idese time.
    jam gati per diskutim te metejshem.

    Pershendetje nga larg atdheut!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Nuk jam i sigurte nese e kuptova tamam idene tende armando, por do te mundohem te te sjell mendimin tim ne lidhje me kete ceshtje.

    Do te me lejosh vecse te kap anen pozitive te ceshtjes . Dmth ne mundesine qe i krijon gjithsecilit emigrimi per te krijuar nje identitet te ri.

    Ne Shqiperi dikur jetuam ne ambjentin e shoqerine tone, por klasikisht gjithsecili (mendoj) do te deshironte te shfaqej me ndryshe, te ishte me i pagabueshem.. me ambicioz etj.. Nga ketu ka dale edhe fraza e njohur "Ah sikur te rikthehesha perseri 5 min. me pare.."

    Me emigrimin shqiptaret paten mundesi te formojne nga fillimi nje identitet te ri. me te forte, me te sakte e me ambicioz. Dhe kjo (kam pershtypjen) disave u sherbeu per mire. Jam i bindur se ne Shqiperi shume pak shqiptare do te pranonin te punonin pune te rendomta si mund te jete ndertimi (per burrat) apo pastrimi (per grate).. Duket si nje lloj peruljeje kombetare, por une nuk e shikoj keshtu. Cdo pune e ndershme eshte bekim. Me ate ushqen familjen, krijon planet per femijet.. etj.. Me pak fjale jeton nje jete te kenaqshme... Dhe fundi i fundit, ky duhet te jete edhe thelbi i ceshtjes....


    mund te vazhdoj perseri..
    pershendetje, nga afer atdheut,
    huggos
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e KLESIDRA
    Anėtarėsuar
    25-07-2002
    Vendndodhja
    Tirana
    Postime
    16
    PERSHENDETJE ARMANDO DHE HUGGOS. JAM DAKORD QE SHUMICA E EMIGRANTEVE PO KALOJNE KRIZE IDENTITETI, MEGJITHATE SHUME KANE ARRITUR T'A GJEJNE VETEN E TYRE ATJE KU JANE. POR MOS MENDO ARMANDO SE ATA QE JANE NE ATDHEUN E TYRE NUK PO KALOJNE KRIZE IDENTITETI. SHQIPERIA TE OFRON SHUME PAK MUNDESIRA PER TE BERE PERPARA. KAM VENE RE KOHET E FUNDIT SE GJEJA QE VLERESOHET ME PAK KETU ESHTE PUNA E NDERSHME. SI THUA, NUK TE BEN DHE KJO TE KALOSH NJE KRIZE IDENTITETI?

    PERSHENDETJE NGA ATDHEU,
    KLESI
    Freedom is priceless

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e The Hobbit
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Postime
    211
    Postuar mė parė nga KLESIDRA
    PERSHENDETJE ARMANDO DHE HUGGOS. JAM DAKORD QE SHUMICA E EMIGRANTEVE PO KALOJNE KRIZE IDENTITETI, MEGJITHATE SHUME KANE ARRITUR T'A GJEJNE VETEN E TYRE ATJE KU JANE. POR MOS MENDO ARMANDO SE ATA QE JANE NE ATDHEUN E TYRE NUK PO KALOJNE KRIZE IDENTITETI. SHQIPERIA TE OFRON SHUME PAK MUNDESIRA PER TE BERE PERPARA. KAM VENE RE KOHET E FUNDIT SE GJEJA QE VLERESOHET ME PAK KETU ESHTE PUNA E NDERSHME. SI THUA, NUK TE BEN DHE KJO TE KALOSH NJE KRIZE IDENTITETI?

    PERSHENDETJE NGA ATDHEU,
    KLESI
    Klesidra ke plotesisht te drejte dhe kjo eshte gjeja me e trishtueshme. Kjo eshte arsyeja qe edhe shume njerez qe kane dashur apo kane kuptuar se do te ishte me mire te jetonin ne trojet e tyre kane hezituar ta bejne.
    Madje shume emigrante te tjere jane ne dileme te madhe, sepse jeta ne mergim edhe pse mund te te ofroje (per me teper) anen ekonomike perseri ka edhe anet e saj negative. (Guri i rende ne vendin e vet)
    Megjithate nuk eshte kurre vone per te rifilluar.
    Nuk mund ti ngjitesh nje mali, nese me pare nuk ben hapin e pare ne rreze te tij...

    pershendetje

  8. #8
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Qe kur eshte hapur kjo teme ne fillim, me ka terhequr vemendjen dhe kam dashur te shkruaj ne te. Por ja, vetem tani erdhi koha.

    Ajo qe armando e quan krize indentiteti, eshte nje faze kalimtare qe kalohet nga te gjithe emigrantet ne fillim, sidomos nga ata qe ne Shqiperi kane mbaruar Universitetin dhe kane pasur nje fare pozite (nese mund ta quaj keshtu).

    Eshte shume i drejte spjegimi qe jep armando ne postimin e tij. Ne Shqiperi, ke punuar dhe ke krijuar nje lloj personliteti dhe eksperience qe kur shkon ne nje vend te huaj nuk ta njeh kush. Gjithcka duhet te fillohet nga e para dhe kjo eshte teper e lodheshme dhe e mundimeshme. Gjithsesi nuk ka gje qe nuk arrihet. Me perpjekje e pune, perseri mund te arrish ne ate personalitet qe ke pasur edhe ne vendin tend.

    Tani do me duhet te mbeshtetem tek postimi i huggos..
    Pra do thosha qe do arrish ate personalitet qe ke pasur ne vendin tend, vetem nese edhe ne vendin tend ate e ke fituar me pune te ndershme dhe mund. Vetem atehere identiteti i ri qe do formosh ne vendin e huaj do jete i barabarte, e pse jo, me i mire nga ai qe kishe ne vendin tend. Por nese ne vendin tend, identiteti qe ke pasur ka qene fallco ose si te thuash "i huazuar" nga prinderit, ose farefisi, veshtire se arrin ne emigrim, ate nivel ku ke qene.

    Pastaj vjen momenti qe emigrantet fillojne e "qahen" se vendi ku kane shkuar, ka keto apo ato te meta ne organizim, qe njerezit atje "nuk dine te vleresojne" , qe ekziston racizmi dhe persekutimi ndaj shqipetareve etj etj etj.

    Por ato jane gjera qe me pare se ti kerkosh tek vendi ku ke shkuar duhet ti kerkosh brenda vetes tende.

    Pra kur emigron eshte nje ballafaqim i ri dhe si te thuash nje dhenie provim mbi identitetin qe ke pasur. E kalon ose ngel ne klase. Dhe fajin per kete nuk mund ta kete mesuesi qe te merr ne provim.

    Po kaq te sakta dhe te verteta me duken dhe dy postimet e Klesidra-s dhe te The hobbit. Ne Shqiperi, tani per shkak te korrupsionit qe ekziston eshte vertet veshtire qe te afirmosh veten me vlerat dhe cilesirat qe ke.

    Aftesite e cfaqura ndershmerisht, nuk jane gjeja qe vleresohet me shume, ne ditet e sotme, ne Shqiperi. Dhe vertet ky eshte nje nga aresyet dhe shkaqet e forta , pse njerezit emigrojne qe aty.

    Do deshiroja shume qe kjo tema te terhiqte vemendjen dhe te diskutohej, sepse vertet ka shume per tu diskutuar ne te.
    Ji Vetvetja!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-04-2003
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    75

    Revolucionet

    batica e revolucionit terhiqet dhe len mbrapa veē llumin e burokracise

    e ka than Franc Kafka para njiqind vjetsh dhe kja gja ndodhi edhe me revolucinin shqiptar per permbysjen e diktaturs

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,012
    Postimet nė Bllog
    22
    Te lumtur jane ata ndertojne nje te ardhme me te mire pa prekur trashegimine e tyre kulturore kombetare qe ka brumosur karakterin e secilit prej nesh.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •