Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 77 prej 77
  1. #71
    Lady Kad Maska e gurl
    Anėtarėsuar
    29-10-2003
    Vendndodhja
    Pineal Gland
    Postime
    347
    Te dyja bashke. Jam njerezore sepse jam bere prej mishi dhe gjaku dhe jam shpirterore sepse kam dhe shpirtin. Kur te vdes do me ngelet ajo qe eshte me kryesore qe eshte shpirti. E kuptoj se ku do te dalesh... qe vdekja nuk egziston sepse shpirti nuk do vdese dhe prandaj do te kete vazhdimesi dhe si rrjedhoje vdekja nuk egzison.

  2. #72
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Bota tjeter egziston?

    E gjithė ajo qė mund tė thuhet pėr ringjalljen ėshtė se ringjallja ėshtė e vėrtetė fetare tė cilėn e pranojnė edhe arsyeja edhe shkenca. Ato e pranojnė kėtė tė vėrtetė fetare pėr shkak se dėshmitė e tė ekzistuarit sikur edhe tė gjitha fenomenet e tij tregojnė atė se nė ēdo gjė ekziston kthimi nga pika nisėse dhe se ēdo gjė ka rendin e vet. Kėshtu nata e ndėrron ditėn nė mėnyrė qė kjo dukuri tė pėrsėritet sėrish me fillimin e ditės sė re. Dielli lindet, pastaj perėndon nė mėnyrė qė sėrish tė lindet. Stinėt e vitit ndėrrohen: vjen vera, pastaj vjeshta, e pastaj vijojnė dimri dhe pranvera nė mėnyrė qė menjėherė pas pranverės sėrish tė fillojė vera e pas saj vjeshta, pastaj dimri dhe kėshtu me radhė. Pasi tė zgjohemi ne pėrsėri flejmė, e kjo parashtron zgjimin tonė tė sėrishėm. Tė gjitha kėto janė fakte tė cilat na konfirmojnė se pas vdekjes pashmangshėm vjen zgjimi i sėrishėm, sepse "ēdo gjė ka rendin e saj". All-llahu i Gjithėfuqishėm pėr Veten nė Kur’an thotė se ėshtė Fillues dhe Pėrtėritės.

    "Ashtu siē ju ka krijuar, ashtu edhe do tė ktheheni tek Ai..." (el-A'rāf, 29).

    "Ai me tė vėrtetė e filloi krijimin e pastaj e pėrsėrit atė..." (Jūnus, 4).


    A nuk lundron ēdo gjė nė gjithėsinė e gjerė duke filluar nga atomi e deri te galaktika!? Madje edhe qytetėrimet kanė lėvizje zik-zake. Edhe historia gjithashtu. Dhe pikėrisht ky fakt i kthimit tė amshueshėm, i cili inkuadron ēdo gjė qė ekziston, e konfirmon fenomenin e ringjalljes pas vdekjes. Dėshmia e dytė e ringjalljes ėshtė rendi i vendosur preciz i cili e pėrfshinė tėrė gjithėsinė, nė tė cilėn ēdo gjė funksionon sipas planit tė caktuar me menēuri dhe zhvillohet sipas njė rregulle tė dhėnė. Rregullimi i kėtillė sundon nė galaktikėn mė tė madhe dhe nė pjesėzėn mė tė vogėl tė gjithėsisė - atomit, e madje edhe nė pjesėzėn e tij - elektronin. Rendi dhe rregullimi pėrfshijnė ēdo gjė qė ekziston. As pjesa e atomit - elektroni nuk mund tė kalojė nga "kozmosi" nė "kozmos" brenda vetė atomit pėrveē me kusht qė tė marrė sasi tė energjisė, fuqia e sė cilės ėshtė nė pajtim me shpjetėsinė e tij. Qė ta shpjegojmė kėtė mė mirė ta paramendojmė elektronin si udhėtar i cili qė tė udhėtojė diku duhet tė ketė biletė udhėtimi.

    E si mundemi atėherė tė kuptojmė qė nė kėtė rregullim tė rregulluar saktėsisht mund tė ikė hajduti apo tirani nga dėnimi pėr shkak se ka arritur ta mashtrojė policinė. Arsyeja flet se do tė pajtohen llogaritė. Kėshtu flet drejtėsia. Njerėzit nga natyra janė tė prirur tė shkojnė nga drejtėsia, qė tė duan e tė kėrkojnė, dhe tė pėrpiqen qė ta sendėrtojnė. Por edhe pėrskaj gjithė kėsaj, drejtėsia nė kėtė botė nuk ėshtė realizuar gjithnjė.

    Nėse etja pėr ujė, siē thonė mendimtarėt, tregon ekzistimin e ujit, atėherė edhe etja pėr drejtėsi tregon ekzistimin e drejtėsisė. Mirėpo, nėse drejtėsia absolute nuk ekziston nė kėtė botė, atėherė doemos do tė vijė dita dhe ēasti kur do tė vendoset drejtėsia.

    E gjithė kjo qė u tha deri mė tash tregon se ekziston ringjallja pas vdekjes. Ai i cili beson nė Kur’an, nuk ka aspak nevojė pėr dėshmitė e kėtilla tė ringjalljes pėr arsye se ai beson me zemėr dhe se ėshtė liruar nga lodhja tė cilėn e imponon diskutimi i ketij lloji.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga INDRITI : 01-12-2004 mė 10:50
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e Big Blue
    Anėtarėsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    east anglia
    Postime
    194
    Citim Postuar mė parė nga gurl
    E kuptoj se ku do te dalesh...
    OooU?!? Po kur nuk e di une se ku do dal atehere si e kuptoke ti ?

  4. #74
    Lady Kad Maska e gurl
    Anėtarėsuar
    29-10-2003
    Vendndodhja
    Pineal Gland
    Postime
    347
    E marr me mend por mund te jem edhe gabim!

  5. #75
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061
    Shkencėtarėt, duke hetuar pėrvojat e njerėzve qė kanė qenė pranė vdekjes, thonė tė kenė gjetur dėshmi tė cilat sugjerojnė se ndėrgjegja mund tė vazhdojė sė qėnuri edhe pasi truri ka pushuar sė funksionuari.

    Kėrkimi i cili i iu paraqit shkencėtarėve nė Institutin e Teknologjisė nė California, ringjalli debatin mbi temėn nėse do tė kishte jetė pas vdekjes. "Studimet janė shumė domethėnėse nė atė qė ne kishim tė bėnim me njė grup njerėzish truri i tė cilėve nuk funksiononte mė…, tė cilėt kishin proēese 'mendimesh tė lėngeta' me arsyetime dhe njė kujtesė mbi ngjarjet tė cilat kishin ndodhur nė kohėn kur truri i tyre nuk funksiononte mė.’ Kėshtu deklaroi doktor Sam Parnia nė njė intervistė, i cili ėshtė njė nga dy doktorėt e Spitalit tė pėrgjithshėm tė Southampton nė Angli, tė cilėt kanė studiuar rastet e pėrjetimeve pranė vdekjes.

    “Ne kemi nevojė pėr tė bėrė studime mė tė gjėra nė kėtė fushė por mundėsia ėshtė qė shpirti i njeriut tė vazhdojė tė mendojė dhe tė arsyetojė edhe pasi zemra e njeriut tė ketė pushuar sė rrahuri dhe kur ai nuk merr mė frymė dhe veprimtaria e trurit tė jetė zero".

    Doktor Parnia tregonte mbi studimet e tij fillestare tė cilat ai i kishte kryer sė bashku me kolegėt e tij. Rrezultatet e kėrkimeve ishin publikuar nė revistėn ‘Journal of Resuscitation’. Rrezultatet e studimit tė tyre kishin qenė aq premtuese sa qė ishin mbledhur fonde pėr tė bėrė kėrkime tė reja dhe pėr tė vazhduar mbledhjen e dėshmive.

    Shkencėtarėt e Spitalit tė Pėrgjithshėm tė Southampton gjatė studimit tė tyre kishin marrė nė pyetje 63 pacientė brenda javės sė cilės ata kishin pėsuar infarkt. 7 prej tyre mbanin mend ēfarė kishin pėrjetuar. Katėr prej pėrjetimeve ishin tė kategorisė pranė-vdekjes. Bėhet fjalė pėr ndjenja tė prehjes dhe gėzimit, kohe qė ecėn me tė shpejtė pėrpara, rritje tė aftėsisė tė sė shquarit, humbje tė vetėdijes mbi pasjen e trupit, parje tė njė drite tė bardhė, hyrje nė njė botė tjetėr, takim me njė qenie tė panjohur dhe mbėrritjen nė njė pikė nga e cila nuk ka kthim prapa.

    Njė pacient kishte moshėn 2 vjeē e gjysėm kur zemra i pushoi sė rrahuri. Pas njė kohe doktorėt mundėn ta ringjallnin atė. Prindėrit e tij lajmėruan doktor Parnia-n pasi i biri kishte vizatuar veten e tij tė lidhur fort pas njė tollumbaci prej nga ku shikonte trupin e tij tė pa jetė tė shtrirė nė shtratin e spitalit.

    Kur e kishin pyetur se ēfarė kishte dashur tė tregonte me tollumbacin, ai kishte treguar qė “kur vdisje shikoje njė dritė dhe kishe njė lidhje tė fortė pas saj”. Edhe pasi kaluan 6 muaj pas asaj ngjarjeje, djali vazhdonte te vizatonte te njėjtėn skenė.

    Asnjėri prej kėtyre pacientėve nuk ka pasur ulje tė nivelit tė oksigjenit nė trup qė mendohet tė shkaktojė pėrjetimin e gjėrave tė mėsipėrme.

    Udhėheqėsi i kėtyre studimeve Dr Sam Parnia thotė se askush nuk e kupton plotėsisht se si arrijnė qelizat e trurit tė formojnė mendimet.

    Ai thotė se ndoshta mendja apo ndėrgjegja janė tė pavarura nga truri. Se qelizat e trurit janė si tė gjitha qelizat e tjera tė trupit, ato kanė aftėsi pėr tė prodhuar proteina dhe kemikale, por nuk janė nė gjendje tė prodhojnė dukurinė subjektive tė mendimit qė gjendet tek ne. Truri pėr ndėrgjegjen duhet tė jetė njė lloj pėrēuesi i cili po ashtu si aparati televiziv kap valėt dhe i kthen ato nė pamje dhe zė.

    Por kėto pėrfundime janė kundėrshtuar nga neurologėt. Dr Chris Freeman, psikiatėr dhe psikoterapist nė Spitalin Mbretėror tė Edinburg-ut thotė se nuk ka prova qė vėrtetojnė se pėrjetimet pėr tė cilat flitet kanė ndodhur kur truri kishte pushuar sė funksionuari.

    Ai thotė se dihet qė kujtesės nuk mund t'i besohet kryekėput. Kur pėrjetojmė diēka ne e dimė me siguri tė lartė qė ajo ka ndodhur por nuk jemi aspak tė sigurtė kur ėshtė fjala pėr tė treguar se kur ka ndodhur.

    Kėshtu mund tė jetė qė pėrjetimet tė kenė ndodhur gjatė kohės sė marrjes sė vetes, apo pak pėrpara infarktit.


    __________________

  6. #76
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    A ka jetė pas vdekjes ?

    Ē'kuptojmė me fjalėn "jetė" ? A kemi parasysh kėtė jetė kėtu-poshtė kur flasim pėr jetėn e pėrtejme ? Pėrgjigja e kėsaj do tė mund tė n'a sqaronte pak nė lidhje me "jetėn e pėrtejme".

    Jeta e kėtu-poshtės ėshtė marrja pėrsipėr nga njeriu e faktit tė tij tė tė qenurit. Njeriu nuk ka detyrė tjetėr pėrveēse pėr tė qenė. Nė kėtė detyrė, ai gjendet krejt i vetėm, pa lidhje me asgjė tė huaj, tė jashtme ndaj tij. Njeriu ėshtė jetim nė kėtė botė, i lėnė nė mėshirėn e fatit tė vet, por fat i cili ėshtė i marrė pėrsipėr nga liria e tij. Pra nė kėtė jetė tė kėtushme, ne jemi tė lirė. Siē thoshte Jean-Paul Sartre : "Njeriu ėshtė i dėnuar pėr tė qenė i lirė."

    Po jeta e pėrtejme, a ngjan me kėtė jetė ? Po tė besojmė ithtarėt e kėsaj jete, ajo ėshtė vetėm vuajtja apo lumturia e pėrjetshme e caktuar nga Zoti nė Gjykimin e fundit. Pra, fati ynė atje nuk varet aspak nga ne por nga Zoti. Por a mund tė quhet jetė kjo kohėzgjatje e pėrjetshme ku ne nuk jemi tė zotėt e fatit tonė ? Mendoj se jo. Nqs ka diēka pėrtej vdekjes, kjo nuk mund t'a ketė emrin jetė. Mund tė jetė gjithēka por jo jetė. Pėrfundimisht, unė mendoj qė me ēfarėdo qė ne tė pėrballemi pikėrisht njė ēast pas vdekjes sonė, kjo nuk do tė jetė njė jetė, por diēka qė unė nuk ia di emrin.

  7. #77
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Egziston nje dhe vetem nje menyre per te gjetur pergjigjen e sakte!
    Pikerisht ajo menyre nga e cila PUHIZA dhe shumica e njerezve kane frike.
    E pa deshiruar dhe e pa shmangur.

    Sooner or later we'll find out

    Gjithe te tjerat jane spekulime dhe teori.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Tema tė Ngjashme

  1. Qėllimi i jetes
    Nga Namila nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-05-2011, 10:01
  2. "Vizitori" i befasishėm
    Nga biligoa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 15:23
  3. Krishti, pėrmbledhja e gjithēkaje frymore.
    Nga marcus1 nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 04-10-2007, 09:38
  4. Jeta dhe Vdekja
    Nga Albin nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 15:43
  5. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •