Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 77
  1. #11
    <-----
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Postime
    985

    Re: A ka jete pas vdekjes?

    Postuar mė parė nga Puhiza
    Me tremb shume ideja e vdekjes se shpirtit me shume sesa ajo e vdekjes fizike...Cfare ndodh kur ne nuk e prekim me trupin tone? Ndiejme apo jo me? Kush jemi ne? Cfare behemi me vone?
    Pak si e re per te menduar per vdekjen ! Mos e mendo edhe aq se te trishton !Just enjoy the life you're living now
    ...

  2. #12
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    Nuk ma do mendja se ka njeri qe nuk i ka prane vetes "frikat" ekzistencialiste. Nga vijme, kush jemi dhe ku po shkojme: jane pyetje qe te gjithe ia kemi bere vetes qofte edhe ndonjehere. Te mendosh per vdekjen per mua eshte ta duash me shume kete jete, te vleresosh cdo cast si me shekull i pafundme.

    Me deshiren per te ditur se c'ndodh pasi trupi behet akull, nuk dua aspak te kerkoj pavdekesine ne menyren e Epit te Gilgameshit, te personazhit te Kutelit tek "E madhe eshte gjema e mekatit" apo qofte dhe me super teknikat e pararojes se mjekesise se sotme.

    Une jam nje njeri i thjeshte qe kam nje te perditshme pak a shume si tuajen . Dmth bej pjese tek njerezit normale, flas, mendoj, dashuroj, merzitem, kendoj, studioj, pi kafe etj etj.

    Te pyesesh dhe te shqetesohesh per trupin, mendjen, shpirtin, syte, qiellin, te dashurit e zemres, lotet, floket, timbret e zerave te njerezve qe i ke takuar ne kete jete, gurgullimat e ujrave, etj etj do te thote te duash dhe te ndjesh se ke shpirt qe ndjen dhe dashuria e shpirtit eshte energjia me e madhe qe e mban idene tone te lidhur me idene e te tjereve. Vertet qe cdo gje qe ndodh, ekziston vetem ne mendjen tone, por dhe mendja, ndergjegja, vetedija, ta quajme si te duam, eshte nje energji e jashtezakonshme e cila nuk besoj se do mund te zhduket nje dite.

    A do mund te jemi ndonjehere te pavetedijshem? Sepse edhe nese do jemi te tille do na duhet te jemi serish te vetedijshem per te kuptuar se jemi te pavetedijshem.

    Keto lloj pyetjesh, pergjigjet e te cilave ndoshta vertet duhet te jene pa baze, jane pyetje qe jane mbrujtur qe ne Pemen e Dijes, qe me mollen qe hengri Eva me Adamin. Edhe ata nuk kane ditur. Nuk dinin. Kerkuan te dinin. Dhe u bene mekatare. Ndoshta pa te drejte....
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  3. #13
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Puhiza,

    Tė kesh frikė pėr ekzistencėn tėnde ėshtė normale por tė kesh frikė pėr atė qė ndodh pas vdekjes ėshtė frikė e tepruar. Pa marrė parasysh ideologjitė fetare, mund tė themi se njeriu nė jetė nuk ėshte i vetėdijshėm se ēfarė ndodh pas vdekjes. Pra, nuk mund tė bėjmė asgjė pėr tė ndryshuar fatin tonė pas vdekjes. Por pėr aq kohė sa jemi nė jetė, jemi tė aftė tė kontrollojmė jetėgjatėsinė.

    Frika na mėson tė mos pijmė duhan, tė mos ta teprojmė me alkool, tė mos lėmė shėndetin pas dore, tė mos ngasim makinėn me shpejtėsi tė madhe, tė mos vėmė jetėn nė rrezik. Tė gjitha kėto gjėra i kemi nė dorė dhe kontrollojnė jetėgjatėsinė tonė. Frika nė kėtė rast mund tė shikohet si e dobishme.

    Megjithatė vdekja ėshtė e pashmangshme dhe njė ditė do vijė pėr te gjithė ne. Kėtė nuk e kemi nė dorė dhe si tė kemi frikė, si tė mos kemi frikė, nuk mund ta ndryshojmė.

    Theksoj dhe njėherė qė kjo pėrgjigje do ishte e pavlefshme nqs nisemi nga ideologjitė fetare. Fetė, sidomos ajo e krishterė, na mėsojnė qė shpirti ėshtė i pavdekshėm dhe veprimet tona gjatė jetės vendosin edhe tė ardhmen tonė pas vdekjes.
    Edi

  4. #14
    ..silent.. Maska e velsa
    Anėtarėsuar
    05-01-2004
    Postime
    58
    Se a ka jete pas vdekjes? Kjo pyetje mbetet edhe ēeshtje e mendimit personal, po une personalisht mendoj, qe sado e suksesshme apo e deshtuar te kete qene jeta, vdekja nuk mund te jete e tėra.
    Edhepse pergjigje e pashpjeguar vdekjen do e definoja si nje transformim te procesit te jetes, dhe brenda ne vehte besoj ne jete pas vdekjes, por ne nje nivel tjeter.
    Silence is the perfectest herald of joy: I were but little happy, if I could say how much. W. Shakespeare

  5. #15
    Paēe Maska e Ēufo_ Ēufo
    Anėtarėsuar
    14-01-2004
    Vendndodhja
    San Diego, CA
    Postime
    66
    Ėshtė interesante si kulturat perėndimore, nė krahasim me kulturat e tjera, p.sh. orientit, e kanė kaq frikė vdekjen. Po te mos kishe vdekje, nuk do kishte jetė.
    Unė pėr vete jam egzistencialist. Ēdo njeri ka njė jetė.
    Nuk e kuptoj pse mundohemi kaq shumė qė ta dimė ēfarė bėhet mbasi ndahemi nga kjo jetė. Edhe po tė ketė diēka tjetėr mbas kėsaj jete (parasja, ferri) nuk ka lidhje fare me jetėn qė jetojmė tani. Po tė kishte ndonjė lidhje, sigurisht qė ne do e kishim zbuluar, dhe do e dinim ēfarė ndodhte nė kėtė "jete tjetėr".
    Pse me u shqetėsu kotė pėr diēka qė nuk kemi mundėsi ta kontrollojmė. Vdekja ėshtė diēka shumė e hidhur, sepse njerzit qė ne i duam fortė, ikin. Por pėrveē hidhėrimit tė ndarjes sė tė dashurve, s'ja vlen me u ē'mend pėr mundėsit qė janė mbas kėsaj jete.

    Ēufoja
    Ēufo Ēufo o Gjumash
    Shkon nė shkollė avash avash

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e The Hobbit
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Postime
    211
    Personalisht besoj se jeta nuk ka fund, perkundrazi, vdekja eshte pragu i deres per hzrjen ne perjetesi.

    Njeriu material (trupi) vdes, por shpirti vazhdon te egzistoje, madje ne perjetesi.

    Njeriu nuk eshte vetem trup, por trup, shpirt edhe fryme...

    Trupi nuk eshte gje tjeter vecse veshja e shpirtit . Shpirti ne njeriu eshte ego, vullneti, inteligjenca dhe ndjenja.

    Trupi eshte ajo pjese e njeriut qe komunikon me boten materiale, ajo qe prekim, ajo qe shikojme, ndersa pjesa tjeter (fryma, shpirti komunikojne me boten frymore (te padukshme)...
    Give light and the darkness will disappear of itself.
    Erasmus (d. 1536)

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e mesues
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    113
    What is the condition of the dead?

    Eccl.9 . 5; The living are conscious that they will die;but as for the dead ,they are conscious of nothing at all.

    Psalm.146;4; His spirit goes out,he goes back to his ground;in that day his thoughts do perish.

    Ecc. 9 ; 6 Their love and their hate and their jealousy have already perished,and they have no portion anymore to the time indefinite in anything that has to be done under the sun

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Re: A ka jete pas vdekjes?

    Postuar mė parė nga Puhiza
    Me tremb shume ideja e vdekjes se shpirtit me shume sesa ajo e vdekjes fizike...Cfare ndodh kur ne nuk e prekim me trupin tone? Ndiejme apo jo me? Kush jemi ne? Cfare behemi me vone?
    Puhiza, more kaq e kaq pergjigje te ndryshme. Si ndjehesh tani pasi ke lexuar te gjitha pergjigjet? Mos valle ndjehesh me konfuze? Kam pershtypjen se ne vend qe te sqaroheshe disi me shume, u ngaterrove me shume.

    Si thua ti, se po te pergjigjem edhe une, atehere do te sqarohesh? Kurren e kurres. Keshtu qe une nuk do i pergjigjem pyetjeve te tua, por ajo qe do them eshte se mundohesh te kuptosh gjera frymore me mendjen tende, e cila eshte trupore. Edhe njeqind vjet jete te kesh dhe t'i harxhosh keto 100 vjet duke kerkuar pergjigjen e ketyre pyetjeve me mendjen tende, kurre nuk do marresh pergjigje.

    Gjerat frymore kuptohen nga fryma, dhe gjerat fizike kutpohen nga trupi. Kam pershtypjen se vetem kur te filloje shpirti yt, apo me mire fryma jote te beje keto lloj pyetjesh - jo mendja jote - atehere ndoshta mund te marresh ndonje pergjigje.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-10-2003
    Postime
    153

    Re: A ka jete pas vdekjes?

    Postuar mė parė nga Puhiza
    Me tremb shume ideja e vdekjes se shpirtit me shume sesa ajo e vdekjes fizike...Cfare ndodh kur ne nuk e prekim me trupin tone? Ndiejme apo jo me? Kush jemi ne? Cfare behemi me vone?
    Eshte e pa baze te thuhet per qfare do lloji pyetjesh se nuk ka pergjigje me baze. Mund te me tregosh nga te rjedhi idea e vdekjes se shpirtit. Qfare ndodhe kur ne nuk prekim me trupin tone,ndjejme apo jo,me siguri qe po ,mbase shpirti eshte ajo qe del ne shetitje deri sa trupi pushon (flen) ,e ndez nje mariuhane pin cafe, ben sex dhe ti kendej derdhesh,e keshtu me radhe.Kush jemi ne? Ne jemi ata/ ato qe jemi ,Zoti eshte AI
    AI qe eshte. Qfare behemi me vone? do behemi te persosur.

  10. #20

    Re: Re: A ka jete pas vdekjes?

    Postuar mė parė nga Cupke_pe_Korce
    C'fare eshte shpirti?
    Per cilin moment e ke fjalen?

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Qėllimi i jetes
    Nga Namila nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-05-2011, 10:01
  2. "Vizitori" i befasishėm
    Nga biligoa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 15:23
  3. Krishti, pėrmbledhja e gjithēkaje frymore.
    Nga marcus1 nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 04-10-2007, 09:38
  4. Jeta dhe Vdekja
    Nga Albin nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 15:43
  5. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •