Misherimi
... Dhe Ai u Mishėrua prej Shpirtit tė Shenjtė dhe Virgjėreshės Mari dhe u bė Njeri
Biri hyjnor i Perėndisė u lind si njeri prej Virgjėreshės Mari me anė tė fuqisė sė Shpirtit tė Shenjtė (Matheu 1; Lluka 1). Kisha na mėson qė lindja virgjėrore ėshtė plotėsimi i profecisė sė Dhiatės sė Vjetėr (Isaia 7:14), dhe ėshtė gjithashtu plotėsimi i dėshirės sė gjithė njerėzve pėr shpėtim, dėshirė dhe shpresė qė gjendet nė tėrė fetė dhe filozofitė e historisė njerėzore. Vetėm Perėndia mund ta shpė-tojė botėn. Njeriu vetėm nuk mund ta bėjė, sepse ėshtė vetė njeriu qė duhet tė shpėtohet. Prandaj, sipas doktrinės orthodhokse, lindja virgjėrore ėshtė e nevojshme jo pėr shkak tė njė idolizimi tė rremė tė virgjėrisė ose si refuzim i seksualitetit no-rmal njerėzor, por Shpėtimtari nuk mund tė jetė thjesht si ēdo njeri tjetėr, qė ka nevojė pėr shpė-tim. Shpėtimtari i botės nuk mund tė jetė thjesht si njeri prej racės sė Adamit, lindur nė mish si gji-thė tė tjerėt. Ai duhet tė jetė "jo i kėsaj bote", qė tė mund tė shpėtojė botėn.
Jisui lindi prej Virgjėreshės Mari, sepse ai ėshtė Biri hyjnor i Perėndisė, Shpėtimtari i botės. Mėsi-mi i Kishės Orthodhokse thotė qė Jisui nuk ėshtė "thjesht njė njeri" si gjithė tė tjerėt. Ai ėshtė me tė vėrtetė njė njeri real, njė njeri i plotė dhe i pėr-kryer me trup, mendje dhe shpirt njerėzor. Por ai ėshtė Biri dhe Fjala e Perėndisė qė u bė njeri. Pėr kėtė arsye Kisha e quan Marinė Theotokos (Hyjlindėse), qė do tė thotė "ajo qė lindi Perėndinė."
Sepse ai qė lindi prej Marisė ėshtė, siē kėndon Ki-sha Orthodhokse nė Krishtlindje: "...ai qė prej pėrjetėsie ėshtė Perėndi."
Sot Virgjėresha lindi Pėrmbiqenėshmin, dhe dheu i afron njė shpellė tė Paafruarit! Engjėjt me barinjtė e lavdėrojnė! Magėt udhėtojnė me yllin! Pėr ne Perėndia i pėrjetshėm lindi si njė foshnjė! (Shkurtorja (Kondaqi) e Krishtlindjes).
Jisui i Nazaretit ėshtė Perėndi, ose mė saktė, Biri hyjnor i Perėndisė nė mish njerėzor. Ai ėshtė njė njeri i vėrtetė nė ēdo gjė. Ai lindi, u rrit i bindur ndaj prindėrve dhe gjithashtu u rrit nė urtėsi dhe nė shtat (Lluka 2:51-52). Ai pati njė jetė familjare me "vėllezėr e motra" (Mark 2:31-34), qė sipas doktrinės orthodhokse nuk ishin fėmijė tė lindur nga Maria, e cila ėshtė "gjithmonė-virgjėra", por fėmijė tė Josifit tė ve.
Si njeri Jisui pėrjetoi tė gjitha pėrvojat normale njerėzore si rritjen dhe zhvillimin, urinė dhe etjen, lodhjen, dėshpėrimin dhe dhimbjen dhe zhgėnji-min. Ai gjithashtu njohu tundimin njerėzor, vuaj-tjen dhe vdekjen. Ai i mori kėto gjėra mbi veten e tij "pėr ne njerėzit dhe pėr shpėtimin tonė".
Edhe meqenėse fėmijėt marin pjesė prej mishi e gjaku, edhe ai gjithashtu mori pje-sė prej kėtyre gjėrave, qė tė prishė me anė tė vdekjes atė qė ka pushtetin e vdekjes, domethėnė djallin, dhe tė shpėtojė tė gjithė ata, tė cilėt nga frika e vdekjes ishin tėrė jetėn nė skllavėri. Sepse me tė vėrtetė nuk u ndihmoj engjėjve, por farės sė Abrahamit. Prandaj duhet t'u ngjante nė gjithēka vėllezėrve tė tij... qė tė bėjė shlyerje tė fajeve tė popullit. Sepse meqenėse ai vuajti dhe u tundua vetė, ai mund t'u ndihmojė atyre qė tundohen (Hebrejtė 2:14-18).
Krishti erdhi nė botė duke u bėrė si tė gjithė njerėzit, me pėrjashtim tė mėkatit.
I Cili nuk mėkatoi, dhe as u gjend kobim nė gojėn e tij. Kur u pėrqesh, ai nuk pėrqeshte; kur vuajti, ai nuk kėrcėnonte; por e jipte vetveten nė duart e atij (Perėndisė Atė) qė gjykon me drejtėsi (I Pietri 2:22; Hebrejtė 4:15).
Jisui u tundua, por ai nuk mėkatoi. Ai ishte i pėr-sosur nė ēdo gjė, krejtėsisht i bindur tek Perėndia Atė; duke folur fjalėt e Tij, duke bėrė veprat e Tij dhe duke plotėsuar vullnetin e Tij. Si njeri, Jisui e pėrmbushi pėrsosmėrisht rolin e tij si Njeriu i Pėr-sosur, si Adami i ri dhe i fundit. Ai bėri ēdo gjė qė njeriu dėshtoi t'i bėnte, duke qenė nė gjithēka pėr-gjigja mė e pėrsosur njerėzore ndaj inisiativės hyj-nore tė Perėndisė nė drejtim tė botės. Nė kėtė ku-ptim, Biri i Perėndisė si njeri "ripėrmblodhi" jetėn e Adamit, d.m.th. tėrė racėn njerėzore, duke e sje-llė pėrsėri njeriun dhe botėn e tij tek Perėndia Atė dhe duke lejuar kėshtu njė fillim tė ri tė jetės, tė ēliruar nga fuqia e mėkatit, nga djalli dhe vdekja.
Si Mesia-Shpėtimtar, Krishti pėrmbushi gjitha-shtu tėrė profecitė dhe pritjet e Dhiatės sė Vjetėr, duke plotėsuar dhe kurorėzuar nė njė pėrsosje finale dhe absolute gjithēka qė ishte filluar nė Izra-el pėr shpėtimin njerėzor dhe kozmik. Kėshtu, Krishti ėshtė pėrmbushja e premtimit bėrė Abra-hamit, pėrmbushja e Ligjit tė Moisiut, pėrmbushja e profetėve dhe Ai vetė, Profeti Final, Mbreti dhe Mėsuesi, Kryeprifti i Shpėtimit dhe nė tė njėjtėn kohė, Flijimi i Pėrsosur, Pashka e Re dhe Dhurue-si i Shpirtit tė Shenjtė mbi gjithė Krijimin.
Nė rolin e tij si Mesia-Mbreti i Izraelit dhe Shpė-timtari i botės, Krishti insiston nė identitetin e Tij me Perėndinė Atė dhe e quan vetveten Udha, e Vėrteta dhe Jeta, Ngjallja dhe Jeta, Drita e Botės, Buka e Jetės, Dera e Vathės, Bariu i Mirė, Biri Qiellor i Njeriut , Biri i Perėndisė dhe Perėndia Vetė, Ai qė Rron (Ungjilli i Joanit).
Mbrojtja e Doktrinės sė Mishėrimit
Nė Kishėn Orthodhokse fakti qėndror i besimit tė krishterė, qė Biri i Perėndisė erdhi nė tokė si njė njeri real, i lindur prej Virgjėreshės Mari pėr tė vdekur dhe pėr t'u ngjallur pėrsėri, pėr t'i dhėnė jetė botės, ėshtė shprehur dhe mbrojtur nė mėnyra tė ndryshme. Predikimi i parė dhe mbrojtja e parė e besimit qėndron nė pohimin qė Jisui i Nazaretit ėshtė me tė vėrtetė Mesia i Izraelit, dhe qė Mesia Vetė - Krishti - ėshtė me tė vėrtetė Zot dhe Perė-ndi nė formė njerėzore. Tė krishterėt e parė, duke filluar me apostujt insistuan nė faktin qė Jisui ėshtė me tė vėrtetė jo vetėm Krishti dhe Biri i Pe-rėndisė, por qė Ai me tė vėrtetė jetoi, vdiq dhe u ngjall sė vdekurish nė mish, si njė qenie e vėrtetė njerėzore.
Nga kjo e njihni Frymėn e Perėndisė; ēdo frymė qė rrėfen se Jisu Krishti ka ardhur nė mish ėshtė nga Perėndia; edhe ēdo fry-mė qė nuk rrėfen qė Jisu Krisht ka ardhur nė mish, nuk ėshtė nga Perėndia (I Joani 4:2).
Sepse shumė kobimtarė hynė nė botė, tė cilėt nuk rrėfejnė se Jisu Krishti erdhi nė mish... (2 Joani 7).
Nė vitet e para tė besimit tė krishterė, mbrojtėsit e fesė - apologjistėt dhe martirėt - patėn si dėshmi-nė dhe detyrėn qėndrore mbrojtjen e doktrinės qė Jisui, duke qenė Biri i Perėndisė nė mish njerėzor, jetoi nė tokė, vdiq, u ngjall prej Atit dhe u lavdė-rua si i vetmi Mbret, Zot dhe Perėndi i botės.
Sinodet Ekumenikė
Nė shekullin e tretė dhe tė katėrt u pėrhap njė mė-sim i gabuar nė lidhje me Krishtin. Sipas kėtij mė-simi Jisui ėshtė me tė vėrtetė Biri dhe Fjala e Pe-rėndisė e mishėruar, por Biri dhe Fjala nuk ėshtė plotėsisht hyjnor, por njė krijesė - ndonėse krijesa mė e lartė. Kėshtu, sipas kėtij mėsimi, Biri i Perė-ndisė dhe Personi i dytė i Shėn Trinisė ishte njė krijesė e bėrė nga Perėndia si tė gjitha krijesat e tjera. Ky ishte mėsimi i Ariosit, njė prift nga Aleksandria e Egjiptit. Kundėr kėtij mėsimi Etėrit e shenjtė, si Athanasi i Aleksandrisė, Vasili i Madh, vėllai i tij, Grigori i Nisės dhe Grigor Theo-logu i Nazianzit, e mbrojtėn pėrcaktimin e besi-mit tė sinodit tė parė e tė dytė, qė thoshte se Biri dhe Fjala e Perėndisė - i mishėruar nė formė njerėzore si Jisui i Nazaretit, Mesia i Izraelit, - nuk ėshtė njė krijesė, por ėshtė me tė vėrtetė hyjnor, si Perėndia Atė dhe Shpirti i Shenjtė. Kjo ishte mbrojtja e doktrinės sė Shėn Trinisė (shih kapi-tullin III), qė ruajti pėr Kishėn e tė gjithė kohėrave besimin qė Jisui ėshtė me tė vėrtetė Biri Hyjnor i Perėndisė, qė ka tė qenėt njė me Atin dhe me Shpirtin e Shenjtė, njėri nga Trinia e Shenjtė.
Nė tė njėjtėn kohė, nė shekullin e katėrt, Kisha gji-thashtu luftoi kundėr mėsimit tė njė farė Apolli-nari. Ai thoshte se ndonėse Jisui ėshtė me tė vėr-tetė Biri dhe Fjala e mishėruar e Perėndisė, mishė-rimi qėndron vetėm nė marrjen e njė trupi njerėzor dhe jo nė plotėsinė e natyrės njerėzore. Sipas kė-saj doktrine, Jisui nuk kishte njė shpirt njerėzor real, as mendje njerėzore, por Biri hyjnor i Pe-rėndisė, qė ekziston pėrjetėsisht me Atin dhe Shpirtin, vetėm thjesht banoi nė trupin dhe nė mi-shin njerėzor, si nė njė tempull. Pėr kėtė arsye, ēdo deklarim doktrinor zyrtar i Kishės Orthodho-kse, duke pėrfshirė tė gjitha deklarimet e sinodeve ekumenikė, insiston gjithmonė, qė Biri i Perėndisė u bė njeri prej Virgjėreshės Mari, me njė shpirt racional dhe me njė trup; me fjalė tė tjera, qė Biri i Perėndisė u bė njeri realisht, me tėrė kuptimin e fjalės dhe qė Jisu Krishti ishte dhe ėshtė njė qenie njerėzore e plotė, duke qenė dhe duke patur gjith-ēka qė njė qenie njerėzore ka dhe ėshtė. Ky ėshtė mėsimi i Ungjillit dhe i Shkrimeve te Dhiatės sė Re nė pėrgjithėsi.
Edhe me qenė se bijtė kanė marrė pjesė nė mish dhe nė gjak, edhe Ai gjithashtu mori pjesė nė tė njėjtėn natyrė... qė t'u ngjante nė gjithēka vėllezėrve tė Tij. ( Hebrejtė 2: 14-17).
Herezia e Nestorit
Gjatė tėrė shekullit tė pestė pati njė debat tė madh rreth kuptimit tė drejtė tė natyrės dhe personit tė Jisu Krishtit. Sinodi i Tretė Ekumenik, mbajtur nė Efes mė 431, mbrojti mėsimin e Shėn Qirillit tė Aleksandrisė. Ky mėsim mbronte faktin qė Ai qė kishte lindur prej Virgjėreshės Mari, ishte vetė Biri hyjnor i Perėndisė, nė mish njerėzor. Ishte e nevojshme tė mbrohej ky fakt, sepse disa nė Ki-shė ndiqnin mėsimin e Nestorit, peshkop i Konstandinopojės, i cili mėsonte qė Virgjėresha Mari nuk duhet tė quhej Theotokos (Hyjlindėse) - njė term tashmė i pėrdorur nė teologjinė e Kishės - se-pse, sipas tij, ajo lindi njeriun Jisu, njeriun qė u bė Biri i Perėndisė nė mishėrimin dhe jo Birin Vetė. Nė kėtė mėsim ishte njė ndarje ndėrmjet Birit tė Perėndisė, tė lindur nė pėrjetėsi prej Perėndisė Atė dhe Birit tė Njeriut, tė lindur prej Virgjėreshės nė Bethlehem; dhe qė, ndonėse kishte njė "lidhje" reale ndėrmjet tyre, Maria lindi thjesht njeriun. Pėr kėtė arsye, ajo mund tė quhet Theotokos vetėm nga njė farė kuptimi simbolik i fjalės dhe prej njė devotshmėrie tė tepruar, por dogmatikisht do tė ishte mė e saktė tė quhej Kristotokos (Krishtlindėse) ose Anthropotokos (Njerilindėse).
Shėn Qirilli i Aleksandrisė dhe Etėrit e Sinodit tė Efesit e kundėrshtuan doktrinėn e Nestorit dhe shpallėn qė termi Theotokos (Hyjlindėse), pėr Virgjėreshėn Mari ėshtė krejtėsisht i saktė dhe i plotė dhe duhet tė mbahet nėse besimi i krishterė do rrėfehet i plotė dhe jeta e krishterė do jetohet saktėsisht. Termi duhet tė mbrohet, sepse nuk mund tė ketė ndarje ndėrmjet Birit tė pėrjetshėm dhe Fjalės sė Perėndisė, lindur prej Atit para gji-thė shekujve, dhe Jisu Krishtit, Birit tė Marisė. Djali i Marisė ėshtė Biri i pėrjetshėm dhe hyjnor i Perėndisė. Ai - dhe askush tjetėr - u lind prej saj si njė fėmijė. Ai - dhe askush tjetėr - u mishėrua prej saj nė mish njerėzor. Ai - dhe askush tjetėr - u bė njeri nė shpellėn e Bethlehemit. Do tė ishte e pa-mundur tė mos kishte "lidhje" ndėrmjet Birit tė Perėndisė dhe Birit tė Marisė, sepse ata janė nė fakt njė dhe i njėjti person. Biri i Perėndisė u lind nga Maria. Biri i Perėndisė ėshtė hyjnor; Ai ėshtė Perėndi. Prandaj, Maria lindi Perėndinė nė mish, Perėndinė si njeri. Prandaj, Maria ėshtė me tė vėrtetė Hyjlindėse. Thirrja e Shėn Qirillit dhe e Si-nodit tė Efesit ishte kjo: Biri i Perėndisė dhe Biri i Njeriut - njė Bir!
Sinodi i Kalqedonisė
Mėsimi rreth Jisu Krishtit, Birit tė mishėruar tė Perėndisė, u zhvillua dhe u shpjegua mė tej nė Si-nodin e Katėrt Ekumenik tė Kalqedonisė. Ky lloj shpjegimi ishte i nevojshėm sepse ishte njė tende-ncė pėr tė theksuar natyrėn hyjnore tė Krishtit aq shumė, sa qė natyra e Tij njerėzore pothuaj ishte mohuar fare. Nė sinodin e katėrt u bė formulimi i famshėm qė thotė se Jisu Krishti, Biri dhe Fjala e mishėruar e Perėndisė ėshtė njė person (ose hipo-stazė) qė ka dy natyra tė plota: hyjnore dhe njerėzore. I frymėzuar veēanėrisht nga letra e Shėn Luanit, papės sė Romės, sinodi i katėrt insistoi qė Jisui ėshtė krejtėsisht ēfarė Perėndia Atė ėshtė, nė lidhje me Hyjninė e Tij. Kjo ishte njė referencė di-rekte nė Besoren e Nikeas qė shpallte Birin e Pe-rėndisė "qė ka tė qenėt njė me Atin", qė thjesht do tė thotė, ēfarė ėshtė Perėndia Atė, Biri ėshtė gji-thashtu: Dritė prej Drite, Perėndi i Vėrtetė prej Perėndie tė Vėrtetė. Gjithashtu, sinodi insistoi qė nė mishėrim Biri i Perėndisė u bė krejtėsisht si tė gjitha qeniet e tjera njerėzore, duke rrėfyer qė Jisu Krishti ka gjithashtu "tė qenėt njė" me tė gjitha qeniet njerėzore nė njerishmėrinė e Tij. Kjo dok-trinė mbronte mėsimin e besės apostolike tė shkruar nė Ungjijtė dhe nė shkrimet e tjera tė Dhiatės sė Re, pėr shembull, nė letrat e Apostull Pavlit:
I cili duke qėnė nė formė tė Perėndisė, nuk e numėroj pėr rrėmbim tė qenurit si njė me njė me Perėndinė; Por zbrazi veten e tij, edhe mori formė shėrbėtori, e u bė porsi njerėzit nė ngjashmėri; Edhe duke u gje-ndur nė fytyrė porsi njeri, e pėrunji veten e tij, e u bė i bindur deri nė vdekje, edhe vde-kje kryqi ( Filipianėt 2:6-8; shih: Hebrejtė 1-2, Joani 1).
Fjalėt e mėposhtme janė fjalėt bazė pėr pėrcakti-min e besimit nė Sinodin e Kalqedonisė :
Duke ndjekur Etėrit e Shenjtė ne mėsojmė me njė zė qė Biri i Perėndisė dhe Zoti ynė Jisu Krisht duhet tė rrėfehet si njė dhe i njėjti (Person), dhe Ai ėshtė i pėrsosur si Hyjni dhe i pėrsosur si njeri, Perėndi i Vėr-tetė dhe Njeri i Vėrtetė, i pėrbėrė me njė shpirt tė arsyeshėm dhe trup (njerėzor), dhe qė ka tė qenėt njė me Atin pėrsa i pėrket Hyjnisė sė Tij dhe qė ka tė qenėt njė me ne pėrsa i pėrket njerishmėrisė sė Tij; i bėrė nė tė gjitha si ne, me pėrjashtim vetėm tė mėkatit; i lindur prej Atit pėrpara gjithė shekujve sipas Hyjnisė sė Tij: por nė kėto kohė tė fundit, pėr ne njerėzit dhe pėr shpėtimin tonė, u lind (nė botė) prej Vir-gjėreshės Mari, Hyjlindėses (Theotokos), sipas njerishmėrisė sė Tij. Ky Jisu Krisht, i vetėm dhe i njėjti, i vetėmlinduri Bir ( i Pe-rėndisė), duhet tė rrėfehet qė ka dy natyra, tė papėrziera, tė pandryshuara, tė pandara dhe tė paveēuara (d.m.th. pa u shkrirė sė ba-shku Hyjnishmėria me Njerishmėrinė, kėshtu qė karakteristikat e veēanta tė secilės nuk janė ndryshuar apo humbur; dhe gjithashtu nuk janė tė ndara qė tė jenė dy Bij) dhe kėto dy natyra i ruajtėn veēoritė e tyre, tė bashkuara nė njė Person dhe Hipostazė dhe jo tė ndara nė dy persona, por si njė dhe i njėjti Bir i ve-tėmlindur, Perėndia Fjalė, Zoti ynė Jisu Krisht, si thanė dhe profetėt e lashtė pėr Atė (p.sh., Emanueli i Isaisė 7:14) dhe si Jisu Krishti na ka mėsuar, dhe si Besorja e Etėr-ve na ėshtė dhėnė.
Njė numėr tė krishterėsh nuk e pranuan Sinodin e Kalqedonisė dhe u ndanė me ata qė e pranuan atė. Ata e bėnė kėtė sepse menduan qė Sinodi kishte ringjallur doktrinėn e gabuar tė Nestorit, nga insis-timi nė "dy natyrat" mbas mishėrimit, ndonėse nė sinod u theksua fort "bashkimi" i dy natyrave. Kėta tė krishterė janė quajtur monofizitė (qė do tė thotė "njė natyrė") dhe ata vazhdojnė edhe sot e kėsaj dite tė jenė tė ndarė nga Orthodhoksėt e Kalqedonisė. Ato janė kishat Koptike, Etiopiane dhe Armene. Shpresojmė, qė njė ditė, me ndihmėn e Perėndisė, kjo grindje do tė zgjidhet. Sido qė tė jetė e ardhmja, Kisha Orthodhokse thekson qė mėsimi i Sinodit tė Kalqedonisė ėshtė nė pajtim tė plotė me doktrinėn anti-Nestoriane tė Shėn Qirilit dhe tė Sinodit tė Tretė Ekumenik tė Efesit. Forca e Sinodit tė Katėrt, sipas pikėpamjes orthodho-kse, ėshtė, sepse ai pėrcaktoi qartė faktin qė kur Biri i Perėndisė u lind si njeri prej Virgjėreshės Mari, Hyjlindėses, Ai nuk pushoi sė qenuri Pe-rėndi dhe nuk ndryshoi Hyjninė e Tij, ndonėse u bė njė njeri i plotė dhe i pėrsosur nė mishėrimin. Sepse vetė Shpėtimi kėrkon bashkimin e pėrkryer tė Hyjnishmėrisė me Njerishmėrinė, nė njė Person tė Jisu Krishtit; njė bashkim ku Perėndia ėshtė Perėndi dhe Njeriu ėshtė Njeri, dhe ku tė dy bėhen njė, nė njė unitet tė pėrkryer: pa shkrirje ose ndryshim, dhe pa ndarje apo veēim.
Perandori Justinian dhe Sinodi i 5-tė Ekumenik
Nė shekullin e gjashtė, perandori Justinian, donte tė riafirmonte faktin qė pasuesit e Sinodit tė Kal-qedonisė besonin realisht qė Jisu Krishti ėshtė Biri i mishėruar dhe Fjala e Perėndisė, njėri nga Trinia e Shenjtė. Ai donte ta bėnte kėtė, kryesisht pėr tė bindur ata qė nuk e pranonin sinodin e ka-tėrt, se pėrkufizimi i tij nuk rifaste gabimin e Nes-torit. Pėr tė realizuar kėtė, perandori thirri sino-din, qė tani njihet si Sinodi i Pestė Ekumenik i Ko-nstandinopojės, mė 553, i cili shėrbeu pėr tė sqa-ruar mė tej pozicionin orthodhoks nė lidhje me personin dhe veprimin e Krishtit. Mė poshtė janė disa nga pėrkufizimet kryesore tė kėtij sinodi:
Nėse dikush e kupton shprehjen "vetėm njė Person i Zotit tonė Jisu Krisht, nė ku-ptimin e bashkimit tė shumė hipostazave (ose personave) dhe kėshtu kėrkon tė fusė nė misterin e Krishtit dy hipostaza ose dy persona, dhe mbasi ka futur dy persona flet pėr njė Person vetėm nė kuptimin e di-njitetit, nderimit dhe adhurimit... (dhe) do tė shpifė kundėr Sinodit tė Kalqedonisė, duke pretenduar qė ai e perdori kėtė shpre-hje (njė hipostazė dhe person) nė kėtė kup-tim tė pabesė... le tė jetė mbi tė anatema.
Nėse dikush nuk do ta quajė me njė pranim tė vėrtetė... tė tėrėshenjtėn, tė lavdėruarėn dhe gjithmonė virgjėreshėn Mari, Hylindė-se (Theotokos) ... duke besuar qė ajo lindi njė njeri tė thjeshtė dhe qė Fjala e Perė-ndisė nuk u mishėrua nė atė... dhe do tė shpifė sinodin e shenjtė tė Kalqedonisė si-kur ai e ka deklaruar Virgjėreshėn Mari nė kėtė kuptim tė pabesė... le tė jetė mbi atė anatema.
Nėse dikush duke pėrdorur shprehjen "nė dy natyra" nuk rrėfen qė Zoti ynė i vetėm Jisu Krisht u zbulua nė Hyjnishmėri dhe nė Njerishmėri, dhe nuk kupton me kėtė shprehje njė ndryshim tė natyrave tė ba-shkuara nė njė mėnyrė tė pashprehur dot, pa u shkrirė, bashkim nė tė cilin as natyra e FjaSės nuk u ndryshua nė atė tė mishit, as ajo e mishit nė atė tė Fjalės, sepse secila mbeti nė natyrėn e saj, bashkimi ėshtė hi-postatik (d.rn.th. nė njė person); por do ta marrė shprehjen pėr tė ndarė pjesėt... le tė jetė mbi atė anatema.
Nėse dikush nuk rrėfen qė Zoti ynė Jisu Krisht qė u kryqėzua nė mish ėshtė Perė-ndi i vėrtetė dhe Zot i Lavdisė dhe njėri nga Trinia e Shenjtė, le tė jetė mbi atė anatema.
Pėr tė theksuar mė tej, qė Sinodi i Kalqedonisė ishte me tė vėrtetė orthodhoks, perandori Justinian shkroi njė himn doktrinor, i cili kėndohet ako-ma nė Meshėn Hyjnore. Ai e rrėfen Zotin Jisu Krisht si Perėndi tė pėrsosur dhe si njeri tė pėrsosur.
O i vetėmlindur Bir dhe Fjalė e Perėndisė, qė je i pavdekshėm, dhe denjove pėr shpė-timin tonė, tė mishėrohesh prej Hyjlindė-ses sė shenjtė dhe gjithmonė Virgjėrės Mari, duke u bėrė njeri pa ndryshuar; qė u kryqėzove, o Krisht Perėndi, dhe shkele vdekjen me vdekje, qė je njė prej Trinisė sė Shenjtė dhe lavdėrohesh bashkė me Atin dhe me Shpirtin e Shenjtė, shpėtona.
Herezia Monothelite
Nė shekullin e shtatė, pyetja se si duhet kuptuar, pėrcaktuar dhe pohuar personi dhe veprimi i Jisu Krishtit, vazhdoi tė shkaktojė ndarje ndėrmjet be-snikėve. Disa prej tyre thoshin qė mbasi Biri i Perėndisė u bė njeri, Ai pati vetėm njė veprim dhe vullnet (dėshirė) - veprimi theandrik dhe vullneti i Fjalės sė bėrė mish. Kėta njerėz, tė quajtur monothelitė, insistonin qė Njė Person i Krishtit, duke bashkuar natyrat e Perėndisė dhe tė Njeriut nė njė Person, e shkriu sėbashku vullnetin dhe veprimin hyjnor me atė njerėzor, nė njė mėnyrė tė tillė, sa qė nuk mund tė dalloheshin mė. Sinodi i Gjashtė Ekumenik, u mbajt nė Konstandi-nopojė, nė vitet 680-681. Duke ndjekur mėsimet e shėn Maksim Rrėfyesit (Konfesori), i cili ishte burgosur dhe torturuar pėr doktrinat e tij, sinodi dekretoi qė ashtu si Krishti ėshtė realisht hyjnor i plotė dhe njerėzor i plotė, bashkim i pėrsosur i Hyjnores dhe Njerėzores nė njė Person, gjithashtu Ai duhet tė ketė njė veprim dhe vullnet real njerė-zor dhe njė veprim dhe vullnet real hyjnor - sipas secilės nga natyrat e Tij - dhe kėto dy vullnete dhe veprime, siē dhe natyrat vetė, nuk duhen kuptuar tė shkrira apo tė pėrziera sė bashku nė njė, sa qė tė humbasin karakteristikat dhe veēoritė e tyre na-tyrore. Ky vendim u bazua nė faktin qė meqenėse Biri i Perėndisė mbeti plotėsisht hyjnor nė mishė-rimin, Ai vazhdonte tė kishte aktivitetin dhe vull-netin e Tij hyjnor; dhe meqenėse Ai u bė plotė-sisht njerėzor, Ai duhet tė kishte gjithashtu njė aktivitet dhe vullnet tė plotė njerėzor; dhe qė shpėtimi i njerėzimit e kėrkon qė tė mbetet nė Shpėtimtarin e mishėruar ky dallim - por jo ndarje - nė aktivitetet dhe vullnetet e Tij. Mė poshtė ėshtė njė pjesė e pėrkufizimit tė besimit nė sinodin e gjashtė:
...Nė Atė janė dy vullnete natyror dhe dy ve-prime natyror tė pa ndarė, tė pashkrirė sė bashku, tė pandryshuar dhe tė paveēuar, sipas mėsimit tė Etėrve tė shenjtė. Dhe kėto dy vullnete natyror nuk janė nė kundėr-shtim me njėri tjetrin (Perėndia mos e dhėn-tė!) ...por vullneti i Tij njerėzor ndjek dhe jo duke i bėrė rezistencė, por si subjekt, vullnetin e Tij hyjnor dhe tė gjithėfuqishėm... [...] Sepse ashtu si trupi i Tij i shenjtė dhe i panjollė nuk u prish sepse ishte hyjnizuar, por vazhdoi nė natyrėn dhe gjendjen e tij, ashtu edhe vullneti i tij njerėzor, ndonėse i hyjnizuar, nuk ishte i nėnshtruar, por i ruajtur... nė tė njėjtin Zot Jisu Krisht Pe-rėndinė tonė tė vėrtetė, d.m.th. njė veprim hyjnor dhe njė veprim njerėzor...Sepse ne nuk pranojmė vetėm njė veprim natyror nė Perėndinė dhe nė krijesėn. [...] ...duke e besuar Zotin tonė Jisu Krisht tė jetė njėri nga Trinia, dhe ne themi qė mbas mishėrimit dy natyrat e Tij u treguan nė njė hipostazė tė Tij [ose person] nė tė cilėn ai bėri mrekulli dhe pėsoi vuajtje... [...] Prandaj ne rrėfejmė dy vullnete dhe dy veprime tė ndodhura njėkohėsisht dhe nė mėnyrėn mė tė pėrshtatshme nė Atė, pėr shpėtimin e racės njerėzore.
Herezia Ikonoklaste
Nė shekullin e tetė dhe tė nėntė, ēėshtja e personit dhe natyrės sė Krishtit vazhdoi nė debatin rreth nderimit tė ikonave tė shenjta nė kishė. Pati nė kė-tė kohė shumė njerėz, duke pėrfshirė kėtu edhe sundimtarė, qė pretendonin se nderimi i ikonave ishte i gabuar dhe idhujtari. Ata thoshin se Perėndia ėshtė i padukshėm dhe ka urdhėruar nė Ligjin e Dhiatės sė Vjetėr qė njerėzit tė mos bėjnė "figura", prandaj ėshtė e gabuar tė pikturohen dhe tė nderohen figurat e Krishtit dhe tė shenjtorėve.
Mbrojtėsit e nderimit tė ikonave tė shenjta, tė udhėhequr nga Shėn Joan Damaskini dhe Theodor Studiti, mbroheshin duke thėnė se pika qėndrore e besimit tė krishterė ėshtė qė "Fjala u bė mish dhe banoi ndėr ne" dhe qė "ne pamė lavdinė e Tij" (Joani 1:14). Duke iu referuar Shkrimeve tė Shenjta, ata insistonin qė besimi nė mishėrimin e Birit tė Perėndisė tė ēon nė nderimin e ikonave, meqenėse Jisu Krishti ėshtė njė njeri real me njė trup dhe shpirt real njerėzor, dhe si i tillė mund tė pikturohet. Ata thoshin se ata qė ishin kundėr ikonave tė shenjta e bėnin mishėrimin njė "fanta-zi" dhe e mohonin njerishmėrinė reale tė Birit tė Perėndisė. Kėshtu ata i referoheshin fjalėve tė vetė Jisuit nė dialogun e tij me Filipin:
Filipi i thotė, Zot tregona Atin, edhe na ėshtė mjaft. Jisui i thotė, Kaq kohė jam me ju, edhe s'mė ke njohur, Filip? Ai qė mė ka parė mua, ka parė Atin; edhe qysh thua ti tregona Atin?" (Joan 14:8-9).
Mbrqjtėsit e nderimit tė ikonave i referoheshin gji-thashtu shkrimeve apostolike tė Shėn Joanit dhe Shėn Pavlit.
Atė qė ishte qė nė kryet, atė qė kemi dė-gjuar, atė qė kemi parė me sytė tanė, atė qė vumė re, edhe duart tona e prekėn, nė lidhje me Fjalėn e Jetės - Edhe jeta u shfaq dhe ne e pamė atė... (1 Joani 1:1-2).
Sepse Perėndia i kėsaj jete verboj mendi-met e atyre qė s'besojnė, qė tė mos ndriēojė mbi ata drita e ungjillit tė lavdisė sė Krishtit i cili ėshtė shėmbėllesa (nė greqi-shte ikona) e Perėndisė (2 Kor.4:4).
I cili ėshtė shembėllesa (nė greqishte ikona) e Perėndisė sė padukshme, i parėlinduri i gji-thė krijesės; Sepse me anė tė tij u krijuan tė gjitha, sa janė mbi qiejt edhe sa janė mbi dhe...tė gjitha janė krijuar me anė tė atij dhe pėr atė ...Sepse mbi atė i pėlqeu Atit tė rrijė me tėrė plotėsinė... (Kolosianėt 1:15-19).
Perėndia pasi u foli qėmoti etėrve tanė me anė tė profetėve shumė herė e me shumė mėnyra, nė kėto ditė tė pastajme na foli me anė tė Birit, tė cilin e bėri trashėgimtar tė tė gjithave, me anė tė cilit bėri edhe botėn. Ai ėshtė ndriēimi i lavdisė sė Perėndisė dhe vula e qėnies sė Tij, qė i mban tė gjitha me fjalėn e fuqisė sė Tij...(Hebrejtė 1:1-3).
Sinodi i Shtatė Ekumenik, i mbajtur nė Nikea nė vitin 787, deklaroi zyrtarisht, qė besimi i krishterė duhet tė lėēitet "me fjalė dhe me figura". Sinodi, gjithashtu, pėrcaktoi qartė, qė ikonat duhen bėrė, por nuk duhen adhuruar - sepse vetėm Perėndia Vetė ėshtė i denjė pėr adhurim - por ato duhet tė nderohen e respektohen. Gjithashtu, sinodi bėri pohimin e mėposhtėm rreth Krishtit, nė lidhje me nderimin e ikonave:
...ne i mbajmė tė pandryshuara traditat kishtare, qė na janė dhėnė me shkrim apo me gojė, njėra prej tė cilave ėshtė pikturimi i ikonave, e pranueshme nė historinė e pre-dikimit tė Ungjillit, njė traditė e dobishme nė shumė drejtime, por veēanėrisht nė kėtė, qė mishėrimi i Fjalės sė Perėndisė ishte real dhe jo thjesht njė fantazi, sepse kjo ka rėndėsi dhe kuptim reciprok.
Mė vonė, doktrina e hyjnisė reale dhe njerishmė-risė reale tė Jisu Krishtit u dėshmua dhe u mbrojt nga shenjtorė tė tillė si Simeoni Teologu i Ri (v.1022) dhe Grigor Pallamai, kryepeshkop i Sela-nikut (v.1359). Ata e mbrojtėn kėtė doktrinė nė mėsimet e tyre rreth shenjtėrimit dhe hyjnizimit real tė njeriut, nėpėrmjet kungimit tė gjallė me Pe-rėndinė, qė realizohet nėpėrmjet Jisu Krishtit nė Shpirtin e Shenjtė, nė Kishė. Nė dhe nėpėrmjet Krishtit, Fjalės sė mishėruar, personat njerėzore mund tė mbushen me Shpirtin e Perėndisė dhe mund tė jenė nė kungim tė vėrtetė me Perėndinė Atė, duke marrė pjesė nė qenien e pakrijuar, jetėn dhe dritėn e Trinisė sė Shenjtė. Nėse Jisu Krishti nuk ishte Perėndi i vėrtetė dhe Njeri i vėrtetė, kjo do ishte e pamundur. Por nuk ėshtė e pamundur. Kjo ėshtė pėrvoja qė ka njeriu pėr shpėtimin dhe ēlirimin, nė jetėn e Kishės sė Krishtit.
Krijoni Kontakt